TRINITETI - ATI, BIRI DHE SHPIRTI I SHENJTE
Gjatë viteve të fundit sulmet ndaj
doktrinës së Trinitetit kanë ardhur në rritje, nga shumë grupe. Disa nga këta
grupe (si p.sh.myslimanët dhe dëshmitarët e Jehovait) mohojnë që kjo doktrinë gjendet
në Shkrimet e Shenjta. Argumenti qe këto grupe nuk ngurojnë të thonë me nxitim
është se fjala "Trinitet" nuk gjendet në asnjë vend në Bibël. Kjo
është e vërtetë. Ndërsa fraza nuk është, koncepti i “Triniteti” pa dyshim që
është.
Në këtë artikull dua të paraqes një
përcaktim për këtë doktrinë mjaft të rëndësishme dhe të shpjegoj se çfare është
saktësisht TRINITETI, po ashtu edhe çfarë nuk është. Gjithashtu do të shpjegoj
dhe Shkrimet për të parë nëse e mbështesin këtë koncept.
Pra, çfarë do të nënkuptojmë
saktësisht kur flasim në lidhje me Trinitetin? Në shkrimin e tij në fillim
të shekullit të tretë, Against Praxeas, Tertulianit i atribuohet përdorimi
për herë të parë i fjalës "Triniti",
"person" dhe "substancë", për të përcjellë idenë e Atit,
Birit dhe të Shpirtit Të Shenjtë që janë "të një Natyre - por jo një Person
". Tertuliani shkruan si më poshtë,
"Në këtë mënyrë lidhja
e
Atit në
Birin, dhe e Birit në Parakletin, prodhon tre Persona koherentë, të
cilët janë gjithashtu të dallueshëm nga Njëri-Tjetri. Këta të Tre janë, një Natyrë,
jo një Person, ashtu siç është thënë: "Unë dhe Ati jemi një", në
lidhje me Natyrën e njëjtë dhe jo në singularitetin e numrit."
Ky koncept u themua si ortodoksi e
Kishës në Këshillin e famshme të Nikesë në vitin 325.Kredoja flet për Krishtin
si "Perëndi i Perëndisë, Drita i Dritës, vetë Perëndia i vetë Perëndisë, Lindur
jo i bërë, të qenit i një Natyre me Atin."
Është pikërisht ky
përkufizim ai për të cilin do të diskutojmë në këtë material. Shkurtimisht,
doktrina e Trinitetit mund të përkufizohet në këtë mënyrë: Në brendi të një
Qenie apo Esence(Natyre) që është Perëndia, ekzistojnë tre Persona të barabartë
dhe bashkë-Hyjnorë të veçantë - domethënë Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë – të
cilët ndajnë këtë Esencë plotësisht dhe tërësisht. Ky koncept nuk duhet të
ngatërrohet me politeizmin, i cili pohon se ka shumë perëndi. Ndërkohë që
Krishterimi ortodoks i qëndron prerazi
qëndrimit se ka vetëm një Perëndi, gjithashtu edhe ne pohojmë po një Perëndi
por Kompleks në Unitetin e Tij. Gjithashtu ky koncept nuk duhet të ngatërrohet me
herezinë e lashtë të modalizmit, i cila pohon se Zoti ekziston në tre mënyra të
ndryshme. Biri nuk ka qenë kurrë Ati dhe Fryma e Shenjtë nuk ka qenë kurrë Biri
apo Ati. Modalizmit hidhet poshtë nga tabloja që
na paraqesin katër Ungjijtë (Mateu 3: 16-17; Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, doli
nga uji; dhe ja, qiejt iu hapën, dhe ai pa Frymën e Perëndisë duke zbritur si
një pëllumb e duke ardhur mbi të; dhe ja një zë nga qielli që tha: “Ky është
Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur.”
Marku
1: 9-11; Dhe ndodhi në ato ditë që Jezusi erdhi nga Nazareti i Galilesë
dhe u pagëzua nga Gjoni në Jordan. Dhe menjëherë, kur po dilte nga uji, pa
se qiejtë po hapeshin dhe Fryma po zbriste mbi të si një pëllumb. Dhe një
zë erdhi nga qielli: “Ti je Biri im i dashur në të cilin jam kënaqur.
Luka 3: 21-22; 21 Tani,
si u pagëzua gjithë populli, edhe Jezusi u pagëzua; dhe ndërsa po lutej, qielli
u hap dhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi të, në trajtën trupore si të pëllumbit,
dhe nga qielli erdhi një zë, që thoshte: “Ti je Biri im i dashur, në ty unë jam
kënaqur!.”
Gjoni 1: 32-34: Dhe Gjoni dëshmoi duke thënë: “E pashë Frymën duke zbritur nga qielli si një pëllumb dhe ndenji mbi të. Unë nuk e njihja, por ai që më dërgoi të pagëzoj në ujë, më tha: "Ai, mbi të cilin do të shikosh se zbret Fryma dhe qëndron mbi të, është ai që pagëzon me Frymën e Shenjtë". Dhe unë pashë e dëshmova se ai është Biri i Perëndisë.”
), ku siç duket Fryma e Shenjtë zbret mbi Jezusin në
formën e pëllumbit dhe u dëgjua një zë nga qielli “Ti je Biri im i dashur, në ty unë
jam kënaqur!.” Në mënyrë të ngjashme, duhet të theksohet se Ati,
Biri dhe Shpirti nuk përbëjnë thjesht një të tretën e HYJNISË. Përkundrazi,
secili prej tre personave është Perëndia në kuptimin e plotë dhe të fjalës.
Duke treguar se Shkrimi e rrëzon prerazi idenë se
Ati, Biri dhe Fryma janë persona sinonim të njëri-tjetrit, vetëm pesë
propozimet mbeten për t'u demonstruar në mënyrë që të sigurojë vërtetim Biblik
për konceptin e TRINITETIT. Këto propozime janë:
1. Është
vetëm një Perëndi i Përjetshëm
2. Ati
është Perëndia i Përjetshëm.
3. Biri
është Perëndia i Përjetshëm.
4. Shpirti
i Shenjtë është Perëndia i Përjetshëm.
5. Ati,
Biri dhe Shpirti i Shenjtë nuk janë i njëjti person.
Meqenëse numrin 5 e provuam më sipër( Gjatë
pagëzimit të Jezusit Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë dallohen qartë) le të
shohim pikat 1 deri tek 4.
Bibla
na mëson monoteizëm.
Mbështetja Biblike për monoteizëm është
jashtëzakonisht e fortë, dhe referencat që e mbështesin këtë gjë janë shumë më
tepër se sa lista që po paraqesin këtu. Megjithatë, le të mjaftohemi me disa
shembuj.
Ligji i Përtërirë 6:4
Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i
vetëm.
Isaia 43:10-11
Dëshmitarët e mi jeni ju, thotë Zoti, bashkë me shërbëtorin që kam zgjedhur, me qëllim që ju të më njihni dhe të keni besim tek unë, si dhe të merrni vesh që unë jam. Para meje asnjë Perëndi nuk u formua dhe pas meje nuk do të ketë asnjë tjetër. Unë, unë jam Zoti dhe përveç meje nuk ka Shpëtimtar tjetër.
Dëshmitarët e mi jeni ju, thotë Zoti, bashkë me shërbëtorin që kam zgjedhur, me qëllim që ju të më njihni dhe të keni besim tek unë, si dhe të merrni vesh që unë jam. Para meje asnjë Perëndi nuk u formua dhe pas meje nuk do të ketë asnjë tjetër. Unë, unë jam Zoti dhe përveç meje nuk ka Shpëtimtar tjetër.
Isaia 44:6-8
Kështu thotë Zoti, mbreti i Izraelit dhe Çliruesi i tij, Zoti i ushtrive: "Unë jam i pari dhe jam i fundit, dhe përveç meje nuk ka Perëndi. Kush është si unë? Le ta shpallë, pra, ta deklarojë dhe të japë prova para meje që kur kam vendosur këtë popull të lashtë. Le t’u njoftojnë gjërat që do të ndodhin dhe ngjarjet që do të kryhen. Mos u trembni, mos kini frikë! A nuk ta kam shpallur, vallë, dhe nuk ta kam deklaruar prej kohe? Ju jeni dëshmitarë të mi. A ka vallë një Perëndi përveç meje? Nuk ka Shkëmb tjetër, nuk njoh tjetër të tillë.
Kështu thotë Zoti, mbreti i Izraelit dhe Çliruesi i tij, Zoti i ushtrive: "Unë jam i pari dhe jam i fundit, dhe përveç meje nuk ka Perëndi. Kush është si unë? Le ta shpallë, pra, ta deklarojë dhe të japë prova para meje që kur kam vendosur këtë popull të lashtë. Le t’u njoftojnë gjërat që do të ndodhin dhe ngjarjet që do të kryhen. Mos u trembni, mos kini frikë! A nuk ta kam shpallur, vallë, dhe nuk ta kam deklaruar prej kohe? Ju jeni dëshmitarë të mi. A ka vallë një Perëndi përveç meje? Nuk ka Shkëmb tjetër, nuk njoh tjetër të tillë.
1 Korintasve 8:6
...për ne s’ka veçse një Perëndi, Ati nga i cili
janë të gjitha gjërat dhe ne në të; dhe një Zot, Jezu Krishti, me anë të të
cilit janë të gjitha gjërat, dhe ne jetojmë me anë të tij.
Isaia 45:5
Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër; jashtë meje
nuk ka Perëndi. Të kam rrethuar, ndonëse ti nuk më njihje,...
Hyjnia
e Atit
Kjo është më pak e diskutueshmja pikë nga pesë pikat
e paraqitura më sipër, dhe shumë prej vargjeve të cituara më sipër do të
mjaftonin për ta provuar këtë gjë. Me të vërtetë, në lutje e Zotit Jezus, të
shkruar tek Gjoni 17, Jezusi i thotë Atit, "Dhe kjo është jeta e
përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që
ti ke dërguar. "Në të njëjtën mënyrë dhe Gjoni 3:16 flet për Atin si
Perëndi:" 16 Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të
vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të
përjetshme."
Meqenëse askush nuk e mohon këtë fakt po kalojmë në
pikën tjetër, në atë të Hyjnisë së Krishtit.
Hyjnia
e Birit.
Mbështetja Biblike për Hyjninë e përsosur dhe të
plotë të Krishtit është po ashtu shumë e fortë. Për shembull tek Filipianëve 2: 5-11 citohet:
5 Kini
në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin, i cili, edhe pse ishte në
trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me
Perëndinë, por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë
i ngjashëm me njerëzit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri,
e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të
kryqit. Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që
është përmbi çdo emër, që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju i krijesave
(ose gjërave) qiellore, tokësore dhe nëntokësore, dhe çdo gjuhë të rrëfejë
se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë.
Sipas
Juda 1:4 kemi:
Sepse
depërtuan ndërmjet jush disa njerëz, që qenë shënuar që moti për këtë dënim, të
pabesë që e kthejnë hirin e Perëndisë tonë në imoralitet dhe mohojnë të vetmin
Zotëri Perëndi, dhe Zotin tonë Jezu Krisht.
Tek
Titi 2:13 shohim:
...duke
pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të
Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht,
Apostulli Pjetër në të njëjtën mënyrë në letrën e tij të dytë (2 Pjetrit 1:1) thotë:
Simon Pjetri, shërbëtor dhe apostull i Jezu
Krishtit, atyre që kanë marrë për pjesë një besim të çmueshëm sikurse edhe ne,
me anë të drejtësisë së Perëndisë tonë dhe të Shpëtimtarit Jezu Krisht:
Tek Kolosianëve 1:15-20 kemi:
Ai
është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo
krijese, sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe
ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata
dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me
të. Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në
të. Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i
parëlinduri nga të vdekurit, përderisa të ketë parësinë në çdo gjë, sepse
Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia, dhe, duke bërë paqen
me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha
gjërat, si ato që janë mbi dhe si dhe ato që janë në qiejt.
Pjesa
e mësipërme përdor fjalën “i parëlinduri” në kuptimin që Krishti trashëgimtari
dhe të gjitha gjërat janë trashëgimia e tij e ligjshme, dhe jo në kuptimin se
është një qenie e krijuar.
Tek Kolosianëve 2:9 në të njëjtën mënyrë thuhet se,
“...sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë.”
Edhe në Testamentin e Vjetër, tek Isaia 9:6-7
lexojmë:
Sepse
na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të
mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i
fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e
perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij, për
ta vendosur pa u tundur dhe për ta përforcuar me anë të mënçurisë dhe të
drejtësisë, tani dhe përjetë. Këtë ka për të bërë zelli i Zotit të ushtrive.
Citimi i kësaj pjese ndonjëherë kundërshtohet duke
pretenduar se pjesa bën dallim " Perëndia i Plotfuqishëm" dhe
"Zotit të Plotfuqishëm." Gjithsesi një kundërshtim i tillë hidhet
poshtë lehtësisht kur shohim Isaian 10:21, “Një mbetje, mbetja e Jakobit, do
t’i kthehet Zotit të Fuqishëm.”.
Po ashtu ka mjaft referenca të tjera. Gjithsesi, kur
kultistët vijnë në derën tuaj, ata bëjnë të pamundurën që të gjejnë ndonjë
pjesë për t’iu manipuluar me dinakëri me anë të të ashtuquajturave interpretime
të Greqishtes. Nëse (si mua), nuk keni njohuri për Greqishten e përdorur në
Testamentin e Ri, dhe rrjedhimisht nuk jeni në gjendje për ti zmbrapsur
argumentet që ju paraqesin, mund t’iu bëjnë të kini dyshime. Gjithsesi është
një mjet të cilin mund ta përdorni për t’iu kundërpërgjigjur diskutimeve të
tilla dhe në të njëjtën kohë të mbroni Hyjninë e Krishtit. Kjo është ajo për të
cilën do të flas në vazhdim.
Të shumta janë Shkrimet ku titujt që i atribuohen Perëndisë i atribuohen
edhe Krishtit. Një shembull është titulli i "Alfa dhe Omega" ose “I
Pari dhe I Fundit”. Ky titull është atribuohet
Zotit në Isaia 44:6, “Kështu thotë Zoti, mbreti i Izraelit dhe Çliruesi i tij,
Zoti i ushtrive: "Unë jam i pari dhe jam i fundit, dhe përveç meje nuk ka
Perëndi.", dhe tek Isaia 48:12, “"Dëgjomë, o Jakob, dhe Izrael, që
unë kam thirrur. Unë jam ai që është; unë jam i pari dhe jam i fundit
gjithashtu.” Po njësoj dhe tek Zbulesa 1:8 kemi, “Unë jam Alfa dhe Omega,
fillimi dhe mbarimi,” thotë Zoti “që është dhe që ishte dhe që vjen, i
Plotfuqishmi.” Kjo pjese i atribuohet Jezusit, dhe këtë gjë e shohim më të
qartë tek Zbulesa 1: 17-18 ku thuhet, “Dhe kur e pashë, rashë para këmbëve të
tij si i vdekur. Dhe ai vuri dorën e tij të djathtë mbi mua, duke më thënë:
“Mos u tremb! Unë jam i pari dhe i fundit, dhe i gjalli; isha i vdekur, por ja,
jam i gjallë në shekuj të shekujve, amen; dhe unë i kam çelësat e vdekjes e të
Hadesit.” Të njëjtën gjë shohim dhe tek Zbulesa 2:8, në letrën e Kishës së
Smirnës, “Dhe engjëllit të kishës në Smirnë, shkruaji: këtë thotë i pari dhe i
fundit, që qe i vdekur dhe kthehej në jetë.” Ky titull i atribuohet Jezusit tek
Zbulesa 21:6, “Edhe më tha: “U bë! Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi!
Atij që ka etje unë do t’i jap si dhuratë nga burimi i ujit të jetës.” dhe
gjithashtu tek Zbulesa 22:13, “Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, i
pari dhe i fundit.” Në vargun 16 të Zbulesës 22 del mjaft e qartë se flitet
pikërisht për Jezusin sepse thuhet, “Unë, Jezusi, dërgova engjëllin tim për
t’ju dëshmuar për këto gjëra nëpër kisha. Unë jam Rrënja dhe pasardhja e
Davidit, Ylli i Ndritshëm i Mëngjesit.”
Një shembull tjetër është titulli "UNË JAM" , titull që
Jezusi ia atribuon Vetes tek Gjoni 8:58 ("Në të vërtetë, në të vërtetë unë
po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, UNË JAM!"). Fjala Greke
(ego eimi) përdor të njëjtën frazeologji të përdorur tek Septuaginta në lidhje
me Zotin (p.sh. Eksodi 3:14; Isaia 43:10). Me të vërtetë, ushtarët të cilët erdhën
për të arrestuar Jezusin tek Gjoni 18 zmbrapsen dhe bien në tokë kur thuhet "UNË
JAM" nga buzët e Jezusit. Gjoni 18:4-6, “Atëherë Jezusi, duke ditur
gjithçka që do t’i ndodhte, doli dhe i pyeti: “Kë kërkoni?.” Ata iu përgjigjën:
“Jezusin Nazareas.” Jezusi u tha atyre: “Unë jam!.” Por Juda, që po e
tradhtonte, ishte edhe ai me ta. Sapo ai u tha atyre: “UNE JAM,” ata u
zmbrapsën dhe ranë për dhe.” Kjo thekson rëndësinë teologjike të kësaj fraza. Judenjtë
tek Gjoni 8 sigurisht që e kuptuan atë që Ai thoshte, sepse ata morën gurë për
ta vrarë.
Një
vetë-emërtimin tjetër i Jezusit në testamentin e Ri është titulli e famshme
"Biri i Njeriut", një referencë e qartë për Danielin 7: 13-14, në të
cilën lexojmë në vijim:
“Unë shikoja disa vegime nate, dhe
ja mbi retë e qiellit po vinte dikush që i ngjante një Biri Njeriu; ai arriti
deri te i Lashti i ditëve dhe iu afrua atij. Atij iu dha sundimi, lavdia dhe
mbretëria, me qëllim që gjithë popujt, kombet dhe gjuhët t’i shërbenin; sundimi
i tij është një sundim i përjetshëm që nuk do të kalojë, dhe mbretëria e tij
është një mbretëri që nuk do shkatërrohet kurrë".
Këtu,
Danieli përshkruan një figurë Hyjnore-njerëzore që do ti jepet pushteti, lavdia
dhe mbretëria, dhe do të adhurohet nga njerëzit e të gjitha kombeve dhe
njerëzit e çdo gjuhë. Kur Jezusi shpalli se ishte Biri i njeriut para
kryepriftit Kajafa (Mateu 26: 64-66), Kajafa grisi rrobat e tij, duke e akuzuar
Jezusin për blasfemi, dhe e dënuan Atë fajtor për vdekje." Arsyeja? Kajafa e dinte
saktësisht se çfarë donte të thoshte ky titulli - ky ishte një pretendim i drejtpërdrejtë
për Hyjni, një krim i dënueshëm me vdekje.
Ajo që do të thotë në veçanti ky titull është së Biri i njeriut adhurohet
nga të gjithë njerëzit. Megjithatë, adhurimi duhet të jepet vetëm për Zotin, ashtu
siç na mëson Ligji i Përtërirë 6:13. Ky varg është cituar nga Jezusi gjatë
tundimit të tij në shkretëtirë. Tek Luka 4: 8, Jezusi qorton Satanin duke
thënë: '' Është shkruar: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënd dhe shërbeji vetëm
atij". Për më tepër, Isaia 42: 8 thotë:
Unë jam
Zoti, ky është emri im; nuk do t’i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet
e mia shëmbëlltyrave të gdhendura.
Kjo na bën të marrin në konsideratë një thënie tjetër të Jezusit. Tek Gjoni
17: 5, Jezusi thotë, “Tani, pra, më përlëvdo, o Atë, pranë teje, me lavdinë që
unë e kisha pranë teje para se të bëhej bota.” Përveç pretendimit të Tij se ka ekzistuar
përpara Krijimit, Jezusi këtu pretendon se ka të njëjtën Lavdi si Ati.
Tek Gjoni 20:28 përshkruhet një ngjarje ku Thomai, pas
Ringjalljes së Jezusit, pasi i sheh gishtin në plagët e gozhdëve e quan atë,
“Zoti im dhe Perëndia im!” Në asnjë moment Jezusi nuk e qorton këtë akt adhurimi. Kjo bën kontrast me
Gjonin i cili bie ne këmbët e një engjëlli dhe u përpoqën që ta adhuronte dhe u
qortua ashpër. Këtë ngjarje e gjejmë tek Zbulesa 22: 8-9, “Dhe unë, Gjoni, jam
ai që kam parë dhe dëgjuar këto gjëra; dhe kur dëgjova dhe pashë, rashë për ta
adhuruar përpara këmbëve të engjëllit që m’i tregonte këto gjëra. Dhe ai më
tha: “Ruaju se e bën! Sepse unë jam bashkëshërbëtori yt dhe i vëllezërve të tu,
profetë, dhe të atyre që i ruajnë fjalët e këtij libri. Adhuro Perëndinë!.”
Tek Hebrenjve 1:6 lexojmë gjithashtu, “Dhe akoma, kur ta shtjerë të Parëlindurin në botë, thotë: “Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Perëndisë.”
Hebrenjve 1 nxjerr në pah dallimin ndërmjet marrdhenies së Atin me engjëjt dhe me marrëdhënies ndërmjet Atit dhe Birit. Tek vargu 7-12 më poshtë lexojmë:
Kurse për engjëjt thotë: “Engjëjt e
vet ai i bën erëra, dhe shërbenjësit e tij flakë zjarri”; ndërsa për të
Birin thotë: “Froni yt, o Perëndi është në shekuj të shekujve; skeptri i
mbretërisë sate është skeptër drejtësie. E ke dashur drejtësinë dhe e ke
urryer paudhësinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të vajosi me vaj gëzimi
përmbi shokët e tu.” Edhe: “Ti, o Perëndi, në krye themelove tokën dhe
qiejt janë vepër e duarve të tu. Ata do të prishen, por ti mbetesh; edhe
të gjithë do të vjetrohen si rrobë, dhe ti do t’i mbështjellësh si një
mantel edhe do të ndërrohen; por ti je po ai, dhe vitet e tua nuk do të shteren
kurrë.”
Shkrimtari i Hebrenjve këtu citon dy pjesë nga Testamenti i Vjetër (përkatësisht
Psalmin 45: 6-7 dhe Psalmin 102: 25-27), e cila i referohet qartësisht Zotit,
dhe këtu ja atribuon Jezusit.
Një tekst tjetër, me të cilën njihemi shumë mirë por fatkeqësisht nuk ja
shohim të plotë rëndësinë e madhe që ka është 1 Pjetrit 3:15. Në të vërtetë, domethënia
e vërtetë e këtij vargu duket më mirë kur lexojmë kontekstin e vargut 14 i cili
i paraprin. Më poshtë po sjellim 1 Pjetrit 3:14-16. I kushtoni vëmendje të
veçante pjesëve të nënvijëzuara.
Por, edhe
sikur të vuani për drejtësinë, lum ju! “Pra, mos kini asnjë druajtje prej
tyre dhe mos u shqetësoni,” madje shenjtëroni Zotin Jezus në zemrat
tuaja dhe jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju
kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me
druajtje, duke pasur ndërgjegje të mirë, që, kur t’ju padisin si keqbërës,
të turpërohen ata që shpifin për sjelljen tuaj të mirë në Krishtin.
Në fakt
vargu 14 përmban një citim (pjesa e nënvijëzuar) nga Isaia 8:12, në të cilin
lexojmë, “"Mos quani përbetim të gjitha ato që ky popull i quan përbetim,
mos kini frikë nga ajo ato që ata druajnë dhe mos u trembni.” Vargu 15 i 1
Pjetrit 3 vazhdon citimin me vargun 13 të Isaias 8, por më një ndryshim të
vogël. Tek Isaia 8:13 lexojmë, “Zotin e ushtrive, atë duhet të
shenjtëroni. Ai të jetë frika juaj, tmerri juaj". Krahasoni këtë varg me 1
Pjetrit 3:15, “...madje shenjtëroni Zotin Jezus në zemrat tuaja...”. Pjetri ka
zëvendësuar “Zotin e ushtrive” nga Isaia
me “Zotin Jezus”, duke vepruar në këtë mënyrë që është pikërisht Ai të cilin ne
duhet të Shenjtërojmë. Në këtë mënyrë Apostulli Pjetër, ne letë pjesë identifikon
Jezusin të së njëjtës Esencë si Zoti, një tjetër dëshmi Biblike e Hyjnisë së
Krishtit.
Një shembull
tjetër që do të marr në konsideratë është Gjoni12:37-41:
Ndonëse kishte bërë shumë shenja
para tyre, ata nuk besonin në të, që të përmbushej fjala e profetit Isaia
që tha: “Zot, kush i ka besuar predikimit tonë? Dhe kujt iu shfaq krahu i
Zotit?.” Prandaj ata nuk mund të besonin, sepse Isaia gjithashtu
tha: “Ai i ka verbuar sytë e tyre dhe i ka ngurtësuar zemrat e tyre, që të
mos shohin me sy dhe të mos kuptojnë me zemër, të mos kthehen dhe unë të mos i
shëroj.” Këto gjëra tha Isaia, kur e pa lavdinë e tij dhe foli për të.
Këtu, Gjoni
citon dy pjesë nga Testamenti i Vjetër dhe pohon se Isaia i ka thënë këto fjalë
kur pa lavdinë e Jezusit. Pjesa e parë e këtyre citimeve është pjesa e famshëme
e Shërbëtorit Përvuajtur të Isaisë 53. E dyta e i referohet Isaias 6, në të
cilin Isaia sodit lavdinë e Zotit të ulur mbi fronin e tij në tempull.
Isaia 53:1
Kush i ka besuar predikimit tonë dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?
Kush i ka besuar predikimit tonë dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?
Isaia 6:10
Bëje të pandjeshme zemrën e këtij populli, ngurtëso veshët e tij dhe mbyll sytë e tij që të mos shikojë me sytë e tij, të mos dëgjojë me veshët e tij dhe të mos kuptojë me zemrën e tij, dhe kështu do të kthehet dhe të jet shëruar".
Bëje të pandjeshme zemrën e këtij populli, ngurtëso veshët e tij dhe mbyll sytë e tij që të mos shikojë me sytë e tij, të mos dëgjojë me veshët e tij dhe të mos kuptojë me zemrën e tij, dhe kështu do të kthehet dhe të jet shëruar".
Por le të
kthehemi tani vëmendjen tonë mbi Hyjninë e Frymës së Shenjtë.
Hyjnia e Frymës së Shenjtë.
Fryma e
Shenjtë është një doktrinë e cila është sulmuar, nga disa grupe (p.sh.
Dëshmitarët e Jehovait), duke mohuar Personin e Shpirtit të Shenjtë dhe në vend
të kësaj pohojnë se ajo është thjesht një forcë aktive e papërcaktuar. Në këtë pjesë,
kam për qëllim që të tregojë se kjo pikëpamje është e paqëndrueshme dhe në
kundërshtim me mësimin e qartë të Shkrimit.
Një referencë shumë e qartë për Hyjninë dhe Personalitetit e Shpirtit të Shenjtë paraqitet tek Veprat e Apostujve 5: 1-10, ku Anania dhe Safira akuzohen për gënjimin e Frymës së Shenjtë dhe si pasojë vdiqën. Pjetri qorton '' Ananian, duke i thënë: ''Anania, pse Satani ta mbushi zemrën që të gënjesh Frymën e Shenjtë ... Ti nuk ke gënjyer njerëzit, por Perëndinë!.” Në këtë pjesë, jo vetëm që Fryma e Shenjtë personifikohet mjaft qartë (dikush nuk mund të gënjejë një entitet të papërcaktuar), por Fryma e Shenjtë barazohet me Vetë Perëndinë.
Një tjetër shembull e shohim tek Veprat e Apostujve 13: 1-2, ku Fryma e
Shenjtë i flet dhe thërret Palin dhe Barnabën, duke i dërguar që të bëjnë punën
e caktuar për ta. Në këtë pjesë, Fryma e Shenjtë në mënyrë të qartë merr
autoritet hyjnor. Pjesa thotë si më poshtë:
Por në kishën e Antiokisë ishin
profetë dhe mësues: Barnaba, Simeoni, i quajtur Niger, Luci nga Kireneas,
Manaeni, që ishte rritur bashkë me Herodin tetrark, dhe Sauli. Dhe, ndërsa
po kryenin shërbesën e Zotit dhe po agjëronin, Fryma e Shenjtë tha: “M’i ndani
veç Barnabën dhe Saulin për veprën për të cilën i kam thirrur.”
Një tjetër shkrim është tek Efesianëve 4:30, ku instruktohemi, “të mos e trishtoni Frymën e Shenjtë të Perëndisë, me të cilin u vulosët për ditën e shpengimit.” Këtu Shpirti i Shenjtë paraqet personalitet, sepse nuk mund të trishtohet një forcë e papërcaktuar. Shpirti i shenjtë identifikohet po ashtu si një Qenie me Personalitet tek Isaia 63:10 ku thuhet, “Por ata u rebeluan dhe e trishtuan Frymën e tij të shenjtë; prandaj ai u bë armiku i tyre dhe luftoi kundër tyre.”
Fryma e Shenjtë është i pajisur me vullnet tek 1 Korintasve 12:10-11:
Po Perëndia na i ka zbuluar me anë
të Frymës së tij, sepse Fryma heton çdo gjë, edhe të thellat e Perëndisë. Sepse
cili nga njerëzit, pra, njeh gjërat e njeriut, përveç se fryma e njeriut që
është në të? Po kështu asnjëri s’i njeh gjërat e Perëndisë, përveç Fryma e
Perëndisë.
Marku 3:29 na thotë që mund të blasfemohet kundër Shpirtit të
Shenjtë! Vetëm ndaj Zotit mund të blasfemohet. Tek Maktu 3:29 lexojmë:
“...po për atë që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë nuk
do të ketë falje përjetë; ai është fajtor për dënim të përjetshëm.”
Psalmi 139:7-10 gjithashtu na tregon se Shpirti i Shenjtë është
i gjithëpranishëm:
7 Ku do të mund të shkoja larg
Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate?
8 Në rast se ngjitem në qiell,
ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty.
9 Në rast se marr krahët e
agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit,
10 edhe aty dora jote do të më
udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë.
Gjithashtu për gjithëpranishmërinë e Frymës së Shenjtë na
paraqitet dhe tek Gjoni 14:17, ku na thuhet se Shpirti që Krishti do të dërgojë
do të banojë brenda besimtarëve. Vetëm atributi i gjithepranishmërisë mund ta
lejojë Shpirtin të jetë me beimtarët në të gjithë botën në të njëjtën kohë. Tek
Gjoni 14:16-17 lexojmë:
Dhe unë do t’i lutem Atit dhe ai do
t’ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me
ju, Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe
nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju.
Tek
Hebrenjve 9:14 na mësohet që Shpirti i Shenjtë është i përjetshëm. Hebrenjve
9:14:
“...aq më
shumë gjaku i Krishtit, i cili me anë të Frymës së Shenjtë e dha veten e tij të
papërlyer nga asnjë faj ndaj Perëndisë, do ta pastrojë ndërgjegjen tuaj nga
veprat e vdekura për t’i shërbyer Perëndisë së gjallë!”
Perfundimi.
Për të përfunduar, bazuar plotësisht në Shkrimin e Shenjtë, propozohet
koncepti i Trinisë, që pohon se Perëndia, ndonëse në Esencë është një, është i
përbërë nga Tre Persona Hyjnore. Bibla dëshmon për Hyjni të plotë dhe të
përsosur të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Edhe pse Ati, Biri dhe
Fryma e Shenjtë janë të ndryshme dhe jo-sinonime, doktrina nuk e shkel dhe nuk
e kundërshton Ligjin meqenëse teologjia në lidhje me Trininë pohon se Zoti
është një në një këndvështrim dhe tre në një këndvështrim tjetër. Të Krishterët
mund të pohojnë me besim dhe të mbrojë TRININË, një doktrinë qe nuk ka gjasa të
ketë lidhje me ndonjë shpikje njerëzore në kontekstin e Judaizmit monoteist.
Nga Jonathan
Mclatchie.