Pages

Një profet i magjepsur?

Ekzaminimi i stabilitetit psikologjik dhe shpirtëror të Muhamedit.
Besueshmëria e islamit është e lidhur ngushtë me besueshmërinë që mund të kemi tek Muhamedi. Kjo do të thotë se , në qoftë se gjejmë arsye të forta dhe të besueshme për të konkluduar se Muhamedi ka qenë një profet i Perëndisë, detyrimisht mund të supozojmë se islami është një besim i vërtetë. Po ashtu, në qoftë se gjejmë arsye të forta për të vënë në dyshim besueshmërinë e Muhamedit, islami vetë shkatërrohet dhe është plotësisht i pabesueshëm.
Shkrimet e hershme myslimane dhe traditat, duke përfshirë Kur’anit, librin e Ibn Ishakut “Sirat Rasul All-llahu”, Sahih al-Buhari, dhe Sahih Muslim, na sigurojnë të dhëna të mjaftueshme për të mos pranuar se poshtë Muhamedin ka qenë profet. Dokumentacionet e hershme me të dhëna na tregojnë se Muhamedi në përgjithësi ishte i dhunshëm dhe i pamëshirshëm ndaj atyre që e fyenin,  se merrte shpallje që e lejonin të bënte veprime në kundërshtim me urdhërimet e tjera që thuheshin në kuran, se kishte një mendim të neveritshëm për gratë, se mori pjesë në tregtinë e skllevërve, se lejonte dhunën ndaj grave, dhe se një nga partneret e tij seksuale ishte një vajzë nëntë-vjeçare. Për më tepër, Muhamedi deklaroi se gënjeshtra është e pranueshme nëse ajo përdoret për të bërë paqe, një deklaratë që duhet të na bëjë të pyesim veten se sa herë e përdori Muhamedi këtë parim për të dal fitimtar, ndërkohë që predikonte mesazhin e tij. {Referncë: Tek Sahih al Buhari [Dr. Muhamed Matraxhi, tr.(New Dehli: Islamic Book Service, 2002),numër 2692], Muhamedi tha që “ai që bën paqe ndërmjet njerëzve duke shpikur një informacion të mirë ose duke thënë gjëra të mira, nuk është një gënjeshtar.”}
Bazuar në të gjitha sa thamë më sipër, kemi arsye që të dyshojmë se Muhamedi ose vuante nga ndonjë sëmundje mendore ose kishte influencë demoniake. Dëshmitë nga të dhënat e hershme lidhur me jetën e  tij tregojnë se ai mund të ketë qenë psikologjikisht ose shpirtërisht i paqëndrueshme përpara, gjatë, dhe pas konvertimit të tij në islam. Kur kjo paqëndrueshmëri kombinohet me fakte të tjera që rrethojnë jetën e Muhamedit, është e vështirë të kuptohet se si apologjetët mysliman kanë arritur të bindin miliona ndjekës se islami është një sistem racional besimi.
Të dhënat na tregojnë se paqëndrueshmëria e Muhamedit fillon që në fëmijërinë e tij. Prindërit e tij vdiqën kur ai ishte i vogël, dhe ai u rrit nga gjyshi dhe xhaxhai i tij. Muhamedi kishte një dado e cila u kujdes për të, para vdekjes së nënës së tij. Kjo dado ka bërë një dekleratë për një ndodhi të çuditshme  që kishte ndodhur gjatë fëmijërisë së Muhamedit.
Disa muaj pas kthimit tonë [Muhamedi] dhe vëllai i tij ishin me qengjat tanë pas çadrave, kur vëllai i tij erdhi me vrap dhe na tha: “Dy burra të veshur me të bardha kanë rrëmbyer vëllain tim Kurejsh, e hodhën poshtë dhe i hapën barkun , dhe po ja trazojnë “Ne vrapuam drejt tij dhe e gjetëm në këmbë, të zbehtë në fytyrë. E përqafuam dhe e pyetëm se si ishte çështje. Ai tha: “Dy burra të veshur me të bardha erdhën dhe më shtynë poshtë , më hapën barkun për të kërkuar aty, për nuk e di çfarë.” Pastaj e morëm përsëri në çadrën tonë. Babai i tij më tha: “Kam frikë se ky fëmijë ka pësuar ndonjë goditje, prandaj kthejeni tek familja e tij  përpara se të shfaqen pasojat.” Kështu që e morëm dhe e shpumë tek e ëma e cila pyeti përse ja kishim sjellë kur kam qenë në ankth për mirëqenien e tij dhe kam dashur që ta mbaja me vete. Unë i thashë: “Zoti ka lënë birin tim të jetojnë deri tani dhe e kam bërë detyrën time. Kam frikë se do të sëmuret, kështu që ta solla ty, ashtu siç ti ke dëshiruar .” Ajo më pyeti se çfarë kishte ndodhur dhe nuk më la të qetë derisa ja thashë. Kur më pyeti nëse kisha frikë se mos ndonjë demon e kishte pushtuar, u përgjigja se këtë frikë kisha.”[ Referencë: Ibn Ishak, Sirat Rasul Allah Jeta e Muhamedit), f 71-72]
Dadoja e Muhamedit nuk ishte e vetmja që kishte frikë  për posedim demoniak  në lidhje me Muhamedin; vetë profeti erdhi në të njëjtin përfundim kur filloi të merrte shpallje nga Gabrieli. Një përshkrim i plotë i takimit të parë të Muhamedit me Gabrielin është dhënë në Sirat Rasul Allah:
Kur ishte nata në të cilën Zoti e nderoi atë me misionin e tij dhe në këtë mënyrë tregoi mëshirë për robërit e Tij, Gabrieli i solli atij urdhërimin e Zotit. “Ai erdhi tek unë”, ka thënë i dërguari i Zotit “, ndërkohë që isha në gjumë, me një mbulesë krevati të trashë, mbi të cilin kishte disa shkrime, dhe tha:” Lexo! “Unë thashë:” Çfarë duhet të lexoj? “Ai më shtrëngoi me të aq fortë, sa mendova se ishte vdekja; pastaj më la të lirë dhe më tha, ‘lexo!’.  Unë thashë, ‘çfarë duhet të lexoj?’. Ai më shtrëngoi me të përsëri saqë mendova që ishte vdekja; pastaj ai më la të lirë dhe tha ‘lexo!’. Unë thashë, ‘çfarë duhet të lexoj?’. Ai më shtrëngoi me të herën e tretë kështu që mendova që ishte vdekja dhe tha ‘lexo!’. Unë thashë, ‘atëherë çfarë duhet të lexoj?’-dhe këtë e thashë vetëm që të lirohesha nga ai, në të kundërt ai do të më bënte të njëjtën gjë përsëri. Ai tha:
“Lexo në emër të Zotit tënd i cili krijoi, I cili e krijoi njeriun nga gjaku koaguluar. Lexo! Zoti yt është më bujari, I cili mësoi me penën, Mësoi atë që ata nuk e dinin ndaj njerëzve “. Kështu që e lexova, dhe ai u largua nga unë. U zgjova nga gjumi, dhe ishte sikur këto fjalë të ishin shkruar në zemrën time “. [Referencë: Ibid.,p.106]
Deri më tani duket gjithçka në rregull, me përjashtim të mënyrës së dhunshme me të cilën Gabrieli i solli mesazhin Muhamedit. Por interpretimi i Muhamedit lidhur me ngjarjen është mjaft demaskues. Përshtypja e tij e parë në lidhje me takimin me këtë qenie, ishte se ai kishte qenë i pushtuar; si rezultat, Muhamedi shumë shpejt tentoi vetëvrasjen:
Tani asnjë nga krijesat e Zotit nuk ishte më e urryer për mua se sa një poet (në ekstazë), apo një njeri i pushtuar: as që mund ti shihja ata. Mendova, i mjeri unë si poet ose i pushtuar-Kurejshët nuk duhet të thonë kurrë këtë gjë për mua! Do të shkoj në majë të malit dhe të hidhem poshtë që të vetëvritem dhe të gjej qetësi. [Referencë: Ibid.,p.106]
Muhamedi u përpoq që të hidhej nga një shkëmb, por ai u ndalua nga Gabrieli.  Por më vonë ai u bë përsëri vetëvrasës kur nuk po i vinin më shpallje të tjera. Gjithsesi ai ishte shume i tmerruar kur Gabrieli i fliste, dhe duket se koha gjatë të cilës ai merrte shpalljet ishte mjaft stresuese:
[Muhamedi tha]: “Frymëzimi hyjnor u ndërpre për një periudhë të shkurtër, por papritmas, ndërsa po ecja, dëgjova një zë në qiell, dhe kur kam pashë lart, drejt qiellit, për habi, pashë engjëllin që kishte ardhur tek unë në shpellën Hirra, dhe ishte i ulur në karrige ndërmjet qiellit dhe tokës. Isha aq i frikësuar prej tij aq sa rashë për tokë dhe shkova tek familja ime dhe u thashë (atyre), më mbuloni! (Me një batanije), më mbuloni! “[ Referencë: Sahih al Buhari, Numri 3238]
Kur Qabeja u rindërtua, profeti (bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) dhe Abasi shkuan për të mbajtur gurë. Abasi i tha profetit (bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të): “(Hiqe dhe) vendose brezin tënd mbi qafë në mënyrë që gurët të mos të lëndojnë.” (Por, sapo hoqi brezin ), ai ra pa ndjenja në tokë me të dy sytë drejt qiellit. Kur ai erdhi në vete, ai tha: “brezi im, brezi im!” Pastaj ai e lidhi brezin e tij  (mbështolli belin e tij). [Referencë: Sahih al Buhari, numër 3829]
I dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) djersinte në mot të ftohtë, kur shpalljet vinin tek ai. [Referencë: Sahih al Buhari, Abdul Hamid Sidiqi, tr., numër 5763]
Aisha raportoi: Kur të dërguarit të Allahut (paqja qoftë mbi të) i vinin shpalljet, edhe gjatë ditëve të ftohta, balli i tij djersinte. [Referencë: Ibid., numër 5764].
Aisha raportoi se Harith bin Hisham e pyeti të dërguarin e Allahut (paqja qoftë mbi të): Si  të vinë Wahi (frymëzimet)? Ai tha: Në disa raste më vinë si të rëna zilesh dhe që janë më të ashprat për mua dhe kur mbarojnë unë i ruaj ato (atë që mora në formën e wahi), dhe ndonjëherë një engjëll në formën e një qenie njerëzore vjen tek unë (dhe flet) dhe unë i ruaj ato që ai thotë. [Referencë: Ibid., numër 5765]
Ubade bin Samit raportoi se kur wahi (frymëzimi) erdhi tek i dërguarin e Allahut (paqja qoftë mbi të), në atë rast ai ndjeu një barrë dhe ngjyra e fytyrës së tij pësoi një ndryshim. [Referencë: Ibid., numër 5766]
Meqenëse natyra e saktë e këtyre takimeve nuk mund të përcaktohet historikisht, provat tregojnë se Muhamedi, jo gjithmonë mund të dallonte shpalljet e Zotit nga shpalljet e satanit. Shembulli më i njohur i paaftësisë së Muhamedit për të dalluar të vërtetën nga e pavërteta është rasti i turpshme dhe famëkeq i “Vargjeve satanike”:
Tani apostulli ishte i shqetësuar për mirëqenien e popullit të tij, duke dashur që ti bënte për vete sa më shumë të mundte. . . . Kur apostulli pa se njerëzit e tij i kthyen shpinën dhe ai ishte i lënduar nga ftohtësia e tyre për ato që i solli nga Zoti ai dëshironte që të mund ti vinte nga Zoti një shpallje që do të bashkonte njerëzi e tij me të. Për shkak të kësaj dashurie për njerëzit e tij dhe ankthit të tij për ta kjo do ta kënaqte nëse pengesa që e bënte këtë gjë kaq të vështirë do të hiqej…. Pastaj Zoti dërgoi “Betohem në yllin kur perëndon, se shoku juaj, nuk ka humbur e nuk ka devijuar! Ai nuk flet sipas qejfit të vet,” dhe kur ai arriti tek fjalët “A e keni parë Latën dhe Uzzën?. Po Menatën, të tretën, të fundit?”, satani, kur ai po meditonte për të, dhe dëshironte që t’ia sillte këtë popullit të tij, vendosi mbi gjuhën e tij “këto janë Gharniq e lartësuara (pallonj Nimudian) ndërmjetësimi i të cilave është i miratuar.” Kur Kurejshët e dëgjuan këtë gjë, ata ishin të kënaqur dhe shumë të lumtur lidhur me mënyrën se si ai foli për zotat e tyre dhe ata e dëgjuan; ndërkohë që besimtarët e konsideronin të vërtetë atë që profeti i tyre u solli nga Zoti i tyre, duke mos dyshuar për ndonjë gabim apo dëshirë të kotë apo gabim, dhe kur ai arriti sexhden në fund të suresë ku ai bëri sexhde, myslimanët bën sexhde kur profeti i tyre bëri sexhde duke konfirmuar atë që ai u shpalli dhe u bindën urdhrit të tij, dhe politeistët Kurejsh dhe të tjerë të cilët ishin në xhami bënë sexhde kur dëgjuan që tu përmendeshin zotat e tyre, kështu që të gjithë në xhami, besimtar dhe jobesimtar, bënë sexhde…. Pastaj njerëzit u shpërndanë  dhe Kurejshët u larguan, të kënaqur për ato që ishin thënë për zotat e tyre, duke thënë, “Muhamedi foli për zotat tanë me shumë madhështi. Ai pretendoi tek ajo që lexoi se ato janë Gharniq-et e lartësuar, ndërmjetësimi i të cilave është i miratuar.
Lajmi arriti tek shokët e profetit që ishin në Abisini, dhe u raportuan se Kurejshët kishin pranuar islamin, kështu që disa njerëz filluan të kthehen, ndërsa të tjerët mbetën pas. Pastaj Xhibrili erdhi apostullit dhe tha: “Çfarë ke bërë, Muhamed? U ke lexuar këtyre njerëzve diçka që unë nuk ta kam sjellë nga Zoti dhe ti ke thënë atë që ai nuk ta ka thënë.” Apostulli ishte me thellësisht i hidhëruar dhe ishte shumë i frikësuar nga Zoti. Kështu Zoti zbriti (një shpallje), sepse ai ishte i mëshirshëm ndaj tij, duke e ngushëlluar dhe duke ja bërë të qartë çështjen dhe duke i thënë se çdo profet dhe apostull përpara tij ka dëshiruar atë që ai ka dëshirua, dhe ka dashur atë që ai ka dashur, dhe satani ndërhyri me diçka në dëshirat e tij ashtu si kishte bëre me të folurën e tij. Pra, Zoti e anuloi atë që satani kishte sugjeruar dhe Zoti përforcoi vargjet e tij, d.m.th. ti je njësoj si profetët dhe apostujt. Pastaj Perëndia dërgoi: ” Ne nuk kemi sjellë para teje (o Muhamed) asnjë të dërguar e asnjë profet që djalli të mos i ndërhynte në leximin e tij (nga shpallja). Por Allahu e zhdukte ndërhyrjen e djallit dhe më pas i forconte shpalljet e Veta. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë….” [Referencë: Ibn Ishak, f. 165-166]
Kjo pjesë na tregon:
  1. Shpalljet e që Muhamedi merrte ndikoheshin nga dëshirat e tij personale;
  2. Ai mori dhe shpallje nga satani;
  3. Ai e përhapi këtë shpallje si të ishte nga Allahu;
  4. Ai dhe ndjekësit e tij bëmë sexhde në nder të shpalljes që Muhamedi tha;
  5. Përgjigja e Zotit në të vërtetë ishte, “mos u shqetëso për këtë gjë Muhamed. Të gjithë profetët kanë përhapur mesazhe nga satani herë pas here.”
Në të vërtetë, përgjigja që Zoti i tha Muhamedit u bashkëngjit kuranit :
Ne nuk kemi sjellë para teje (o Muhamed) asnjë të dërguar e asnjë profet që djalli të mos i ndërhynte në leximin e tij (nga shpallja). Por Allahu e zhdukte ndërhyrjen e djallit dhe më pas i forconte shpalljet e Veta. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë. [Referencë: kurani 22:52]
Pra, satani ishte në gjendje që të ndikonte si tek Muhamedi dhe gjoja tek të gjithë profetët e tjerë përpara tij. Por Satani nuk ishte i vetmi që kishte ndikim tek Muhamedi. Një magjistar Hebre me emrin Labid ishte po ashtu në gjendje që të ushtronte kontroll mbi “vulën e profetëve.”
Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka transmetuar: “Njëherë profetit (bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) i kishin bërë magji, kështu që ai filloi të imagjinohet sikur kishte bërë diçka të cilën në fakt ai nuk e kishte bërë.” [Referencë: Sahih al Buhari, numër 3175]
Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka transmetuar: Të dërguarin e Allahut (qofshin bekimi dhe paqja e Allahut mbi të) i bënë magji, kështu që ai mendoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me gratë e tij kur në të vërtetë nuk kishte pasur. Pastaj një ditë ai tha: “O Aisha, a e di se Allahu më ka udhëzuar në lidhje me çështjen për të cilën e pyeta? Dy njerëz erdhën tek unë dhe një prej tyre u ul pranë kokës sime dhe tjetri u ul pranë këmbëve të mia. Ai që ishte pranë kokës time pyeti tjetrit: “Çfarë ka që nuk shkon me këtë njeri?” Ky i fundit u përgjigj: “Ai është nën efektin e magjisë.” I pari pyeti: “Kush i ka bërë magji?” Tjetri u përgjigj: ‘Labid bin Al-Asam, një burrë nga Bani Zuraiq i cili ishte aleat i Judenjve dhe ishte një hipokrit. “I pari e pyeti:” Çfarë materiali përdori? “Tjetri u përgjigj:” Një krehër dhe flokët që kishin ngecur në të.’ “[ Referencë: Ibid., numër 5765]
Ibn Ishak gjithashtu raporton se “Labid bin A’sam… i bëri magji apostullit të Zotit, kështu që ai nuk mund të shkonte tek gratë e tij.” [Referencë: Ibn Ishak, f. 240] Guillaume shton një shënim ku thotë se, sipas traditës, “magjia zgjati për një vit. “[ Referencë: Ibid., f. 240]
Përfundimi
Sipas shkrimeve dhe traditave më të hershme dhe më të besueshme myslimane, përshtypja e parë e Muhamedit lidhur me takimin e tij hyjnor ishte se qe pushtuar nga demoni. Ky takim e shqetësoi Muhamedin aq shumë sa që ai tentoi vetëvrasjen. Më tej, kemi një histori tek Ibn Ishakut, në biografinë më të hershme të Muhamedit, që pretendon se dadoja e Muhamedit po ashtu kishte menduar se ai ishte i demonizuar. Disa nga detajet lidhur me këtë takimit të tijin duken se e mbështesin këtë përfundim. Ai ndonjëherë ishte i tmerruar nga shpalljet e tij, saqë bërtiste që dikush ta mbulonte. Dhe gjatë kohës që merrte shpalljet ai djersinte shumë edhe kur ishte ftohtë dhe fytyra e tij ndryshonte ngjyrë. Përveç kësaj, Muhamedi nuk mund të dallonte shpalljet e vërteta nga shpalljet e satanit, si dhe ka qenë viktimë i magjisë e cila ndoshta i ka zgjatur një vit.
Në Perëndim, kritikët e Muhamedit nxitojnë kur thonë se ai ka qenë i pushtuar nga ndonjë demonët. Edhe pse kemi mjaft të dhëna që e mbështesin këtë ide , ndoshta përfundimi është shumë i nxituar. Me siguri e dimë se diçka nuk shkonte me Muhamedin, por nuk kemi të dhëna të mjaftueshme që të na e bëjnë të sigurte një përfundim të tillë. Gjithsesi, të dhënat janë plotësisht të mjaftueshme, për një person me logjikë, që të dyshojë seriozisht lidhur me faktin nëse Muhamedi ka qenë me të vërtetë profet. Një njeri i cili (pa dyshim) pati shpallje nga satani dhe ishte viktimë i magjisë ndërkohë që e shpallte veten si i dërguari më i madh i Zotit, nuk duhet të besohet pa pasur prova jashtëzakonisht të qarta dhe të besueshme që të mbështesin pretendimin e tij. Meqenëse nuk ekzistojnë prova të tilla për islamin, atëherë me të drejtë vëmë në dyshim nëse ai ka qenë një Lajmëtar i Zotit.
Kur shqyrtojmë jetën e Zotit Jezus, zbulojmë se Muhamedi duhet të mos pranohet aspak si profet. Marrim në shqyrtim një takim të Jezusit me demonët:
Pastaj hynë në Kapernaum dhe menjëherë, ditën e shtunë, ai hyri në sinagogë dhe i mësonte njerëzit. Dhe njerëzit habiteshin nga doktrina e tij, sepse ai i mësonte si një që ka pushtet dhe jo si skribët.  Atëherë në sinagogën e tyre ishte një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë, i cili filloi të bërtasë, duke thënë: “Ç’ka midis nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe të na shkatë-rrosh? Unë e di kush je: I Shenjti i Perëndisë.” Por Jezusi e qortoi duke thënë: “Hesht dhe dil prej tij!.” Dhe fryma e ndyrë, mbasi e sfiliti, dhe duke lëshuar një britmë të madhe doli prej tij. Dhe të gjithë u mahnitën aq shumë sa pyesnin njeri tjetrin duke thënë: “Vallë ç’është kjo? Cfarë doktrinë e re qënka kjo? Ky i urdhëroka me autoritet edhe frymërat e ndyra, dhe ata i binden.” [Referencë: Marku 1:21-27]
Në kundërshtim me atë që kurani thotë, se tek të gjithë profetët satani ka ndërhyrë tek fjalët që ata thonë, jo të gjithë të Dërguarit e Zotit kanë qenë kukullat e rastit të satanit. Dimë se të paktën një prej tyre ka pasur autoritet të plotë mbi demonët. Nëse na duhet të zgjedhim se cilin duhet të zgjedhum ndërmjet Muhamedit dhe Jezusit (dhe ky është një vendim që të krishterët dhe myslimanët duhet të bëjë), a nuk është e arsyeshme që ti besojmë atij që i tmerron demonët me praninë e tij? Për më tepër, Jezusi i paralajmëroi Dishepujt e tij se “ shumë profetë të rremë, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz.” [Referencë: Mateu 24:11] Megjithatë jo të gjithë profetët e rremë i mashtrojnë ndjekësit e tyre me qëllim. Disa janë udhëhequr nga satani që ta bënin këtë gjë, dhe të dhënat na tregojnë mjaft bindshëm se Muhamedi përfshihet në këtë kategori. Edhe ndjekësit e tij e thonë se ai ishte i magjepsur.