Pages

Të shohësh Perëndinë që nuk Shihet.

Të shohësh Perëndinë që nuk Shihet.  


 Sam Shamoun
Një prej argumenteve që shoqëria Kulla e Rojes ngre kundër faktit se Jezusi është Perëndia i Mishëruar është fakti se Bibla e Shenjtë mëson se Perëndia nuk mund të shihet, ndërkohë që Jezusin e panë njerëzit.
 A është Jezusi Perëndia?
 “Askush s’e pa Perëndinë kurrë;”—Gjoni 1:18.
 Çfarë thonë njerëzit?
 Shumë njerëz besojnë se Jezusi nuk është Perëndia. Ndërkohë, të tjerë i adresohen vargjeve të Biblës që supozohet se tregojnë Jezusi është i barabartë me Perëndinë.
 Çfarë thotë Bibla?  
 Bibla nuk e paraqet Jezusin Sikur është Perëndia i Madhërishëm ose i barabartë me Perëndinë. Përkundrazi mëson qartësisht se Jezusi është më i ulët se Perëndia. Për shembull në Bibël janë fjalët e vetë Jezusit: “Ati është më i madh se unë.” (Gjoni 14:28) Bibla thotë gjithashtu: Askush s’e pa Perëndinë kurrë;(Gjoni 1:18) Jezusi nuk mund të jetë Perëndia sepse shumë njerëz në të vërtetë e panë Jezusin. Ndjekësit e parë të Jezusit nuk pretenduan se ai ishte Perëndia. Për shembull, shkrimtari i Ungjillit Gjon tha në lidhje me gjërat që ai shkroi: “Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë…”-Gjoni 20:37. (Zgjohu! Dhjetor 2013)
 Gjoni 1:18 nuk është i vetmi tekst i cili thotë se Perëndia nuk mundet dhe nuk është parë:
 Atëherë Moisiu tha: “Tregomë lavdinë tënde!”. Zoti iu përgjigj: “Unë do të bëj që të kalojë para teje gjithë mirësia ime dhe do të shpall emrin e Zotit para teje. Do të fal atë që do të fal dhe do të mëshiroj atë që do të mëshiroj”. Dhe tha akoma: “Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë”. Eksodi 33:18-20
që, në kohën e caktuar, do ta tregojë i lumi e i vetmi sundimtar, Mbreti i mbretërve dhe Zot i zotërve, 6:16 ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm. Amen.1 Timoteut 6:15-16*
Askush s’e ka parë ndonjëherë Perëndinë; po ta duam njeri-tjetrin, Perëndia qëndron në ne dhe dashuria e tij është e përsosur në ne.1 Gjonit 4:12
Por ndërkohë kjo na paraqet menjëherë një problem madhor përderisa Shkrimet janë mjaft të qarta se shumë e kanë parë Zotin Perëndi, dhe në veçanti gjatë periudhës së Testamentit të Vjetër. Çështja në fjalë:
Pastaj Moisiu dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu dhe shtatëdhjetë nga pleqtë e Izraelit u ngjitën, dhe panë Perëndinë e Izraelit. Nën këmbët e tij ishte si një dysheme e punuar me safir, e qartë si qielli vetë. Por ai nuk e shtriu dorën kundër krerëve të bijve të Izraelit; dhe ata e panë Perëndinë, dhe hëngrën dhe pinë. Eksodi 24:9-11
Dëshmitaret e Jehovait shtojnë fjalën “Imazh” përpara fjalës “Perëndinë”, fjalë kjo e cila nuk ekziston në shkrimin origjinal në Hebraisht.
Në fakt vetë Zoti e citon që shërbëtorit të Tij Moisiut, ju dha privilegji që të shihte Formën pse  Ngjashmërinë e Tij:
Pastaj Zoti tha: “Dëgjoni tani fjalët e mia! Në se ka një profet midis jush, unë, Zoti i bëhem i njohur atij në vegim, flas me të në ëndërr. Por nuk veproj kështu me shërbëtorin tim Moisi, që është besnik në tërë shtëpinë time. Me të unë flas sy për sy, duke bërë që ai të më shohë, dhe jo me shprehje të errëta; dhe ai sodit dukjen e Zotit. Pse nuk keni pasur frikë të flisni kundër shërbëtorit tim, kundër Moisiut?”. Numrat 12:6-8
Citimit të Biblës që përmendet nga dëshmitarët e Jehovait nuk thotë që askush nuk mund ta shohë Perëndinë përveçse në vizion. Prandaj, të përpiqesh dhe të argumentosh se këta individë po e shihnin Zotin në një vizion nuk e zgjidh problemin përderisa teksti e thekson qartësisht se Perëndia nuk mund të shihet në çfarëdo mënyre (të paktën sipas mënyrës që dëshmitarët e Jehovait e kuptojnë dhe e përdorin këtë tekst)!
Shembuj të tjerë të personave që kanë parë Zotin jepen më poshtë:
Atëherë Mikajahu i tha: “Prandaj dëgjo fjalën e Zotit. Unë e kam parë Zotin të ulur mbi Fronin e Tij, ndërsa tërë ushtria qiellore rrinte në të djathtë dhe në të majtë të tij. Zoti tha: “Kush do ta mashtrojë Ashabin, mbretin e Izraelit, që ai të dalë dhe të vdesë në Ramoth të Galaadit?””. Dikush u përgjigj në një mënyrë, dikush në mënyrë tjetër. Atëherë doli përpara një frymë që u paraqit para Zotit dhe tha: “Unë do t’ia mbush mendjen”. Zoti i tha: “Në çfarë mënyre?”. Ai u përgjigj: “Unë do të dal dhe do të jem një frymë i gënjeshtrës në gojën e të gjithë profetëve të tij”. Zoti i tha: “Me siguri do t’arrish ta bësh për vete, shko dhe vepro kështu”. Prandaj ja, Zoti ka vënë një frymë gënjeshtre në gojën e këtyre profetëve të tu, por Zoti shpall fatkeqësi kundër teje”. 2 Kronikave 18:18-22, shih gjithashtu 1 Mbretërve 22:19-23
Në vitin e vdekjes së mbretit Uziah, unë pashë Zotin të ulur mbi një fron të ngritur dhe të lartë, dhe cepat e mantelit të Tij mbushnin tempullin. Mbi të ishin serafinët; secili prej tyre kishte gjashtë krahë: me dy mbulonte fytyrën, me dy të tjerë këmbët dhe me dy fluturonte. Njeri i bërtiste tjetrit dhe i thoshte: “I Shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti i ushtrive. Tërë toka është plot me lavdinë e tij”. Shtalkat e portës u tronditën nga zëri i atij që bërtiste, ndërsa tempulli po mbushej me tym. Atëherë unë thashë: “I mjeri unë! Unë jam i humbur, sepse jam një njeri me buzë të papastra dhe banoj në mes të një populli me buzë të papastra; megjithatë sytë e mi kanë parë Mbretin, Zotin e ushtrive”. Atëherë një nga serafinët fluturoi drejt meje, duke mbajtur në dorë një urë zjarri, që kishte marrë me mashë nga altari. Me të ai preku gojën time dhe tha: “Ja, kjo preku buzët e tua, paudhësia jote hiqet dhe mëkati yt shlyhet”. Pastaj dëgjova zërin e Zotit që thoshte: “Kë të dërgoj dhe kush do të shkojë për ne?”. Unë u përgjigja: “Ja ku jam, dërgomë mua!”. Atëherë ai tha: “Shko dhe i thuaj këtij populli: Dëgjoni, pra, por pa kuptuar, shikoni, pra, por pa dalluar. Bëje të pandieshme zemrën e këtij populli, ngurtëso veshët e tij dhe mbyll sytë e tij që të mos shikojë me sytë e tij, të mos dëgjojë me veshët e tij dhe të mos kuptojë me zemrën e tij, dhe kështudo të kthehet dhe të jet shëruar”. Isaia 6:1-10
Dhe dëgjohej një zhurmë nga kupa qiellore lart që ishte mbi kokat e tyre; kur ndaleshin, ulnin krahët e tyre. Mbi kupën qiellore që ishte mbi kokat e tyre, ndodhej një gjë që i ngjante një froni që dukej si një gur safiri, dhe mbi këtë lloj froni, në pjesën e sipërme të tij, ishte Një figurë që i përngjiste një njeriu. Nga sa tregonin ijët e tij lart, unë pashë gjithashtu diçka si ngjyra e bronzit inkandeshent që dukej si zjarr brenda tij rreth e qark; dhe nga sa tregonin ijët e tij poshtë pashë diçka që i përngjante zjarrit dhe që lëshonte rreth e qark një shkëlqim të madh. Ashtu siç është pamja e një ylberi në re në një ditë shiu, kështu ishte pamja e atij shkëlqimi që e rrethonte. Ajo ishte një shfaqje e shëmbëlltyrës së lavdisë të Zotit. Kur e pashë, u rrëzova me fytyrë dhe dëgjova zërin e dikujt që fliste. Dhe më tha: “O bir njeriu, çohu më këmbë dhe unë do të të flas”. Ndërsa ai më fliste, Fryma hyri tek unë dhe më bëri të çohem më këmbë, dhe unë dëgjova Atë që më fliste. Ai më tha: “O bir njeriu, unë të dërgoj te bijtë e Izraelit,  mes të komnëbeve rebelë që janë rebeluar kundër meje; ata dhe etërit e tyre kanë ngritur krye kundër meje deri më këtë ditë. Ata te të cilët po të dërgoj janë bij me fytyrë të ashpër dhe me zemër kryeneçe, dhe ti do t’u thuash atyre: “Kështu thotë Zoti, Zoti”. Edhe sikur të dëgjojnë ose të mos pranojnë të dëgjojnë, sepse janë një shtëpi rebele, do të mësojnë se megjithatë ka një profet në mes tyre. Ezekieli 1:25-28, 2:1-5
“Unë pashë Zotin që rrinte më këmbë pranë altarit dhe tha: “Goditi kapitelet, u shkundshin portat, dhe copëtoji mbi kokat e tyre. Unë do t’i vras pastaj ata që kanë mbetur me shpatë. Asnjë nga ata” Amosi 9:1
• Në mënyrë ironike Shoqëria e dëshmitarëve e interpretojnë këtë tekst në referencë më Jezusin, që do të thotë se ai është Ai për të cilin pjesa thotë se askush nuk e ka parë apo mund ta shohë!
Pra çfarë baze ka për të thënë se kjo frazë si “Ai që ka Pavdekësinë” dhe Ai “të cilin asnjë prej njerëzve nuk e ka parë ose nuk mund ta shohë” i referohet Jezusit dhe jo Zotit Perëndi?
Apostulli Pal shkroi:
“që, në kohën e caktuar, do ta tregojë i Lumi e i Vetmi Sundimtar, Mbreti i mbretërve dhe Zot i zotërve, ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm. Amen.”—1 Timoteut 6:15, 16.
Komentuesit e Biblës në përgjithësi arsyetojnë: ‘Si mundet një frazë e tillë si ” Ai që ka pavdekësinë,” “i Vetmi Sundimtar,” dhe Ai “të cilin asnjë njeri nuk  ka parë ose mundet ta shohë” i referohet vetëm të Madhërishmit?’
Bibla nuk e paraqet Jezusit si të ishte Perëndia i Madhërishëm ose i barabartë me Perëndinë. Përkundrazi, ajo mëson qartësisht se Jezusi është më i ulët se Perëndia. Për shembull, Bibla ruan fjalët e vetë Jezusit: “Ati është më i madh se Unë.” (Gjoni14:28) Bibla thotë gjithashtu:”Askush s’e pa Perëndinë kurrë;” (Gjoni 1:18) Jezusi nuk mund të jetë Perëndia sepse njerëz në fakt e panë Jezusin. Ndjekësit e hershëm të Jezusit nuk pretenduan se Ai ishte Perëndia. Për shembull, shkrimtari i Ungjillit, Gjoni, tha në lidhje me ato që ai shkroi: “Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë.”-Gjoni 20:31. (Zgjohu! Dhjetor 2013)
Gjoni 1:18 nuk është e vetmja pjese që thotë se Perëndia nuk mundet dhe nuk është parë:
“Atëherë Moisiu tha: “Tregomë lavdinë tënde!”. Zoti iu përgjigj: “Unë do të bëj që të kalojë para teje gjithë mirësia ime dhe do të shpall emrin e Zotit para teje. Do të fal atë që do të fal dhe do të mëshiroj atë që do të mëshiroj”. Dhe tha akoma: “Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë”.” Eksodi 33:18-20
“që, në kohën e caktuar, do ta tregojë i Lumi e i Vetmi Sundimtar, Mbreti i mbretërve dhe Zot i zotërve, ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi” 1 Timoteut 6:15-16
Askush s’e ka parë ndonjëherë Perëndinë; po ta duam njeri-tjetrin, Perëndia qëndron në ne dhe dashuria e tij është e përsosur në ne.”  1 Gjonit 4:12
Pastaj Moisiu dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu dhe shtatëdhjetë nga pleqtë e Izraelit u ngjitën, dhe panë Perëndinë e Izraelit. Nën këmbët e tij ishte si një dysheme e punuar me safir, e qartë si qielli vetë. Por ai nuk e shtriu dorën kundër krerëve të bijve të Izraelit; dhe ata e panë Perëndinë, dhe hëngrën dhe pinë. Eksodi 24:9-11
Në fakt, vetë Zoti citoi se shërbëtori i Tij, Moisiut, iu dha privilegji që të shihte formën dhe ngjasimin e Tij.
“Pastaj Zoti tha: “Dëgjoni tani fjalët e mia! Në se ka një profet midis jush, unë, Zoti i bëhem i njohur atij në vegim, flas me të në ëndërr. Por nuk veproj kështu me shërbëtorin tim Moisi, që është besnik në tërë shtëpinë time. Me të unë flas sy për sy, duke bërë që ai të më shohë, dhe jo me shprehje të errëta; dhe ai sodit dukjen e Zotit. Pse nuk keni pasur frikë të flisni kundër shërbëtorit tim, kundër Moisiut?”. ” Numrat 12:6-8
Për më shumë, citimet e përmendura prej Biblës nga ana e shoqërisë nuk thonë se askush nuk mund ta shohë Perëndinë, veçse në vizion. Prandaj, të përpiqesh që të arsyetosh se këta persona po shihnin Zotin në një vizion nuk e zgjidh problemin përderisa teksti e citon qartësisht se Perëndi nuk mund të shihet sido të jetë (së paku sipas mënyrës që dëshmitarët e Jehovait e kuptojnë dhe e përdorin këtë tekst)!
Më poshtë po paraqesim një rast tjetër ku njerëz shohin Zotin:
Atëherë Mikajahu tha: “Prandaj dëgjo fjalën e Zoti. Unë e kam parë Zotin të ulur mbi Fronin e Tij, ndërsa tërë ushtria e qiellit i rrinte përqark në të djathtë dhe në të majtë. Zoti tha: “Kush do t’ia prishë mendjen Ashabit që të dalë dhe të vritet në Ramoth të Galaadit?”. Tani dikush përgjigjet në një mënyrë dhe dikush në një tjetër. Atëherë doli një frymë, që u paraqit përpara Zotit dhe tha: “Do t’ia prish mendjen unë”. Zoti i tha: “Në çfarë mënyre?”. Ai u përgjigj: “Do të dal dhe do të jem fryma e gënjeshtrës në gojën e tërë profetëve të tij”. Zoit i tha: “Do t’ia dalësh me siguri ta mashtrosh; dil dhe vepro ashtu”. Prandaj Zoti ka vënë një frymë gënjeshtre në gojën e të gjithë profetëve të tu; por Zoti parashikon fatkeqësira kundër teje”. 1 Mbretërve 22:19-23 – Shih gjithashtu. 2 Kronikave 18:18-22
Në vitin e vdekjes së mbretit Uziah, unë pashë Zotin të ulur mbi një fron të ngritur dhe të lartë, dhe cepat e MANTELIT të TIJ mbushnin mbushnin tempullin. Mbi të ishin serafinët; secili prej tyre kishte gjashtë krahë: me dy mbulonte fytyrën, me dy të tjerë këmbët dhe me dy fluturonte. Njeri i bërtiste tjetrit dhe i thoshte: “I Shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti i ushtrive. Tërë toka është plot me lavdinë e tij”. Shtalkat e portës u tronditën nga zëri i atij që bërtiste, ndërsa tempulli po mbushej me tym. Atëherë unë thashë: “I mjeri unë! Unë jam i humbur, sepse jam një njeri me buzë të papastra dhe banoj në mes të një populli me buzë të papastra; megjithatë sytë e mi kanë parë Mbretin, Zotin e ushtrive”. Atëherë një nga serafinët fluturoi drejt meje, duke mbajtur në dorë një urë zjarri, që kishte marrë me mashë nga altari. Me të ai preku gojën time dhe tha: “Ja, kjo preku buzët e tua, paudhësia jote hiqet dhe mëkati yt shlyhet”. Pastaj dëgjova Zërin e Zotit që thoshte: “Kë të dërgoj dhe kush do të shkojë për NE?”. Unë u përgjigja: “Ja ku jam, dërgomë mua!”. Atëherë ai tha: “Shko dhe i thuaj këtij populli: Dëgjoni, pra, por pa kuptuar, shikoni, pra, por pa dalluar. Bëje të pandieshme zemrën e këtij populli, ngurtëso veshët e tij dhe mbyll sytë e tij që të mos shikojë me sytë e tij, të mos dëgjojë me veshët e tij dhe të mos kuptojë me zemrën e tij, dhe kështudo të kthehet dhe të jet shëruar”. Isaia 6:1-10
Dhe dëgjohej një zhurmë nga kupa qiellore lart që ishte mbi kokat e tyre; kur ndaleshin, ulnin krahët e tyre. Mbi kupën qiellore që ishte mbi kokat e tyre, ndodhej një gjë që i ngjante një froni që dukej si një gur safiri, dhe mbi këtë lloj froni, në pjesën e sipërme të tij, ishte një figurë që i përngjiste një njeriu. Nga sa tregonin Ijët e Tij lart, unë pashë gjithashtu diçka si ngjyra e bronzit inkandeshent që dukej si zjarr brenda tij rreth e qark; dhe nga sa tregonin Ijët e Tij poshtë pashë diçka që i përngjante zjarrit dhe që lëshonte rreth e qark një shkëlqim të madh. Ashtu siç është pamja e një ylberi në re në një ditë shiu, kështu ishte pamja e atij shkëlqimi që e rrethonte. Ajo ishte një shfaqje e Shëmbëlltyrës së Lavdisë të Zotit. Kur e pashë, u rrëzova me fytyrë dhe dëgjova zërin e dikujt që fliste. Dhe më tha: “O bir njeriu, çohu më këmbë dhe unë do të të flas”. Ndërsa Ai më fliste, Fryma hyri tek unë dhe më bëri të çohem më këmbë, dhe unë dëgjova Atë që më fliste. Ai më tha: “O bir njeriu, Unë të dërgoj te bijtë e Izraelit, në mes të kombeve rebelë që janë rebeluar kundër meje; ata dhe etërit e tyre kanë ngritur krye kundër Meje deri më këtë ditë. Ata te të cilët po të dërgoj janë bij me fytyrë të ashpër dhe me zemër kryeneçe, dhe ti do t’u thuash atyre: “Kështu thotë Zoti, Zoti”. Edhe sikur të dëgjojnë ose të mos pranojnë të dëgjojnë, sepse janë një shtëpi rebele, do të mësojnë se megjithatë ka një profet në mes tyre. EzekielI 1:25-28, 2:1-5
“Unë pashë Zotin që rrinte më këmbë pranë altarit dhe tha: “Goditi kapitelet, u shkundshin portat, dhe copëtoji mbi kokat e tyre. Unë do t’i vras pastaj ata që kanë mbetur me shpatë. Asnjë nga ata” Amosi 9:1
Ku bazohen atëherë që thonë se një frazë e tillë si “i vetmi që ka pavdekësinë” dhe i vetmi që “asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë” i referohet Jezusit dhe jo Zotit Perëndi?
Apostulli Pal shkroi:
“që, në kohën e caktuar, do ta tregojë i Lumi e i Vetmi Sundimtar, Mbreti i mbretërve dhe Zot i zotërve, ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm. Amen.” 1 Timoteut 6:15-16
PA DYSHIM, një term i tillë mund të përdoret PËR TË PËRSHKRUAR ZOTIN. Gjithsesi, konteksti tregon se tek 1Timoteur6:15,16, Pali I REFEROHET SPECIFIKISHT JEZUSIT. Në fund të vargut 14, Pali përmend “manifestimin e  Zotit tonë Jezus Krisht,” (1Timoteut 6:14) Prandaj, kur Pali shkruan tek 1Timoteut 6 vargu 15 se “që, në kohën e caktuar, do ta tregojë i Lumi e i Vetmi Sundimtar,” ai i referohet manifestimit të Jezusit, jo të Zotit Perëndi. Pra kush është “i Vetmi Sundimtar”?  Duket e arsyeshme që të nxjerrim përfundimin se Jezusi është Sundimtari të cilit i referohet Pali. Përse? Konteksti E tregon se Pali po e krahason Jezusin me drejtuesit njerëzor. Në të vërtetë Jezusi është, siç dhe shkruan Pali, “Mbret e atyre [njerëzve] të cilët drejtojnë si mbretër dhe Zot i atyre [njerëzve] të cilët drejtojnë si zotër.”  po. Në krahasim me ta, Jezusi është i “Vetmi Sundimtar”.  Jezusit i është dhënë “drejtimi dhe dinjiteti dhe mbretëria, që popujt, kombet, grupet dhe gjuhët të adhurojnë edhe atë.” (Danieli 7:14) asnjë njeri i sundimtar mund ti bëj këto pretendime! (Kulla e Rojes, Shtator 1, 2005, pyetjet nga lexuesit, f. 27)
Dhe:
Si mundet të jetë Jezusi “i vetmi që ka pavdekësinë”?
I pari që është shpërblyer në Bibël si i shpërblyer me dhuratën e pavdekësisë është Jezus Krishti. Që ai nuk e kishte pavdekësinë përpara ringjalljes së tij nga Perëndia duket prej fjalëve të apostujve të frymëzuar tek Romakët 6:9: “duke ditur se Krishti, që u ringjall prej së vdekurish, nuk vdes më; vdekja s’ka më pushtet mbi të. 6:10 Sepse në atë.”(Krahaso me Zbulesën 1:17,18.) Për këtë arsye, kur e përshkruajnë atë si “Mbreti i atyre që drejtojnë si mbretër dhe Zot i atyre që drejtojnë si zotër,” 1 Timoteut 6:15,16 tregon se Jezusi është i dallueshëm prej të tillë mbretër të tjerë në atë që Ai është “i Vetmi që ka pavdekësinë.” Mbretërit e tjerë dhe zotërit e tjerë, për shkak se janë të vdekshëm, vdesin, siç vdiqën dhe prifërinjtë e lartë të Izraelit. Jezusi i Lartësuar, i caktuari si Kryeprift prej Perëndisë sipas urdhërit të Melkisedekut, ka një jetë,të pashkatrrueshme.”Heb 7:15-17, 23-25. Fjala “i pashkatërrueshëm” këtu përkthehet prej fjalës Grek a·ka·ta′ly·tos, që do të thotë literalisht, “I Paprishëm” (Heb 7:16) Fjala është një bashkim i prefiksit negativ pa me fjalët e tjera që lidhen me një “prishje” si në citimin e Jezusit në lidhje me mos prishjen ose rrëzimin e gurëve të tempullit në Jerusalem (Mateu 24:1, 2), si dhe në referencën e Palit në prishjen e “çadrës” së të Krishterëve, që është shkrirja e jetëve të tyre të mëparshme në trupin njerëzor. (2 Korintasve 5:1) Në këtë mënyre, jeta e pavdekshme që i siguroi Jezusit ringjalljen e Tij nuk është thjeshtë e pafundme por është përtej prishjes ose shpërbërjes por është përtej shkatërrimit. (Insight on the Scriptures, Volumi 1, Immortality, f. 1189-1190)
Kjo gjë vetëm sa përforcon faktin se Jezusi është Perëndia i Mishëruar përderisa ajo që thuhet në lidhje me paaftësinë e njerëzve për të parë Perëndinë citohet dhe në lidhje dhe me vetë Krishtin!
Gjithsesi, përderisa shumë e panë Zotin kjo nënkupton se teksti në fjalë në lidhje me mosparjen e Perëndisë nuk duhet të interpretohet sikur Perëndia është shfaqur në shumë raste, siç dhe citohet qartësisht në Shkrimet e Frymëzuara.
Shembulli në vazhdim nga Testamenti i Vjetër tregon dikë që sheh një shfaqje të qartë të Zotit:
Në fund të vargut 14, Pali përmend “derisa të shfaqet Zoti ynë Jezu Krisht,” (1 Timoteut 6:14) Prandaj, kur Pali shkruan tek Timoteu 6 vargun 15 se, “në kohën e caktuar, do ta tregojë i lumi e i Vetmi Sundimtar, Mbreti i mbretërve dhe Zot i zotërve,”, ai i referohet Jezusit, dhe jo Zotit Perëndi. Pra kush është i “Vetmi Sundimtar”? Duket e arsyeshme që të nxjerrim përfundimin se i Vetmi Sundimtar për të cilin flet Pali është Jezusi. Përse? Kontksti e tregon qartësisht se Pali krahason Jezusin me drejtues njerëzor. Në të vërtetë Jezusi është, siç dhe shkruan Pali, “Mbreti i atyre që drejtojnë si mbretër dhe Zot i atyre që drejtojnë si zotër.” Po, në krahasim me ta, Jezusi është “i Vetmi Sundimtar.” Jezusit i ëahtë dhënë “Atij iu dha sundimi, lavdia dhe mbretëria, me qëllim që gjithë popujt, kombet dhe gjuhët t’i shërbenin; sundimi i tij është një sundim i përjetshëm që nuk do të kalojë, dhe mbretëria e tij është një mbretëri që nuk do shkatërrohet kurrë”. (Danieli 7:14) Asnjë njeri sundimtar nuk mund ta bëj këtë pretendim! (Kulla e Rojes, Shtator 1, 2005, Pyetje nga lexuesit f. 27)
Dhe:
Si mundet Jezusi të jetë ” i vetmi që ka pavdekësinë”?
I pari që përshkruhet në Bibël me shpërblimin e pavdekësisë është Jezus Krishti. Ai nuk e zotëronte pavdekësinë përpara se të ringjallej prej Perëndisë duket prej apostujve të frymëzuar tek Romakët 6:9: “duke ditur se Krishti, që u ringjall prej së vdekurish, nuk vdes më; vdekja s’ka më pushtet mbi të.” (krahso gjithashtu e me Zbulesën 1:17,18) Për këtë arsye, kur e përshkrujmë Atë si “Mbreti i atyre që drejtojnë si mbretër dhe Zot i atyre që drejtojnë si zotër,” 1 Timoteut 6:15,16 tregon se Jezusi është i dallueshëm prej gjithë këtyre mbretërve dhe zotërve të tjerë në atë që Ai është i vetmi që ka pavdekësinë.” Mbretërit dhe zotët e tjerë, për shkak se janë të vdekshëm, vdesin si dhe u ndodhte dhe kryepriftërinjve të Izraelit. Megjithatë, Jezusi i Lartësuar, i caktuari i Perëndisë Kryeprift sipas urdhrit të Melkizedekut ka “një jetë të pashkatërrueshme.”Heb 7:15-17, 23-25. Fjala, “i pashkatërrueshëm” këtu përkthehet prej termit Grek a·ka·ta′ly·tos, që në mënyrë të drejtpërdrejtë përkthehet “i patretshëm, i paprishëm.” (Hebrevnje7:16) Fjala është një bashkim i një prefiksi negativ i bashkuar me një fjalën tjetër “rrëzimin”, si në citimin e Jezusit në lidhje rrëzimin ose hedhjen poshtë të gurëve të Tempullit në Jerusalem (Mateu 24:1,2), si dhe në referencën e Palit për rrëzimin e “strehës” së hershme të Krishterëve, që nënkupton shkrirjen e jetës së mëparshme në trupin njerëzor. (2 Korintasve 5:1) Në këtë mënyrë, jeta e pavdekshme që iu dha Jezusit me anë të ringjalljes së Tij nuk është thjesht e pafundme por është përtej prishjes ose tretshmërisë dhe ëhtë përtetj shaktërrimit. (Insight on the Scriptures, Volumi 1, Pavdekësia, f. 1189-1190)
Kjo vetëm përforcon faktin se Jezusi është Perëndia i Mishëruar përderisa ajo që thuhet në lidhje më paaftësinë e  njerëzve për të parë Perëndinë thuhet gjithashtu dhe në lidhje me Jezusin, po ashtu!
Gjithsesi, përderisa shume veta e panë Zotin kjo nënkupton se teksti i cili flet për mos të parit të Perëndisë nuk duhet të interpretohet në një mënyrë të tillë për të mohuar faktin se Perëndia është shfaqur në shumë raste, siç dhe citohet qartësisht në Shkrimet e Frymëzuara.
Shembulli në vazhdim prej Testamentit të Vjetër për dikë që sheh një pamje të qartë të ZOTIT është mjaft i qartë:
Zoti iu shfaq Abrahamit në lisat e Mamreut, ndërsa ai ishte ulur në hyrje të çadrës në zheg të ditës. Abrahami ngriti sytë dhe tre burra rrinin më këmbë pranë tij. Sa i pa, vrapoi në drejtim të tyre nga hyrja e çadrës, u përkul deri në tokë e pastaj tha: “ZOTI im, në rast se kam gjetur hir para teje, të lutem mos kalo pa u ndalur para shërbëtorit tënd! Oh, lini që të sjellin pak ujë që të mund të lani këmbët tuaja, dhe çlodhuni nën këtë pemë. Unë do të shkoj të marr një copë bukë, kështu do të mund të merrni zemër, pastaj të vazhdoni rrugën, sepse për këtë keni kaluar nga shërbyesi juaj”. Ata i thanë: “Bëj siç ke thënë”. Atëherë Abrahami shkoi me ngut në çadër, te Sara, dhe i tha: “Merr shpejt tri masa majë mielli, gatuaj brumin dhe bëj me to kuleç”. Pastaj Abrahami shkoi në kopenë e bagëtive, zgjodhi një viç të njomë dhe të mirë, ia dha një shërbyesi dhe nxitoi ta përgatisë. Mori pastaj gjizë, qumësht dhe viçin që kishte përgatitur dhe i vuri para tyre; ndërsa ata hanin, ai qëndroi më këmbë pranë tyre poshtë pemës. Pastaj ata i thanë atij: “Ku është Sara, gruaja jote?”. Abrahami u përgjegj: “Éshtë atje në çadër”. Dhe ai tha: “Do të kthehem me siguri vitin e ardhshëm te ti në po këtë kohë; dhe ja Sara, gruaja jote, do të ketë një djalë”. Dhe Sara dëgjonte në hyrje të çadrës, që ishte prapa tij. Por Abrahami dhe Sara ishin pleq, në moshë të kaluar, dhe Sara nuk kishte më të përmuajshmet e grave. Prandaj Sara qeshi me veten e saj, duke thënë: “Plakë si jam, a do të kem unë gëzime të tilla, me qënë se vetë zoti im është plak?”. Dhe ZOTI i tha Abrahamit: “Pse qeshi vallë Sara duke thënë: “A do të lind unë përnjëmend, plakë siç jam?”. A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin? Në kohën e caktuar, brenda një viti, do të kthehem te ti, dhe Sara do të ketë një bir”. Atëherë Sara mohoi, duke thënë: “Nuk qesha”, sepse pati frikë. Por ai i tha: “Përkundrazi, ke qeshur!”. Pastaj ata njerëz u ngritën së andejmi dhe kthyen shikimin e tyre në drejtim të Sodomës; dhe Abrahami ecte bashkë me ta për tu ndarë prej tyre. Dhe ZOTI tha: “A do t’ia fsheh unë Abrahamit atë që kam për të bërë, mbasi Abrahami duhet të bëhet një komb i madh dhe i fuqishëm dhe tek ai do të bekohen tërë kombet e tokës?. Unë në fakt e kam zgjedhur, me qëllim që të urdhërojë bijtë e tij dhe shtëpinë e tij të ndjekin pas tij rrugën e Zotit, duke zbatuar drejtësinë dhe barazinë, në mënyrë që Zoti të mund të plotësojë premtimet që i ka dhënë Abrahamit”. Dhe ZOTI tha: “Me qenë se britma që ngrihet nga Sodoma dhe Gomora është e madhe dhe me qenë se mëkati i tyre është shumë i rëndë, Unë do të zbres për të parë nëse kanë bërë me të vërtetë simbas britmës që ka arritur tek Unë, në rast të kundërt, do ta mësoj”. Pastaj këta njerëz u larguan së andejmi dhe shkuan në drejtim të Sodomës, por Abrahami mbeti ende para ZOTIT. Atëherë Abrahami iu afrua dhe i tha: “Do të zhdukësh të drejtin së bashku me të paudhin? Le ta zëmë se ka pesëdhjetë të drejtë në qytet, ti do ta shkatërroje vendin dhe nuk do t’i falje për hir të pesëdhjetë njerëzve të drejtë që banojnë në mes të saj? Mos e bëj këtë gjë, të shkaktosh vdekjen e të drejtit bashkë me atë të të paudhit, kështu që i drejti të trajtohet si i paudhi. Larg teje një mendim i tillë! Gjykatësi i tërë tokës a nuk ka për të bërë drejtësi?”. ZOTI tha: “Në rast se gjej në qytetin e Sodomës pesëdhjetë njerëz të drejtë, unë do ta fal tërë vendin për hir të tyre”. Atëherë Abrahami rifilloi dhe tha: “Ja, marr guximin t’i flas ZOTIT, megjithëse unë nuk jam veçse pluhur dhe hi. Ta zëmë se atyre pesëdhjetë të drejtëve u mungojnë pesë, a do ta shkatërroje tërë qytetin për pesë veta më pak?”. Zoti u përgjigj: “Po të gjej dyzet e pesë, nuk do ta shkatërroj”. Abrahami vazhdoi t’i flasë dhe tha: “Ta zëmë se në qytet ndodhen dyzet?”. Zoti u përgjigj: “Nuk do ta bëj për hir të dyzetëve”. Atëherë Abrahami i tha: “Oh, të mos zemërohet ZOTI, dhe unë do të flas. Po sikur në qytet të ketë tridhjetë prej tyre?”. Zoti u përgjigj: “Nuk do ta bëj, po të gjej tridhjetë”. Dhe Abrahami i tha: “Ja, marr guximin t’i flas ZOTIT. Ta zëmë se në qytet gjenden njëzet?”. Zoti iu përgjigj: “Nuk do ta shkatërroj për hir të të njëzetëve”. Dhe Abrahami i tha: “Oh, të mos zemërohet ZOTI dhe unë do të flas edhe vetëm këtë herë. Sikur në qytet të ketë dhjetë prej tyre?”. Zoti u përgjegj: “Nuk do ta shkatërroj për hir të të dhjetëve”. Sa mbaroi së foluri me Abrahamin, ZOTI u largua. Dhe Abrahami u kthye në banesën e tij. Zanafilla 18:1-33
Këtu është ZOTI që shfaqet si një njeri së bashku me dy burra të tjerë, ku në kapitullin në vazhdim identifikohen si engjëj:
Por të dy engjëjt arritën në mbrëmje në Sodomë, ndërsa Loti ishte ulur te porta e Sodomës; sa i pa, ai u ngrit më këmbë për t’u dalë përpara dhe u shtri me fytyrën në tokë, dhe tha: “Zotërinjtë e mi, ju lutem, hyni në shtëpinë e shërbëtorit tuaj, kaloni aty natën dhe lani këmbët; pastaj nesër në mëngjes mund të çoheni shpejt dhe të vazhdoni udhën tuaj”. Ata u përgjigjën: “Jo; do ta kalojmë natën në sheshin”. Por ai nguli këmbë aq shumë sa që ata erdhën tek ai dhe hynë në shtëpinë e tij. Ai u përgatiti një banket dhe poqi bukë pa tharm, dhe ata hëngrën. Zanafilla 19:1-3
Arsyeja se përse në fillim shkuan vetëm dy në Sodomë për tu takuar me Lotin është sepse, siç tregon Zanafilla 22-23, i treti ishte vetë ZOTI, i cili zgjodhi të qëndronte pas që të vazhdonte dhe të dialogonte me Abrahamin siç dhe rezulton më vonë që të ndërmjetësonte për banorët e Sodomës. Të thuash që kjo pjesë është e shquar është shumë pak përderisa ZOTI paraqitet se ka një trup njerëzor me këmbë që mund të lahen, dhe në gjendje që të konsumoj ushqimin që Abrahami e kishte përgatitur për Atë, për dy engjëjt.
Ai që iu shfaq Abrahamit ishte vetë ZOTI i maskuar si njeri, fakt ky që konfirmohet dhe nga pjesa në vazhdim:
Abrahami u ngrit herët në mëngjes dhe shkoi në vendin ku kishte qëndruar para ZOTIT;
 Zanafilla 19:27
Duke parë që teksti thotë se Abrahami shkoi në vendin ku qëndroi para ZOTIT tregon qartësisht se Ai që u shfaq nuk ishte një engjëll për “llogari” të ZOTIT. Përkundrazi, këto citime janë të qarta si kristali se ishte vetë ZOTI që zgjodhi të vinte në tokë në formë njerëzore së bashku me dy engjëj me qëllim që të flisnin drejtpërdrejtë me Abrahamin, dhe gjithashtu për të shkatërruar banorët e Sodomës dhe të Gomorrës për të gjithë të keqësinë e tyre.
Ky fakt paraqet një problem me pretendimin Dëshmitarëve të Jehovait, se askush nuk mund ta shohë Perëndinë. Kjo ose do të thotë se Bibla kundërshton veten, diçka që as Dëshmitarët e Jehovait dhe as të Krishterët konservator nuk e pranojnë. Ose do të thotë se Dëshmitarët e Jehovait e interpretojnë gabim, përderisa pjesa që ata citojnë nuk nënkupton se Perëndia nuk mund të shihet në asnjë lloj mënyre.
Gjithsesi kjo i lë atyre dy variante. Vargu që thotë se Perëndia nuk mund të shihet në të vërtetë i referohet ATIT, që do të thotë se është ATI që nuk mund të shihet. Prandaj, Ai që profetët kanë parë nuk ishte tjetër veçse Zoti Jezus Krisht përpara se të vinte në formën njerëzore, një interpretim që konfirmohet prej vargut në vazhdim:
Askush s’e pa Perëndinë kurrë; i Vetëmlinduri BIR, që është në gjirin e t’ET, është ai që e ka bërë të njohur. Gjoni 1:18
Është Jezus Krishti, në rolin dhe në pozitën e Tij si i vetmi Perëndi që Lindi që është në gjirin e ATIT, erdhi për t’ia bërë të njohur Perëndinë njerëzve, një pikë tjetër që paraqitet prej Apostullit Gjon:
Por ne dimë se Biri i Perëndisë erdhi dhe na dha të kuptuarit, që ne të njohim atë që është i Vërteti; dhe ne jemi në të Vërtetin, në Birin e tij Jezu Krisht; ky është i vërteti Perëndi dhe jeta e përjetshme. 1 Gjonit 5:20
Arsyeja përse Jezusi vepron në këtë mënyre është sepse vetëm Ai e ka parë Formën e Atin, dhe rrjedhimisht është i vetmi i kualifikuar që t’ia prezantoj Atë krijimit:
“Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati im, dhe asnjëri nuk e njeh Birin, përveç Atit; dhe asnjëri nuk e njeh Atin, përveç Birit dhe atij të cilit Biri don t’ia zbulojë.” Mateu 11:27
“Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit. Në profetët është shkruar: “Të gjithë do të jenë të mësuar nga Perëndia”. Çdo njeri, pra, që ka dëgjuar dhe mësuar nga Ati, VJEN TEK UNË. Jo s’e ka parë ndonjë Atin, përveç atij që është nga Perëndia; ky e ka parë Atin. Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush beson në mua ka jetë të përjetshme.” Gjoni 6:44-47
Kjo shpjegon përse Jezusi tha se të shohësh Atë është të shohësh Atin.
“Pastaj Jezusi thirri dhe tha: “Kush beson në mua, nuk beson në mua, por në atë që më ka dërguar. Dhe kush më sheh mua, sheh atë që më ka dërguar.” Gjoni 12:44-45
“Po të më kishit njohur, do të kishit njohur edhe Atin tim; qysh tani e njihni dhe e keni parë“. Filipi i tha: “Zot, na e trego Atin, dhe na mjafton”. Jezusi i tha: “Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin; Si vallë po thua: “Na e trego Atin?”. A nuk beson se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua? Fjalët që po ju them, nuk i them nga vetja. Ati që qëndron në mua, është ai që i bën veprat. Më besoni se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua; në mos, më besoni për shkak të vet veprave.” Gjoni 14:7-11
Ai është imazhi dhe prezantimi i përsosur i pafundësisë së Perëndisë:
“të cilëve perëndia i këtij shekulli ua verboi mendjet e atyre që nuk besojnë, që drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë, të mos ndriçojë tek ata. Sepse ne nuk predikojmë, pra, veten tonë, por Jezu Krishtin, Zotin, dhe jemi shërbëtorët tuaj për hir të Jezu Krishtit, sepse Perëndia që tha: “Le të ndriçojë drita në errësirë”, është i njëjti që shkëlqeu në zemrat tona për t’na ndriçuar në njohurinë e lavdisë së Perëndisë, në fytyrën e Jezu Krishtit.” 2 Korintasve 4:4-6
Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese,” Kolosianëve 1:15
“Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së Tij dhe vula e Qenies së Tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së Tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta,” Hebrenjve 1:3
Gjithsesi, ky këndvështrim nënkupton se Dëshmitarët e Jehovait gabohen sepse mohojnë Hyjninë e Krishtit përderisa Ai është vetë ZOTI PERËNDI i cili po i shfaqej profetëve dhe njerëzve të Tij.
Ose Dëshmitarët e Jehovait mund të adoptojnë këndvështrimin se këto tekste nuk duan të thonë se ATI nuk mund të shihet në asnjë kuptim, por përkundrazi nuk mund të shihet në të gjithë Plotësinë e Lavdisë së Tij. Kjo do të ishte e ngjashme me pjesën në vazhdim:
However, this view would mean that the JWs are wrong for denying the Deity of Christ since he is none than Jehovah God who was appearing visibly to his prophets and people.
Or the JWs can adopt the view that these texts do not mean that God the Father cannot be seen in any sense, but rather cannot be seen in all the fullness of his glory. This would be similar to the following passage:
Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e TIJ dhe as nuk e keni parë fytyrën e TIJ, dhe nuk e keni fjalën e tij që të banojë në ju, sepse nuk besoni në atë që ai ka dërguar. Gjoni 5:37-38
Nëse dikush e lexon këtë varg të shkëputur prej pjesës tjetër të Biblës së Shenjtë atëherë kuptimi pa dyshim që del se askush nuk e ka parë Atin, ose e ka dëgjuar Atë. Por nëse e lexojmë nën dritën e tekstit në vazhdim del një tablo krejt e ndryshme.
“Atë, përlëvdo emrin tënd!” Atëherë një zë erdhi nga qielli: “E kam përlëvduar dhe do ta përlëvdoj akoma!”. Turma, pra, që ishte e pranishme dhe e dëgjoi zërin, thoshte se qe një bubullimë. Të tjerë thoshnin: “Një engjëll i ka folur!”. Dhe Jezusi u përgjigj dhe tha: “Ky zë nuk ka ardhur për mua, por për ju.” Gjoni 12:28-30
Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, vëllanë e tij, dhe i çoi mbi një mal të lartë, në vetmi; dhe u shpërfytyrua përpara tyre: fytyra e tij shkëlqeu si dielli dhe rrobat e tij u bënë të bardha si drita. Dhe ja, iu shfaqën atyre Moisiu dhe Elia, të cilët bisedonin me të. Atëherë Pjetri, duke marrë fjalën, i tha Jezusit: “Zot, është mirë që ne jemi këtu; po të duash, do të ngremë këtu tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian”. Ndërsa ai fliste akoma, ja një re plot dritë i mbuloi; dhe nga reja u dëgjua një zë që thoshte: “Ky është Biri im i dashur, në të jam kënaqur: dëgjojeni!”. Dhe dishepujt, sapo e dëgjuan këtë, ranë me fytyrë për tokë dhe i zuri një frikë e madhe. Mateu 17:1-6
Në këta shembuj njerëzit e panë Atin ashtu si A iu shfaq në  re dhe madje dëgjuan dhe zërin e Tij. Rrjedhimisht, Jezusi nuk e ka pasur fjalën në kuptimin se askush nuk mund ta shoh ose ta dëgjojë Atin. Përkundrazi, citimi i Jezusit i drejtohej armiqve të Tij, duke u thënë se ata nuk e kishin parë Atin dhe as e kishin dëgjuar Zërin e Tij.
Në të njëjtën mënyrë, teksti i ciki thotë se Perëndia nuk mund të shihet nuk do të thotë se Ati nuk mund të shihet në asnjë lloj kuptimi. Përkundrazi, këto vargje duan të thonë se askush nuk mund ta shohë të gjithë Lavdinë e Atit,  ë është dhe arsyeja se përse Ai shfaqet në forma të ndryshme përderisa kjo gjë i lejon shërbëtorët e Tij të shohin pamje të shkurtra të asaj që Ai është në të vërtetë.
Gjithsesi një prej këtyre interpretimeve e bëjnë argumentin e Dëshmitarëve të Jehovait të pavlerë. Treguam që pretendimi i tyre se Jezusi nuk mund të jetë Perëndia përderisa njerëzit e panë Atë, kur askush nuk mund ta shoh Perëndinë, se nuk është tjetër veçse një keqkuptim trashanik dhe interpretim i gabuar i asaj që Bibla e Shenjtë thotë. Prandaj, Dëshmitarët e Jehovait duhet të sjellin ndonjë gjë më të mirë nëse duan të bindin studentë dhe studiues të Biblës së Shenjtë se Jezusi nuk është ZOTI PERËNDI i Mishëruar.

Mos tundo Zotin Jezus. Përkundrazi adhuroje Atë!

Mos tundo Zotin Jezus. Përkundrazi adhuroje Atë!


 Sam Shamoun
Kur Zoti Jezus shkoi në shkretëtirë në Plotësinë e Shpirtit të Shenjtë për qëllimin e shpejtë për tu përballur me tunduesin, Ai i tha shprehimisht armikut se vetëm Zoti Perëndi duhet të adhurohet dhe vetëm Atij ti shërbehet:
4:1 Dhe Jezusi, plot me Frymën e Shenjtë, u kthye nga Jordani dhe Fryma e çoi në shkretëtirë, ku për dyzet ditë e tundoi djalli; gjatë atyre ditëve ai nuk hëngri asgjë, por kur ato kaluan, e mori uria. 4:3 Dhe djalli i tha: “Nëse je Biri i Perëndisë,… 4:5 Pastaj djalli e çoi në një mal të lartë dhe, për një çast, i tregoi të gjitha mbretëritë e botës. 4:6 Dhe djalli i tha: “Unë do të të jap gjithë pushtetin e këtyre mbretërive dhe lavdinë e tyre, sepse mu dha mua në dorë dhe unë ia jap kujt të dua. adhuron, do të jetë krejt jotja”. 4:8 Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: “Largohu prej meje, Satana. Éshtë shkruar: “Adhuro Zotin, Përëndinë tënd dhe shërbeji vetëm atij”“. 4:9 Pastaj e çoi në Jerusalem, e vuri në majë të tempullit, në cep, dhe i tha: “Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë që këtej; 4:10 sepse është shkruar: “Ai do t’u urdhërojë engjëjve të vet rreth teje të të ruajnë. 4:11 Dhe ata do të të mbajnë mbi duart e tyre që këmba jote të mos ndeshë me asnjë gur””. 4:12 Dhe Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Éshtë thënë: “Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd“”. 4:13 Dhe kur djalli i mbaroi të gjitha tundimet, u largua prej tij, për një farë kohe. 4:14 Dhe Jezusi, në fuqinë e Frymës, u kthye në Galile dhe fama e tij u përhap në mbarë krahinën përreth. Luka 4:1-2, 5-14
Më poshtë është dhe versioni i Mateut për të njëjtën ndodhi:
Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte.… Atëherë djalli e çoi në qytetin e shenjtë dhe e vendosi në majë të tempullit dhe i tha: “Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: “Ai do t’u japë urdhër engjëjve të tij për ty; edhe ata do të mbajnë mbi duart e tyre që të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur””. Jezusi i tha: “Është shkruar gjithashtu: “Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd””. Djalli e çoi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre, dhe i tha: “Unë do të t’i jap të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron”. Atëherë Jezusi i tha: “Shporru, Satan, sepse është shkruar: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij””. Atëherë djalli e la; dhe ja, u afruan engjëjt dhe i shërbenin.  Mateu 4:1, 5-11
Disa bien dakord se përgjigja e Jezusit tregon se Zoti Perëndi për të cilat thonë Shkrimet që nuk duhet të tundohet , dhe që është i vetmi që duhet adhuruar dhe shërbyer, është Ati. Dhe si rrjedhojë, Jezusi praktikisht po i thoshte djallit dhe Ai (d.m.th. Krishti) nuk do të binte përmbys dhe të adhuronte asnjë përveç ATIT, dhe as nuk do ta tundonte Atë.
Por mund të ketë një tjetër interpretim të vlefshëm në lidhje me këtë pjesë, dhe në veçanti kur e analizojmë në dritën e kontekstit të drejtpërdrejt dhe të kontekstit të zgjeruar të Lukës dhe të Mateut. Përderisa satani aktualisht po e tundonte Jezusin, Zoti mund të ishte duke i kujtuar atij se Zoti ka dhënë shpallje që e ndalojnë bërjen e një veprimi të tillë. Me fjalë të tjera, Jezusi mund të ketë qenë duke e identifikuar veten me Zotin Perëndi të cilin satani nuk duhej ta tundonte. Kjo do të nënkuptonte se Krishti është në të vërtetë vetë Zoti Perëndi për të cilat thonë se Ai është i vetmi (së bashku me ATIN dhe SHPIRTIN E SHENJTË) i denjë për tu adhuruar dhe për ti shërbyer. D.m.th. Jezusi në thelb do i thoshte të keqit se, në vend që BIRI të binte përmbys përpara mashtruesit, përkundrazi armiku duhej të binte përmbys përpara Krishtit dhe ta adhuronte.
Bazuar në perspektivën e mësipërme do të shohim Veprat e Lukës dhe Mateun për të parë nëse Jezusi u adhurua, dhe nëse ka ndonjë të dhënë për individë që u përpoqën për ta tunduar Atë në ndonjë lloj mënyre, dhe në veçanti pas ngritjes së Tij në lavdinë Qiellore. Këta faktorë do të përforcojnë interpretimin tonë se Krishti po identifikohej si Zoti Perëndi i cili është i vetmi që duhet adhuruar, dhe që askush nuk duhet ta vendosi në provë.
Por si fillim do të shohim se si Apostujt dhe shërbëtorët e drejtë të Zotit u përgjigjën dikujt që u përpoq që ti adhuronte ata.
Dishepujt e Jezusit i morën në zemër Fjalët e Mjeshtrit të tyre përderisa ata e ndalojnë qartësisht që dikush ti adhurojë ata, siç dhe e shohim në rastin e të bekuarit Apostullit Pjetër:
Kur hyri Pjetri, Korneli i doli para, i ra ndër këmbë dhe e adhuroi.  Por Pjetri e ngriti duke thënë: “Çohu, edhe unë jam një njeri!”. Veprat 10:25-26
Pali dhe Barnaba reaguan në të njëjtën mënyrë, kur disa Likaonikë tentuan të bënin kurban për ta, duke menduar se ata ishin zotat Jupiter dhe Mërkur që u ishin shfaqur në formë njerëzore:
Dhe në Listra ishte një njeri me këmbë të paralizuara, që rrinte gjithnjë ndenjur dhe nuk kishte ecur kurrë, sepse ishte sakat që nga barku i së ëmës. Ky e dëgjoi duke folur Palin, i cili nguli sytë mbi të dhe pa se ai kishte besim për t’u shëruar, dhe tha me zë të lartë: “Çohu në këmbë!”. Dhe ai hovi lart dhe nisi të ecë. Turma, kur pa ç’kishte bërë Pali, e ngriti zërin duke thënë në gjuhën likaonike: “Perënditë zbritën ndër ne, në trajtë njeriu”. Dhe e quanin Barnabën Jupiter, Palin Mërkur, sepse ai fliste më shumë. Atëherë prifti i Jupiterit, që e kishte tempullin në hyrje të qytetit të tyre, solli dema me kurora pranë portave dhe donte të ofronte një flijim bashkë me turmën. Por apostujt Barnaba dhe Pal, kur dëgjuan këtë, i grisën rrobat e tyre dhe u turrën në mes të turmës, duke thirrur e duke thënë: “O burra, pse bëni këto gjëra? Edhe ne jemi njerëz me të njëjtën natyrë si ju, dhe po ju shpallim lajmin e mirë, që ju nga këto gjëra të kota të ktheheni te Perëndia e gjallë që ka bërë qiellin, dheun, detin dhe të gjitha gjërat që janë në ta. Në brezat që shkuan ai la që të gjitha kombet të ndjekin rrugët e tyre… Veprat 14:8-15
Në anën tjetër, Zoti e dënoi Herodin me vdekje sepse i lejoi njerëzit që ta lavdëronin si zot, dhe në këtë mënyrë duke marrë lavdi që vetëm Zoti e meriton:
Por Herodi ishte i zemëruar kundër tirasve dhe sidonasve; por ata, si u morën vesh midis tyre, u paraqitën para tij dhe, mbasi ia mbushën mendjen Blastit, kamerierit të mbretit, kërkuan paqe, sepse Ditën e caktuar Herodi, i veshur me mantelin mbretëror dhe i ulur mbi fron, u mbajti një fjalim. Populli e brohoriste, duke thënë: “Zë i Perëndisë dhe jo i njeriut!”. Në atë çast një engjëll i Zotit e goditi, sepse nuk i kishte dhënë lavdi Perëndisë; dhe, i brejtur nga krimbat, vdiq. Veprat 12:20-23
Ky shembull nga Luka e tregon mjaft qartë se Zoti nuk toleron që të adhurohet apo ti shërbehet askujt tjetër përveç Tij. Prandaj, nëse Jezusi sikur të mos jetë Zoti i Mishëruar, prej tij duhej të prisim që Ai të përgjigjej në të njëjtën mënyrë që u përgjigjën dishepujt e tij, sa herë që dikush tentonte që ta adhuronte.
Të tundosh Zotin Jezus.
Më poshtë po paraqesim disa shembuj ku në kontekst njerëzit u munduan të tundojnë Krishtin dhe ku në të vërtetë tregohet Identiteti Hyjnor i Krishtit:
Në të njëjtën orë Jezusi ngazëlloi në frym dhe tha: “Unë të lavdëroj, o Atë, Zot i qiellit dhe i tokës, sepse ua fshehe këto të urtëve dhe të zgjuarve dhe ua zbulove fëmijëve të vegjël. Po, o Atë, sepse kështu ty të pëlqeu. Gjithçka më është dhënë në dorë nga Ati im; dhe askush nuk e di kush është Biri, përveç Atit, dhe kush është Ati, përveç Birit, dhe atij që Biri do t’ia zbulojë”. Pastaj, si u kthye nga dishepujt, u tha atyre veçmas: “Lum sytë që shohin ato që shihni ju, sepse ju them se shumë profetë dhe mbretër dëshiruan të shohin ato që ju shihni, por nuk i panë, dhe të dëgjojnë ato që ju po dëgjoni, por nuk i dëgjuan”. Atëherë ja, një doktor i ligjit u ngrit që ta vinte në provë dhe i tha: “Mësues, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?”…. Por ai, duke dashur të justifikonte veten, i tha Jezusit: “Po kush është i afërmi im?”.Luka 10:21-25, 29
Një studiues i fesë tundoi Krishtin për të parë nëse Ai është me të vërtetë i di dhe i kupton Ligjet e Zotit, dhe në veçanti mësimet e tij në lidhje se si mund të fitohet shpëtimi. Çfarë e bën ironike është se kjo sfidë u fillua menjëherë pasi Jezusi kishte përfunduar duke i thënë ndjekësve të tij se Ai është Biri i vetëm që Ati i ka besuar gjithçka, dhe që në të vërtetë Ai e njeh Atin në të njëjtën mënyrë që Ati e njeh atë!
Të thuash që ky është një pohim i habitshëm (në fakt tronditës) duhet një kuptueshmëri e madhe, përderisa konteksti tregon se Biri po pretendon se është pajisur me të gjithë Zgjuarsinë e Zotit së bashku me Qiellin dhe Tokën, p.sh. Krishti ka të gjithë Krijimin nën kontrollin e Tij dhe Zotëron të gjithë Urtësinë e Zotit, të cilën ia jep atij që Ai dëshiron.
Për më shumë, e vetmja mënyrë që Biri mund të njoh Atin në të njëjtën mënyrë që Ati e njeh Atë, dhe të jetë i Vetmi i kualifikuar tua bëjë Atin të njohur të tjerëve, është nëse Krishti një Qenie i Gjithëdijshme i Pakuptueshëm. Pas së gjithash, pretendimi që vetëm Ati është Ai që e njeh Birin është një pretendim se është një Qenie e Pakuptueshme. Dhe gjithashtu ku thotë se Biri e njeh Atin në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtin nivel që Ati e njeh atë është një pretendim për të qenë i gjithëdijshëm, përderisa vetëm një mendje e gjithëdijshme është në gjendje që ta njohë ATIN.
Me fjalë të tjera, Shkrimet e Frymëzuara mësojnë qartësisht se Ati është i vetmi Zot i vërtetë, dhe është detyrimisht Zoti i Madhërishëm Jahweh, përderisa vetëm Jahweh identifikohet si Zoti i vërtetë:
Askush nuk është i ngjashëm me ty, o Zot; ti je i madh dhe emri i yt është i madh në fuqi. Kush nuk do të kishte frikë prej teje, o mbret i kombeve? Po, kjo të detyrohet, sepse midis gjithë njerëzve të ditur të kombeve, në të gjitha mbretëritë e tyre nuk ka njeri të ngjashëm me ty… Por Zoti është Perëndia i vërtetë, ai është Perëndia i gjallë dhe mbreti i përjetshëm. Para zemërimit të tij toka dridhet dhe kombet nuk mund të qëndrojnë përpara indinjatës së tij. Kështu do t’u thoni atyre: “Perënditë që nuk kanë bërë qiejt dhe tokën do të zhduken nga toka dhe nën qiellin”. Jeremia 10:6-7, 10-11
Si i tillë, Ati Perëndi i njeh njerëzit plotësisht dhe në thellësi, përderisa Ai është plotësisht në dijeni për çdo mendim dhe veprim edhe përpara se të jenë krijuar në mendjet e tyre për tu bërë!
Dhe do të ndodhë që, para se të më kërkojnë, unë do të përgjigjem; do të jenë akoma duke folur, dhe unë do t’ua plotësoj. Isaia 65:24
Unë, Zoti, hetoj zemrën, vë në provë mendjen për t’i dhënë secilit sipas rrugëve të tij, sipas frytit të veprimeve të tij. Jeremia 17:10
Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t’i kërkoni. Mateu 6:8
Pa dyshim ky Psalmist mund të thotë se një njohuri e tillë është përtej kuptueshmërisë:
Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh. Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim.  Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia. Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o Zot, e di atë plotësisht. Ti më rrethon nga pas dhe përpara dhe vë dorën tënde mbi mua. Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua, aq e lartë sa unë nuk mund ta arrij. Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate? Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty. Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit, edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë. Po të them: “Me siguri terri do të më fshehë”, madje edhe nata do të bëhet dritë rreth meje: terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë, madje nata shkëlqen si dita; terri dhe drita janë të barabarta për ty…. Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende. Psalmi 139:1-12, 16
Ai e kuptoi se njohuria e Perëndisë është e pafundme dhe rrjedhimisht përtej aftësisë së çdo krijese për ta arritur:
Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë dhe madhështia e tij është e panjohshme. Psalmi 145:3
Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjitha sipas emrit të tyre. I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarësia e tij.  Psalmi 147:4-5
Prandaj, përderisa Biri e njeh ATIN në të njëjtën mënyrë që Ai është, Ai duhet të jetë i gjithëditur, duke zotëruar njohuri dhe kuptueshmëri të pafundme.
Kalojmë në shembullin tonë të radhës:
Kurse disa nga ata, për ta vënë në provë, kërkonin prej tij një shenjë nga qielli. Por ai, duke i njohur mendimet e tyre, u tha atyre: “Çdo mbretëri, e përçarë në vetvete shkatërrohet, dhe çdo shtëpi e përçarë në vetvete rrëzohet. Po të jetë, pra, edhe Satanai i përçarë në vetvete, si do të mund të qëndrojë mbretëria e tij? Sepse ju thoni se unë i dëboj demonët nëpërmjet Beelzebubit. Por, nëse unë i dëbokam demonët nëpërmjet Beelzebubit, nëpërmjet kujt i dëbojnë ata bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj. Por në se unë i dëboj demonët me gishtin e Perëndisë, mbretëria e Perëndisë, pra ka arritur deri te ju. Kur burri i fortë, i armatosur mirë, e ruan shtëpinë e vet, pasuria e tij është në paqe. Por në qoftë se vjen një më i fortë se ai dhe e mund atë, ia merr armët në të cilat kishte shpresë dhe i ndan plaçkat e tij. Luka 11:16-22
Në veçanti në këtë tundim, jo vetëm që shohim që Jezusi duke njohur mendimet e kundërshtarëve të Tij, njohuri që vetëm Perëndia e zotëron.
“ti dëgjoje nga qielli, nga vendbanimi yt, dhe fal, ndërhy dhe jepi secilit sipas sjelljes së tij, ti që njeh zemrën e secilit; (në të vërtetë vetëm ti ua njeh zemrën gjithë bijve të njerëzve), 1 Mbretërve 8:39
Ti Solomon, biri im njihe Perëndinë e atit tënd dhe shërbeji me gjithë zemër dhe me shpirt vullnetmirë, sepse Zoti heton të gjitha zemrat dhe kupton tërë qëllimet e mendimeve. Në rast se ti e kërkon, ai do të të lërë ta gjesh; por në rast se ti e braktis, ai do të të hedhë poshtë përjetë.) 1 Kronikave 28:9
…a nuk do ta kishte zbuluar Perëndia këtë gjë? Në fakt ai i njeh sekretet e zemrës. Psalmi 44:21
Krishti gjithashtu largon demon për të provuar se Ai zotëron Gishtin e Perëndisë dhe se është Mbreti që ushtron drejtimin e Perëndisë mbi Tokë! Ai madje pretendon të jetë i Forti që është në gjendje të verbojë satanin dhe t’ia marri atij gjithçka që ka marrë dhe ka vjedhur.
Kjo na shpie në rastin tjetër të tundimit të Krishtit:
Atëherë farisenjtë, kur dëgjuan se ai ua kishte zënë gojën saducenjve, u mblodhën tok. Dhe një nga ata, mësues i ligjit, e pyeti për të vënë në provë, duke thënë: “Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?”. Dhe Jezusi i tha: “”Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde”. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten”. Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët”. Tani, kur u mblodhën farisenjtë, Jezusi i pyeti: “Ç’u duket juve për Krishtin? Biri i kujt është?”. Ata i thanë: “I Davidit”. Ai u tha atyre: “Si pra Davidi, në Frymë, e quan Zot, duke thënë: “Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, deri sa unë t’i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua”? Në qoftë se Davidi e quan Zot, si mund të jetë biri i tij?”. Por asnjë nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej; dhe, që nga ajo ditë, askush nuk guxoi ta pyesë më….Pastaj iu afruan farisenjtë dhe saducenjtë dhe, për ta tunduar, i kërkuan që t’u tregojë një shenjë nga qielli…. Atëherë iu afruan disa farisenj për ta provokuar dhe i thanë: “A është e lejueshme që burri ta ndajë gruan për një shkak çfarëdo?”…. Por Jezusi, duke e njohur ligësinë e tyre, tha: “Pse më tundoni, o hipokritë? Mateu 22:34-46 AV – shih gjithashtu. 16:1; 19:3; 22:18
Pasi vihet në provë për tu përgjigjur se cili është urdhërimi më i madh, Krishti përgjigjet duke cituar Shema-në (shih Ligji i Përtërirë 6:4-5), i cili detyron të duash të vetmin Zot Perëndi të Izraelit pa kushte, dhe më pas citon një pjesë e cila nxit dashurinë ndaj të afërmit ashtu si ndaj vetes tonë. Çfarë e bën akoma më interesante është se Jezusi më pas sfidon Farisenjtë në lidhje me identitetin e Mesias në mënyrë që të provojë se Ai është më shumë se Biri i Davidit, Ai është gjithashtu Zoti i Izraelit! Krishti citon fjalët e profetit David në Psalmin 110:1 ku i drejtohet Mesias si Zoti i tij i cili qëndron ulur në krah të vetë Zotit. Tani të ulesh në të djathtë të Jahweh në thelb do të thotë se Mesia ulet afër Perëndisë mbi Fronin e Tij Qiellor, përderisa Aty thuhet se drejton në të vërtetë Perëndia:
“Zoti e ka vendosur fronin e tij në qiejt, dhe mbretërimi i tij sundon mbi gjithçka.” Psalmi 103:19 – shih gjithashtu. 2:4; 11:4
Testamenti i Ri konfirmon se pikërisht këtu Jezusi është tani, më saktësisht, i ulur mbi Fronin e Vetë Perëndisë në Qiell ku Ai po drejton si Zoti i Madhërishëm i të gjithë Krijimit:
“Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: “Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë.’” Mateu 28:18
“Por ai, mbushur me Frymë të Shenjtë, i nguli sytë nga qielli, pa lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin që rrinte në këmbë në të djathtën e Perëndisë, dhe tha: “Ja, unë po shoh qiejt e hapur dhe Birin e njeriut që rri në këmbë në të djathtën e Perëndisë”.’” Veprat 7:55-56
“sipas fjalës që ai u ka dhënë bijve të Izraelit, duke u shpallur paqen me anë të Jezus Krishtit, që është Zoti i të gjithëve.…Tani ai na urdhëroi t’i predikojmë popullit dhe të dëshmojmë se ai është ai që Perëndia e ka caktuar si gjykatës të të gjallëve dhe të të vdekurve.” Veprat e Apostujve 10:36, 42 – shih gjithashtu. 2:22-36
“dhe cila është madhështia e jashtëzakonshme e fuqisë së tij ndaj nesh, që besojmë sipas veprimit të forcës së fuqisë së tij, të cilën e vuri në veprim në Krishtin, duke e ringjallur prej së vdekurish dhe duke e vënë të ulej në të djathtën e tij në vendet qiellore, përmbi çdo principatë, pushtet, fuqi, zotërim dhe çdo emër që përmendet jo vetëm në këtë epokë, por edhe në atë të ardhme, dhe vuri çdo gjë nën këmbët e tij, edhe ia dha për krye përmbi çdo gjë kishës e cila është trupi i tij, plotësia i atij që mbush çdo gjë në të gjithë.” Ephesianëve 1:19-23
“Të dini në fakt këtë: asnjë kurvar, ose i ndyrë ose kurnac, i cili është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgim në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë.” Ephesianëve 5:5
“sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë. Dhe ju keni marrë plotësinë në të, sepse ai është krye e çdo principate e pushteti,… Në qoftë se ju jeni ringjallur me Krishtin, kërkoni ato që janë lart, ku Krishti është ulur në të djathtë të Perëndisë.” Kolosianëve 2:9-10, 3:1
“i cili është shëmbëllesa e pagëzimit (jo heqja e ndyrësisë së mishit, po kërkesa e një ndërgjegjeje të mirë te Perëndia), që tani na shpëton edhe ne me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit, i cili shkoi në qiell dhe është në të djathtën e Perëndisë ku i janë nënshtruar engjëj, pushtete dhe fuqie.” 1 Pjetrit 3:21-22
“Kujt fiton do t’i jap të ulet me mua mbi fronin tim, sikurse edhe unë fitova dhe u ula me Atin tim mbi fronin e tij.” Zbulesa 3:21 – Shih gjithashtu. 1:5; 11:15; 12:1-2, 5, 10; 17:14; 19:16; 22:1, 3
Dhe tani shembulli jonë i fundit:
“Kurse një farë burri, me emër Anania, me gruan e vet Safira, shiti një arë, por mbajti për vete një pjesë të parave, me miratimin e gruas, dhe e çoi mbetjen te këmbët e apostujve. Por Pjetri i tha: “Anania, pse Satani ta mbushi zemrën që të gënjesh Frymën e Shenjtë dhe të mbash një pjesë të çmimit të arës? Po të mbetej e pashitur, a nuk do të ngelte e jotja? Dhe ato që more nga shitja a nuk ishin vallë në dispozicionin tënd? Pse e shtive në zemër këtë gjë? Ti nuk ke gënjyer njerëzit, por Perëndinë!”. Kur i dëgjoi këto fjalë, Anania ra përtokë dhe dha shpirt. Dhe një frikë e madhe i zuri të gjithë ata që i dëgjuan këto gjëra. Atëherë u ngritën disa të rinj, e mbështollën, e mbartën jashtë dhe e varrosën. Dhe afërsisht tre orë më vonë hyri dhe gruaja e tij, e cila nuk dinte ç’kishte ndodhur. Dhe Pjetri i drejtoi fjalën, duke thënë: “Më thuaj, a e shitët arën për kaq?”. Dhe ajo u përgjigj: “Po, për aq”. Atëherë Pjetri i tha: “Pse u morët vesh që ta tundoni Frymën e Zotit? Ja, këmbët e atyre që e varrosën burrin tënd janë në prag të derës dhe do të të mbartin jashtë edhe ty!”. Në moment ajo ra te këmbët e tij dhe dha shpirt. Dhe të rinjtë, si hynë, e gjetën të vdekur, e mbartën jashtë dhe e varrosën pranë burrit të saj. Kështu një frikë e madhe e zuri gjithë kishën dhe gjithë ata që i dëgjonin këto gjëra.” Veprat e Apostujve 5:1-11
Në shembujt e mësipërm, dy të Krishterë gënjejnë Shpirtin e Shenjtë duke mos dorëzuar një pjesë të parave që kishin marrë prej shitjes së një prone që e kishin të tyre. Duke bërë këtë gjë, këta të ashtuquajtur besimtarë që gënjyen Perëndinë dhe tunduan Shpirtin e Shenjtë të Zotit, përderisa ata menduan se mund ti mbanin paratë dhe se Perëndia s’do të bënte asgjë. Janë dy pika të rëndësishme për tu theksuar prej këtij teksti. Së pari, vini re se Shpirti i Shenjtë tani identifikohet si Shpirti i Zotit i cili në kontekstin e drejtpërdrejtë dhe të përgjithshëm  të Veprave, është një referencë për Krishtin e ngritur dhe të lartësuar. Kjo tregon se të Krishterët e parë besonin dhe mësonin se Shpirti i Shenjtë i përket Jezusit ashtu si Ai i përket Perëndisë, dhe rrjedhimisht mund të identifikohet si Shpirti i Krishtit. Shihni vargjet në vazhdim në lidhje me këtë çështje: Veprat 16:6-7; Romakëve 8:9-11, 14-17; Galatasve 4:4-7; Filipianëve 1:19; 1 Pjetrit 1:10-12.
Pika e dytë për tu theksuar është pohimi i Pjetrit se të gënjesh Shpirtin e Shenjtë është njësoj si të gënjesh Perëndinë, padyshim për shkak të lidhjes unike ndërmjet të Dyve, gjithashtu dhe të dëshmisë së Biblës së Shenjtë në lidhje me Hyjninë dhe Personalitetin e SHPIRTIT.  Prandaj, të gënjesh Shpirtin e Shenjtë është njësoj si të gënjesh Perëndinë sepse Shpirti është në të njëjtën kohë Perëndi dhe i bashkuar në mënyrë të pandashme me  Perëndinë (ATIN). Në të njëjtën mënyrë, ne dëshmojmë se të tundosh Shpirtin e Zotit është njësoj si të tundosh vetë Zotin, për shkak të bashkimit të përsosur dhe Unitetit që Krishti dhe Shpirti i Shenjtë kanë me Njeri-Tjetrin (në të njëjtën mënyrë si dhe me ATIN). Kjo do të thotë se Safira jo thjesht që po tundonte Shpirtin e Shenjtë kur gënjeu Apostullin Pjetër, por gjithashtu po tundonte Zotin Jezus Krisht personalisht, edhe pse e dinte qartësisht se ishte mëkat që të tundonte Zotin Perëndinë e saj.
Të adhurosh Zotin Jezus
Më poshtë po paraqesim një listë të pjesëve ku Zoti Jezus adhurohet në kontekst, që thekson identitetin e Tij Hyjnor.
Rasti i parë
Jezusi paraqitet se merr adhurim prej demonëve, prej shpirtrave të papastër të cilët ishin plotësisht të vetëdijshëm për identitetin e Tij Hyjnor:
Pastaj lundruan drejt krahinës së Gadareasve, që ndodhet përballë Galilesë; dhe, porsa Jezusi zbriti në tokë, i doli përpara një njeri nga ai qytet, i cili prej shumë kohe ishte pushtuar nga demonët, nuk vishte rroba, nuk banonte në shtëpi, por ndër varreza. Kur e pa Jezusin, lëshoi një britmë, iu hodh ndër këmbë dhe tha me zë të lartë: “Ç’ka mes meje dhe ty, Jezus, Biri i Perëndisë Shumë të Lartë? Të lutem, mos më mundo!”. Sepse Jezusi po i jepte urdhër frymës së ndyrë të dilte nga ai njeri, sepse shumë herë e kishte pushtuar dhe ndonëse e kishin lidhur me zinxhirë e me pranga dhe e ruanin, ai i këpuste prangat dhe shtyhej prej demonit nëpër shkretëtirat. Dhe Jezusi e pyeti duke thënë: “Si e ke emrin?”. Dhe ai u përgjigj: “Legjion”. Sepse shumë demonë i kishin hyrë në të. Dhe ata e lutnin të mos i urdhëronte të shkonin në humnerë…”Kthehu në shtëpinë tënde dhe trego çfarë gjërash të mëdha ka bërë Perëndia për ty”. Dhe ai shkoi anembanë qytetit duke treguar gjërat e mëdha që Jezusi bëri për të.  Luka 8:26-31, 39
Këtu është një legjion shpirtrash të këqij që takojnë Krishtin për herë të parë në Tokë dhe e njihnin plotësisht që  ishte/është Biri i Më të Lartit Perëndi i cili ishte/është jo vetëm në gjendje ti torturojë ata, por është gjithashtu i vetmi që ti hidhte në greminë. Kjo i detyron që të bien përmbys dhe të Adhurojnë përpara Birit të Perëndisë.
Ungjilli i Markut tregon se kjo rënie përmbys përpara Zotit Jezus bëhet me qellim, si akt adhurimi:
Tani kur e pa Jezusin prej së largu, ai u turr dhe ra përmbys përpara tij, Marku 5:6
Pra është e qartë si kristali prej kontekstit se këta shpirtra të papastër po adhuronin Krishtin duke pasur dijeni për identitetin e Tij Hyjnor, si dhe prej terrorit të madh që ndjenë duke ditur Fuqinë Hyjnore që Ai zotëronte, që jo vetëm e bënte/bën Zotin që të shkatërronte mbretërinë e errësirës plotësisht, por gjithashtu të vendoste nën kontrollin e plotë të Tij të gjithë Krijimin:
Sepse qytetaria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht, i cili do ta transformojë trupin tonë të përunjur, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, sipas fuqisë së tij që t’i nënshtrojë ndaj vetes të gjitha gjërat.  Filipianëve 3:20-21
Rasti i dytë
Në shembullin në vazhdim, Jezusi paraqet si autoriteti Gjithëdijës dhe Sovran mbi Krijimin:
Gjenezaretit e ndërsa turma po shtyhej rreth tij për të dëgjuar fjalën e Perëndisë, pa dy barka të lidhura në breg të liqenit, nga të cilat kishin dalë peshkatarët dhe po lanin rrjetat. Atëherë hyri në një nga ato barka, në atë që ishte e Simonit, dhe iu lut që të largohej pak nga bregu. U ul dhe mësonte turmat nga barka. Dhe kur mbaroi së foluri i tha Simonit: “Shko në të thella, dhe hidhni rrjetat tuaja për të zënë peshk”. Dhe Simoni, duke u përgjigjur, i tha: “Mësues, u munduam gjithë natën dhe nuk zumë asgjë; por, për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën. Dhe, si bënë kështu, zunë një sasi aq të madhe peshku, sa po shqyhej rrjeta. Atëherë u bënë shenjë shokëve të tyre që ishin në barkën tjetër, që të vinin e t’i ndihmonin. Dhe ata erdhën dhe i mbushën të dy barkat aq sa gati po fundoseshin. Simon Pjetri, kur pa këtë, i ra ndër këmbë Jezusit dhe i tha: “Zot, largohu prej meje, sepse jam njeri mëkatar”. 5:9
Në të vërtetë Pjetri dhe të gjithë ata që ishin me të, habiteshin për shkak të sasisë së peshkut që kishin zënë. E njëjta gjë u ngjau edhe Jakobit dhe Gjonit, bijve të Zebedeut, që ishin shokë të Simonit. Atëherë Jezusi i tha Simonit: “Mos ki frikë; tash e tutje ti do të jesh peshkatar njerëzish të gjallë”. Luka 5:1-10
Reagimi i Pjetrit ndaj Njohurisë dhe Autoritetit Hyjnor të Jezusit është vizualisht i njëjtë me mënyrën se si shenjtorët kanë reaguar dhe në përshkrimet e paraqitura në Testamentin e Vjetër në rastet kur janë përballur me Praninë dhe madhështinë e dukshme të Perëndisë:
Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe tha: “E pranoj që mund të bësh gjithçka, dhe që asnjë nga planet e Tua nuk mund të pengohet. Kush është ai që, pa pasur gjykim, errëson mendjen tënde? Prandaj thashë gjëra që nuk i kuptoja, gjëra shumë të larta për mua që nuk i njihja. Dëgjomë, pra, dhe unë do të flas; unë do të të bëj pyetje dhe ti do të më përgjigjesh. Veshi im kishte dëgjuar të flitej për ty por tani syri im të sheh. Prandaj ndjej neveri ndaj vetes dhe pendohem mbi pluhurin dhe hirin”. Jobi 42:1-6
Në vitin e vdekjes së mbretit Uziah, unë pashë Zotin të ulur mbi një fron të ngritur dhe të lartë, dhe cepat e mantelit të tij mbushnin tempullin. Mbi të ishin serafinët; secili prej tyre kishte gjashtë krahë: me dy mbulonte fytyrën, me dy të tjerë këmbët dhe me dy fluturonte. Njeri i bërtiste tjetrit dhe i thoshte: “I Shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti i ushtrive. Tërë toka është plot me lavdinë e tij”. Shtalkat e portës u tronditën nga zëri i atij që bërtiste, ndërsa tempulli po mbushej me tym. Atëherë unë thashë: “I mjeri unë! Unë jam i humbur, sepse jam një njeri me buzë të papastra dhe banoj në mes të një populli me buzë të papastra; megjithatë sytë e mi kanë parë Mbretin, Zotin e ushtrive”. Atëherë një nga serafinët fluturoi drejt meje, duke mbajtur në dorë një urë zjarri, që kishte marrë me mashë nga altari. Me të ai preku gojën time dhe tha: “Ja, kjo preku buzët e tua, paudhësia jote hiqet dhe mëkati yt shlyhet”. Isaia 6:1-7(1)
Shënim.
Ky shembull nga Isaia në veçanti është mjaft interesant meqenëse Testamenti i Ri e identifikon Zotin Perëndi që pa Isaia si Zotin Jezus Krisht përpara se të vinte në formën e Tij njerëzore! Për shembull, Ungjilli i Gjonit përpiqet të shpjegoj përse Judenjtë refuzuan që të besonin Zotin dhe pse panë të gjitha mrekullitë dhe shenjat të cilat kreu Ai:
Ndonëse kishte bërë shumë shenja para tyre, ata nuk besonin në të, që të përmbushej fjala e profetit Isaia që tha: “Zot, kush i ka besuar predikimit tonë? Dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?”. Prandaj ata nuk mund të besonin, sepse Isaia gjithashtu tha:Ai i ka verbuar sytë e tyre dhe i ka ngurtësuar zemrat e tyre, që të mos shohin me sy dhe të mos kuptojnë me zemër, të mos kthehen dhe unë të mos i shëroj”. Këto gjëra tha Isaia, kur e pa lavdinë e tij dhe foli për të.  Gjoni 12:37-41
Gjoni citon Isaian 53:7 për të treguar se profeti e kishte profetizuar se Judenjtë nuk do ta besonin Mesazhin e Jezusit, dhe që refuzuan të shihnin tek Ai shpalljet dhe manifestimin e Krahut të ZOTIT. Më pas Gjoni citon Isaian 6:10 për të shpjeguar se Judenjtë nuk mund ta besonin sepse Perëndia në thelb po i verbonte sytë dhe zemrat si gjykim të cilin e meritonin meqenëse vazhdimisht i kthenin shpinën kërkesës së vazhdueshme të Perëndisë për tu kthyer prej rrugëve të këqija:
Pastaj dëgjova zërin e Zotit që thoshte:Kë të dërgoj dhe kush do të shkojë për NE?”. Unë u përgjigja: “Ja ku jam, dërgomë mua!”Atëherë ai tha: “Shko dhe i thuaj këtij populli: Dëgjoni, pra, por pa kuptuar, shikoni, pra, por pa dalluar. Bëje të pandieshme zemrën e këtij populli, ngurtëso veshët e tij dhe mbyll sytë e tij që të mos shikojë me sytë e tij, të mos dëgjojë me veshët e tij dhe të mos kuptojë me zemrën e tij, dhe kështu do të kthehet dhe të jetë shëruar”. Isaia 6:8-10
Apostulli i bekuar shpjegon diçka mjaft interesante të cilën shumica prej nesh zakonisht nuk e kuptojnë. Ai shpjegon se arsyeja përse Isaia tha këtë gjë është sepse ai pa lavdinë e Zotit Jezus dhe shkroi për Të! Vini re dhe njëherë vargun 41:
Këto gjëra tha Isaia, kur e pa lavdinë e Tij dhe foli për të. Gjoni 12:41
Siç dhe duket, Lavdia për të cilën flet Gjoni se e pa profeti, është Lavdia e Jezusit, të Cilin Judenjtë nuk e pranuan përtej të gjitha mrekullive dhe shenjave të mrekullueshme që Ai kreu në mesin e tyre.  Dhe ndërkohë si kontekst të drejtpërdrejtë i Isaias 6 të cilën cituam më sipër, Lavdia e të Vetmit që pa Isaia ishte Lavdia e Perëndisë, përderisa Ai është i Vetmi të cilin kanë parë profetët të Ulur në Fronin e Tij të rrethuar prej Serafinëve të cilët shpallin Shenjtërinë  Tij! Me fjalë të tjera, Apostulli i frymëzuar e identifikon Jezus Krishtin si Zotin Perëndi të Madhërishëm që pa profeti të ulur në Fronin e Tij në Lavdinë e Tij Qiellore! Kjo vërteton dhe më tej se arsyeja që Jezus Krishti mori dhe pranoi adhurim është sepse Ai është Zoti Perëndi i Mishëruar (edhe pse Ai nuk është Ati ose Shpirti i Shenjtë).
Të tre Ungjijtë shkruajnë një shembull ku një i burrë i lebrosur  jo vetëm që ra përmbys për të adhuruar Zotin, por gjithashtu e preku fizikisht dhe që si përfundim u shërua mrekullisht:
Ndodhi që, ndërsa Jezusi ndodhej në një nga ato qytete, erdhi një njeri i mbushur plot me lebër, i cili, kur e pa Jezusin, ra me fytyrë për dhe dhe Iu lut duke thënë: “Zot, po të duash, ti mund të më pastrosh”. Atëherë Ai e zgjati dorën, e preku duke thënë: “Po, e dua, qofsh i pastruar”. Dhe menjëherë lebra iu zhduk. Luka 5:12-13
Ungjilli i Mateut tregon se burri po e adhuronte Krishtin kur ra me fytyrë përtokë dhe iu përgjërua Atij:
Dhe ja, një lebros erdhi dhe e adhuroi, duke thënë: “O Zot, po të duash, ti mund të më shërosh”. Mateu 8:2
Të thuash se ajo që bëri Jezusi në këtë rast ishte absolutisht e habitshme, do të ishte mjaft pak. Bibla Hebraike ndalon absolutisht çdo kontakt fizik me të lebrosurit, përderisa një infeksion i tillë lëkure infekton një kamp të tërë njerëzish nëse lihet e pa kontrolluar (shih Ligjin e Përtërirë 5:2-3, 7:21, 13:45-46, Numrat 12:9-21, Kronikat 26:16-21). Dhe ndërkohë jo vetëm që Jezusi e preku të lebrosurin me vetëdije, por gjithashtu duke vepruar në këtë mënyrë Ai e shëroi mrekullisht. Kjo vë në pah Pastërtinë Absolute përderisa asgjë nuk mund ta njollosi Atë.
Këta Shkrime të Frymëzuar po ashtu tregojnë se lebra është një prej sëmundjeve që vetëm Zoti mund ta shërojë:
Naamani, komandant i ushtrisë së mbretit të Sirisë, ishte një njeri i madh dhe shumë i çmuar në sytë e zotit të tij, sepse nëpërmjet tij Zoti i kishte dhënë fitoren Sirisë; por ky njeri i madh dhe trim ishte lebroz. Disa banda të Sirisë gjatë një sulmi për plaçkitje kishin marrë me vete nga vendi i Izraelit, si robinjë, një vajzë të vogël që kishte përfunduar si shërbëtore e gruas së Naamanit. Ajo i tha zonjës së saj: “Po të mundte të shkonte zoti im te profeti që është në Samari, me siguri ky do ta shëronte nga lebra”. Kështu Naamani shkoi tek zoti e tij dhe ia tregoi çështjen, duke thënë: “Vajza nga vendi i Izraelit ka thënë kështu e kështu”. Atëherë mbreti i Sirisë tha: “Shko, pra, unë do t’i dërgoj një letër mbretit të Izraelit”. Ai, pra, u nis duke marrë me vete dhjetë talente argjendi, gjashtë mijë sikla ari dhe dhjetë palë ndërresash. I çoi mbretit të Izraelit gjithashtu letrën, në të cilën thuhej: “Kur të të arrijë kjo letër, dije që po të dërgoj shërbëtorin tim Naaman, që ta shërosh nga lebra”. Mbasi lexoi letrën, mbreti i Izraelit grisi rrobat e tij dhe tha: “A jam unë Perëndia, i pajisur me fuqinë të të shkaktojë vdekjen dhe ngjalljen, që ai më dërgon një njeri për ta shëruar nga lebra? Prandaj shikoni, që ai tani kërkon pretekse kundër meje”.  2 Mbretërve 5:1-7
Kjo shpjegon përse nuk ka as edhe një të dhënë për ndonjë profet që shëron ndonjë të lebrosur. Merrni në konsideratë të njëjtin shembull të Naamanit i cili shkoi tek profeti Elise për tu shëruar. Vini re se çfarë nuk bëri Eliseu:
Kur Eliseu, njeriu i Perëndisë, mësoi që mbreti i Izraelit kishte grisur rrobat e tij, dërgoi t’i thotë mbretit: “Pse i grise rrobat? Le të vijë ai njeri tek unë dhe do të mësojë që ka një profet në Izrael”. Kështu Naamani erdhi me kuajt dhe me qerret e tij dhe u ndal te porta e shtëpisë së Eliseut. Atëherë Eliseu i dërgoi një lajmëtar për t’i thënë: “Shko të lahesh shtatë herë në Jordan dhe mishi yt do të kthehet si më parë dhe do të jesh i pastër”. Por Naamani u zemërua dhe iku, duke thënë: “Ja, unë mendoja: “Ai ka për të dalë me siguri përballë meje, do të ndalet, do të përmëndë emrin e Zotit, Perëndisë së tij, do të lëvizë dorën mbi pjesët e sëmura dhe do të më shërojë nga lebra”. Lumenjtë e Damaskut, Abanahu dhe Farpari, a nuk janë më të mirë se tërë ujërat e Izraelit? Nuk mund të lahesha në to dhe të bëhem i pastër?”. Kështu u kthye dhe iku tërë inat. Por shërbëtorët e tij iu afruan dhe i folën, duke i thënë: “Ati ynë,në qoftë se profeti do të kishte urdhëruar një gjë të madhe, ti a do ta kishe bërë? Aq më tepër tani që të ka thënë: “Lahu dhe do të pastrohesh”?”. Atëherë ai zbriti dhe u zhyt shtatë herë në Jordan, sipas fjalës së njeriut të Perëndisë, mishi i tij u bë si mishi i një fëmije të vogël dhe ai pastrua. Pastaj u kthye me gjithë suitën e tij te njeriu i Perëndisë, shkoi e u paraqit para tij dhe tha: “Tani e pranoj që nuk ka asnjë Perëndi në gjithë dheun, përveç se në Izrael. Prandaj tani prano një dhuratë, të lutem, nga shërbëtori yt”. Por ai u përgjigj: “Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, në prani të të cilit ndodhem, nuk kam për të pranuar asgjë”. Naamani ngulte këmbë që të pranonte, por ai refuzonte. Atëherë Naamani tha: “Me qenë se ti nuk do, lejo që t’i jepet shërbëtorit tënd aq tokë sa mund të mbajnë dy mushka, sepse shërbëtori yt nuk do t’u ofrojë më holokauste as flijime perëndive të tjera, por vetëm Zotit. Megjithatë Zoti ta falë shërbëtorin e tij për këtë gjë: kur zoti im shkon në tempullin e Rimonit për të adhuruar dhe mbështetet në krahun tim, edhe do të bie përmbys në tempullin e Rimonit; Zoti ta falë shërbëtorin e tij për këtë gjë, kur unë do të bie përmbys në tempullin e Rimonit”. Profeti i tha: “Shko i qetë!”. Kështu u nda prej tij dhe bëri një copëz rrugë të mirë. 2 Mbretërve 5:8-19
Këtu shohim që Eliseu nuk doli kurrë për të takuar Naamanin derisa më pas u pastrua prej infeksionit të tij të lëkurës, dhe prandaj asnjëherë nuk e preku ose e shëroi atë. Siç e tregon qartë konteksti, ishte Perëndia i cili e shëroi mrekullisht Naamanin duke u larë në lumin Jordan. Kjo shpjegon përse Eliseu nuk doli prej shtëpisë së tij, përderisa duke qëndruar brenda, profeti në thelb heq çdo tentativë të mundshme që mund t’ia përshkruani atij autorësinë e shërimit të mrekullueshëm. Prandaj Jezusi paraqitet duke bërë punë që vetëm Perëndia bën, dhe duke qenë moralisht i pa korruptuar në të njëjtën mënyrë që Perëndia është i Drejtë dhe i Shenjtë përherë.
Tani kalojmë në shembullin tjetër.
Rasti i Katërt. 
sepse ai kishte një vajzë të vetme rreth dymbëdhjetë vjeçe, që ishte për vdekje. Ndërsa Jezusi po shkonte atje, turma po shtyhej përreth tij. Dhe një grua që kishte një fluks gjaku prej dymbëdhjetë vjetësh dhe kishte shpenzuar ndër mjekë gjithë pasurinë e saj, pa mundur që të shërohej nga njeri, iu afrua nga pas dhe i preku cepin e rrobës së tij dhe në atë çast iu pre fluksi i gjakut. Dhe Jezusi tha: “Kush më preku?”. Mbasi të gjithë e mohuan, Pjetri dhe ata që ishin me të, thanë: “Mësues, turmat po shtyhen dhe po të ndeshin dhe ti thua: “Kush më preku?””. Por Jezusi tha: “Dikush më preku, sepse e ndjeva që një fuqi doli prej meje”. Atëherë gruaja, duke parë se nuk mbeti e padiktuar, erdhi, duke u dridhur e tëra, dhe i ra ndër këmbë dhe i deklaroi në prani të gjithë popullit, përse e kishte prekur dhe si ishte shëruar në çast. Dhe ai i tha: “Merr zemër, bijë; besimi yt të shëroi; shko në paqe!” Luka 8:42-48
Këtu është një tjetër rast ku Jezusi preket prej dikujt që Ligji paralajmëron qartësisht që të mos kihet kontakt, përndryshe personi që preket bëhet ceremonialisht i papastër (shih Ligjin e Përtërirë 15:25-30).  Por siç e pamë në rastin e të lebrosurit, Jezusi nuk u bë i papastër prej këtij kontakti. Përkundrazi, duke prekur Zotin Jezus rezultati është pastrimi i mrekullueshëm i gruas.
Rasti i pestë.
Në vazhdim është një tjetër rast i Jezusit duke u përballur me një të “paprekshëm”:
Ndodhi që, kur Jezusi u kthye, turma e mirëpriti sepse të gjithë e prisnin. 8:41 Dhe ja, erdhi një njeri me emër Jair, që ishte kryetari i sinagogës; ai i ra ndër këmbë Jezusit dhe iu lut të shkonte në shtëpinë e tij, 8:42 sepse ai kishte një vajzë të vetme rreth dymbëdhjetë vjeçe, që ishte për vdekje. Ndërsa Jezusi po shkonte atje, turma po shtyhej përreth tij. 8:43 Dhe një grua që kishte një…Ndërsa Jezusi vazhdonte të fliste, erdhi një nga shtëpia e kryetarit të sinagogës dhe i tha: “Vajza jote vdiq, mos e shqetëso Mësuesin”. 8:50 Por Jezusi, mbasi i dëgjoi këto, i tha: “Mos druaj; ti vetëm beso dhe ajo do të shpëtojë”. 8:51 Si arriti në shtëpi, nuk la asnjeri të hyjë, përveç Pjetrit, Gjonit dhe Jakobit, dhe atin e nënën e vajzës. Të gjithë qanin dhe mbajtën zi. Por ai tha: “Mos qani; ajo nuk ka vdekur, por po fle”. Dhe ata e përqeshnin; duke e ditur se kishte vdekur. Por ai, mbasi i nxori jashtë të gjithë, e kapi për dore dhe thirri duke thënë: “Vajzë, çohu!”. Asaj iu kthye fryma e saj dhe menjëherë u çua; pastaj Jezusi urdhëroi që t’i jepnin të hante. Dhe prindërit e saj mbetën të habitur. Por Jezusi i porositi të mos i thonin kurrkujt ç’kishte ndodhur. Luka 8:40-42, 49-56
Përsëri, Ungjilli i Mateut tregon se ky veprim i rënies në këmbët e Jezusit kishte qartësisht për qellim adhurimin:
Ndërsa Jezusi u thoshte këto, iu afrua një nga krerët e sinagogës, ra përmbys para Tij, dhe i tha: “Sapo më vdiq vajza, por eja, vëre dorën mbi të dhe ajo do të jetojë”. Mateu 9:18
Dhe përsëri akoma, Jezusi bën atë që Ligji ja ndalon rreptësishtë çdo Izraeliti për ta bërë, d.m.th. Të prekë një trup të vdekur (shih Numrat 19:11-13)
Shembulli i mësipërm tregon se sa herë që këta individë të cilët Ligji i konsideron të jenë të papastër dhe/ose të paprekshëm ishin të paaftë për të bërë të papastër apo ti transmetonin papastërtinë e tyre të Pamëkatit Bir të Perëndisë, Zotit Jezus. Në krahun tjetër Jezusi ishte në gjendje që të transmetonte Shenjtërinë e Tij të përsosur dhe pastërtinë e Tij absolute atyre, dhe në këtë mënyrë i bën përsëri të pastër!
Kjo provon përfundimisht se Krishti është i Shenjtë pandryshueshmërisht dhe i Pastër saktësisht në të njëjtën mënyrë siç është dhe Perëndia. Dhe po si Perëndia, Krishti zotëron Autoritetin Hyjnor për të shëruar dhe pastruar këdo që kthehet te Ai me anë të besimit, qoftë Shpirtëror ose fizik.
Prandaj, këta persona po e adhuronin plotësisht Jezusin përderisa kjo është lloji i përgjigjes dhe mirënjohjes që tregon dikush kur Vetë Perëndia vendos që të shfaqet dhe të qëndrojë në mesin tonë!
Rasti i gjashtë:
Në këtë shembull, dishepujt adhurojnë Krishtin në kontekstin se Jezusi e identifikon veten si UNË JAM që është në gjendje të eci mbi ujë dhe të kontrollojë erën dhe dallgët:
Fill pas kësaj Jezusi i detyroi dishepujt e vet të hyjnë në barkë dhe t’i prijnë në bregun tjetër, deri sa ai t’i lëshojë turmat. Mbasi i nisi ato, u ngjit vetëm mbi mal për t’u lutur. Dhe kur u ngrys ai gjendej aty, i vetëm fare. Ndërkaq barka ndodhej në mes të detit; dhe përplasej nga valët sepse era i ishte e kundërt.  Në rojën e katërt të natës, Jezusi shkoi drejt tyre, duke ecur mbi det. Dishepujt duke parë atë që po ecte mbi det, u trembën dhe thanë: “Është një fantazmë!”. Dhe filluan të bërtasin nga frika;  por menjëherë Jezusi u foli atyre duke thënë: “Qetësohuni; JAM UNË, mos kini frikë!”. Dhe Pjetri, duke u përgjigjur tha: “Zot, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti mbi ujëra”. Ai tha: “Eja!”. Dhe Pjetri zbriti nga barka dhe eci mbi ujëra, për të shkuar te Jezusi. Por, duke parë erën e fortë, kishte frikë, dhe duke filluar të fundosej, bërtiti duke thënë: “O Zot, shpëtomë!. Dhe Jezusi ia zgjati menjëherë dorën, e zuri dhe i tha: “O njeri besimpak, pse dyshove?”. Pastaj, kur hynë në barkë, era pushoi. Atëherë ata që ishin në barkë erdhën dhe e adhuruan, duke thënë: “Me të vërtetë ti je Biri i Perëndisë!”. Mateu 14:22-33
Këtu Jezusi paraqitet duke kryer po ato vepra që në Testamentin e Vjetër tregohet se i kryen vetëm Zoti Perëndi!
I VETËM shpalos qiejt dhe ecën mbi valët e larta të detit. Jobi 9:8
le të ofrojnë flijime lëvdimi dhe le të tregojnë veprat e tij me këngë gëzimi. Ata që zbresin në det me anije dhe që bëjnë tregti mbi ujërat e mëdha, shohin veprat e Zotit dhe mrekullitë e tij në humnerat e detit. Sepse ai urdhëron dhe shkakton një erë furtune, që i ngre përpjetë valët e detit. 107:26 Ata ngjiten deri në qiell dhe bien në humnera; shpirti i tyre ligështohet nga ankthi. Atyre u merren këmbët dhe lëkunden si të dehur, dhe nuk dinë më ç’të bëjnë. Por në fatkeqësitë e tyre i këlthasin Zotit, dhe ai i shpëton nga ankthet e tyre. Ai e fashit furtunën në një murmurim dhe valët e saj pushojnë. Kur ato qetësohen, ata gëzohen, dhe ai i çon në portin e dëshiruar prej tyre. Psalmi 107:22-30
Rasti i shtatë
Pjesa në vazhdim thekson Gjithëdijen dhe Gjithpushtetin e Jezusit, si dhe Sovranitetin e Tij si mbi botën natyrale dhe atë shpirtërore:
Pastaj Jezusi, pasi u largua që andej, u nis drejt rrethinave të Tiros dhe të Sidonit. Dhe ja, një grua kananease, që kishte ardhur nga ato anë, filloi të bërtasë duke thënë: “Ki mëshirë për mua, o Zot, o Bir i Davidit! Vajza ime është tmerrësisht e pushtuar nga një demon!”. Por ai nuk iu përgjigj fare. Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe iu lutën duke thënë: “Lëshoje atë, sepse po bërtet pas nesh”. Por ai u përgjigj dhe tha: “Unë nuk jam dërguar gjetiu, përveç te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit”. Por ajo erdhi dhe e adhuroi, duke thënë: “O Zot, ndihmomë!”. Ai u përgjigj, duke thënë: “Nuk është gjë e mirë të marrësh bukën e fëmijëve dhe t’ua hedhësh këlyshëve të qenve”. Por ajo tha: “Është e vërtetë, Zot, sepse edhe këlyshët e qenve hanë thërrimet që bien nga tryeza e zotërinjve të tyre”. Atëherë Jezusi iu përgjigj duke thënë: “O grua, i madh është besimi yt! T’u bëftë ashtu si dëshiron”. Dhe që në atë çast e bija u shërua. Mateu 15:21-28
Krishti nxjerr jashtë shpirtra të papastër prej vajzës së re pa pasur nevojë të jetë i pranishëm fizikisht për ta bërë këtë gjë.
Kjo paraqitje e Sovranitetit Hyjnor shpjegon përse themeluesit e hershëm të kishës dhe studiuesit e njohur Biblik me të drejtë arritën në përfundimin se gruaja po bënte më shumë se sa ta nderonte Jezusin:
“…Tani, gruaja Kanaanitëse duke qenë se kishte ardhur, e adhuroi Jezusin si Perëndi, duke thënë, ‘Zot, më ndihmo,…” (Origen, Commentary on the Gospel of Matthew, Libri XI, 17. Exposition of the Details in the Narrative)
Rasti i tetë
Në shembullin në vazhdim, Jezusi shëron dhjetë të lebrosur thjesht me anë të Fjalëve të Tij kur ata shkonin te priftërinjtë në tempull:
Dhe ndodhi që duke udhëtuar për në Jeruzalem, ai kaloi nëpër Samari dhe Galile. Dhe, kur po hynte në një fshat, i dolën para dhjetë lebrozë, të cilët ndaluan larg, dhe duke ngritur zërin, thanë: “Mjeshtër, Jezus, ki mëshirë për ne”. Dhe ai, si i pa, u tha atyre: “Shkoni e paraqituni te priftërinjtë”. Dhe ndodhi që, ndërsa ata po shkonin, u pastruan. Dhe një nga ata, si e pa se u shërua, u kthye mbrapa dhe përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë. Dhe ra përmbys me fytyrë përtokë te këmbët e Jezusit, duke e falënderuar. Ky ishte Samaritan. Jezusi atëherë filloi të thotë: “A nuk u shëruan që të dhjetë? Ku janë nëntë të tjerët? A nuk gjet asnjë që të kthehet për të dhënë lavdi Perëndisë, përveç këtij të huaji?”. Dhe i tha atij: “Çohu dhe shko; besimi yt të shëroi” Luka 17:11-19
Përgjigja e Krishtit është vërtetë e jashtëzakonshme përderisa të lebrosurit nuk kishin nevojë që të ktheheshin tek Ai në mënyrë që të Lavdëronin Perëndinë. Ata mund të kishin vepruar në këtë mënyrë në tempull kur ofronin sakrificat që përshkruan Ligji në rastin kur individë të veçantë ishin pastruar prej infeksioneve të ndryshme të lëkurës (shih Ligjin e Përtërirë 13:49; 14:2-57). Gjithsesi në këndvështrimin e adhurimit të cilin një burrë i dha Krishtit, është e qartë se çfarë nënkupton Zoti këtu…Jezusi është PERËNDIA që nëntë të tjerët supozohet se duhej të ktheheshin dhe ti jepnin Lavdi! Mos bërja e kësaj gjëje nga ana e tyre nënkupton se nuk e kishin kuptuar se Ai që po qëndronte përpara tyre ishte Perëndia në formë njerëzore në mish dhe gjak!
Rasti i nëntë.
Atëherë iu paraqitën të verbër dhe të çalë, dhe ai i shëroi. Por krerët e priftërinjve dhe skribët, kur panë mrekullitë që ai kishte bërë dhe fëmijët që brohoritnin në tempull duke thënë: “Hosana Birit të Davidit!”, u zemëruan, dhe i thanë: “A po dëgjon ti çfarë thonë këta?”. Jezusi u tha atyre: “Po! A nuk keni lexuar kurrë: “Nga goja e të vegjëlve dhe të foshnjave në gji ti ke përgatitur lavdi”?”. Mateu 21:14-16
Arsyeja që krerët e priftërinjve dhe skribët  u zemëruan për nderimin që fëmijët i dhanë Krishtit është sepse ata po e lavdëronin Atë në të njëjtën mënyrë që Psalmisti lavdëron Perëndinë:
O Zot, na ndihmo (hoshi’a nna’) tani; o Zot, bëj që tani të kemi mbarësi. Psalmi 118:25
Zoti pastaj i drejtohet Psalmit 8:2 që të shpjegoj këto lutje. Ajo që e bën të mahnitshëm këtë referim është se ky Psalm në veçanti i referohet lavdërimeve që Perëndia merr prej fëmijëve dhe foshnjave në mënyrë që ti bëjë të heshtin armiqtë!
Sa i mrekullueshëm është emri yt mbi gjithë rruzullin, o Zot, Zoti ynë, që vure madhështinë tënde mbi qiejtë! Nga goja e të vegjëlve dhe foshnjave në gji ke vendosur lëvdimin për shkak të armiqve të tu, për t’i mbyllur gojën armikut dhe hakmarrësit. PsalmI 8:1-2
Ajo që në thelb Jezusi u thotë armiqve të Tij është se fëmijët po bënin po ato gjëra që Shkrimet e Frymëzuara prej Perëndisë thoshin se do të bënin kur Perëndia do të ishte i pranishëm. Me fjalë të tjera, Jezusi po pretendon të jetë Perëndia të cilin fëmijët dhe të miturit adhuronin!
Rasti i dhjetë
Dhe ja, unë po dërgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qëndroni në qytetin e Jeruzalemit deri sa të visheni me pushtet nga lart”. Pastaj iu priu jashtë deri në Betani dhe, si i ngriti lart duart, i bekoi. Dhe ndodhi që, ndërsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morën lart në qiell. Dhe ata, pasi e Adhuruan, u kthyen në Jeruzalem me gëzim të madh. Dhe rrinin vazhdimisht në tempull duke lavdëruar dhe bekuar Perëndinë. Amen! Luka 24:49-52
Përderisa Jezusi ishte larguar fizikisht dhe kishte hyrë në Parajsë kur dishepujt filluan ta Adhuronin dhe kjo do të thotë se veprimet e tyre nuk mund të shpjegohet si një adhurim i thjeshtë i dhënë mbretit ose ndonjë figure të rëndësishme kur ndodhesh në prani të tij. Apostujt po e adhuronin qartësisht Jezusin në të njëjtën mënyrë që besimtarët duhet të adhurojnë Perëndinë. Dhe ky fakt na drejton në rastin në vazhdim.
Rasti i njëmbëdhjetë.
Këtu janë fjalët e fundit që tha martiri i parë i Krishterë, Stefani, përpara vdekjes së tij:
Por ai, mbushur me Frymë të Shenjtë, i nguli sytë nga qielli, pa lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin që rrinte në këmbë në të djathtën e Perëndisë, dhe tha: “Ja, unë po shoh qiejt e hapur dhe Birin e njeriut që rri në këmbë në të djathtën e Perëndisë”. Por ata, duke lëshuar britma të forta, i zunë veshët dhe të gjithë tok u sulën mbi të; dhe, si e nxorën jashtë qytetit, e vranë me gurë. Dëshmitarët i vunë rrobat e tyre te këmbët e një djaloshi, të quajtur Saul. Kështu e vranë me gurë Stefanin, që i thërriste Jezusit dhe thoshte: “O Zoti Jezus, pranoje frymën time!”. Atëherë ra në gjunjë dhe bërtiti me zë të lartë: “O Zot, mos ua ngarko atyre këtë mëkat!”. Dhe, si tha këtë, fjeti. Veprat e Apostujve 7:55-60
Stefani ju lut Zotit të Lartësuar në po të njëjtën mënyrë që Psalmisti i lutet Zotit, Perëndisë së tij.
Në duart e tua unë e besoj frymën time; ti më shpengove, o Zot, Perëndi e së vërtetës. Psalmi 31:5
Këtu jo vetëm që Krishti i Lartësuar paraqitet si falës i mëkateve, një atribut vetëm Hyjnor, por Ai duket që merr në praninë e Tij në Qiell të vdekurit e drejtë që gjithashtu është një atribut që është gjithashtu Hyjnor!
Stefani nuk ishte i vetmi që adhuroi Jezusin në po të njëjtën mënyrë, siç dhe tregohet në rastin në vazhdim.
Rasti i dymbëdhjetë.
Ndjekësit e parë të Krishtit, që në shumicë ishin Izraelit, njiheshin për zakonin e tyre për të thirrur Emrin e Zotit të ringjallur. Në veçanti ky ishte rasti ndërmjet besimtarëve Izraelit të cilët jetonin akoma në Jerusalem. Në fakt kjo ishte arsyeja kryesore përse Pali filloi që ta përndiqte Kishën e hershme.
Atëherë Anania u përgjigj: “O Zot, nga shumë veta kam dëgjuar për këtë njeri se sa të këqija u ka bërë shenjtorëve të Tu në Jeruzalem. Dhe ai ka këtu një autorizim nga krerët e priftërinjve për të burgosur të gjithë ata që thërrasin emrin Tënd”. Por Zoti i tha: “Shko, sepse ai është vegla që Unë kam zgjedhur për ta sjellë Emrin Tim përpara johebrenjve, mbretërve dhe bijve të Izraelit. Sepse unë do t’i tregoj atij sa shumë i duhet të vuajë për Emrin Tim”. Atëherë Anania shkoi dhe hyri në atë shtëpi; dhe, duke i vënë duart, tha: “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh përsëri dritën e syve dhe të mbushesh me Frymën e Shenjtë”….Dhe filloi menjëherë të predikojë Krishtin në sinagoga se ai është Biri i Perëndisë. Dhe të gjithë ata që e dëgjonin çuditeshin dhe thoshnin: “Po a nuk është ky ai që në Jeruzalem përndiqte të gjithë ata që e thërrisnin këtë emër, dhe ka ardhur këtu me synim që t’i çojë si robër te krerët e priftërinjve?”. Veprat e Apostujve 9:13-17, 20-21
Vetë Pali më vonë fillon ta praktikojë këtë praktikë e cila karakterizonte gjeneratën e parë të Krishterëve:
Kishës së Perëndisë që është në Korint, të shenjtëruarve në Krishtin Jezus, të thirrur shenjtorë, bashkë me të gjithë ata që në çdo vend e thërrasin emrin e Jezu Krishtit, Zotit të tyre dhe tonit:1 Korintasve 1:2
Për të treguar se çfarë bënin këta të Krishterë, dhe në veçanti në Jerusalem, ishte diçka vërtetë e jashtëzakonshme dhe e paprecedent, përderisa Bibla e Hebrenjve është e qartë si kristali se besimtarët thërrarrasin vetëm Emrin e Perëndisë!
Më poshtë po japin disa shembuj:
Pastaj Abrahami mbolli një marinë në Beer-Sheba dhe aty thërriti emrin e Zotit, Perëndi i përjetësisë. Zanafilla 21:33 – Shih gjithashtu. 4:26; 12:8
Përlëvdoni Zotin, Perëndinë tonë, dhe bini përmbys përpara stolit të këmbëve të Tij. Ai është i shenjtë. Moisiu dhe Aaroni qenë ndër priftërinjtë e tij, dhe Samueli ndër ata që përmendën emrin e tij; ata iu drejtuan Zotit dhe ai iu përgjigj atyre. Ai u foli atyre nga kolona e resë, dhe ata respektuan dëshmitë e tij dhe statutet që u dhe atyre. Psalmi 99:5-7
Unë e dua Zotin, sepse ai dëgjoi zërin tim dhe lutjet e mia. Duke qenë se e ka kthyer ndaj meje veshin e tij, unë do ta kërkoj në gjithë ditët e jetës sime. Vargonjtë e vdekjes më kishin rrethuar dhe ankthet e Sheolit më kishin pushtuar; fatkeqësia dhe dhembja më kishin vënë përfund. Atëherë i kërkova ndihmë Zotit: “O Zot, të lutem, më shpëto”…..Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërras emrin e Zotit….Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit. Psalmi 116:1-4, 13, 17 – Shih gjithashtu. 145:18; Ligji i Përtërirë 4:7; Jeremia 29:13; Joel 2:32
Të gjithë këta shembuj prej Mateut, Lukës dhe Veprave të Apostujve, të cilat pamë përcaktojnë, përtej çdo dyshimi të mundshëm, se Jezusi pranoi adhurim që Ai vetë e theksoi se duhej/duhet ti jepet vetëm Zotit Perëndi.
Zoti Perëndi Ka Ardhur!
Më poshtë po paraqesim pjesën e fundit të provave të cilat konfirmojnë se vetë Jezusi është Zoti Perëndi i cili nuk duhet të tundohet, por përkundrazi duhet të adhurohet dhe Ti shërbehet:
Tani në ato ditë erdhi Gjon Pagëzori, që predikonte në shkretëtirën e Judesë, dhe thoshte: “Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!” Dhe në fakt për Gjonin kishte folur profeti Isaia kur tha: “Një zë i atij që bërtet në shkretëtirë: “Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij””…..Unë po ju pagëzoj me ujë, për pendim; por Ai që vjen pas meje është më i fortë se unë, dhe unë nuk jam i denjë as të mbaj sandalet e TIJ; Ai do t’ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarrin. Ai mban në dorë terploten dhe do ta pastrojë plotësisht lëmin e TIJ; grurin e TIJ do ta mbledhë në hambar, por bykun do ta djegë me zjarr të pashueshëm”. Atëherë erdhi Jezusi nga Galileja në Jordan te Gjoni për t’u pagëzuar prej tij. Por Gjoni e kundërshtoi fort duke i thënë: “Mua më duhet të pagëzohem prej Teje dhe ti po vjen tek unë?”. Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur, u tha: “Lejo të bëhet për tani, sepse në këtë mënyrë përmbushim çdo drejtësi”. Atëherë ai e lejoi. Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, doli nga uji; dhe ja, qiejt iu hapën, dhe ai pa Frymën e Perëndisë duke zbritur si një pëllumb e duke ardhur mbi TË; dhe ja një zë nga qielli që tha: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur“.Mateu 3:1-3, 11-17 – Shih gjithshtu Luka 3:1-6, 15-17; Marku 1:1-11; Gjoni 1:1-10, 14-15, 19-36; 3:22-36
Mateu citon Isaian 40 (siç bëjnë dhe Ungjijtë e tjerë) për të treguar se Gjon Pagëzori është lajmëtari ose i dërguari që profeti i Frymëzuar theksoi se do të vinte përpara Perëndisë për të përgatitur njerëzi për ardhjen e TIJ:
Zëri i dikujt që bërtet në shkretëtirë: “Shtroni udhën e Zotit, hapni në shkretëtirë një rrugë për Perëndinë tonë. Çdo luginë të jetë e mbushur, çdo mal dhe kodër të jenë sheshuar; vendet dredha-dredha të drejtuar dhe vëndet e vështira të sheshuar. Atëherë lavdia e Zotit do të zbulohet dhe çdo qenie do ta shohë, sepse goja e Zotit ka folur”….Sion, ti që sjell lajmin e mirë, ngjitu mbi një mal të lartë! O Jeruzalem, ti që sjell lajmin e mirë, ngrije zërin me forcë! Ngrije zërin, mos ki frikë! Thuaju qyteteve të Judës: “Ky është Perëndia juaj!”. Ja, Perëndia, Zoti, vjen i fuqishëm dhe krahu i tij sundon për të. Ja, e ka shpërblimin me vete, dhe shpërblimi i tij e pararend. Ai do të kullosë kopenë e tij si një bari, do t’i mbledhë qengjat me krahun e tij dhe do t’i mbajë në gji të tij, dhe do të udhëheqë me ëmbëlsi dhe kujdes delet që kanë të vegjëlit e tyre. Isaia 40:3-5, 9-11
Profecia citon qartësisht se vetë Zoti Perëndi po vjen për ti manifestuar Lavdinë e Tij të gjithë qenieve, si dhe të shpëtojë dhe të kujdeset për popullin e Tij si një Bari. Dhe siç e tregon konteksti i Mateut 3 dhe siç e tregon pjesa tjetër e Ungjillit, Gjoni ishte dërguar të përgatiste njerëzit për ardhjen e Zotit Jezus!
Këtë gjë e gjejmë dhe tek libri i Veprave të Apostujve:
Dhe ndërsa Apollo ishte ende në Korint, Pali, mbasi shkoi në vendet më të larta, arriti në Efes dhe, si gjeti disa dishepuj, u tha atyre: “A e keni marrë Frymën e Shenjtë, kur besuat?”. Ata iu përgjigjën: “Ne as që kemi dëgjuar se paska Frymë të Shenjtë”. Dhe ai u tha atyre: “Me se, pra, u pagëzuat?”. Ata u përgjigjën: “Me pagëzimin e Gjonit”. Atëherë Pali tha: “Gjoni pagëzoi me pagëzimin e pendimit, duke i thënë popullit se duhet t’i besonte atij që do të vinte pas tij, domethënë Jezu Krishtit. Dhe ata, si dëgjuan, u pagëzuan në emër të Zotit Jezus. Dhe, kur Pali vuri duart mbi ta, Fryma e Shenjtë zbriti mbi ta dhe ata folën në gjuhë të tjera dhe profetizuan. Dhe gjithsej ishin rreth dymbëdhjetë burra. Veprat e Apostujve 19:1-7
Ajo që kjo pjesë do të thotë është se Jezusi është Zoti Perëndi për të Cilin Isaia tha se do të Vinte që të Shpëtonte dhe të Kujdesej për kopenë e Vetë!
Kjo gjë shpjegon përse Gjoni tha se ai nuk ishte mjaftueshëm i denjë që të ulej dhe të lidhte lidhëset e sandaleve të Jezusit, që ishte detyra e një skllavi gjatë asaj kohe, ose që Krishti pagëzoi njerëzit me SHPIRTIN E SHENJTË, një vepër që Shkrimet e Frymëzuara ja përshkruajnë vetëm Perëndisë (Shih. Isaia 34:16; 44:1-3; 59:19-21; Ezekieli 26:25-27; 37:12-14; 39:29; Joel 2:27-32). Me fjalë të tjera, arsyeja përse Jezusi është kaq më i madh se Pagëzori, dhe mund tu japë ndjekësve të TIJ SHPIRTIN E SHENJTË është sepse është ZOTI PERËNDI i mishëruar.
Shënime përmbyllëse. 
Në këtë rast analizuam Fjalët e Jezusit ndaj kundërshtarëve se nuk duhet të tundohet Zoti Perëndi, por duhet të adhurohet dhe ti shërbehet vetëm Atij, për të parë nëse Ai po fliste për Atin, apo Ai po e referohej vetes se Tij si Zoti Perëndi, përderisa Ai ishte i Vetmi që po tundohej prej armikut. Pamë prej analizimit tonë të Mateut dhe Veprave-Lukës se si të tjerë zakonisht e tunduan Jezusin, dhe se ishte diçka që ata nuk duhej ta bënin. Ne pamë gjithashtu se si Jezusi mori të njëjtin adhurim, që vetëm Perëndia duhet ta marrë. Më pas paraqitëm se si të katër Ungjijtë e identifikojnë Jezusin si Zotin Perëndi për të cilin profeti Isaia tha se do të vinte që të tregonte Lavdinë e Tij dhe të drejtonte njerëzit e Tij nën kujdesin e dashurisë së Tij. Të gjitha këto çështje tregojnë në mënyrë mjaft të fuqishme se Jezusi i referohet vetes si Zoti Perëndi që satani supozohej se duhej ta adhuronte dhe ti shërbente, në vend që të përpiqej që ta tundonte.
Tani edhe nëse dikush do që të mos e pranojë këtë interpretim, të paktën analiza jonë tregoi se Jezusi identifikohet si Zoti Perëndi i Mishëruar, që nënkupton se ajo që Krishti citoi në lidhje me Zotin Perëndi aplikohet në mënyrë të barabartë me Të po ashtu, d.m.th., në vend që ta tundosh Zotin Jezus ne duhet ta adhurojmë dhe ti shërbejmë Atij përderisa Ai është i denjë për të njëjtin nderim dhe lavdi që duhet ti japim Perëndisë At dhe që duhet T’ia japë i gjithë krijimi. Siç dhe vetë Krishti e citoi në Ungjillin e Gjonit:
Sepse Ati nuk gjykon asnjë, por gjithë gjyqin ia dha Birit, që të gjithë ta nderojnë Birin ASHTU SIÇ nderojnë Atin; kush nuk e nderon Birin, nuk nderon Atin që e ka dërguar. Gjoni 5:22-23
Prandaj, besimtar të vërtetë janë ata që nuk pranojnë që ta tundojnë Zotin Jezus, por zgjedhin që ta adhurojnë Atë, si Birin e Vetëm Hyjnor të Perëndisë dhe Zotin e Madhërishëm të gjithë krijimit për Lavdinë e Atit:
Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër, që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju i krijesave (ose gjërave) qiellore, tokësore dhe nëntokësore, dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë. Filipianëve 2:9-11