A ishte vërtetë Muhamedi analfabet?
Të lexosh apo të recitosh? Kjo është pyetja!
Sam Shamoun
Shumicës së myslimanëve u është mësuar që të besojnë se Muhamedi historik ishte analfabet dhe detyrimisht i paaftë për të shkruar kuranin. Problemi me një pretendim të tillë është se bie në kundërshtim me kurani i cili na thotë që Muhamedi mund të lexonte. Tek vargjet në vazhdim Muhamedit i urdhërohet që të lexojë:
Lexo! (Iqra) Në emër të Zotit tënd, që ka krijuar (gjithçka që ekziston)… Lexo! (Iqra) Dhe Zoti jot është më i Bujari, që ka mësuar ( shkrimin) me penë[personi i parë që shkroi ishte profeti Idriz (Enoku)], s. 96:1, 3-4. Hilali Khan
Referenca ndaj penës e paraqet Muhamedin sikur urdhërohet për të lexuar diçka të shkruar, dhe jo thjesht të recitojë diçka që i është thënë.
Në fakt, kurani thotë se Allahu do ta bëjë Muhamedin të lexojë kuranin kështu që ai nuk do ta harrojë atë:
Ne do të të bëjmë ty (Muhamed) të lexosh (Sanuqri-oka) (Shpalljet Tona), kështu që nuk ke për të harruar, S. 87:6
Në vende të tjera Muhamedi urdhërohet që të lexojë kuranin
Kur të lexosh Kuranin(qarata al-qurana), kërko mbrojtjen e Allahut kundër djallit të mallkuar S. 16:98 Khalifa
Kur ti (Muhamed) lexon Kuranin (qarata al-qurana), Ne vëmë një perde të fshehtë mes teje dhe atyre që nuk besojnë në jetën e ardhshme. S. 17:45
Ky është një Kuran, që Ne e kemi ndarë pjesë-pjesë, që ti t’ua lexosh (litaqraahu) njerëzve pak nga pak, dhe pse ne e kemi zbritur njëherazi. S. 17:106
Nuk ka dyshim se ky (Kuran) është Shpallja e Zotit të botëve. Atë e zbriti Shpirti i besueshëm (Xhebraili) në zemrën tënde (o Muhamed) që të jesh nga ata që paralajmërojnë. E zbriti në gjuhën e qartë arabe. Vërtet, ai është përmendur në Shkrimet e të parëve. Vallë, a nuk është provë për ata (mekasit), që atë (Muhamedin) e kanë njohur dijetarët e bijve të Izraelit? Por edhe sikur t’ia shpallnim Kuranin ndonjë jo-arabi e ai t’ua lexonte (Faqaraahu) atyre – ata përsëri nuk do të kishin besuar. S. 26:192-199
Natyrisht, Zoti yt e di se ti (o Muhamed) falesh më pak se dy të tretat e natës, ndonjëherë gjysmën ose një të tretën e saj, si edhe disa prej atyre që janë me ty. Allahu e përcakton gjatësinë e ditës dhe të natës dhe e di se ju nuk mund ta llogarisni atë saktësisht, prandaj kthehet tek ju me mëshirë. Kështu që lexoni (faiqraoo ) Kuran aq sa mundeni! Ai e di se disa prej jush do të jenë të sëmurë, disa do të udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar mirësitë e Tij (për jetesë) dhe disa të tjerë do të jenë duke luftuar në rrugën e Tij, prandaj lexoni (faiqraoo) sa keni mundësi nga Kurani! Faleni namazin, jepeni zeqatin dhe jepini Allahut një hua të mirë (që Ai t’jua kthejë shumëfish). Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer. Kërkoni faljen e Allahut, sepse Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë. 73:20
përse, kur u lexohet (quria )Kurani, nuk përulen në sexhde?! S. 84:21
Të gjitha këto referenca tregojnë mjaft qartë se Muhamedi kishte në duar një dorëshkrim prej nga ai mund t’iu lexonte njerëzve. Në të kundërt, nga se po lexonte ai?
Së paku një pretendim i myslimanëve është se, jo detyrimisht Muhamedi po lexonte nga ndonjë libër përderisa nuk kishte dorëshkrim të kuranit prej nga ai mund të lexonte. Shihni se çfarë thotë pjesa në vazhdim:
Jobesimtarët thonë: “Ky (Kuran) është vetëm gënjeshtër, të cilën e ka trilluar ai me ndihmën e njerëzve të tjerë.” Kjo që thonë ata është e padrejtë dhe shpifje. Dhe ata thonë: “Këto janë përralla të popujve të lashtë; të cilat i ka vënë t’i shkruhen e t’i lexohen atij në mëngjes e mbrëmje.” S. 25:4-5
Jo vetëm që Muhamedi e kishte shkruar kuranin, që tregon se ai kishte akses tek një material i shkruar që ai mund ta lexonte, por përkundrazi kurani i referohet pjesëve të qarta që Muhamedi u lexonte njerëzve:
Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, nuk do të largoheshin (nga mosbesimi i tyre), derisa t’u vinte Dëshmia e qartë: Një i Dërguar nga Allahu, i cili t’u lexonte faqe të pastra (yatlu suhufan mutahharatan )(Kuranin), S. 98:1-2 Pickthall
Termi suhuf i referohet një teksti aktual siç tregon dhe vargu në vazhdim:
pra, kush të dojë, le të marrë këshillë! Ai ndodhet në Faqe të nderuara (Fee suhufin mukarramatin), të lartësuara, të pastra, në duart e shkruesve (engjëj) të ndershëm dhe të drejtë. S. 80:12-16
Ata thonë: “Përse të mos na sjellë ai ndonjë shenjë nga Zoti i tij”? A nuk u erdhi atyre sqarimi për atë që gjendej në shkrimet e lashta (al-suhufi)? S. 20:133
Vallë, a nuk ka dëgjuar ai për atë që thuhet në Shkrimet(suhuf) e Musait– S. 53:36
në Fletët (suhuf )e Ibrahimit dhe Musait. S. 87:19
Këtu ka shembuj të tjerë se si e përdor kurani foljen iqra:
Nëse ti (Muhamed) je në mëdyshje për atë që të kemi shpallur ty, pyeti ata që kanë lexuar (yaqraoona ) Shkrimet para teje. Pa dyshim, ty të ka ardhur e Vërteta nga Zoti yt, prandaj mos u bëj kurrsesi nga ata që dyshojnë. S. 10:94
Judenjtë dhe të Krishterët kishin një tekst prej nga ata lexonin.
“Lexoje (iqra) librin tënd! Ti mjafton sot si llogaritar kundër vetvetes!” S. 17:14
Ditën, kur Ne do t’i thërrasim të gjithë popujt me prijësin (të dërguarin) e vet, ata, që do t’u jepet libri në anën e djathtë, do ta lexojnë (yaqraoona ) librin e vet dhe nuk do të pësojnë as padrejtësinë më të vogël. S. 17:71
Ai, të cilit do t’i jepet libri i veprave të tij nga ana e djathtë, do t’u thotë (njerëzve të tij): “Ja, lexoni (iqraoo ) librin tim! S. 69:19
ose, derisa të kesh shtëpi prej ari ose, derisa të ngjitesh në qiell. Ne nuk do të të besojmë, edhe sikur të ngjitesh në qiell, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë(naqraohu)”. Thuaj: “I Përlëvduar qoftë Zoti im! Unë nuk jam tjetër, veçse njeri – i dërguar”! S. 17:93
Jo besimtarët duan që Muhamedi të sjellë një libër nga Qielli për ta lexuar:
Pjesët e mësipërme tregojnë qartësisht se folja arabe iqra do të thotë gjithashtu “të lexosh”, dhe jo vetëm” të recitosh”, dhe siguron prova se Muhamedi ishte në gjendje të lexonte dhe në fakt lexonte nga një libër që ai kishte në zotërim.
Për të mbrojtur analfabetizmin e Muhamedit disa myslimanë do të përpiqen që të argumentojnë se folja iqra nuk do të thotë detyrimisht të lexosh por mund ti referohet gjithashtu recitimit. Ata do ti drejtohen zakonisht haditheve për të mbështetur supozimet e tyre:
Transmetoi Aisha:
(Nëna e besimtarëve) Fillimi i Frymëzimit Hyjnor apostullit të Allahut ishte në formën e ëndrrave të mira të cilat u bënë të vërteta si ardhja e dritës së ditës, dhe pastaj dashuria e izolimit iu dhurua atij. Ai qëndronte i vetmuar në shpellën e Hiras ku ai adhuronte (vetëm Allahun) vazhdimisht për shumë ditë përpara se ti vuante dëshira për të parë familjen e tij. Ai merrte me vete ushqimin për udhëtim, për qëndrimin dh pastaj kthehej tek gruaja e tij Hatixheja për të marrë përsëri ushqimin kur papritur e Vërteta zbriti mbi të ndërsa ai ishte në shpellën e Hiras. Engjëlli erdhi tek ai e i kërkoi që të lexonte. Profeti u përgjigj, ‘unë nuk di të lexoj.”
Profeti shtoi, “engjëlli më kapi (me forcë) dhe më shtypi aq fortë sa që nuk mund të duroja më. Pastaj më liroi dhe më kërkoi përsëri që të lexoja dhe unë u përgjigja, ‘nuk di të lexoj’. Prandaj më kapi përsëri dhe më shtypi për herë të dytë derisa nuk mund të duroja më. Pastaj më liroi përsëri dhe përsëri më kërkoi të lexoja por përsëri u përgjigja, ‘nuk di të lexojë (ose çfarë duhet të lexoj)? Prandaj ai më kapi për herë të tretë dhe më shtypi, dhe pastaj më lëshoi dhe tha, ‘lexo në emër të Zotit tënd, që ka krijuar (gjithçka që ekziston) ka krijuar njeriun nga një pikë gjaku i mpiksur. Lexo! Dhe Zoti yt është më i Mëshirshmi” (96.1, 96.2, 96.3) Pastaj apostulli I Allahut u kthye me frymëzimin dhe me zemrën që I rrihte fortë… (Sahih al-Bukhari, Volumi 1, libri 1, Numër 3)
Ka nja dy problem me këtë raportim. Së pari, ky fakt bie në kundërshtim me dëshminë e kuranit I cili provon bindshëm që Muhamedi mund të lexonte dhe aktualisht po lexonte një libër.
Së dyti, hadithi i mësipërm është pak sa i çuditshëm përderisa shpirti i kërkon Muhamedit të lexojë dhe pse ai nuk kishte asnjë libër apo dorë shkrim në duart e tij për të nga mund të lexohej! Për më tepër, a nuk dinte shpirti që Muhamedi nuk mund të lexonte? Nëse nuk është kështu, atëherë përse e pyet Muhamedin tre herë vazhdimisht që të lexojë kur ai e dinte qartësisht se ai nuk mund të lexonte?
Ndoshta këto probleme ndikojnë në faktin përse tregime të tjera islame të përkthyera nga myslimanët e përshtatin foljen si recito:
…Pastaj erdhi tek ai engjëlli dhe tha: Recito, të cilit ai iu përgjigj: Nuk jam i shkolluar. Ai më kapi [tha apostulli] dhe më shtypi, derisa u bë e rëndë shtypja; pas kësaj ai më la dhe më tha recito. Unë thashë: Nuk jam i shkolluar. Ai pastaj me kapi përsëri dhe më shtypi për herë të dytë derisa isha i shtypur fortë dhe pastaj me lëshoi dhe tha recito, së cilës iu përgjigja: nuk jam i shkolluar. Ai më kapi dhe me shtypi për herë të tretë, derisa isha I shtypur fortë dhe pastaj më lëshoi dhe më tha, ‘recito në emër të Zotit tënd që krijoi, krijoi njeriun nga një pikë gjaku e mpiksur. Recito. Dhe Zoti jot bujar është Ai që mësoi të përdori penën, I mësoi njeriut atë që ai se dinte. (al-Qur’an, xcvi. 1-4)… (Sahih Muslim, libri 001, Numri 0301)
Megjithëse kjo e lehtëson problemin e Muhamedit lidhur me faktin se urdhërohet të lexojë kur nuk kishte asgjë për të lexuar prej tij kjo gjë na paraqet një problem tjetër. Përse duhej ti përgjigjej Muhamedit shpirtit duke i thënë se ai nuk mund të recitonte? Përse duhej ta kishte kaq të vështirë Muhamedi që të përsëriste fjalët që i pëshpëriteshin atij nga shpirti? Në fund të fundit edhe fëmijët e vegjël janë në gjendje të përsërisin fjalë që ata dëgjojnë edhe pse mund të mos jenë në gjendje të lexojnë. Dhe nëse një fëmijë është në gjendje të recitojë atë që dëgjon a duhet të mendojmë që Muhamedi nuk ishte në gjendje për recitim të thjeshtë ose për të përsëritur atë që shpirti itha duke pare që kishte të bënte me një burrë të rritur?
Me sa duket ka disa myslimanë që janë në dijeni të gjithë problemeve të mësipërme dhe në këtë mënyrë vendosën që të shpikin një traditë ku e paraqesin shpirtin që vjen tek Muhamedi me një copë shkrimi!
… Kur ishte nata në të cilën Zoti e nderoi atë me misionin e tij dhe në këtë mënyrë i tregoi mëshirë shërbëtorit të Tij, Gabriel i solli urdhrin e Zotit. ‘Ai erdhi tek unë,’ tha apostulli i Zotit, ‘ndërsa isha në gjumë, me një mbulesë ku kishte disa të shkruara, dhe tha, “Lexo!” Unë thashë, “çfarë duhet të lexoj?” Ai më shtypi me të kaq fortë sa që mendova se vdiqa; pastaj ai më la të shkoja dhe tha, “lexo!” Unë thashë, “çfarë duhet të lexoj?” Ai më shtypi me të përsëri kështu që mendova se kisha vdekur; pastaj ai më la të lirë dhe tha “lexo!” Unë thashë, “çfarë duhet të lexoj?” Ai më shtypi me atë herën e tretë sa që mendova se kisha vdekur dhe tha, “lexo!” Unë thashë, “Çfarë duhet të lexoj pra?”- dhe këtë e thashë vetëm për tu çliruar prej tij, në të kundërt do të më kishte bërë të njëjtën gjë…Kështu që e lexova, dhe ai u largua nga unë. Dhe u zgjova nga gjumi, dhe ishte sikur këto fjalë të ishin shkruar në zemrën time…’ (The Life of Muhammad, përkthim i Ibn Ishaq’s Sirat Rasul Allah, me ndërhyrje dhe shënime nga Alfred Guillaume [Karachi Oxford University Press, Karachi, Tenth Impression 1995], f. 106)
Kjo traditë duket sikur mbështet pretendimin e myslimanëve që Muhamedi ishte analfabet nëse nuk do të ishte për disa probleme të tjera që dalin. Në radhë të parë ky tregim në të vërtetë provon se folja iqra nuk nënkupton të recitosh por të lexosh nga një libër! Së dyti, problem me shpirtin që pyet Muhamedin tre herë që të lexojë mbetet, dhe pastaj që e torturon pasi ai nuk lexon, kur ai duhet ta kishte ditur që Muhamedi nuk ishte në gjendje të lexonte. Të paktën pritet që pasi Muhamedi ia tha njëherë se ai nuk mund të lexonte shpirti duhej ta kishte kuptuar që po fliste me një analfabet dhe në këtë mënyrë po harxhonte kohën duke këmbëngulur që i pranishmi të lexonte atë që ai kishte sjellë.
Së treti, fakti që në këtë tregim Muhamedi pyet shpirtin se çfarë duhej të lexonte presupozon se ai në të vërtetë mund të lexonte dhe na paraqet dy probleme shtesë siç do ti shohim shkurtimisht.
Ajo që e bën këtë tërheqëse është se disa myslimanë besojnë (1, 2, 3) se Isaia 29:12 në të vërtetë është një profeci për Muhamedin kur merr “shpalljen” e parë të kuranit, dhe në veçanti të s.96:1-5:
Ose si një libër që i jepet dikujt që nuk di të lexojë, duke i thënë: “Të lutem, lexoje këtë!”, por ai përgjigjet: “Nuk di të lexoj” Isaia 29:12
Pjesa e mësipërme përdor ekuivalenten Hebraike të fjalës Arabe iqra, dhe në veçanti qara. Ne zellin e tyre për të provuar se Muhamedi ishte profet dhe analfabetizmin e Muhamedit, polemicistët myslimanë kanë vërejtur se ky tekst në veçanti i referohet dikujt që nuk është në gjendje të lexojë librin, që nënkupton se nëse është një profeci për eksperiencën e Muhamedit atëherë kjo gjë provon se shpirti në të vërtetë po e urdhëronte një tekst specifik! Me fjalë të tjera, kjo e ashtuquajtur profeci na siguron vërtetësi shtesë që Muhamedi nuk po urdhërohej që thjesht të recitonte fjalë që ai dëgjonte gojarisht. Atij i kërkohej që të lexonte nga një shkrim.
Nëse kjo nuk do të ishte e ngatërruar aq sa duhej, ka tradita të tjera që hedhin dyshime lidhur me faktin nëse Muhamedi i tha shpirtit që ai nuk mund të lexonte. Vini re p.sh., se çfarë historiani dhe komentuesi mysliman al-Tabari që shkroi lidhur me takimin e parë të Muhamedit me shpirtin:
Ahmad b. ‘Uthman, i njohur si Abu al-Jawza – Wahb b. Jarir – babai i tij – al-Nu‘man b. Rashid – al-Zuhri – ‘Urwah – ‘A’ishah: Forma e parë që i erdhën shpalljet lajmëtarit të Zotit ishte vizion i vërtetë; kjo erdhi tek ai si drita e mëngjesit. 94 pas kësaj, ai deshi vetminë dhe qëndroi në shpellën e Hiras i angazhuar në vepra devotshmërie për disa ditë përpara se të kthehej tek familja e tij. Pastaj ai do të kthehej tek familja e tij dhe të furnizohej me ushqime për një numër të njëjtë ditësh. Kjo vazhdoi derisa e Vërteta erdhi tek ai papritur, 96 dhe tha, ‘Muhamed ti je lajmëtari i Zotit.” (Duke përshkruar atë që ndodhi më pas,) lajmëtari i Zotit tha, “Po rrija në këmbë, por rashë në gjunjë; dhe duke u zvarritur, më dridhej shpatulla. Shkova tek Hatixheja dhe thashë, ‘Më mbështill! Më mbështill!’ Kur tmerri ishte larguar, ai erdhi dhe më tha, ‘Muhamed, ti je lajmëtari i Zotit.’’’
Ai (Muhamedi) tha: Kam menduar të hidhem nga maja e maleve, por ai mu shfaq, ndërsa po mendoja për këtë gjë, dhe tha, “Muhamed, Unë jam Gabrieli dhe ti je lajmëtari i Zotit.” Pastaj ai tha, “Recito!” Unë thashë, “Çfarë duhet të recitoj?” 98 Ai më mori dhe më shtypi tre herë fortë derisa isha gati i mbytur dhe isha plotësisht i lodhur; pastaj ai tha:” Recito në emër të Zotit tënd që krijoi,” pastaj unë e recitova atë. Pastaj shkova tek Hatixheja dhe thashë, “U frikësova për jetën time.” Kur i tregova se çfarë ndodhi, ajo tha, “Gëzohu, sepse Zoti nuk do të turpërojë kurrë, sepse ti e trajton farefisin tënd mirë, thuaj të vërtetën, dorëzoje atë që të është besuar, duro lodhjen, ofroi mikpritje të ftuarve, dhe ndihmoji njerëzit fatkeq.” (Historia e al-Tabari: Muhamedi në Mekë, u përkthye dhe u bënë shënime nga W. Montgomery Watt and M. V. McDonald [State University of Neë York Press (SUNY), Albany 1988], Volumi VI, f. 67-68)
Siç dhe e përmendëm më sipër, ky version i ngjarjes na ngre dy probleme shtesë. Për shembull, raportimi nga Ibn Ishaku thotë se Muhamedi e pa shpirtin me një mbulesë që kishte disa shkrime. Në bazë të kësaj përse e pyeti Muhamedi se çfarë duhej të recitonte? A nuk e kishte kuptuar ai se supozohej se duhej të lexonte nga shkrimet që ishin në dorën e shpirtit? Së dyti, në vend që ta torturonte Muhamedin dhe ta urdhëronte që te lexonte/recitonte përse nuk i tha thjeshtë që të lexonte nga shkrimet që ai pati sjellë?
94. Kjo me shumë mundësi i referohet dy vizioneve të përshkruara në kuran (53:1-18), Tani këto interpretohen nga myslimanët si vizione te Gabrielit, por fjala ‘abd (skllav) në vargun 10 nënkupton që Muhamedi në të vërtetë pati një vizion të Zotit, dhe kjo lejohet nga disa nga komentuesit e vjetër. Shih Ibn Hishamin, sirah,151. (Historia e al-Tabari: Muhamedi në Mekë, u përkthye dhe u bënë shënime nga W. Montgomery Watt and M. V. McDonald [State University of New York Press (SUNY), Albany 1988], Volumi VI, f. 67)
96. Në këtë përdorim, e Vërteta (al-haqq) është Zoti, dhe deklarata e qartë e profetllëkut të Muhamedit nga Zoti mbështet pikëpamjen se në të vërtetë ai pati vizionin e Zotit. (Historia e al-Tabari: Muhamedi në Mekë, u përkthye dhe u bënë shënime nga W. Montgomery Watt and M. V. McDonald [State University of New York Press (SUNY), Albany 1988], Volumi VI, f. 67)
98. Fjalët ma aqra’u mund të nënkuptojë si “çfarë duhet të recitoj?” dhe “Unë (nuk mund) të recitoj,” dhe ndonjëherë është e vështirë të vendoset se cili rast preferohet. Përkthimet janë dhënë në formë të hamendësuar. Studiuesit mysliman diskutuan çështjen, dhe disa e modifikuan frazën në madha aqra’u, e cila mund të ketë vetëm kuptimin e parë, në ndryshim nga ma ana bi-qarin, e cila mund të ketë vetëm kuptimin e dytë. Përderisa qara’a mund të nënkuptojë gjithashtu “lexo,” paaftësia e Muhamedit për të lexuar është pjesë e apologjetëve të mëvonshëm.( Historia e al-Tabari: Muhamedi në Mekë, u përkthye dhe u bënë shënime nga W. Montgomery Watt and M. V. McDonald [State University of New York Press (SUNY), Albany 1988], Volumi VI, f. 68)
Pra, jo vetëm që nuk është e qartë nëse Muhamedi në fillim pa Zotin apo një engjëll por nuk është as e qartë nëse Muhamedi tha se ai nuk mund të lexonte apo nëse ai e pyeti shpirtin se çfarë duhej të lexonte apo të recitonte!
Duhet të theksohet që, siç dhe nënkupton e dhëna e mësipërme, traditat e mëvonshme si ato të gjetura tek Buhariu kanë ndryshuar fjalën ma aqra’u me ma ana bi-qarin (“nuk mund të lexoj/recitoj) në mënyrë që të largonin çdo dyshim lidhur me faktin e të qenit analfabet të Muhamedit. Por gjithsesi kjo paraqet problemin që ne paraqitëm më sipër, d.m.th. faktin që shpirti pyet një analfabet që të lexojë, katër herë me radhë kur ai duhet ta kishte ditur se Muhamedi ishte në gjendja për ta bërë një gjë të tillë.
Një tjetër e ashtuquajtur provë që myslimanët paraqesin për të treguar analfabetizmin e Muhamedit referohet në kuran:
Para këtij, ti (Muhamed) nuk kishe lexuar (tatloo) kurrfarë libri e as që kishe shkruar gjë me dorën tënde; përndryshe, ndjekësit e së pavërtetës do të dyshonin. S.29:48
Sipas interpretimit tipik mysliman ky citim tregon se Muhamedi nuk ishte në gjendje për të lexuar ose për të shkruar një libër përderisa nëse do të ishte në gjendje ta bënte atëherë jobesimtarët do të kishin arsye të kundërshtonin pretendimet e tij profetike.
Problemi me këtë shpjegim të propozuar është se nuk thotë që nuk di të lexojë. Vargu nuk mohon se Muhamedi mundet të lexojë apo të shkruajë, por mohon që Muhamedi kishte shkruar apo lexuar ndonjë shkrim të Frymëzuar përpara se të merrte kuranin. Me fjalë të tjera, pjesa thjesht thotë që njerëzit nuk mund ta akuzonin Muhamedin se po e shpikte kuranin duke plagjiarizuar informacione që ishin marrë nga disa libra të shenjtë që ai kishte lexuar apo kishte shkruar, si p.sh. Shkrimet e Judenjve dhe të Krishterëve, përderisa ky kuran është i pari i libër i ashtuquajtur i shenjtë që ai kishte lexuar dhe/ose kishte shkruar.
Që ky është kuptimi i kësaj reference mund të kuptohet dhe nga pjesa që vijon:
Vallë, a nuk u mjafton atyre që Ne të kemi shpallur ty Librin që u lexohet (yutla) atyre? Me të vërtetë që në të ka mëshirë dhe këshillë për njerëzit që besojnë. S. 29:51
Këtu autori i kuranit thotë se Allahu i dërgoi Shkrimet Muhamedit në mënyrë që më vonë tua lexonte njerëzve, të cilët pa dyshim nënkupton që në të vërtetë Muhamedi mund të lexonte.
Por disa myslimanë supozojnë se fjala yutla dhe format e saj të ndryshme nënkuptojnë të përsërisësh diçka që është mësuar verbalisht, dhe se Muhamedit i ishte thënë që të merrte ato që dëgjonte. Kjo do të ishte një kundërshtim i vlefshëm nëse nuk do të ishte për faktin se kurani e përdor këtë fjalë dhe zgjedhimet e saj duke iu referuar personave që recitonin atë që ata lexonin nga ndonjë libër, nga një shkrim:
Vallë, a i urdhëroni njerëzit që të bëjnë të mira e veten po e harroni, ju që lexoni (tatloona ) Shkrimet?! A nuk arsyetoni? S. 2:44
Hebrenjtë thonë: “Të krishterët nuk kanë kurrfarë udhërrëfimi ku të mbështeten!” Edhe të krishterët thonë: “Hebrenjtë nuk kanë kurrfarë urdhërrëfimi ku të mbështeten!” Ndërkohë, të dyja palët lexojnë (yatloona) të njëjtin Libër. Po kështu, edhe ata që nuk dinë, thonë të njëjtat fjalë. Allahu do t’i gjykojë kundërshtitë e tyre në Ditën e Kiametit. S. 2:113
Ata që u kemi dhënë Librin dhe e lexojnë (yatloonahu haqqa tilawatihi) ashtu siç është shpallur, ata besojnë vërtet në të. Kurse ata që nuk besojnë në të, pa dyshim, janë të humbur. S. 2:121
Të gjitha ushqimet kanë qenë të lejuara për bijtë e Izraelit, përveç asaj që Izraeli ia ndaloi vetes para shpalljes së Teuratit. Thuaj (o Muhamed): “Silleni Teuratin dhe lexojeni atë (faotlooha), nëse thoni të vërtetën!”. S. 3:93
(Megjithatë) ata nuk janë të gjithë njëlloj. Disa nga ithtarët e Librit janë në të drejtën: në orët e natës lexojnë (yatloona) vargjet e Librit të Allahut dhe falin namaz. S. 3:113
Të gjithë këto vargje flasin për njerëzit e Librit, d.m.th. për Judenjtë dhe të Krishterët, dhe për Shkrimet e tyre që ata lexonin.
Citimet në vazhdim flet për njerëz që mund të lexonin shkrimet myslimane:
Ata kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t’i sqarosh lidhur me çështjet e grave. Thuaju: “Për çështjet e tyre ju sqarojnë Allahu dhe Libri që ju lexohet (yutla), si për femrat jetime, të cilave nuk u jepni dhuratën e caktuar për ato edhe pse dëshironi të martoheni me to, ashtu edhe për fëmijët e mitur. Allahu ju udhëzon që të silleni drejt me jetimët. Allahu është në dijeni të çdo të mire që bëni.” S. 4:127
Pa dyshim, ata që lexojnë (yatloona) Librin e Allahut, falin namazin dhe japin fshehtazi apo haptazi nga ajo që u kemi dhënë Ne, mund të shpresojnë në një fitim që nuk do të humbasë. S. 35:29
Mjaft e rëndësishme, siç dhe e pamë më herët, kurani flet qartësisht për faktin se Muhamedi lexonte nga një libër që i ishte shpallur atij. Më poshtë janë dy referenca shtesë të cilat mbështesin çështjen në fjalë:
Dhe lexo (Waotlu) atë që të është shpallur ty nga Libri i Zotit tënd! Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Tij dhe ti nuk ke për të gjetur kurrfarë strehe, përveçse tek Ai. S. 18:27
Është Ai që u solli të analfabetëve një të Dërguar nga gjiri i tyre, për t’u lexuar (yatloo ) atyre shpalljet e Tij, për t’i pastruar e për t’u mësuar Librin dhe Urtësinë, ndonëse ata më parë ishin vërtet në humbje të plotë. S. 62:2
Për të parë referenca të tjera të fjalës yutla/tutla shihni pjesët në vazhdim: 2:102, 129, 151; 3:101, 164; 5:1; 7:175; 10:16, 61; 17:107; 19:58, 73; 22:30, 72; 23:66; 39:71; 28:53; 33:34; 34:43; 37:3; 45:8, 25, 31; 46:7; 65:11; 68:15; 83:13.
Mbase myslimanët do ti apelohen pjesës në vazhdim e cila flet për Allahun që i reciton Muhamedit Kuranin:
Këto janë shpalljet e Allahut. Ne t’i lexojmë (natlooha) ty (Muhamed) ato me të vërtetën, sepse, pa dyshim, ti je një prej të dërguarve Tanë. S. 2:252
Këto janë vargjet e Allahut, që t’i lexojmë (natlooha) ty me të vërtetën dhe Allahu nuk i dëshiron askujt padrejtësi. S. 3:108 Pickthall
Ne e kemi për detyrë t’i mbledhim pjesët e tij e ta lexojmë atë. Dhe, kur ta lexojmë (qaranahu) atë, ti përcille leximin e tij! S. 75:17-18
Myslimanët do të këmbëngulin që këto pjesë tregojnë qartë se folje si iqra dhe yutla jo detyrimisht i duan të thonë të lexosh një libër përderisa Allahu pa dyshim që nuk po lexonte nga një shkrim kur i transmetoi mesazhin Muhamedit.
Në të kundërt, këto të dhëna dështojnë për të provuar qëndrimin e myslimanëve përderisa kurani e paraqet qartë se në fakt Allahu po lexonte ose po recitonte nga një shkrim, dhe më veçanti nënën ë librit ose librin origjinal prej nga buron kurani:
Allahu fshin çfarë të dojë e ngulit çfarë të dojë (në këtë libër); dhe tek Ai është Nëna e Librit (d.m.th Al-Lauh Al-Mahfuz).S. 13:39
Në të vërtetë, Ne e kemi shpallur Kuranin në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju, e ai është te Ne, në Nënën e Librit (d.m.th. Al-Lauh-Al-Mahfuz), i lartësuar dhe plot urtësi. S. 43:3-4
se ky është vërtet një recitim i nderuar (la-quranun kareemun) , në Librin e ruajtur (. Al-Lauh Al-Mahfuz). Atë (Kuranin) e prekin vetëm të pastërtit, Ai është Shpallje prej Zotit të botëve. S. 56:77-80
Përkundrazi, ai është një Kuran i lavdishëm, në Pllakën e Ruajtur mirë (në Al-Lauh A;-Mahfuz) S. 85:21-22
Kurani pretendon gjithashtu se Allahu kishte një libër në të cilin ai kishte ruajtur gjithçka që do të ndodhi:
S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë (Al-Lauh Al-Mahfuz). S. 11:6
S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Al-Lauh Al-Mahfuz) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë! S. 57:22
Hadithet na japin mbështetje shtesë se ka në libër qiellor:
Transmetoi Ebu Hureira:
Profeti tha, “Kur Allahu krijoi Krijimin, Ai shkroi në librin e tij—dhe Ai shkroi (atë) rreth vetes së Tij, dhe është vendosur me Të në Fron—‘Me të vërtetë Mëshira Ime e tejkalon Inatin Tim.’” (Sahih al-Bukhari, Volumi 9, Libri 93, Numri 501)
Transmetoi ‘Imran bin Husein:
Ndërkohë isha me profetin, disa njerëz ng Beni Tamim erdhën tek ai. Profeti tha, “O Beni Tamima! Pranoni lajmin e mirë!” Ata thanë, “Ti na e ke dhënë lajmin e mirë; tani na jep (diçka).” (Pas pak kohe) disa Jemenitë hynë, dhe ai u tha atyre, “O njerëz të Jemenit! Pranoni lajmin e mirë, pasi Beni Tamimët e kanë refuzuar atë.” Ata thanë, “Ne e pranojmë atë, sepse ne kemi ardhur tek ti për të mësuar Fenë. Kështu të kërkojmë se si ishte fillimi i universit.” Profeti tha, “Ishte Allahu dhe asgjë tjetër përpara tij dhe Fronin e Tij ishte mbi ujëra, dhe pastaj Ai krijoi Qiejt dhe Tokën dhe shkroi gjithçka në Libër.”… (Sahih al-Bukhari, Volumi 9, Libri 93, Numri 514)
Si përfundim, nuk ka asnjë provë të kënaqshme që të mbështesë idenë se Muhamedi ishte analfabet. Të dhënat përkundrazi tregojnë të kundërtën, d.m.th se Muhamedi mund të lexonte dhe në të vërtetë po recitonte nga një libër që ai kishte shkruar ose e kishin shkruar të tjerë.
Shkrim nga Sam Shamoun