Në besimin islam Jezusi (Isa, i biri i Merjemes) është një nga 5 profetët më të mëdhenj. Në kuran thuhet që Jezusi pati dishepuj të cilët ishin mysliman. Ky fakt pasqyrohet në vargjet e mëposhtme: Surja 3:52
- Kur Isai vuri re mosbesimin e tyre, tha: “Kush janë ndihmuesit e mi në rrugën e Allahut?” nxënësit (e tij) u përgjigjën: “Ne jemi ndihmuesit e (fesë së) Allahut. Ne e besojmë Allahun e ti (Isa) dëshmo se ne (i) jemi nënshtruar (Atij).
Surja 5:110-111
- Allahu do të thotë: “O Isa, i biri Merjemes, kujtoje mirësinë Time ndaj teje dhe nënës sate: se si të forcova ty me Shpirtin e Shenjtë (Xhebrailin), kështu që ti u predikoje njerëzve, kur ishe foshnjë në djep dhe i rritur; se si të mësova Librin dhe Urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin; se si me vullnetin Tim krijoje një figurë shpendi prej balte, pastaj fryje në të dhe ajo bëhej zog me vullnetin Tim; se si me vullnetin Tim i shëroje të lindurit të verbër e të lebrosurit; se si me vullnetin Tim i ngjallje të vdekurit; se si i pengova sulmet e izraelitëve kundër teje, atëherë kur iu solle atyre prova të qarta e mohuesit në radhët e tyre thanë: “Kjo është vetëm magji e kulluar!”;
- dhe se si kur i urdhërova dishepujt: “Besomëni Mua dhe të Dërguarit Tim!” – ata u përgjigjën: “Ne besojmë, prandaj dëshmo se Ty të jemi dorëzuar!”
Bazuar në faktet historike nuk kemi asnjë të dhënë lidhur me këta dishepuj mysliman të Jezusit. Deri më sot nuk ka as edhe një të dhënë të vetme që ka pasur dishepuj mysliman, (ose për dishepuj që kanë pasur të tjera mësime nga ato që kanë të Krishterët prej shekullit të parë e deri në ditët e sotme) të Jezusit. Dishepujt për të cilët kemi të dhëna janë ata dishepuj që janë të dokumentuar në Testamentin e Ri dhe të përmendur në Ungjill. Më tej shohim premtimin që Allahu i bën Jezusit lidhur me dishepujt e tij. Surja 3:55
- (Kujtoje, o Muhamed) kur Allahu tha: “O Isa! Unë do të të marr, do të të ngre pranë Meje dhe do të të shpëtoj ty nga ata që nuk besojnë, si dhe do t’i vendos ata që të ndjekin ty, përmbi ata që të mohojnë, deri në Ditën e Kiametit. Pastaj, të gjithë do të ktheheni tek Unë dhe do të gjykoj midis jush për çështjet që jeni grindur.
Surja 61:14
- O besimtarë, bëhuni ndihmësit e Allahut, ashtu siç u tha dishepujve Isai, i biri i Merjemes: “Kush janë ndihmësit e mi për çështjen e Allahut?” Dishepujt u përgjigjën: “Ne jemi ndihmësit e Allahut!” Kështu, një pjesë nga bijtë e Izraelit e besoi, kurse pjesa tjetër e mohoi. Prandaj Ne i forcuam besimtarët kundër armikut të tyre dhe ata dolën ngadhënjimtarë.
Analizë Nga vargjet e mësipërme shohim që Allahu i premton Jezusit që dishepujt e tij do ti bëjë fitimtar deri në ditët e fundit ( s. 3:55) dhe që ky premtim është përmbushur (s. 61:14). Kjo nënkupton që dhe mesazhi që ata duhet të transmetojnë do të përhapej dhe do të ruhej (pasi nuk ka kuptim të flasim për dishepuj në rast se nuk njohin, përhapin ose ruajnë mesazhin që u është dhënë) deri në ditët e fundit. Pra, për sa më sipër dishepujt për të cilët betohet Allahu duhet ti gjejmë edhe sot e kësaj dite, pasi dita e fundit nuk ka ardhur akoma, dhe bashkë me ta dhe mesazhin që ata përmbajnë. Por e vërteta është që këta dishepuj nuk i gjejmë sot dhe aq më pak mesazhin që ata duhet të kishin. Po ashtu për këta dishepuj që kurani flet nuk ka as edhe një të dhënë që kanë ekzistuar ndonjëherë. Siç e theksuam më sipër të vetmit dishepuj të Jezusit, për të cilët kemi të dhëna dhe që mesazhi i tyre vazhdon të përhapet edhe në ditët e sotme e që janë ngadhënjimtar, janë ata dishepuj mesazhi i të cilëve flet për vdekjen, Ringjalljen dhe Hyjninë e Jezusit, mesazh ky që kundërshton plotësisht kuranin. Nëse marrim në konsideratë pretendimin e myslimanëve, që Shën Pali dhe Këshilli i Nikeas kanë ndryshuar mesazhin e vërtetë, që ka qenë në fillim, përsëri kemi të bëjmë me një dilemë, sepse premtimi i Allahut rezulton i pavërtetë pasi këta dishepuj nuk dalin ngadhënjyes (pra dhe mesazhi që ata përmbajnë) deri në ditën e fundit, d.m.th që jo besimtarët kanë dalë ngadhënjimtar kundrejt këtyre dishepujve. Përfundimisht Nëse dishepujt që dolën ngadhënjyes, siç thuhet në surenë 61:14 dhe do të vazhdojnë deri në ditët e fundit janë të Krishterët që janë sot në mbarë boten dhe që në themel të besimit të tyre kanë “vdekjen, Ringjalljen dhe Hyjnine e Jezusit”, kurani është i pavërtetë sepse mesazhi i tyre kundërshton plotësisht mesazhin e kuranit. Dhe nëse dishepujt që Allahu premton që do të jenë ngadhënjimtar deri në ditën e fundit nuk janë të Krishterët që besojnë tek “vdekja, Ringjallja dhe Hyjnia e Jezusit”, kurani është i pavërtetë sepse premtimi i Allahut nuk është plotësuar dhe këta dishepuj janë zhdukur dhe mesazhi i tyre po ashtu nuk është më. (Dhe për ekzistencën e tyre nuk ka as edhe një të dhënë) Pra, ngado që ta shohim, kurani na rezulton i pavërtetë.