Pages

Allahu dhe korruptimi i Ungjillit

Myslimanët pretendojnë që Ungjilli është korruptuar nga Shën Pali.
Në kuran citohet si më poshtë:
Surja 4:157-158
  1. ..dhe për fjalët e tyre: “Ne e vramë Mesihun – Isain, të birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut”. Por, ata as e vranë, as e kryqëzuan, por ashtu u është dukur. Ata që nuk u pajtuan për çështjen e tij, me siguri që gjenden në dyshim për të. Ata nuk kanë ditur kurrgjë për të, por vetëm kanë hamendësuar. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë vrarë,
  1. por, Allahu e ka ngritur pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
Në themele të krishterimit është fakti që Jezusi vdiq në kryq dhe që u Ringjall.
Por shohim dy fakte,
  1. Në Ungjillin që myslimanet pretendojnë si të ndryshuar dhe të korruptuar nga Pali mësohet që Jezusi vdiq ne kryq dhe në të treten ditë u Ringjall. Pra Pali, kur “korrupton” Ungjillin thotë që Jezusi vdiq i kryqëzuar.
  1. Allahu bën që njerëzve tu dukej sikur Jezusi vdiq ne kryq.
Si përfundim, bazuar në dy citimet e mësipërme nxjerrim se i pari që e ka korruptuar Ungjillin, kjo bazuar gjithmonë në atë që besimi islam mëson, është Allahu.
Në vargjet e mësipërme ka gabime mjaft të qarta.
Hebrenjtë jo të Krishterë nuk do ta quanin kurrë Jezusin Krisht apo Mesia, sepse ata e mohuan që Jezusi ishte Mesia. Me të njëjtën logjikë Hebrenjtë jo të Krishterë nuk mund ta quanin Jezusin “i derguari i Allahut”. Për më tepër asnjë Hebre që besonte që Jezusi është Mesia nuk do të mburrej që e kishin  kryqëzuar. Por gabimi më i madh në këtë sure është mohimi i vdekjes së Jezusit në kryq. Gabimi i kuranit qëndron kur thotë që, ata që besuan në vdekjen e Jezusin  vetëm kanë hamendësuar, kur në të vërtetë ka prova të shumta që e provojnë ketë fakt. Gjithashtu ka dhe një problem teologjik me s.4:157. Në këtë sure Allahun e paraqesin si mashtrues i cili mashtroi njerëzit që të besonin gjëra të pavërteta (vdekjen e Jezusit) pa asnjë arsye.