Surja 7 155-158
- Më pas Musai zgjodhi nga populli i tij shtatëdhjetë burra, për takimin Tonë. Kur i goditi tërmeti, ai tha: “O Zoti im! Sikur të doje Ti, do t’i zhdukje ata dhe mua që më përpara. Por, a do të na shkatërroje për atë që bënë disa mendjelehtë mes nesh?! Ajo ishte veç një sprovë e urdhëruar prej Teje, për të shpënë në humbje atë që Ti do dhe për të udhëzuar atë që Ti dëshiron. Ti je Mbrojtësi ynë, andaj falna dhe mëshirona! Ti je më i miri i mëshiruesve!
- Na cakto të mira në këtë botë dhe në tjetrën, sepse veç tek Ti ne kthehemi.” Allahu tha: “Unë godas me dënimin Tim kë të dua, ndërsa mëshira Ime përfshin çdo gjë. Atë do t’ua jap atyre që ruhen nga gjynahet e japin zeqatin, atyre që u besojnë shpalljeve Tona
- dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.”
- Thuaj (o Muhamed): “O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Nuk ka zot tjetër të vërtetë veç Atij; Ai jep jetë dhe vdekje, prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas Tij, që të jeni në rrugën e drejtë!”
Tek 7:158 fillon një subjekt i ri.
Tek 7:158 Allahu i urdhëron Muhamedit që tu recitoje (njerëzve e vetë) që ai është i dërguari, profeti që nuk di shkrim e lexim që përmendet tek vargjet 7:157. Pra në këtë forme 7:157 është një parapërgatitje e 7:158, vërtetimi që Muhamedi është me të vërtetë një profet nga Zoti sepse është i parathënë tek Torah-ja dhe tek Ungjilli.
Pra sipas myslimaneve kjo është një provë e fuqishme që Muhamedi është një profet.
Kjo do të ishte një prove vërtetësie e mirë nëse do te ishte e vërtetë. Por kemi dy probleme të mëdhaja me këtë pjesë.
Shume vargje të kuranit citojnë që Ungjilli u dha Jezusit- por Jezusi ka lindur rreth 1400 vjet pas Moisiut. Për Allahun ti flasë Moisiut dhe ti thotë që njerëzit mund të gjejnë “profetin që nuk di as shkrim e lexim” ne Ungjill është një anakronizëm i qartë përderisa Ungjilli nuk njihej në kohën e Moisiut dhe nuk do të njihet edhe për 1400 vite të tjera.
….dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill.
Ne këtë rast kemi të bëjmë me një nga rastet e shumta që gjejmë në kuran, ku përfshihen njerëz dhe histori që kanë diferenca kohore qindra vjeçare ndermjet tyre.
Problemi është i qartë. Përderisa Ungjilli nuk ishte shfaqur akoma në kohën e Moisiut, askush nuk ishte në gjendje që të gjente asnjë gjë në një ungjill që nuk ekziston. Muhamedi me të vërtetë që nuk dinte shkrim e lexim, i pa njohur me shkrimet e hershme, dhe citimi i mësipërm është një gabim mjaft i qartë, që vështire se i atribuohet ndonjë autoriteti Hyjnor dhe aq me pak fjalës së drejtpërdrejtë të Zotit.
Problemi i dyte është shprehja “profetin që nuk di shkrim e lexim”. Në asnjë vend në Torah dhe në Ungjill nuk ka ndonjë citim për ndonjë “profet që nuk di shkrim dhe lexim”. Ka profeci për profet të ardhshëm, në veçanti rreth “Profetit si Moisiu”. Por kurani jep vetëm një karakteristike dalluese prej të cilës mund ta kuptojmë. Ai thotë “profeti që nuk di shkrim dhe lexim”. Por kjo është një thënie e pavërtetë përderisa në asnjë vend në Torah dhe në Ungjill nuk flitet për profet “që nuk dinë shkrim e lexim”.
Nëse kjo na jepet si provë për vërtetësinë e Muhamedit si profet, nga sa më sipër na rezulton plotësisht e kundërta.
Një tjetër çështje është fakti që Allahu e provon vërtetësinë e Muhamedit nëpërmjet gojës së vetë Muhamedit dhe jo nëpërmjet ndonjë tjetri. Pra Muhamedi është dëshmitar i vetes së vetë.