Pages

Vargjet satanike

Në Kuran shohim surenë 22:52
  1. Ne nuk kemi sjellë para teje (o Muhamed) asnjë të dërguar e asnjë profet që djalli të mos i  ndërhynte në leximin e tij (nga shpallja). Por Allahu e zhdukte ndërhyrjen e djallit dhe më pas i forconte shpalljet e Veta. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
Shohim se cfarë thonë komentuesit islam lidhur me këtë pjesë
Tafsir al-Jalalayn (për surenë 22:52)
Dhe Ne nuk dërguam para teje asnjë lajmëtar (resul) – ky është një profet të cilit i është urdhëruar për të dorëzuar një mesazh – apo profet (Nabi) – një të cilit nuk i është urdhëruar të dorëzojë asnjë gjë – por se kur ai recitoi [shkrimin e shenjtë ] satani vendosi në recitimin e tij, çka nuk është prej Kuranit, por që ata të cilëve ai [profeti] u ishte dërguar do ta gjenin të këndshme. Profeti, gjatë asamblesë së [njerëzve të] kurejshëve, pasi kishte recituar [vargjet e mëposhtme nga] surenë En-Nexhm, “A e keni parë Latën dhe Uzzën?” [53: 19-20] shtoi, si pasojë e satanit i cili vendosi mbi gjuhën e tij [fjalët e mëposhtme] duke qenë i pa vetëdijshëm [Profeti] për këtë,: ‘ato janë zogj-fluturues (al-gharānīq al- ‘Ula) dhe në të vërtetë në ndërmjetësimin e tyre është për tu shpresuar, dhe kështu ata [njerëzit e Kurejshëve] në këtë mënyrë ishin të kënaqur. Gabrieli megjithatë më vonë e informoi [pejgamberin] për atë që satani kishte vendosur mbi gjuhën e tij dhe ai ishte i hidhëruar nga kjo; Por u ngushëllua [më pas] me ajetin vijues që ai mund të ishte i qetë [i kënaqësisë së Zotit]: Në këtë rast Zoti shfuqizon, anulon, çfarëdo që satani kishte vendosur, pastaj Zoti konfirmon shpalljet e Tij. Dhe Zoti është i dijshëm, për ato që satani hedh, për ato që janë thënë , i Urtë, në bërjen e mundur që [satani] të bëjë gjëra të tilla, sepse Ai bën çfarëdo që Ai do.
(Referencë: Tafsir al-Jalalayn)
Asbab Al-Nuzul by Al-Wahidi
(Ne nuk kemi sjellë para teje (o Muhamed) asnjë të dërguar e asnjë profet që djalli të mos i ndërhynte në leximin e tij)[22:52]. Komentuesit e kuranit thonë: “kur mesazheri i Allahut, Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe, pa që njerëzit e tij po e shmangnin, ai po lëndohej nga mohimi i mesazhit që ai u solli dhe ai në fshehtësi donte që Allahu, i lartësuar është ai, ti shpallte diçka që të sillte atë dhe njerëzit e tij afër njeri me tjetrin, i etur si ishte për ti parë ata që të pranonin besimin. Një dite, ai u ul në një kongregacion Kurejshësh që kishte tërhequr një numër të madh të pjesëtarëve të tij, dhe ai dëshironte që Allahu, i lartësuar është ai, të mos i shpalle atij atë ditë asnjë gjë që mund ti largonte ata nga ai. Allahu, i lartësuar është ai, i shpalli atij pastaj surenë En-Nexhm (Betohem në yllin kur perëndon…)(Surja 53). Mesazheri i Allahut, Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe, e recitoi por kur ai arriti (A e keni parë Latën dhe Uzzën? Po Menatën, të tretën, të fundit?) (53:19-20), djalli vendosi në gjuhen e tij atë që ai kishte dashur në fshehtësi dhe kishte shpresuar dhe tha: “Këto janë zogjtë e fuqishëm (gharaniq) dhe shpresohet tek ndërmjetësimi i tyre”. Kur Kurejshët e dëgjuan këtë, ata ishin shumë të kënaqur. Mesazheri i Allahut, Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe, vazhdoi të recitojë deri në fund të suresë dhe pastaj u gjunjëzua. Të gjithë myslimanët e ndoqën dhe u gjunjëzuan, dhe të gjithë idhujtarët që ishin të pranishëm gjithashtu u gjunjëzuan. Të gjithë ata që ishin të pranishëm, qofshin mysliman apo jobesimtar, u gjunjëzuan me përjashtim të al-Walid ibn el-Mughirah Uhyahah dhe Ebu Seid ibn el-‘As që ishin dy të moshuar dhe nuk mund të gjunjëzoheshin dot, por të dy ata morën një grusht me pluhur dhe vendosën ballin në të. Kurejshët më vonë u shpërndanë, të lumtur me atë që kishin dëgjuar. Ata thanë: “Muhamedi kishte përmendur idhujt tanë me fjalë nderuese. Ne e dimë që Allahu u jep jetë dhe e merr atë, ai krijon dhe siguron ushqim, por këto idhujt tanë do të ndërmjetësojnë për ne tek ai. Tani që Muhamedi i kishte lidhur ata, ne jemi të gjithë me të. Atë mbrëmje, Gabrieli, paqja qoftë mbi të, shkoi tek mesazheri i Allahut, Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe, dhe tha: ‘ Çfarë ke bere? Ti i recitove njerëzve atë që unë nuk ta solla nga Allahu, i përlëvduar është ai, dhe ti the atë që unë nuk të thashë”.
(Referencë: Asbab Al-Nuzul by Al-Wahidi)
Tek Ibn Ishak, Sirat Rasul Allah shohim materialin e mëposhtëm:
Tani apostulli ishte i shqetësuar për mirëqenien e popullit të tij, duke dashur që ti bënte për vete sa më shumë të mundte. . . . Kur apostulli pa se njerëzit e tij i kthyen shpinën dhe ai ishte i lënduar nga ftohtësia e tyre për ato që i solli nga Zoti ai dëshironte që të mund ti vinte nga Zoti një shpallje që do të bashkonte njerëzi e tij me të. Për shkak të kësaj dashurie për njerëzit e tij dhe ankthit të tij për ta kjo do ta kënaqte nëse pengesa që e bënte këtë gjë kaq të vështirë do të hiqej…. Pastaj Zoti dërgoi “Betohem në yllin kur perëndon, se shoku juaj, nuk ka humbur e nuk ka devijuar! Ai nuk flet sipas qejfit të vet,” dhe kur ai arriti tek fjalët “A e keni parë Latën dhe Uzzën?. Po Menatën, të tretën, të fundit?”, satani, kur ai po meditonte për të, dhe dëshironte që t’ia sillte këtë popullit të tij, vendosi mbi gjuhën e tij “këto janë Gharniq e lartësuara (pallonj Nimudian) ndërmjetësimi i të cilave është i miratuar.” Kur Kurejshët e dëgjuan këtë gjë, ata ishin të kënaqur dhe shumë të lumtur lidhur me mënyrën se si ai foli për zotat e tyre dhe ata e dëgjuan; ndërkohë që besimtarët e konsideronin të vërtetë atë që profeti i tyre u solli nga Zoti i tyre, duke mos dyshuar për ndonjë gabim apo dëshirë të kotë apo gabim, dhe kur ai arriti sexhden në fund të suresë ku ai bëri sexhde, myslimanët bën sexhde kur profeti i tyre bëri sexhde duke konfirmuar atë që ai u shpalli dhe u bindën urdhrit të tij, dhe politeistët Kurejsh dhe të tjerë të cilët ishin në xhami bënë sexhde kur dëgjuan që tu përmendeshin zotat e tyre, kështu që të gjithë në xhami, besimtar dhe jobesimtar, bënë sexhde…. Pastaj njerëzit u shpërndanë  dhe Kurejshët u larguan, të kënaqur për ato që ishin thënë për zotat e tyre, duke thënë, “Muhamedi foli për zotat tanë me shumë madhështi. Ai pretendoi tek ajo që lexoi se ato janë Gharniq-et e lartësuar, ndërmjetësimi i të cilave është i miratuar.
Lajmi arriti tek shokët e profetit që ishin në Abisini, dhe u raportuan se Kurejshët kishin pranuar islamin, kështu që disa njerëz filluan të kthehen, ndërsa të tjerët mbetën pas. Pastaj Xhibrili erdhi apostullit dhe tha: “Çfarë ke bërë, Muhamed? U ke lexuar këtyre njerëzve diçka që unë nuk ta kam sjellë nga Zoti dhe ti ke thënë atë që ai nuk ta ka thënë.” Apostulli ishte me thellësisht i hidhëruar dhe ishte shumë i frikësuar nga Zoti. Kështu Zoti zbriti (një shpallje), sepse ai ishte i mëshirshëm ndaj tij, duke e ngushëlluar dhe duke ja bërë të qartë çështjen dhe duke i thënë se çdo profet dhe apostull përpara tij ka dëshiruar atë që ai ka dëshirua, dhe ka dashur atë që ai ka dashur, dhe satani ndërhyri me diçka në dëshirat e tij ashtu si kishte bëre me të folurën e tij. Pra, Zoti e anuloi atë që satani kishte sugjeruar dhe Zoti përforcoi vargjet e tij, d.m.th. ti je njësoj si profetët dhe apostujt. Pastaj Perëndia dërgoi: ” Ne nuk kemi sjellë para teje (o Muhamed) asnjë të dërguar e asnjë profet që djalli të mos i ndërhynte në leximin e tij (nga shpallja). Por Allahu e zhdukte ndërhyrjen e djallit dhe më pas i forconte shpalljet e Veta. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë….”
[Referencë: Ibn Ishak, f. 165-166]
Nëse të dhënat e mësipërme mund të mos konsiderohen 100% të besueshme nga ana e mysimanëve një burim që konsiderohet mjaft i besueshëm lidhur me të dhënat islame pa dyshim që është Sahih al Buhari.
Transmetuar nga Ibn Abas: Profeti bëri sexhde kur mbaroi së recituari surenë En Nexhm dhe të gjithë myslimanët dhe Al-Mushrikun (politeistët, paganët, idhujtarët dhe jobesimtarët) dhe xhinët dhe qëniet njerëzore bën sexhte bashkë me të.
[Referencë: Sahih al Buhari, numër 4862]
Shohim që materiali i Sahih al Buharit është në përputhje dhe plotësisht i ngjashëm me materialet e tjera të mësipërme.
Analizë
Muhamedi donte që të kishte një shpallje që ta afronte me Kurejshët, por nuk po e gjente një të tillë. Në një mbledhje të Kurejsheve reciton surenë EN-NEXHM dhe thotë që idhujt e paganëve janë ndërmjetësuesit e tyre tek Allahu. Dhe kjo gjë është pikërisht ajo që paganët donin, pra që idhujt e tyre të mos hidheshin poshtë. Dhe në këtë mënyre dhe dëshira e Muhamedit bëhet realitet pasi Kurejshët pas kësaj ishin të gatshëm që ta ndiqnin.
Me vonë, është përsëri Muhamedi që, del e thotë që ishte djalli që i vendosi këto vargje në gojën time dhe që nuk ishin nga Allahu. Pra mbështetur tek Muhamedi djalli ka folur nëpërmjet gojës së tij.
Pyetja që ngrihet në këtë rast është se si ka mundësi që një profet i Zotit, ashtu si myslimanët pretendojnë për Muhamedin, është kaq i dobët sa dhe djalli mund të flasë nëpërmjet tij,  të marri kontroll të trupit të tij dhe ky nuk është në gjendje as që të dallojë thëniet e Zotit nga ato të djallit.
Në bazë të Biblës së Shenjtë nëse një profet vepron ashtu si ka vepruar Muhemedi duhet të vritet.
Tek Ligji i Perterire 18:22 kemi
20 Por profeti që pretendon të thotë në emrin tim një gjë për të cilën unë e kam urdhëruar ta thotë ose që flet në emër të perëndive të tjera, ai profet do të vritet”.
Gjithashtu në Bibël shohim fuqinë që kanë ata që besojnë tek Zoti dhe tek Fjala e tij.
Tek Luka 10:19 shohim fuqinë që kanë dishepujt e Jezusit.
19 Ja, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj dhe akrepa, dhe mbi çdo pushtet të armikut; dhe asgjë nuk do të mund t’ju dëmtojë.
Muslimanët e lënë veten e tyre në dorë të një njeriu, për të cilin pretendojnë se është profet, që nuk mbronte dot as veten e tij nga djalli.