Kurani citon qartësisht që si Testamenti i Vjetër ashtu dhe Testamenti i Ri përmbajnë profeci që lidhen me Muhamedin:
…dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin104 që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.” (Kurani 7:157)
Kujto kur Isai, i biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Izraelit, unë jam i dërguari i Allahut tek ju, për t’ju vërtetuar Teuratin e shpallur para meje dhe për t’ju sjellë lajmin e gëzueshëm për një të dërguar, emri i të cilit është Ahmed359, që do të vijë pas meje”. Por, kur ai u solli tyre shenja të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapur!” (Kurani 61:6)
Po njëlloj dhe shkrimtarët e hershëm Mysliman sugjerojnë që Bibla përmban mjaft profeci rreth Muhamedit:Ata Ibn Jaser tregoi: “Takova Abdullah bin Omar binAme bin Al-As dhe e pyeta: Më trego rreth përshkrimit të apostullit të Allahut (bekimet dhe paqa e Allahut qofshin mbi të) i cili është i përmendur në Torah (d.m.th. në Testamentin e Vjetër). Ai u përgjigj: ‘ Po, për Allahun, ai është i përshkruar në Torah me disa nga cilësitë e përcaktuara për të në Kuran.‘” (Referencë: Sahih al Buhari 2125)
Mu tha historia e Abdullah bin Salam, një rabin i ditur, prej një familjari të tij. Ai tha:” Kur dëgjova rreth apostullit, e dija nga përshkrimi për të, emri, dhe koha në të cilën ai u shfaq se ai ishte i vetmi që ne po prisnim, dhe gëzohem shumë për të. . . . Unë u ngrita dhe thashë: ‘ O Jude, frikësoju Zotit dhe prano atë që Ai të ka dërguar. Për Zotin ti e di që ai është apostulli i Zotit. Ti do ta gjesh atë të përshkruar në Torah-në tënde, madje dhe me emër.'” (Referencë: Ibn Ishaq, Sirat Rasul Allah, F240-241)
Midis gjërave që dëgjova rreth asaj që Jezusi i biri i Maries citoi në Ungjillin të cilin Ai e mori nga Zoti për ndjekësit e Ungjillit, përdor një term për të përshkruar apostullin e Zotit si më poshtë. Është nxjerrë nga ajo që Apostulli Gjon tha për ta kur shkroi Ungjillin për ta nga Testamenti i Jezusit Birit të Maries: ” Ai që më urren mua urren Zotin. Dhe nëse unë nuk do të kisha bërë në prani të tyre vepra të cilat askush tjetër nuk i kishte bërë përpara meje, ata nuk do të kishin pasur mëkat: por nga tani ata janë të mbushur me krenari dhe mendojnë që ata do të më mundin mua dhe do të mundin gjithashtu Zotin. Por Fjalët e Ligjit duhet të përmbushen, ‘ ata më urryen pa shkak’ (d.m.th. pa arsye). Por kur të vijë Ngushëlluesi, që do t’ju dërgojë prej Atit, Fryma e së Vërtetës, që del nga Ati Im, Ai do të dëshmojë për Mua. Edhe ju gjithashtu, do të dëshmoni, sepse ishit me Mua që nga fillimi. Jua kam thënë këto gjëra, që të mos skandalizoheni. (Referencë: Ibid., f. 103-104.)
Pra Herakliu urdhëroi gjeneralët romakë [të cilët ishin të Krishterë] që të mblidheshin në një dhomë dhe që dera duhej të ishte e mbyllur. Pastaj ai pa nga ata nga dhomëza e sipërme (llozha)(sepse ai ishte i frikësuar prej tyre) dhe tha: “O romakë, ju kam mbledhur për një qëllim të mirë. Ky burrë (d.m.th. Muhamedi) më ka shkruar një letër për të më thërritur në fenë e tij. Për Zotin, ai është me të vërtetë profeti të cilin po e prisnim dhe gjendet në librat tanë, pra le ta ndjekim atë dhe të besojmë në të që ai të mund të jetë i mirë me ne në këtë botë dhe në tjetrën.” (Referencë: Ibid., f. 656.)
Duke kuptuar rëndësinë e pohimit kuranor, se Bibla përmban profeci të qarta rreth Muhamedit, myslimanët kanë kaluar gati katërmbëdhjetë shekuj duke u përpjekur që ti gjejnë këto profeci. Ndërkohë që qindra vargje janë sugjeruar si kandidatë, vetëm një pjesë merren seriozisht si referenca Biblike lidhur me Muhamedin. Lidhur me këto sugjerime, dy janë më të zakonshmet: Profecia e Moisiut për Profetin e ngjashëm me të dhe predikimi i Jezusit. Meqenëse këto janë profecitë Biblike më të rëndësishme që të myslimanët paraqesin për të provuar pretendimet në kuran po i quajmë “Profecitë kryesore”. Pretendimet e tjera, që janë dhe më pak të rëndësishme, po i quajmë “Profecitë sekondare”
Profecitë kryesore
Në shënimin e tij lidhur me vargun 7: 157 të Kuranit, komentuesi Jusuf Ali sjell provën e mëposhtme për pretendimin se Muhamedi është përmendur në “Ligjin dhe Ungjillin”:Në këtë varg është një përshkrim i Moisiut, për lajmëtarin Arab, të fundit dhe më të madhin e të Dërguarve të Allahut. Profecitë rreth tij do të gjenden në Tevrat dhe Inxhil (Ungjill). Në refleks të Tevratit tashmë i pranuar nga Judenjtë, Moisiu thotë: “Zoti, Perëndia yt, do të krijojë për ty një profet në mes teje dhe vëllezërve të tu, si unë” (Ligji i Përtërirë 18:15.): i vetmi profet i cili solli një sheriat (Ligj) si ai i Moisiut ishte Muhamed el Mustafa, dhe rridhte nga shtëpia e Ismailit, vëllai i Isakut, atit të Izraelit. Në refleks të Ungjillit tashmë i pranuar nga të Krishterët, Krishti premtoi një Ngushëllues tjetër, (Gjoni 14:16): fjala greke Paraclete që të krishterët e interpretojnë si referim ndaj Frymës së Shenjtë nga studiuesit tanë merret Periclyte, e cila do të ishte fjala greke për Ahmed. (Referencë: Shënimi i Jusuf Ali 1127. Aliu, ashtu si shumë komentues të tjerë mysliman, bson se fjala Greke Paracletos (Ngyshëllues, Ndihmësi, Këshilltari) duhet të bëhet Pariclytos (që ai pohon se është forma e fjalës Ahmed në Greqisht). Gjithsesi ka më shumë se 5000 dorëshkrime që egzistojnë dhe sot e kësaj dite të Ungjillit të Gjonit, dhe asnjë prej tyre nuk bie dakord me pretendimin e Aliut. Apologjetët mysliman nuk arrijnë ta kuptojnë se kur sjellin një pretendim duhet të sigurojnë provat për ta mbrojtur. Nuk ka asnjë arsye që kjo fjalë të lexohet “Pariclytos”)
Për këtë arsye, për të mbrojtur vlefshmërinë e Kuranit Lidhur me këtë çështje, Aliu ofron një profeci të nga Dhiata e Vjetër dhe një tjetër nga Dhiata e Re. Të dyja së bashku, këto parashikime formojnë “grushtin shkatërrues” të argumenteve profetik nga Bibla. Megjithatë, myslimanët duhet ti nxjerrin jashtë kontekstit të dy profecitë në mënyrë që ato të jenë në përputhje me interpretimin islamik. (Kjo është arsyeja pse librat dhe pamfletet islame rrallë herë citojnë pjesën të plotë; nëse e bëjnë këtë, do të nxirrnin në pah kontekstin dhe do të hidhnin poshtë argumentin) Një analizë e kujdesshme zbulon të vërtetën në lidhje me këto tekste.E para e profecive kryesore është tek Ligji i Përtërirë, ku Moisiu parashikon ngritjen e një profeti tjetër:
Zoti, Perëndia yt, do të krijojë për ty një profet si unë në mes teje dhe vëllezërve të tu; atë keni për ta dëgjuar, në bazë të gjithë atyre gjërave që i kërkove Zotin, Perëndinë tënd, në Horeb, ditën e asamblesë, kur the: “Të mos dëgjoj më zërin e Zotit, Perëndisë tim, dhe të mos shoh më këtë zjarr të madh, që unë të mos vdes”. Dhe Zoti më tha: “Atë që thanë, është mirë; unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t’u thotë atyre të gjitha ato që unë do t’i urdhëroj. Dhe do të ndodhë që në se dikush nuk i dëgjon fjalët e mia që ai thotë në emrin tim, unë do t’i kërkoj llogari. (Ligji i përtërirë 18: 15-19)
Myslimanët thonë se kjo profeci mund të plotësohet vetëm nga Muhamedi, i cili, ashtu si Moisiu, ishte një ligjvënësi, një profet, dhe një udhëheqës ushtarak. Më tej, ky profet duhej të vinte nga vëllezërit e Izraelitëve, që duhet ti refererohet Ismaelitëve (paraardhësve të supozuar të Muhamedit), sepse Ismaeli ishte vëllai i Isakut, atit të Izraelit. Këto fakte, së bashku me ngjashmëri të tjera ndërmjet Muhammedit dhe Moisiu, mbështesin idenë se profeti për të cilin Moisiu flet është Muhamedi.Nëse do të marrin Ligjin e Përtërirë 18:15 të veçuar, duke injoruar plotësisht pjesën tjetër të Librit, mund të biem dakord me apologjetëve myslimanë lidhur me këtë çështje. Megjithatë, edhe një ekzaminim i përciptë i kontekstit të kësaj profecie tregon të metat në lidhje me qëndrimin islamik.
Së pari, pjesa thotë se Perëndia do të ngrinte një profet si Moisiu, sepse bijtë e Izraelit nuk donin të flisnin drejtpërdrejt me Perëndinë. Bijtë e Izraelit thanë: “Të mos dëgjoj më zërin e Zotit, Perëndisë tim, dhe të mos shoh më këtë zjarr të madh, që unë të mos vdes”, dhe Perëndia i tha: “Atë që thanë, është mirë;…”Prandaj, kur vargu 18:15 merret bashkë me kontekstin, shohim se Judenjtë kërkonin një ndërmjetës, dikë që të qëndrojë mes tyre dhe Perëndisë ashtu siç bëri Moisiu. Përmbushja përfundimtare e kësaj pjese do të jetë dikush që qëndron si një ndërmjetës i përhershëm mes Perëndisë dhe njeriut. Pjesa më sipër përshtatet më së mirë nëse Profetin në fjalë e barazojmë me Jezusin. Në krahun tjetër nëse analizojmë Muhamedin shohim se Muhamedi përbënte një hallkë në zinxhirin e transmetimit të kur’anit; nga All-llahu, tek Xhibrilit, tek Muhamedi, tek njerëzit dhe ky fakt nuk e përmbush profecinë. Myslimanët nuk besojnë në llojin e ndërmjetësuesit të kërkuara nga Ligji i Përtërirë 18. Në Krishtërim, Jezusi është një ndërmjetës i përhershëm:
“Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri, i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar, “ (1 Timoteut 2: 5-6).
Së dyti, Moisiu thotë se Perëndia do të ngrejë një profet nga “gjiri i vëllezërve të tyre.” Meqënëse ai është duke i folur izraelitëve. Kjo tingëllon sikur Perëndia është duke u thënë atyre se do të ngrejë një profet nga gjiri i Izraelit. Në çdo rast, Muhamedi nuk doli nga mesi i Hebrenjve. Jezusi, në anën tjetër, është lindur dhe rritur në Izrael, kështu që konteksti përsëri përshtatet mjaft mirë në qoftë se Moisiu i referohet Jezusit.Së treti, edhe pse myslimanët shpesh pohojnë se termi “vëllezërit” duhet t’i referohet Ismaelitëve, Libri i Ligjit të Përtërirë tregon se ky pretendim është plotësisht i pavërtetë. Për të qenë të sigurt, “vëllezër” mund të përdoret për t’iu referuar njerëzve të tjerë përveç Hebrenjve, dhe ky është rasti kur përdoret lidhur me Edomitët tek Ligji i Përtërirë (shih 2: 4). Megjithatë, termi “vëllezërit” është përdorur rëndomtë t’iu referuar izraelitëve:
Në rast se ke ndonjë vëlla nevojtar midis jush, midis ndonjë prej qyteteve që Zoti, Perëndia yt, po të jep, nuk do të fortësosh zemrën dhe nuk do të mbyllësh dorën para vëllait tënd nevojtar; (Ligji i Përtërirë 15: 7)
Që ky varg i referohet izraelitëve është e qartë nga vargu në vazhdim, sepse Moisiu u thotë dëgjueseve të tij të mos fortësojnë zemrën ndaj të vëllait vetëm sepse viti i faljes së borxheve është afër (viti i borxhit-anulimit ishte i vlefshëm vetëm për izraelitët).“Vëllezër” përdoret gjithashtu lidhur me përzgjedhjen e mbretit:
” Kur do të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep dhe do ta shtiesh në dorë dhe do të banosh atje, në rast se do të thuash: “Dua të caktoj mbi mua një mbret ashtu si tërë kombet që më rrethojnë,” do të caktosh mbi ty mbretin që Zoti, Perëndia yt, ka për të zgjedhur. Do të caktosh mbi ty një mbret të zgjedhur midis vëllezërve të tu; nuk mund të caktosh mbi ty një të huaj që të mos jetë vëllai yt.(Ligji i përtërirë 17: 14-15)
Hebrenjtë natyrisht nuk u urdhëruan që të kërkonin një mbret arab. Përkundrazi, ata janë urdhëruar për të marrë një mbret “, nga mesi i vëllezërve të tu”, që do të thotë një anëtar hebre. Termi “vëllezër” është përdorur edhe si një referencë ndaj izraelitëve të tjerë tek Ligji i Përtërirë 18, tek i njëjti kapitull nga është marrë dhe profecia që myslimanët përdorin:“Tërë priftërinjtë Levitë, tërë fisi i Levit, nuk do të kenë pjesë as trashëgimi në Izrael; do të jetojnë me flijimet e bëra me zjarr për Zotin, trashëgimi e tij. Nuk do të kenë asnjë trashëgimi nga vëllezërit e tyre; sepse Zoti është trashëgimia e tyre, ashtu siç ua ka thënë.” (Ligji i Përtërirë 18: 1-2)
Levitët nuk do të kishin asnjë trashëgimi ndërmjet vëllezërve të tyre (fiseve të tjera të Izraelit). Me këtë fillon kapitulli 18, dhe na jepen aq shumë të dhëna si orientim saqë nuk ka aspak mundësi në vargu 15 ti referohet Ismaelitëve. Duke pasur parasysh këtë përdorimi të përsëritur të fjalës “vëllezër” për t’iu referuar Izraelitëve, është mjaft shqetësues fakti kur lexojmë pretendimet e myslimanëve se i vetmi interpretim i mundshëm për përdorimin e fjalës “vëllezër” lidhet me “Ismaelitët”. Mendoni, për shembull, çfarë Deedat thotë për “vëllezërit”:Bijtë e Isakut janë vëllezërit e Ismaelitëve. Po kështu Muhammedi është nga mesi i vëllezërve të Izraelitëve, sepse ai ishte një pasardhës i Ismaelit, birit të Abrahamit. Kjo është pikërisht siç thotë profecia – “nga mesi i vëllezërve të tyre”. (Ligji i Përtërirë. 18:18). Këtu profecia thekson dukshëm se profeti që do të vijë, i cili do të jetë si Moisiu, nuk duhet të dalë nga “bijtë e Izraelit” ose nga “mesi i tyre”, por nga gjiri i vëllezërve të tyre. Kështu pra Muhamedi ishte nga mesi i vëllezërve të tyre! (Referencë: Ahmed Deedat, Cfarë thotë Bibla për Muhamedin (Referencë: New Dehli: Islamic Book Service),f.13)
Në kundërshtim me atë që sugjeron Deedat, profecia e Moisiut nuk thotë se profeti nuk duhet të vijë nga mesi e bijve të Izraelit. Në të vërtetë, duke pasur parasysh përdorimin e vazhdueshëm të fjalës “vëllezër” për t’iu referuar Izraelitëve tek Ligji i Përtërirë (veçanërisht në kapitullin 18), kjo është çudi që dikush e interpreton atë ndryshe. Prandaj Deedati ose është krejtësisht injorant se si përdoret fjala “vëllezër” tek Ligji i Përtërirë, ose i mashtron qëllimisht lexuesve të tij myslimanë (duke e ditur se pak prej tyre do ti shqyrtojnë pretendimet absurde që ai sjell).Së katërti, përfundimi i Librit të Ligjit të Përtërirë na tregon se si duhet ta interpretojnë shprehjen “si unë” që Moisiu thotë;
Atëherë Jozueu, bir i Nunit, u mbush me frymën e diturisë, sepse Moisiu kishte vënë duart mbi të; kështu bijtë e Izraelit iu bindën atij dhe vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Moisiun Zoti. Nuk doli më në Izrael një profet i ngjashëm me Moisiun, me të cilin Zoti fliste sy për sy, në të gjitha shenjat dhe mrekullitë që Zoti e dërgoi të bënte në vendin e Egjiptit para Faraonit, para tërë shërbëtorëve të tij dhe tërë vendit të tij, në të gjithë madhështinë e fuqisë dhe në të gjitha gjërat e mëdha dhe të tmerrshme që Moisiu kreu përpara syve të të gjithë Izraelit. (Ligji i Përtërirë 34: 9-12)
Këtu fraza ” një profet i ngjashëm me Moisiun ” sugjeron një profet i cili do të flasë ballë për ballë me Perëndinë dhe do të kryejë shenja dhe mrekulli “përpara syve të gjithë Izraelit.” Muhamedi as këtyre kritereve nuk i përshtatet. Ai pohoi se i mori shpalljet e tij nga Gabriel, jo drejtpërdrejt nga Perëndia, dhe pa dyshim nuk kreu asnjë mrekulli. (Referencë: Pasi u erdhi e Vërteta prej Nesh, ata thanë: “Përse nuk i është dhënë (Muhamedit), diçka e ngjashme me atë që i ishte dhënë Musait!” Por, a nuk e mohojnë ata çfarë i ishte dhënë Musait, duke thënë: “Këta (Teurati dhe Kurani) janë dy magji, që mbështesnin njëra-tjetrën. Ne nuk besojmë asnjërin prej tyre”(kurani 28:48.Ibn Ishak shton: “[Muhamedi tha]: ‘Sa e pafatë është vdekja e Abu Umama! Hebrenjtë dhe Arabët hipokritë janë të sigurte kur thonë “Nëse ai do të ishte një profet shokët e tij nuk do të vdisnin” dhe (me të vërtetë), unë nuk kam fuqi nga Zoti im as për veten time dhe as për shokët e mi(që të shmang vdekjen)’” (f.235) )
Por Jezusi, kreu mrekulli (siç e pranon edhe Kur’ani (Referencë: …dhe do ta caktojë atë të Dërguar te bijtë e Izraelit (të cilëve do t’u thotë): “Ju kam sjellë prova nga Zoti juaj (që vërtetojnë Profecinë time): bëj për ju diçka prej balte në formë shpendi, fryj në të e me urdhrin e Allahut ajo bëhet shpend i gjallë; shëroj të verbrit e lindur dhe të lebrosurit dhe i ngjall të vdekurit me lejen e Allahut; ju tregoj çfarë hani dhe çfarë ruani në shtëpitë tuaja. Sigurisht që te të gjitha këto ka prova për ju, nëse jeni besimtarë të vërtetë.(kurani 3:49)) gjithashtu foli drejtpërsëdrejti me Perëndinë:
Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se bën Ati; gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri. Sepse Ati e do Birin dhe i dëfton gjithçka që bën vetë; dhe do t’i dëftojë vepra më të mëdha se këto, që të mrekulloheni. (Gjoni 5:19-20)
Atëherë Jezusi u tha atyre: “Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar. (Gjoni 8:28)
Sepse unë nuk kam folur nga vetja ime, por Ati vetë më ka dërguar dhe më ka urdhëruar ç’duhet të them e të shpall. Dhe unë e di se urdhërimi i tij është jetë e përjetshme; gjërat, pra, që them unë, i them ashtu siç m’i ka thënë Ati.” (Gjoni 12:49-50)
Kush nuk më do, nuk i zbaton fjalët e mia; dhe fjala që po dëgjoni nuk është imja, por e Atit që më ka dërguar. (Gjoni 14:24)
Së fundmi, ndërsa myslimanët i drejtohen Ligjit të Përtërirë 18: 15-19 si provë për profetin e tyre, ata do të bënin mirë që të lexonin vargun në vazhdim, i cili, i kombinuar me një ngjarje të turpshme nga të jeta e Muhamedit, rezulton të jetë dëshmi kundër profetit të islamit. Në Ligjin e Përtërirë 18:20, Perëndia deklaron:Por profeti që pretendon të thotë në emrin tim një gjë për të cilën unë nuk e kam urdhëruar ta thotë ose që flet në emër të perëndive të tjera, ai profet do të vritet”.
Këtu Perëndia na jep dy kritere për të njohur një profet të rremë: (1) Nëse një person sjell një shpallje që nuk i ka ardhur nga Perëndia, personi është një profet i rremë; dhe (2) në qoftë se një person flet në emër të perëndive të tjera, personi është një profet i rremë. Mjaft interesant është fakti që Muhamedi i plotëson të dy kriteret e mësipërme, sepse ai tha vargjet famëkeqe që njihen si “Vargjet satanike” (d.m.th. vargje që ai ia dha ndjekësve të tij si të Kuranit, dhe më vonë pohoi se ishin të frymëzuar nga Satani). Meqenëse këto vargje nuk erdhën nga Perëndia, Muhamedi plotëson kriterin e parë. Dhe meqenëse vargu promovon politeizmin, Muhamedi plotëson dhe kriterin e dytë. Prandaj, pjesa që myslimanët pretendojnë se është Profecia kryesor biblike në lidhje me Muhamedin, rezulton se nxjerr në pah faktin që Muhamedi nuk mund të jetë aspak profet!Është e vërtetë që Moisiu dhe Muhamedi kanë pasur disa ngjashmëri. Megjithatë, kur shqyrtojmë kontekstin e Ligjit të Përtërirë, shohim se këto ngjashmëri kanë shumë pak rëndësi. Moisiu u tha izraelitëve se Perëndia do të dërgojë atyre një ndërmjetës; në Dhiatën e Re, Jezusi është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njeriut. Moisiu u tha izraelitëve se Perëndia do të ngrinte një profet nga mesi i tyre; ndërsa Jezusi lindi në Izrael, Muhamedi ka lindur në atë që tani është Arabia Saudite. Moisiu u tha izraelitëve se profeti do të dalë nga mesi i “vëllezërve” të tyre, një term që është përdorur në cdo rast për t’iu referuar Izraelitëve; Jezusi ishte një Jude, ndërsa Muhamedi ishte një arab. Moisiu ishte dhe njihet si një bërës mrekullish, i cili foli drejtpërsëdrejti me Perëndinë dhe Jezusi ngjan përsosmërisht me Moisiun lidhur me këto kritere dhe aspak Muhamedi. Dhe Ligji i Përtërirë 18:20 e përjashton përfundimisht Muhamedin si profet.
Pa dyshim, myslimanët janë të lirë të besojnë që Moisiu tek Ligji i Përtërirë 18 i referohet Muhamedit. Por kur sjellin këtë varg si provë për Muhamedin që të provojnë se ai ka qenë një profet, provat ja rrëzojnë këtë pretendim. Meqenëse shumica e karakteristikave për përcaktimin e Profetit të përshkruar tek Ligji i Përtërirë plotësohen drejtpërdrejtë tek Jezusi, myslimanëve u duhet që të gjejnë Profeci të tjera me rëndësi që të mbështesin pretendimin kuranor që Muhamedi përmendet në Bibël.
Në këtë pikë myslimanët i drejtohen Librit të Gjonit, ku Jezusi parathotë ardhjen e “Ngushëlluesit”:
“Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia. Dhe unë do t’i lutem Atit dhe ai do t’ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju, Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju. Nuk do t’ju lë bonjakë, do të kthehem te ju. (Gjoni 14:15-18)
Ju kam thënë këto gjëra, ndërkaq jam me ju; 26 por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t’ju mësojë çdo gjë dhe do t’ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë. (Gjoni 14:25-26)
Por kur të vijë Ngushëlluesi, që do t’ju dërgoj prej Atit, Fryma e së vërtetës, që del nga Ati im, ai do të dëshmojë për mua. Edhe ju, gjithashtu, do të dëshmoni, sepse ishit me mua që nga fillimi.” (Gjoni 15:26-27)
Në mënyrë mjaft të çuditshme myslimanët i shohin këto pjesë si parashikim për ardhjen e Muhamedit. Me të vërtetë, pasi i citojmë të treja pjesët lidhur me “Ngushëlluesin”, Maulana Muhamed Ali thotë, “të gjitha këto fjalë profetike parashikojnë qartësisht ardhjen e një profeti tjetër pas Jezusit.”(Referencë: Maulana Muhamed Ali, Muhamedi në the Bibël, f. 27) Myslimanët arsyetojnë se, meqënëse Ndushëlluesi nuk do të vijë derisa Jezusi të kthehet tek ATI, kjo profeci nuk mund ti referohet Shpirtit të shenjtë, sepse Shpirti i Shenjtë tashmë ishte i pranishëm tek Jezusi. Prandaj, Jezusi duhet ta ketë parashikuar ardhjen e një profeti tjetër, dhe (për ndonjë arsye) Muhamedi është i vetmi kandidat. Një pretendim i tillë, ta themi qartë, është mjaft çoroditës për këdo që është i njohur me Ungjillin e Gjonit.Së pari, myslimanët mbështeten tek një profeci nga një libër, që deklaron se Jezusi është Zot dhe që ai krijoi të gjitha gjërat (Gjoni 1: 1-3). Në Librin e Gjonit, Jezusi pohon të ketë ekzistuar para Abrahamit (8:58) dhe e përshkruan veten si kalim midis tokës dhe qiellit (1:51; shih Zanafilla 28: 10-17). Një i verbër të cilit iu rikthye drita e syve adhuron Jezusin (9: 35-38), dhe Thomai e quan Jezusin “Zoti im dhe Perëndia im” (20:28). Jezusi u kryqëzuar, vdiq dhe u ringjall, fakte që janë në kundërshtim të plotë me Kur’anin. Për të vazhduar më tej, në kapitullin që myslimanët drejtohen për të provuar vërtetësinë e parashikimi në lidhje me Muhamedin, Jezusi shpall se Ai është rruga e vetme për të Perëndia (14: 6), se kushdo që e ka parë Atë ka parë Atin (14:9), që Ai është “në Atin” dhe se Ati është në të (14:11), që Ai mund ti përgjigjet lutjeve (14:14), dhe se ne nuk mund të japim fryte nëse nuk qëndrojmë në të (15: 4). Pyesim veten përse myslimanët i drejtohen një libri që është kaq diametralisht i kundërta me islamin. Megjithatë, duhet të mos harrojmë se Muhamedi ka thënë që ka profeci rreth tij në Dhiatën e Re. Prandaj, myslimanët janë të detyruar që të “krasisin” gjithçka që e shohin të përshtatshme për të provuar këtë pretendim dhe të bëjnë të vërtetë pretendimin e Muhamedit
Së dyti, të tre pjesët e marra nga Gjoni e identifikojnë Ngushëlluesin si Frymën e Shenjtë (ose “Fryma e së Vërtetës”). Megjithatë, myslimanët argumentojnë se këto vargje thjesht nuk mund t’i referohen Frymës së Shenjtë:
Kushtet e profecisë jo detyrimisht të çojnë në përfundimin që behet fjalë për Frymën e Shenjtë. “…, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi;” janë fjalë shumë të qarta dhe nuk kanë nevojë për asnjë koment. Dhiata e Re thotë se Gjoni që ishte mbushur me Frymën e Shenjtë, edhe para se të kishte lindur. Pastaj tregon për Jezusin që merr Frymën e Shenjtë në formën e një pëllumbi. Kështu Fryma e Shenjtë thuhet se ka qenë tek njerëzit përpara Jezusit, si dhe gjatë kohës së Tij. [Referencë: Ibid., f. 27.]
Argumenti i mësipërm e nxjerr plotësisht nga konteksti pjesën që merr në shqyrtim. Jezusi e pranon që Fryma tashmë ishte me ta: “… sepse ai banon ne ju”. Profecia ishte se Shpirti do të ishte në ta dhe do të banonte në ta përgjithmonë. Kjo ishte diçka plotësisht e re, dhe në asnjë mënyrë nuk zhvlerësohet ajo që Jezusi tha meqenëse Fryma ishte tashmë tek Jezusi.Së treti, pasi siç e pamë, Jezusi thotë se Ngushëlluesi do të jetë me dishepujt e tij përgjithmonë. Sido që ta shohim , Muhamedi nuk ishte ndonjëherë me dishepujt e Jezuit, dhe as që mund të diskutohet që ka qenë me ta përgjithmonë.
Së katërti, sipas profecisë, bota nuk mund të marrë Ngushëlluesin për shkak se ajo nuk mund ta shohin atë. Mijëra njerëz e panë Muhamedin përgjatë jetës së tij, sepse ai ka qenë i dukshëm. Pra, Ngushëlluesi i padukshëm nuk mund të jetë Muhamedi i dukshëm.
Së pesti, Jezusi u thotë dishepujve që Ngushëlluesi tashmë ishte me ta. Por përderisa Fryma e Shenjtë ishte me dishepujt e Jezusit, Muhamedi lindi pas më shumë se pesë shekujsh pas kësaj profecie dhe për këtë arsye nuk mund të ketë qenë me ta në atë kohë.
Së gjashti, Ngushëlluesi ishte tek dishepujt. Muhamedi nuk ka qenë tek dishepujt e Jezuit dhe kurrë nuk do të jetë. Në krahun tjetër Fryma e Shenjtë, në Ditën e Rrëshajave i mbushi besimtarët dhe që nga ajo kohë ka qenë tek të Krishterët.
Së shtati, Jezusi tha se Ai do të dërgonte Ngushëlluesin nga Ati. Myslimanët nuk besoj se Muhamedi u dërgua nga Jezusi; ata besojnë se Muhamedi u dërgua nga Perëndia. Pra, nëse myslimanët pranojnë faktin që Muhamedi u dërgua nga Jezusi pranojnë dhe faktin që Jezusi është Zot dhe detyrimisht pranojnë faktin se islami është plotësisht i pavërtetë.
Së fundmi, përpara ngritjes së tij më Qiell, Jezusi parashikoi se dishepujt e tij do të pagëzoheshin me Frymën e Shenjtë, mbas jo shumë ditësh (Veprat e Apostujve 1: 5). Fryma e Shenjtë zbriti për dishepujt e Jezusit menjëherë pas ngjitjes së tij tek Atit:
Kur erdhi dita e Rrëshajëve, ata ishin të gjithë bashkë, në një mendje të vetme, në të njëjtin vend. Dhe befas nga qielli erdhi një ushtimë, si ajo e një ere që fryn furishëm, dhe e mbushi gjithë shtëpinë ku ata po rrinin. Dhe atyre u dukën gjuhë, si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre. Kështu të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe filluan të flasin në gjuhë të tjera, ashtu si Fryma e Shenjtë ua jepte të shpreheshin. (Veprat e Apostujve 2: 1-4)
Kështu, kjo profecie u përmbush brenda pak ditsh. Në kundërshti të plotë me këtë fakt Muhamedi erdhi më shumë se pesëqind vite më vonë.Duke i përmbledhur të gjitha së bashku, shohim se Muhamedi nuk mund të ketë qenë Ngushëlluesi. Ai nuk ishte me apostujt, ai nuk ishte tek apostujt, ai nuk ishte me ta përjetë, ai nuk ishte i padukshëm, ai u nuk u dërgua nga Jezusi, dhe ai nuk erdhi shpejtë, siç tha Jezusi se do të ndodhte. Përkundrazi, Fryma e Shenjtë përputhet në mënyrë të përkryer me këtë përshkrim. Jezusi e identifikon Ngushëlluesin si Shpirti i Shenjtë, i cili ishte me dishepujt, ishte në ta në ditën e Rrëshajave, ishte i padukshëm, erdhi shpejt, u dërgua nga Jezusi, dhe ka qenë me të krishterët për gati dy mijë vjet. Për sa më sipër myslimanëve duhet tu vijë turp për veten se si ia atribuojnë këto vargje Muhamedit.
Profecitë sekondare.
Edhe pse profecitë më të njohura myslimane, pas një inspektimi të detajuar, dështojnë plotësisht, apologjetët myslimanë ofrojnë shembuj të tjerë më të “dobët” lidhur me parashikimet rreth Muhamedit në Bibël. Këto janë më pak të përhapura, sepse, në kontekst, këto profeci në përgjithësi nuk kanë të bëjnë me ndonjë profet që duhet të vijë apo me ardhjen e një feje tjetër. Dhe për këtë arsye myslimanëve u duhet që kuptimin e këtyre profecive ta ndryshojnë dhe ta “rrotullojnë” për të arritur qëllimin e tyre. Por kjo është në kurriz të integritetit të tyre.Përveç profecive të diskutuara më lart, Maulana Muhamed Ali ofron tre profeci të tjera Biblike në lidhje me ardhjen e Muhamedit. Megjithatë, mjaft çuditërisht ai fillon duke cituar disa vargje nga Kurani në lidhje me ardhjen e një profeti të fundit, dhe vazhdon të argumentojë se vetëm Muhamedi i përshtatet përshkrimin për “të dërguarin” që flitet në këto vargje. Pra Ali citon vargje të dhëna nga Muhamedi si provë që Muhamedi ishte ai për të cilin këto vargje flasin! [Referencë: Ibid., f. 22-23]
Pasi merret me këtë arsyetim, Aliu ofron një premtim që i është bërë Abrahamit (kombinuar me mjeshtëri me një premtim të mëvonshme lidhur me Ismaelin), si parashikimi i parë për ngritjen e Islamit:Por Zoti i tha Abramit: “Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të të tregoj. Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim. Dhe unë do të bekoj të gjithë ata që do të të bekojnë dhe do të mallkoj ata që do të të mallkojnë, te ti do të jenë të bekuara tërë familjet e tokës”. (Zanafilla 12: 1-3)
Sa për Ismaelin, unë ta kam plotësuar dëshirën. Ja unë do ta bekoj, do ta bëj të frytshëm dhe do ta shumoj fort. Ai do të bëhet babai i dymbëdhjetë princërve, dhe unë do të bëj prej tij një komb të madh. (Zanafilla 17:20)
Aliu e këtë varg e konsideron profecinë e parë që njofton ardhjen e “Profetit të Shenjtë Muhamed”. [ Referencë: Ibid., p. 24.] Megjithatë, ndërsa unë citoj kontekstin e pjesës së parë, nuk përmenda vazhdimin si dhe nuk përmendet në librin e Aliut. Shikojnë se çfarë ndodh pasi shtojmë dhe vargun në vazhdim:Pastaj Abrahami i tha Perëndisë: “Vaj medet, që Ismaeli të mund të jetojë para teje!”. Por Perëndia u përgjegj: “Jo, por Sara gruaja jote do të lindë një bir, dhe ti do ta quash Isak; dhe unë do të caktoj besëlidhjen time me të, një besëlidhje të përjetshme me pasardhësit e tij. Sa për Ismaelin, unë ta kam plotësuar dëshirën. Ja unë do ta bekoj, do ta bëj të frytshëm dhe do ta shumoj fort. Ai do të bëhet babai i dymbëdhjetë princërve, dhe unë do të bëj prej tij një komb të madh. Por besëlidhjen time do ta përfundoj me Isakun që Sara do të lindë në këtë kohë, vitin e ardhshëm”. Kur mbaroi së foluri me të, Perëndia e la Abrahamin duke u ngritur lart. (Zanafilla 17: 18-22)
Siç shohim, për të mbështetur çështjen e tij, Aliu citon një premtim që Perëndia i bën Abrahamit, pastaj citon një varg për Ismaelin, duke pretenduar se premtimi që i bëhet Abrahamit i referohet Ismaelit dhe pasardhësve të tij (d.m.th. Muhamedit). Megjithatë, kur citon këtë varg ai nuk përfshinë vargjet përpara dhe pas tij, që thonë se besëlidhja nuk do të bëhej me Ismaelin por me Isakun. Duke ditur se lexuesit e tij nuk do të jenë aq të guximshëm për ti verifikuar pretendimet që ai sjell , Aliu nuk has vështirësi në veçimin e këtij vargu nga konteksti, duke i dhënë atij një kuptim plotësisht të ndryshëm nga kuptimi i vërtetë.Megjithatë, myslimanët ende argumentojnë se kjo pjesë parashikon ngritjen e një kombi nga pasardhësit e Ismaelit, dhe se një parashikim i tillë mund t’i referohet vetëm ardhjes së Islamit. Megjithatë, në librin e Zanafillës tregohet që kjo profeci u përmbush , dhe jo 26 shekuj më vonë, siç pretendojnë myslimanët.
Tani këta janë pasardhësit e Ismaelit, bir i Abrahamit, që egjiptasja Agar, shërbëtorja e Sarës, i kishte lindur Abrahamit. Këta janë emrat e bijve të Ismaelit, simbas emrit të brezave të tyre: Nebajothi, i parëlinduri i Ismaelit; pastaj Kedari, Abdeeli, Mibsami, Mishma, Dumahu, Masa, Hadari, Tema, Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu. Këta janë bijtë e Ismaelit dhe emrat e tyre, simbas fshatrave dhe fushimeve të tyre. Ata qenë dymbëdhjetë princërit e kombeve të tyre përkatës. (Zanafilla 25: 12-16)
Shembulli i dytë Aliut është parashikimi i Moisiut për një profet të ngjashëm me të, që e analizuam më sipër.
Profecia e tij i tretë gjendet gjithashtu tek Ligji i Përtërirë:
Ky është bekimi me të cilin Moisiu, njeri i Perëndisë, bekoi bijtë e Izraelit, para se të vdiste. Dhe u tha: “Zoti erdhi nga Sinai dhe u ngrit mbi ta në Seir; u paraqit në madhështinë e tij nga mali Paran, arriti nga mesi i një morie shenjtorësh; nga e djathta e tyre dilte për ta një ligj i zjarrtë. (Ligji i Përtërirë 33: 1-2)
Vini re se ky pasazh nuk thotë asgjë për ndonjë profet. Këtu paraqitet përshkrimi i fitores së Perëndisë në çuarjen e bijve të Izraelit në Tokën e Shenjtë. Perëndia ishte me ta kur ata kaluan Sinain, Seirin dhe malin Paran. Në të vërtetë, gjuha e përdorur nga Moisiu për të përshkruar ndihmën e Perëndisë në Dhiatën e Vjetër, është gjuhë e zakonshme:O Zot, kur dole nga Seiri, kur po kapërceje fushat e Edomit, toka u drodh dhe pikoi nga qiejtë; po, pikoi ujë nga retë. Malet u shkrinë para Zotit, vetë Sinai u drodh para Zotit, Perëndisë të Izraelit. (Gjyqtarët 5: 4-5)
O Perëndi, kur dole përpara popullit tënd, kur marshove nëpër shkretëtirë. (Sela) toka u drodh; edhe qiejtë lëshuan ujë në prani të Perëndisë, vetë Sinai u drodh në prani të Perëndisë, Perëndisë të Izraelit. Qerret e Perëndisë janë një mori, mijëra e mijëra, Zoti është midis tyre ashtu si në Sinai, në shenjtërinë e tij. (Psalmi 68: 7-8, 17)
Megjithatë apologjetëve myslimanë pretendojnë se fjalët e Moisiut në fillim të bekimit të tij nuk janë një përshkrim i fitores së Perëndisë; por ata pretendojnë që janë një parashikim për tre profetë të mëdhenj. Aliu argumenton:“…erdhi nga Sinai ” i referohet shfaqjes së e Moisiut, ndërsa ” u ngrit mbi ta në Seir ” i referohet pushtimit të Seirit nga Davidit. Së fundmi, Parani është pa dyshim emri i lashtë për tokën e Hixhazit, nga ku doli Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) nga mesi pasardhësit e Ismaelit. [Referencë: Ibid., p. 25.]
Megjithatë, shumica e komentuesve myslimanë, besojnë se “Seiri” i referohet profecisë së Jezusit, dhe jo pushtimin të Seirit nga mbreti David. Për këtë Badawi pohon:Ligji i Përtërirë 33: 1-2 kombinon referencat lidhur me Moisiun, Jezusin dhe Muhamedin. Kjo pjesë flet për Zotin (d.m.th. për shpalljen e Zotit) që vijnë nga Sinai, ngrihet nga Seiri (ndoshta fshati i Sa’ir afër Jerusalemit) dhe shkëlqen nga Parani. Sipas Zanafillës 21:21, në shkretëtirën e Paranit është vendi ku Ismaeli u vendosur (d.m.th. në Arabinë Saudite, më saktësisht në Mekë). [Referencë: Xhemal Badawi, “Muhamedi në Bibël”]
Këto interpretime janë të mbushura me paqartësi. Bekim i Moisiut fillon duke thënë se Zoti (jo profetët) erdhi nga Sinai, u ngrit nga Seiri, dhe shkëlqeu nga mali Paran. Për të pranuar se kjo me të vërtetë i referohet profetëve duhet ti bëhet një interpretim i qartë, meqenëse lidhur me përshkrimin e fitores së Perëndisë mbi armiqtë e Izraelit është përdorur e njëjta gjuhë dhe në vende të tjera të Dhiatës së Vjetër. Shtojmë që, nëse pranojmë interpretimin e myslimanëve në lidhje me Shpalljen që Perëndia dha në Sinai, interpretimet i tyre lidhur me “Seirin” ka probleme. Aliu thotë se ai i referohet pushtimit të Seirit nga Davidit, por çka të bëjë kjo me ardhjen e ndonjë profeti apo dhënien e ndonjë Shpallje? Badawi thotë që Seiri ndoshta mund ti referohet Sa’ir afër Jerusalemit. Por kjo pikëpamje është absurde. Torah-ja e përmend Seirin disa herë si vendi ku ishin Edomitët, dhe po e njëjta fjalë është përdorur tek Ligji i Përtërirë 33. Është e panevojshme të thuhet, Edomitët nuk ishin vendosur në fshatin Sa’ir pranë Jeruzalemit, që e bën të pamundur lidhjen e Jezusit me Seirin. Përveç kësaj, Paran (që është afër Mekës, sipas myslimanëve) përmendet gjithashtu disa herë në Torah:Dhe bijtë e Izraelit u nisën për rrugë, duke lënë shkretëtirën e Sinait; pastaj reja u ndal në shkretëtirën e Paranit. (Numrat 10:12)
Pastaj populli u nis nga Hatserothi dhe ngriti kampin e tij në Paran. (Numrat 12:16)
Kështu Moisiu i nisi nga shkretëtira e Paranit, simbas urdhrit të Zotit; të gjithë këta ishin krerë të bijve të Izraelit. (Numrat 13: 3)
…dhe shkuan të takojnë Moisiun, Aaronin dhe tërë asamblenë e bijve të Izraelit në shkretëtirën e Paranit, në Kadesh; para tyre dhe tërë asamblesë paraqitën një raport dhe u treguan pemët e vendit. (Numrat 13:26)
Këto janë fjalët që Moisiu i drejtoi Izraelit matanë Jordanit, në shkretëtirë, në Arabah, përballë Sufit, midis Paranit, Tofelit, Labanit, Hatserothit dhe Zahabit. (Ligji i Përtërirë 1: 1)
Mali Paran është në pjesën veriperëndimore të Sinait, në një distancë mjaft të madhe nga Meka. Megjithatë, edhe nëse Paran do të ishin toka e Muhammedit, siç pretendon Badawi, Torah-ja thjesht do të thoshte thjeshtë që bijtë e Izraelit qëndruan atje gjatë shtegtimin të tyre nga Egjipti, dhe se Shtylla e Zjarrtë e Lavdisë së Perëndisë, qëndroi aty për pak kohë. Prandaj është e arsyeshme që të mendohet se kur Moisiu thotë që ZOTI “Shkëlqeu nga mali Paran” të merret ashtu siç shkruhet, fjalë për fjalë. D.m.th. që ZOTI shkëlqeu realisht nga mali Paran, dhe jo që Muhamedi shkëlqeu me kuranin në Mekë.Profecia e fundit e Aliut (përveç parashikimit të Jezusit për ardhjen e Ngushëlluesit) është marrë nga Isaia:
Profecia kundër Arabisë. Do ta kaloni natën në pyjet e Arabisë, o karvanë të Dedamitëve. I dilni para të eturit duke i sjellë ujë, o banorë të vendit të Temas; i kanë dalë përpara ikanakut me bukën e tyre. Sepse ata ikin para shpatave, para shpatës së zhveshur, para harkut të nderur, para tërbimit të betejës. (Isaia 21: 13-15)
Sipas Aliut, kjo “profeci kundër Arabisë” është qartësisht një profeci që lidhet me Muhamedin:Në radhë të parë fjala “Arabisë” në vetvete është mjaft e rëndësishme. Më pas përmendja e të arratisurit hedh dritë mbi objektin e profecisë. Historia e botës njeh vetëm një fluturim që është i rëndësishëm në këtë rast –fluturimin e profetit të shenjtë Muhamed nga Meka. … Një dëshmi ende e qartë, megjithatë, përmendet në fjalët, ” ata ikin para shpatave, para shpatës së zhveshur.” Historia vërteton se profeti i shenjtë Muhamed iku nga Meka, ndëkohë që shtëpia e tij ishte ende e rrethuar nga armiq gjakpirës me shpata të zhveshura të gatshëm ta godasin si një trup i vetëm sapo ai të dilte. … Këto dy fakte të rëndësishme të historisë, plotësohen nga përmendja e drejtpërdrejtë e Arabisë si vendlindja e profetit të premtuar, duke na siguruar një të dhënë të rëndësishme dhe të padiskutueshme se profecia i referohet profetit të shenjtë Muhamed. [Referencë: Maulana Muhammad Ali, Muhamedi në Bibël, f. 26.]
Para se të biem dakord me Aliun, që kjo profeci është e “padiskutueshme”, ndoshta duhet të lexojmë dy vargjet në vazhdim, të cilat ai me qëllim i lë pa përfshirë për interesin e vet:Sepse kështu më ka thënë Zoti: “Për një vit, ashtu si viti i një argati me mëditje, tërë lavdia e Kedarit do të zhduket; dhe ajo që do të mbetet nga numri i harkëtarëve, njerëzit trima të bijve të Kedarit, do të jetë një gjë e vogël, sepse ka folur Zoti, Perëndia i Izraelit”. (Isaia 21: 16-17)
Vargjet që Aliu nuk i përfshin na japin një pamje të qartë kohore se kur do të përmbushej profecia. Përmbushja do të ndodhte brenda një viti nga koha që kjo profeci u shpall! Megjithëse nuk mund të jemi të sigurt për kohën e saktë se kur u shpall profecia, ne e dimë se Isaia shkroi dhe jetoi gjatë zgjerimit të perandorisë Asiriane, dhe se Asirianët filluan pushtimin e Arabisë në 732 p.e.s.. Banorët e Temas jetonin rreth katërqind milje në veri të Mekës, dhe për këtë arsye është mjaft e vështirë të imagjinohet se si profecia mund të lidhet me fluturimin e Muhamedit nga Meka. Prandaj, është e logjikshme që Isaia e shkroi këtë profeci lidhur me pushtimin e Arabisë nga perandoria Asiriane gjatë kohës kur ai vetë ishte akoma gjallë dhe jo për fluturimin e Muhamedit nga Meka, që sipas të dhënave islame daton më shumë se njëmijë vite më pas.Kjo është prova e fundit që Aliu sjell lidhur me faktin që Muhamedi përmendet në Bibël. Disa apologjetë të tjera mysliman ofrojnë disa profeci të tjera shtesë, por të gjithë kanë të njëjtin problem.
Pasi analizuam pesë profeci nga Bibla lidhur me Muhamedin, do të shikojmë metodën që përdorin myslimanët kur argumentojnë lidhur me ndonjë çështje islame dhe u duhet të marrin në shqyrtim Biblën. Më poshtë po e paraqesim me pika procedurën për këtë proces:
Pika e parë: Gjejnë ndonjë varg në Bibël që mund të interpretohet duke përdorur imagjinatën si një profeci që lidhet me Muhamedin;
Pika e dytë: Zhveshin vargun nga konteksti i tij, duke mos marrë në konsideratë vargun përpara dhe vargun në vazhdim:
Pika e tretë: Injorojnë të gjitha interpretimet e qarta që jepen lidhur me profecinë dhe në veçanti ato që shpjegojnë se profecia është përmbushur brenda një kohe të shkurtër nga koha që është shpallur;
Pika e katërt: E përhapin interpretimin që myslimanët i bëjnë profecisë nëpër libra, fletushka, predikime, dhe në artikujt që publikohen në internet, duke e ditur se pak njerëz do ti analizojnë me sy kritiku ato që ata thonë.
Ndërkohë që një metodë e tillë duket e neveritshme për besimtarët e Krishterë, për shumë apologjetë myslimanë kjo gjë vjen krejt natyrshëm. Por në fund të fundit kjo gjë nuk është plotësisht faji i tyre. Muhamedi pretendoi se Bibla është plot me profeci lidhur me ardhjen dhe ngritjen e islamit, dhe për këtë arsye myslimanët mundohen të bëjnë më të mirën për ti gjetur këto profeci. Ata kanë shpenzuar gati katërmbëdhjetë shekuj duke kërkuar të paktën dy parashikimet e qarta (një nga Dhiata e Vjetër dhe një nga Dhiatën e Re), por të gjitha përpjekjet e tyre kanë dështuar. Kjo paraqet një problem mjaft të madh për islamin, sepse mungesa e mbështetjes Biblik të çon në një përfundim dramatik. Meqenëse Muhamedi pretendoi se Bibla parashikon ngritjen e Islamit, silogjizmat e mëposhtme e hedhin poshtë faktin se Muhamedi është profet:
Premisa e parë: Në qoftë se Muhamedi do të kishte qenë një profet i vërtetë, Bibla duhet të përmbajë profeci të shumta dhe të qarta rreth tij (dhe ai këtë gjë pretendoi).
Premisa e dytë: Nuk ka profeci të qarta në Bibël lidhur me Muhamedin.
Përfundimi: Muhamedi në të vërtetë nuk ka qenë një profet.
Sigurisht, kjo do të thotë se kërkimi i myslimanëve për mbështetjen Biblike në të vërtetë ka dështuar, fakt që na tregon se ky besim është një besim i rremë. Por kur themi se në Bibël nuk ka profeci lidhur me Muhamedin mund te nxjerrim një përfundim paksa të nxituar, sepse në të vërtetë Bibla përmban profeci lidhur me Muhamedin. Myslimanët thjesht nuk i kanë vënë re ato.
Profecitë e vërtetë
Marrim në konsideratë fragmentet nga Dhiata e Re:Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë. Ju do t’i njihni nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat? (Mateu 7: 15-16)
Atëherë do t’ju dorëzojnë në mundime dhe do t’ju vrasin; dhe të gjithë kombet do t’ju urrejnë për shkak të emrit tim. Atëherë shumë do të skandalizohen, do ta tradhëtojnë njeri tjetrin dhe do të urrejnë njeri tjetrin. Dhe do të dalin shumë profetë të rremë, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz. (Mateu 24: 9-11)
Dhe nuk është për t’u çuditur, sepse Satanai vet shndërrohet në engjëll drite. Nuk është, pra, gjë e madhe, nëse edhe punëtorët e tij shndërrohen në punëtorë (marrin trajtën e punëtorëve) të drejtësisë, fundi i të cilëve do të jetë sipas veprave të tyre. (2 Korintasve 11: 14-15)
Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve, që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre, (1 Timoteut 4: 1-2)
Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët dhe do t’i largojnë veshët nga e vërteta e do t’i sjellin drejt përrallave. (2 Timoteut 4: 3-4)
Këto vargje nuk duhet të përdoren vetëm për Muhamedin. Megjithatë, pa pikën e dyshimit, Muhamedi përmbush mjaft nga profecitë e Dhiatës së Re dhe i përmbush mjaft mirë këto profeci.Së pari, Jezusi tha se profetët e rremë, vijnë duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë. Muhamedit i përshtatet ky tipar më mirë se kujtdo tjetër në histori. Ai ka bindur ndjekësit e tij përgjatë historisë se ai është shembulli më i mirë moral, ndërkohë që ai vetë vrau njerëz të panumërt, mori pjesë në tregtinë e skllevërve, lejoi burrat që të rrahin gratë e tyre, lejoi njerëzit e tij që të kryenin marrëdhënie seksuale me skllavet e tyre, pati të paktën nëntë gra në një kohë, pa dyshim që shpalli vargje nga satani, dhe pati marrëdhënie seksuale me një vajzë nëntë vjeçare. Pra, përgjatë historisë Muhamedi është personi që i përmbush më së miri profecitë e Jezusit lidhur me profetët që vinë si dele por në të vërtetë janë ujqër grabitqarë?
Së dyti, Jezusi tha se profetë të rremë do të vinë, dhe se ata do të mashtrojnë shumë njerëz. Aktualisht në botë ka më shume një miliard njerëz, dhe në botë islami është një nga fetë me rritjen më të shpejtë në numër. Kjo do të thotë se Muhamedi është profeti më i madh i rremë i të gjitha kohërave, dhe përmbushja më e qartë e profecive të Jezusit.
Së treti, Apostulli Pal tha se Satani shndërrohet në engjëll drite. Nëse Muhamedi do të ishte në dijeni të këtij fakti, ndoshta do ti kishte besuar përshtypjes së tij të parë kur u takua me shpirtin, për të cilin më vonë pretenduan se ishte engjëlli Gabriel. (Përshtypja e parë e Muhamedit lidhur qenien që ai takoi ishte që ai ishte demon) Kjo është një përmbushje e saktë e fjalëve të Palit.
Së katërti, Pali tha se njerëzit do tu vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve. Të famshmet “Vargje satanike” të Muhamedit, përbëjnë një rast vërtetë mjaft të përputhshëm me këtë profeci. Profeti i islamit mori shpallje të cilat thoshin se nuk ka asnjë problem që tu luteni zotave të tjerë si Allahut. Më vonë, ai doli dhe tha që ishte satani që kishte folur nëpërmjet gojës së tij. Pra Muhamedi ka qenë i joshur nga doktrinat e satanit, ashtu siç Pali parashikoi.
Së pesti, Pali parashikoi se do të vijë një kohë kur njerëzit nuk do të dëgjojnë me doktrinën e shëndoshë. Në vend të saj, ata do të largohen nga e vërteta dhe do të dëgjojnë përralla. Kjo profeci mund ti atribuohet më së miri myslimanëve në ditët sotme. Ndërkohe që ka mjaft myslimanë që kërkojnë të vërtetën, ka gjithashtu mjaft që nuk duan t’ia dinë se për çfarë flitet me të vërtetë në shkrimet e tyre dhe se ku të drejtojnë gjitha të dhënat. Në vend të pranojnë që Islami është një fe e cila është e “paqëndrueshme”, u drejtohen mësueseve si Xhemal Badawi dhe Shabir Aliut, të cilët u thonë ato që duan të dëgjojnë.
Që të gjitha këto profeci mund ti atribuohen mjaft mirë Muhamedit dhe islamit. Pra, kur Muhamedi pohoi se të Dërguarit e tjerë të Perëndisë kishte profetizuar për të, ai nuk gabohej. Problemi është se Profetët e Perëndisë parashikojnë ardhjen e profetëve të rremë dhe jo ardhjen e ndonjë feje të re pas Krishterimit. Fatkeqësisht, shumica e njerëzve nuk i kushtojnë vëmendje paralajmërimeve që Profetët e Zotit kanë thënë. Në ditët e sotme të shumtë janë njerëzit që mohojnë fjalën e Krishtit. Megjithëse kur një njeri ngrihet nga të vdekurit, shpëtohet nga Perëndia, të gjithë duhet të dëgjojnë ato që Ai thotë. Kur ky njeri i ringjallur prej të vdekurve vjen e na thotë që do të vijnë profetë të rremë, mbase duhet të dyshojmë te gjithkush që vjen e thotë që jam profet, sidomos tek një person i cili ka shumë mangësi në karakterin e tij, siç është Muhamedi . Në të vërtetë, përveç probleme të panumërta që Muhamedi ka , Muhamedi është fajtor për mohimin e një prej profecive më të qarta në gjithë historinë. Muhamedi mohon profecinë lidhur me vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit nga Nazareti: