Por kur’ani kundërshton veten e tij lidhur me numrin e ditëve që zgjati kjo erë.
Surja 54:19
19. Ne u dërguam atyre në një ditë fatkeqe një erë të stuhishme të pandërprerë,
Surja 41:16
16. Dhe, në u dërguam atyre në ditët e fatkeqësisë erë të acartë, për ta shijuar dënimin poshtërues që në këtë jetë; ndërsa dënimi në jetën tjetër do të jetë edhe më poshtërues dhe askush nuk do t’i ndihmojë.
Surja 69 6-7
6. kurse fisi Ad u shkatërrua nga një furtunë shungulluese të rreptë,
7. të cilën Allahu ua dërgoi atyre shtatë net dhe tetë ditë pareshtur. Atëherë mund t’i vëreje njerëzit të përmbysur si trungjet e hurmave të kalbura.
Sipas surese 54:19 era vazhdoi për një dite, ndërsa tek 41:16 përdoret në Shumës fjala ditë dhe tek 69:7 specifikohet 8 ditë.