Vetëm Zoti është i mirë.
Për këtë arsye Jezusi duhet të jetë Zoti.
Sam Shamoun
Në këtë artikull do të analizojmë një argument tipik anti-Trinitarian, një që zakonisht përdoret nga grupi si myslimanët dhe dëshmitarët e Jehovait, për të hedhur poshtë Hyjninë e Krishtit dhe ta kthejmë kundër tyre.
Anti-Trinitarianët zakonisht i apelohen tekstit të mëposhtëm për të treguar se Jezusi mohoi se është i mirë absolutisht, përderisa vetëm Zoti është absolutisht i mirë:
Një nga krerët e pyeti duke thënë: “Mësues i mirë, ç’duhet të bëj për të trashëguar jetën e përjetshme?”. Dhe Jezusi i tha: “Përse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë. Luka 18:18-19
Këta besimtarë këtu arsyetojnë se pyetja e Zotit këtu tregon se Krishti nuk e konsideronte veten Zot.
Në dritën e këtij fakti do të tregojmë se si citimi i Zotit Jezus në të vërtetë përfundon së treguari se ai duhet të jetë Zot në esencë (edhe pse Ai nuk është Ati ose Shpirti i Shenjtë)
- Vetëm Zoti është absolutisht i Mirë, i Shenjtë dhe i Drejtë.
Tani kur po bëhej gati për rrugë, i doli përpara dikush me vrap; u gjunjëzua para tij dhe e pyeti: “Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?”. Dhe Jezusi i tha: “Përse më quan i mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë. Marku 10:17-18
dhe këndonin këngën e Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, dhe këngën e Qengjit, duke thënë: “Të mëdha dhe të mrekullueshme janë veprat e tua, o Zot, Perëndi i plotfuqishëm; të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua, o Mbret i kombeve. Kush nuk do të të druajë, o Zot, dhe nuk do të lëvdojë emrin tënd? Sepse vetëm ti je i Shenjtë; sepse të gjitha kombet do të vijnë dhe do të adhurojnë përpara teje, sepse gjykimet e tua u shfaqën”. Zbulesa 15:3-5
Shkrimet e Frymëzuara dëshmojnë gjithashtu se Zoti është absolutisht i Drejtë:
Dhe dëgjova engjëllin e ujërave duke thënë: “Ti je i drejtë, o Zot, që je që ishe dhe që do të vish, i Shenjti që gjykoi këto gjëra. Ata kanë derdhur gjakun e shenjtorëve dhe të profetëve, dhe ti u dhe atyre të pijnë gjak, sepse është shpërblimi që ata meritojnë”. Dhe dëgjova një tjetër që thoshte nga altari: “Po, o Zot, Perëndi i plotfuqishëm, gjykimet e tua janë të vërteta dhe të drejta”. Zbulesa 16:5-8
Pra Zoti është plotësisht i lirë nga padrejtësia dhe e keqja,
“për të shpallur që Zoti është i drejtë; ai është Kështjella ime dhe nuk ka asnjë padrejtësi tek ai.”Psalmi 92:15
Çfarë të themi, pra? Mos ka padrejtësi te Perëndia? Aspak! Romakëve 9:14
1:5 Dhe ky është mesazhi që dëgjuam nga ai dhe po jua shpallim juve: Perëndia është dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësirë. Po të themi se kemi bashkësi me Të, dhe ecim në errësirë, ne gënjejmë dhe nuk e vëmë në praktik të vërtetën;” 1 Gjonit 1:5-6
Që nënkupton se e keqa dhe ligësia nuk mund të qëndrojnënë praninë e Tij përderisa natyra e tij e përsosur nuk mund ta tolerojë këtë gjë:
“sepse ti nuk je një Perëndi që kënaqet në pabesinë; te ti nuk mund të zërë vend e keqja. Ata që lëvdojnë vetveten, nuk do të mund të qëndrojnë para syve të tua; ti i urren të gjithë ata që kryejnë padrejtësi. Ti do të zhdukësh gjithë ata që thonë gënjeshtra; Zoti urren njerëzit gjakatarë dhe mashtrues.” Psalmi 5:4-6
1:13 Ti i ke sytë tepër të pastër për të parë të keqen dhe nuk e shikon dot paudhësinë. Pse rri dhe shikon ata që veprojnë me hile, dhe hesht kur i ligu gllabëron atë që është më i drejtë se ai? ” Habakuku 1:13
Krishti ëhtë absolutisht i Mirë, i Shenjtë dhe i Drejtë.
Sipas Shkrimeve të Frymëzuara të Krishterëve, Jezusi është Biri i dashur i Zotit me të cilin Ati është i kënaqur:
“Dhe ndodhi në ato ditë që Jezusi erdhi nga Nazareti i Galilesë dhe u pagëzua nga Gjoni në Jordan. Dhe menjëherë, kur po dilte nga uji, pa se Qiejtë po hapeshin dhe Fryma po zbriste mbi të si një pëllumb. Dhe një zë erdhi nga qielli: “Ti je Biri im i dashur në të cilin jam kënaqur.”” Marku 1:9-11
Por kur Jezusi e mori vesh u largua prej andej dhe turma të mëdha e ndiqnin dhe ai i shëroi të gjithë, dhe i urdhëroi ata rreptësisht të mos thonin kush ishte ai, me qëllim që të përmbushej ç’ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia që thotë: “Ja shërbëtori im, që unë e zgjodha; i dashuri im, në të cilin shpirti im është i kënaqur. Unë do ta vë Frymën tim mbi të dhe ai do t’u shpall drejtësinë popujve. Ai nuk do të zihet dhe as nuk do të bërtasë dhe askush nuk do t’ia dëgjojë zërin e tij nëpër sheshe. Ai nuk do ta thërmojë kallamin e thyer dhe ketë bërë të triumfojë drejtësinë. Dhe njerëzit do të shpresojnë në emrin e tij”. Mateu 12:15-21
Arsyeja është se Biri gjithmonë bën gjërat të cilat e kënaqin në mënyrë të përsosur Atin, përderisa ai vetëm bën gjërat që bën vetë Ati:
Atëherë Jezusi u tha atyre: “Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar. Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s’më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë”. Gjoni 8:28-29
Kjo përfshin të ringjallësh të vdekurit, ti japësh jetë kujtdo që Ai do, dhe të gjykojë të gjithë njerëzimin në mënyrë që të përcaktojë fatin e përjetshëm të çdo individi të veçantë:
5:19 Atëherë Jezusi u përgjgj dhe u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se bën Ati; gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri. 5:20 Sepse Ati e do Birin dhe i dëfton gjithçka që bën vetë; dhe do t’i dëftojë vepra më të mëdha se këto, që të mrekulloheni. 5:21 Në fakt ashtu si ati ringjall të vdekurit dhe u jep atyre jetën, po kështu edhe Biri i jep jetën kujtdo që do. 5:22 Sepse Ati nuk gjykon asnjë, por gjithë gjyqin ia dha Birit, 5:23 që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu siç nderojnë Atin; kush nuk e nderon Birin, nuk nderon Atin që e ka dërguar. 5:24 Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë. 5:25 Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Po vjen ora, madje ka ardhur, kur të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë, dhe ata që e kanë dëgjuar do të jetojnë. 5:26 Sepse, sikurse Ati ka jetë në vetvete, kështu ia ka dhënë dhe Birit të ketë jetë në vetvete; 5:27 dhe i ka dhënë gjithashtu autoritet të gjykojë, sepse është Bir i njeriut. 5:28 Mos u mrrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij 5:29 dhe do të dalin prej tyre; ata që kanë bërë të mira, në ringjallje të jetës, dhe ata që kanë bërë të liga, në ringjalljen e dënimit. 5:30 Unë s’mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar. Gjoni 5:19-30
Njëlloj si Ati, Biri është plotëisht pa mëkat dhe plotësisht i lirë prej çdo padrejtësie:
Kush flet nga vetja e tij kërkon lavdinë e vet, kurse ai që kërkon lavdinë e atij që e ka dërguar është i vërtetë, dhe në të nuk ka padrejtësi. Gjoni 7:18
8:46 Cili nga ju më bind për mëkat? Nëse flas të vërtetën, përse nuk më besoni? Gjoni 8:46
Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të. 2 Korintasve 5:21
Shikoni ç’dashuri të madhe na dha Ati, që të quhemi bij të Perëndisë. Prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur atë. Shumë të dashur, tani jemi bij të Perëndisë, por ende nuk është shfaqur ç’do të jemi; por dimë se, kur të shfaqet ai, do të jemi të ngjashëm me të, sepse do ta shohim se si është ai. Dhe kushdo që e ka këtë shpresë në të, le ta pastrojë veten, siç është i pastër Ai. Kush bën mëkat, bën edhe shkelje të ligjit; dhe mëkati është shkelje e ligjit. Dhe ju e dini se ai u shfaq për të hequr mëkatet tona; dhe në Të nuk ka mëkat. Kush qëndron në të nuk mëkaton; kush mëkaton nuk e ka parë dhe as nuk e ka njohur. Djema, kurrkush mos ju mashtroftë: ai që zbaton drejtësinë është i drejtë, ashtu sikur është i drejtë Ai. 1 Gjonit 3:1-7
Po ashtu si Ati, Biri është përsosmërisht i Shenjtë dhe i drejtë, duke qenë absolutisht i Mirë:
Atëherë në sinagogën e tyre ishte një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë, i cili filloi të bërtasë, duke thënë: “Ç’ka midis nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe të na shkatë-rrosh? Unë e di kush je: I Shenjti i Perëndisë”. Marku 1:23-24
Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar; por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk. Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e vet për delet…. Unë jam bariu i mirë, dhe i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua, Gjoni 10:10-11, 14
Perëndia e Abrahamit, e Isakut dhe e Jakobit, Perëndia e etërve tanë e ka përlëvduar Birin e tij Jezusin, të cilin ju ia dorëzuat Pilatit dhe e mohuat përpara tij, megjithëse ai kishte vendosur ta lironte. Por ju e mohuat të Shenjtin, të Drejtin, dhe kërkuat që t’ju jepej një vrasës, dhe vratë Krijuesin e Jetës, që Perëndia e ka ringjallur prej së vdekuri dhe për të cilin ne jemi dëshmitarë! .” Veprat 3:13-15
7:52 Cilin nga profetët nuk e përndoqën etërit tuaj? Ata vranë edhe ata që paralajmëronin ardhjen e të Drejtit, për të cilin tani ju jeni bërë tradhtarë dhe vrasës; Veprat 7:52
22:14 Pastaj vazhdoi: “Perëndia i etërve tanë të ka paracaktuar të njohësh vullnetin e tij, ta shohësh të Drejtin dhe të dëgjosh një zë nga goja e tij. Veprat 22:14
Me anë të virtytit të perfeksionit të tij pa mëkat,Zoti ishte në gjendje që të shpëtojë të tjerët prej mëkateve të tyre duke mbajtur ndëshkimin e tyre. Krishti e bëri këtë gjë për të shpëtuar ata nga inati i drejtësisë së Zotit në mënyrë që ata të mund të pajtoheshin me Zotin:
Të shfajësuar, pra, me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezus Krishtit, Zotit tonë,… Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Shumë më tepër, pra, duke qenë tani të shfajësuar me anë të gjakut të Tij. Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij. E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin. Romakëve 5:1, 8-11
…duke ditur se jo me anë gjërash që prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mënyra e kotë e të jetuarit të trashëguar nga etërit, por nga gjaku i çmuar i Krishtit, si të Qengjit të patëmetë dhe të panjollë,... 1 Pjetrit 1:18-19
Sepse për këtë ju u thirrët, sepse edhe Krishti e vuajti për ne, duke ju lënë një shembull, që të ecni pas gjurmës së tij. “Ai nuk bëri asnjë mëkat dhe nuk u gjet asnjë mashtrim në gojë të tij”. Kur e fyenin, nuk e kthente fyerjen, kur vuante, nuk kërcënonte, po dorëzohej tek ai që gjykon drejtësisht. Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me vurratat e tij ju u shëruat. Sepse ju ishit si dele endacake por tani ju u kthyet te bariu dhe ruajtësi i shpirtrave tuaj. 1 Pjetrit 2:21-25
sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. U vra në mish, por u ngjall nga Fryma, 1 Pjetrit 3:18
por, po të ecim në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi njeri me tjetrin, dhe gjaku i Jezu Krishtit, Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat. Po të themi se jemi pa mëkat, gënjej-më vetveten dhe e vërteta nuk është në ne. Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. Po të themi se s’kemi mëkatuar, e bëjmë atë gënjeshtar dhe fjala e tij nuk është në ne. Djemtë e mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin. Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të të gjithë botës. 1 Gjonit 1:7-10, 2:1-2
Natyra e paprekshme dhe e pagabueshme e Krishtit na siguron se vdekja e tij për të tjerët siguron trashëgimni të përjetshme për të gjithë besimtarët e vërtetë, të cilët në shpëtimin e tyre të përjetshëm që i lejon ata që të afrohen me besim dhe të jetojnë në prani të Zotit përjetë:
Sepse ne nuk kemi kryeprift që nuk mund t’i vijë keq për dobësitë tona, po Një që u tundua në të gjitha ashtu si ne, por pa mëkatuar. Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje. Hebrenjve 4:15-16
prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata që me anë të Tij i afrohen Perëndisë, sepse AI gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta. Sepse ne një kryeprift i tillë na duhej, i shenjtë, i pafaj, i papërlyer, i ndarë nga mëkatarët dhe i ngritur përmbi qiej, i cili nuk ka nevojë çdo ditë, si ata kryepriftërinjtë, të ofrojë flijime më parë për mëkatet e veta e pastaj për ato të popullit; sepse këtë e bëri një herë e mirë, kur e kushtoi vetveten. Hebrenjve 7:24-26
Por Krishti, që erdhi si kryeprift i të mirave që do të vijnë në të ardhmen, duke kaluar nëpër një tabernakull më të madh e më të përkryer, që s’është bërë me dorë, pra, që nuk është e kësaj krijese, hyri një herë e përgjithmonë në shenjtërore, jo me gjakun e cjepve dhe të viçave, por me gjakun e vet, dhe fitoi një shpëtim të amshuar. Sepse, në qoftë se gjaku i demave dhe i cjepve dhe hiri i një mëshqerre i spërkatur mbi të ndoturit, i shenjtëron, duke i pastruar në mish, aq më shumë gjaku i Krishtit, i cili me anë të Frymës së Shenjtë e dha veten e tij të papërlyer nga asnjë faj ndaj Perëndisë, do ta pastrojë ndërgjegjen tuaj nga veprat e vdekura për t’i shërbyer Perëndisë së gjallë! Për këtë arsye ai është ndërmjetësi i Besëlidhjes së re që, me anë të vdekjes që u bë për shpërblimin e shkeljeve që u kryen gjatë Besëlidhjes së parë, të thirrurit të marrin premtimin e trashëgimisë së amshuar. Hebrenjve 9:10-15
Karakteri i përsosur i Krishtit garanton gjithashtu se sakrifica e tij me vdekje do ti bëjë të gjithë ata që besojnë në të Shenjtë dhe të përsosur përjetë:por shohim Jezusin të kurorëzuar me lavdi dhe me nder për vdekjen që pësoi; ai u bë për pak kohë më i vogël se engjëjt, që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit. Sepse i duhej atij, për të cilin dhe nëpërmjet të cilit janë të gjitha, duke çuar shumë bij në lavdi, ta bënte të përsosur me anë të vuajtjeve realizuesin e shpëtimit të tyre. Sepse ai që shenjtëron dhe ata që shenjtërohen janë të gjithë prej një; prandaj as nuk turpërohet t’i quajë vëllezër, Hebrenjve 2:9-11
10:9 Prej këtij vullneti, ne jemi shenjtëruar me anë të kushtimit të trupit të Jezu Krishtit, që u bë një herë për të gjithë… Sepse, me një ofertë të vetme, ai i bëri të përsosur për gjithnjë ata që shenjtërohen. Hebrenjve 10:9, 13
Pjesa në vazhdim tregon se sa e mahnitshme dhe e lavdishme rezulton sakrifica me vdekje e Krishtit:
Pas këtyre gjërave, pashë një turmë të madhe, të cilën ASKUSH NUK MUND TA NUMËRONTE, prej të gjitha kombeve, fiseve, popujve dhe gjuhëve; këta qëndronin në këmbë përpara fronit dhe përpara Qengjit, të veshur me rroba të bardha dhe me palma në duart e tyre. Dhe thërrisnin me zë të madh, duke thënë: “Shpëtimi është i Perëndisë tonë që është ulur mbi fron DHE I QENGJIT”. Dhe të gjithë engjëjt rrinin në këmbë përqark fronit, dhe pleqve dhe katër qenieve e gjalla, dhe ranë përmbys mbi fytyrën e tyre përpara fronit dhe adhuruan Perëndinë, duke thënë: “Amen! Bekimi, dhe lavdia, dhe dituria, dhe falendërimi, dhe nderimi, dhe fuqia dhe forca janë te Perëndia ynë në shekuj të shekujve. Amen!”. Pastaj një nga pleqtë m’u drejtua, duke më thënë: “Cilët janë këta që janë veshur me rroba të bardha, dhe nga kanë ardhur?”. Dhe unë i thashë: “Imzot, ti e di”. Atëherë ai më tha: “Këta janë ata që kanë ardhur nga shtrëngimi i madh, dhe i kanë larë rrobat e tyre dhe i kanë zbardhur NË GJAKUN E QENGJIT. Prandaj edhe janë përpara fronit të Perëndisë dhe i shërbenin atij ditë e natë në tempullin e tij; dhe ai që rri ulur mbi fron do të banojë në mes tyre. Ata nuk do të kenë më uri, as nuk do të kenë etje, as nuk do t’i godasë më dielli, as kurrfarë vape, sepse Qengji, që është në mes të fronit, do t’i kullosë dhe do t’i çojë te burimet e gjalla të ujërave; dhe Perëndia do të thaijë çdo lot nga sytë e tyre”. Zbulesa 7:9-17
Sakrifica për të tjerët e Krishtit rezulton e kryer për shpëtimin e shumë njerëzve, në numër aq të madh saqë nuk mund as të numërohen, duke i bërë ata të mjaftueshëm të denjë për të qëndruar përpara pranisë së Zotit dhe ti shërbejnë Atij përjetë!
Për të thënë që kjo është një deklaratë mahnitëse do të ishte deklarim i ashpër, përderisa Bibla Hebree mëson mjaft qartë se nuk ka qenie njerëzore ë mund ti ofrojë Zotit një shpagesë për të shpëtuar një jetë të vetme njerëzore, dhe aq më pak një grup të pa numërueshëm jetësh. Shkrimet e Frymëzuara dëshmojnë qartësisht se kjo është një punë që vetëm Zoti është në gjendje ta kryejë:
Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t’i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij, sepse shpengimi i shpirtit të tij është shumë i shtrenjtë, dhe çmimi i saj nuk do të mjaftonte kurrë, për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën…. Por Perëndia im do ta shpengojë shpirtin tim nga pushteti i Sheolit, sepse ai do të më pranojë. (Sela) Psalmi 49:7-9, 15
- Detyrimisht Jezusi duhet të jetë Zoti i Madhërishëm i mishëruar.
Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi. Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë. Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë. Në atë ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve…. Ai (fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu… Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë. Gjoni 1:1-4, 10, 14
Atëherë Thomai u përgjigj dhe i tha: “Zoti im dhe Perëndia im!”. Jezusi i tha: “Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!” Gjoni 20:28-29
Tregoni kujdes, pra, për veten tuaj dhe për gjithë tufën, në mes të së cilës Fryma e Shenjtë ju ka vënë ju kujdestarë që të kullotni kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e tij. Veprat 20:28
të tyre janë edhe etërit, prej të cilëve rrjedh sipas mishit Krishti, i cili është përmbi çdo gjë Perëndi, i bekuar përjetë. Amen. Romakëve 9:5
Dhe s’ka asnjë dyshim se misteri i mëshirës është i madh: Perëndia u shfaq në mish, u shfajësua në Frymë, u duk ndër engjëj, u predikua ndër johebrenj, u besua në botë, u ngrit në lavdi. 1 Timoteut 3:16
duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht, i cili e dha veten për ne, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar për vete një popull të veçantë, të zellshëm në vepra të mira. Titit 2:13-14
ndërsa për të Birin thotë: “Froni yt, o Perëndi është në shekuj të shekujve; skeptri i mbretërisë sate është skeptër drejtësie. Hebrenjve 1:8
Simon Pjetri, shërbëtor dhe apostull i Jezu Krishtit, atyre që kanë marrë për pjesë një besim të çmueshëm sikurse edhe ne, me anë të drejtësisë së Perëndisë tonë dhe të Shpëtimtarit Jezu Krisht: 2 Pjetrit 1:1
Por ne dimë se Biri i Perëndisë erdhi dhe na dha të kuptuarit, që ne të njohim atë që është i Vërteti; dhe ne jemi në të Vërtetin, në Birin e tij Jezu Krisht; ky është i vërteti Perëndi dhe jeta e përjetshme. 1 Gjonit 5:20