Pages

Kurani dhe ruajtja e tij

Myslimanët pretendojnë që kurani është ruajtur ashtu siç e ka thënë Muhamedi.
Por nëse kërkojmë në shkrimet islame zbulojmë që kjo gjë nuk është aspak e vërtetë

Tek Sahih al Buhari, Libri 61 Numri 510
Transmetuar nga Anas bin Malik: Hudhaifa bin Al-Yaman erdhi tek Othmani në kohen kur njerëzit e Shamit dhe njerëzit e Irakut po bënin luftë për të pushtuar Arminya-në dhe Adharbijan. Hudhaifa kishte frike prej tyre (nga njerëzit e Shamit dhe Irakut) për dallimet se si e recitonin kuranin, dhe për këtë i tha ‘Othmanit. “O kryetari i Besimtarëve! Shpëto këtë komb përpara se ata të bëjnë dallime rreth librit (kuranit) si Hebrenjtë dhe të Krishterët kanë bere më parë”. Prandaj Othmani i dërgoi një mesazh Hafsas duke i thënë, “Na dërgoni dorëshkrimet e kuranit në mënyrë që të përpilojmë materialet kuranore në kopje të përsosura dhe t’jua rikthejmë dorëshkrimet”. Hafsa e dërgoi tek Othmani. Othmani pastaj urdhëroi Zaid bin Thabit, Abdullah bin AZubaririn, Said bin Al-As dhe AbdurRahman bin Harith bin Hisham të rishkruajnë dorëshkrimet në kopje të përsosura. Othmani u tha tre burrave Kureshi, “Nëse nuk bini dakord me Zaid bin Thabit për ndonjë pikë në kuran, atëherë e shkruani në dialektin e Kureshi, kurani është shpallur në gjuhën e tyre”. Ata kështu bënë, dhe kur kishin shkruar shumë kopje, Othmani i ktheu dorëshkrimet origjinale Hafsas. Othmani i dërgoi çdo province myslimane një kopje të materialeve që ata kishin kopjuar, dhe urdhëroi që të gjitha materialet e tjera kuranore, qofshin dorëshkrime të pjesshme apo pjesë të plota, të digjeshin. Said bin Thabit shtoi, “Një varg nga Surja Ahzab mungonte nga ana ime kur kopjuam kuranin dhe mu desh të dëgjoja apostullin e Allahut duke e recituar atë. Keshtu që kërkuam për të dhe e gjetëm me Khuzaima bin Thabit Al- Ansari. (Ai varg ishte): Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. (33:23)
(Reference: Sahih al-Bukhari Libri 61 Numër 510)
Nga sa sipër shohim që Othmani ka urdhëruar që të digjeshin materialet kuranore.
 Sahih Muslim, Libri 5, Numri 2286
Ebu Harb b. Ebu al Esved raportoi me autoritetin e babait të tij Ebu Musa al Esh’ariu i dërguar për recituesit e Basras. Ata erdhën tek ai dhe ishin treqind në numër. Ata recituan kuranin dhe ai tha: “Ju jeni më të mirët ndër banorët e Basras, sepse ju jeni recituesit ndër ta. Kështu që vazhdoni ta recitoni. (Por kini ndër mend) që ju duke e recituar për një kohe të gjate nuk mund të ngurtësoheni në zemrat tuaja ashtu si u ngurtësuan zemra e atyre përpara jush. Na u desh të recitojmë një sure e cila ishte e ngjashme në gjatësi dhe ashpërsi (me surenë) Baraat. Megjithatë e kam harruar, përjashtuar atë që mbaj mënd nga ajo “ Nëse do te ishin dy fusha plot me pasuri, për fëmijët e Adamit, ai do të kërkonte një të luginë të tretë, dhe asgjë nuk do të mbushte stomakun e fëmijëve të Adamit veçse pluhuri”. Dhe na u desh të recitonim një sure e cila është e ngjashme me një nga suretë Musabbihat, dhe e kam harruar, por më kujtohet (diçka më shumë) nga ajo: “O njerëz që besoni, përse thoni atë që nuk e praktikoni” dhe “ sepse është shënuar në qafën tuaj si dëshmitar (kundër jush) dhe ju do të pyesni rreth tij në Ditën e Ringjalljes”.
(Referencë: Sahih Muslim Libri 5 Numër 2286)
Nga paragrafi më sipër shohim që dy kapituj të kuranit mungojnë sepse myslimanet i kanë harruar.
Sahih al Buhari, libri 61, numër 527
Transmetuar nga Ibn Abbas: “Umar tha, Ubai ishte më i miri nga ne për të recituar (kuranit), megjithëkëtë në lamë disa nga ato që ai recitoi. Ubai tha, I kam marrë nga goja e mesazherit të allahut dhe nuk do ti lë për asnjë arsye, sido që të ndodhi”.
(Reference: Sahih al-Bukhari Libri 61 Numër 527)
Ubai ishte recituesi më i mirë i kuranit dhe një nga katër mësuesit më të mire të kuranit. Por disa pjesë që ai recitonte janë lënë jashtë kuranit dhe nuk janë përfshirë në të.
Sahih al Buhari, libri 61, numër 521
Transmeton Marsiq
Abdullah bin Amr përmend Abdullah bin Maud dhe thotë, “ Une do ta dua atë burrë, sepse dëgjova profetin të thotë, “merre (mësoje) kuranin nga katër: Abdullah bin MAsud, Salim, Mu’adh dhe Ubai bin Ka’b”.

(Reference: Sahih al-Bukhari Libri 61 Numër 521)
Vazhdojmë më tej.
Jami` at-Tirmidhi Libri 44 Numër 3104
Transmeton Ez-Zuhuri
Nga anas I cili tha: “Hudhaifah bin Al-Jemen erdhi tek Othmani, në kohën kur njerëzit e Ash-Sham dhe njerëzit e Al-Irakut po bënin luftë për të pushtuar Arminijah dhe Adharbijan. Hudhaifah pa (njerëzit e Ash-Sham dhe të Al Irakut) mënyra recitimi të ndryshme të kuranit. Kështu ai i tha Othmanit: O komandant I besimtarëve! Shpëto këtë komb përpara se ata të ndryshojnë në leximin e librit si Hebrenjtë dhe të Krishterët kanë bërë përpara tyre. Pra ai(Othmani) I dërgoi mesazh Hafsah-it(duke I thënë): “Na dërgo dorëshkrimet që ne ti kopjojmë ato në musahif (Shumesi I mushaf: një kopje e shkruar e kuranit) pastaj në t’jua rikthejmë.” Pra Hafsah i dërgoi dorëshkrimet Othman bin Affan. Othmani pastaj dha urdhër për Zaid bin Thabit, Saeed bin Al-As, Abdur Rahman bin Al Harith bin Hisham, dhe Abdullah bin Az-Zubair që të kopjojnë dorëshkrimet në musahif. Othmani u tha tre burrave Kureish: “ Në rast se nuk bini dakord me Zaid bin Thabit për ndonjë pikë në kuran, atëherë shkruajeni atë në dialektin Kureishi sepse ishte gjuha e tyre. Kështu kur ata kishin kopjuar dorëshkrimet, Othmani dërgoi një mushaf nga këto masahif që ata kishin kopjuar në secilën provincë.” Az Zuhri tha: “Kharijah bin Zaid[bin Thabit] me transmetoi që Zaid bin Thabit tha: humba një ajet të suresë Al Ahzab që e kam dëgjuar ta recitoje mesazheri i allahut: Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun.(33:23)-kështu që kerkova për të dhe e gjeta me Khuzeimah bin Thabit, ose Ebu Khuzeimah-un dhe e vendosa në sure.” Az-Zuhri tha: “Ata u diferencuan pastaj me At Tabut dhe At Tabuh. Kureishët thanë: At Tabut ndërsa Zaid tha: At Tabuh. Mosmarrëveshja e tyre u transmetua Othmanit, kështu ai tha: “Az-Zuhri tha: “Ubaidullahbin Abdullah bin Ubai me informoi që Abdullah bin Masud nuk i pëlqen që Zain bin Thabit të kopjojë musahifin dhe ai tha: “O ju popull mysliman! Shmangni kopjimin e mushafit dhe recitimet e këtij burri. Nga Allahu! Kur pranova islamin ai ishte në ijët e një burri jobesimtar-që do të thotë Zaid bin Thabit-dhe ishte në lidhje me këtë që Abdullah bin Masud tha: O popull i Al Irakut! Mbani musahit-et që janë me ju, dhe fshihini ata. Në të vërtetë Allahu thotë: dhe kushdo që fsheh ndonjë gjë, ai do të vijë me atë që ka fshehur në Ditën e Gjykimit(3:161). Prandaj takojeni Allahun me musahif-et” Az-Zuhri tha: Mu transmetua që disa burra në mes të shokëve më të virtytshme të mesazherit të allahu nuk u pëlqen kjo pikëpamje e Ibn Masud.
(Referencë: Jami` at-Tirmidhi Libri 44 Numër 3104)
Pra, versioni i sotëm i kuranit është mashtrues, dhe duhet të shmangim kopjimin dhe leximin e tij.

Sunan Ibn Majah Libri 9 Numër 1944

Ishte transmetuar që Aisha tha:
“Vargu i gjuajtjes me gurë dhe i dhënies së gjirit një të rrituri, dhjetë herë ishte shpallur, dhe letra ishte me mua nën jastëkun tim. Kur mesazheri i Allahut vdiq, u shqetësuam me vdekjen e tij, dhe një dele e bute erdhi dhe e hëngri atë.”
(Referencë: Sunan Ibn Majah Libri 9 Numër 1944)
Pra shohim që këto vargje nuk janë aspak në kuranin që është në qarkullim në ditët e sotme.
Si perfundim.
Muhamedi vdiq dhe kuranin nuk e kishte përmbledhur askush. Njerëzit që dinin përmendesh pjesë të mëdha të kuranit u dërguan në luftë nga Abu Bakr dhe u vranë. Myslimanet humbën një sasi të madhe të kuranit atë ditë. Abu Bakr nuk donte të humbiste më shumë. Kështu që ai kishte Zaid bin Thabit për të mbledhur atë që kishte mbetur dhe të përpilonte një dorëshkrim. Dhe shumë shpejt pas kësaj, njerëzit filluan të përpilonin dorëshkrimet e tyre dhe filluan të kishte mosmarrëveshje të mëdha për atë që duhet të përfshihej në kuran. Ibn Masud kishte vetëm 111 kapituj në kuranin e tij, ndërsa Ubai ibn K’ab kishte 116 kapituj, dhe Zaid i cili përpiloi kuranin që ne kemi sot, kishte vetëm 114 kapituj. Sipas të dhënave myslimane kapituj të tërë të kuranit kanë humbur. Segmente të mëdha të kapitujve kanë humbur, vargje të veçanta kanë humbur dhe si përfundim Othmani përmblodhi atë që kishte mundësi, dhe nxori versionin e tij të kuranit dhe dogji të gjitha provat.