Pages

A u dha Torah-ja si udhërrëfyese dhe për Egjiptianet?

Kur’ani bën citimin e mëposhtme lidhur me misionin e Moisiut:
Surja 23: 45-49
  1. Pastaj dërguam Musain dhe vëllanë e tij, Harunin, me mrekullitë Tona dhe autoritet të qartë
  2. të Faraoni dhe paria e tij, por ata ishin njerëz arrogantë dhe nuk i pranuan.
  3. Ata thanë: “Vallë a t’u besojmë dy njerëzve që janë si ne, ndërkohë që populli i tyre na shërben neve?!”
  4. Kështu, ata të dy i shpallën për gënjeshtarë, andaj ishin nga të shkatërruarit.
  5. Në të vërtetë, në i dhamë Librin (Teuratin) Musait, që ata të udhëzohen në rrugë të drejtë.
Nuk ka shpjegim të mëtejshëm në kuptimin e drejtpërdrejte të kësaj pjese. Vargjet përpara citimit, përmbajnë disa thënie rreth mesazhereve, dhe Surja 23:50 ndryshon subjektin përsëri dhe bën një citim rreth Jezusit dhe Maries. Duke e lexuar këtë pjese ashtu siç është formuluar arrihet në përfundimin e vetëm që Libri i dhëne Moisiut kishte për qellim që të udhëhiqte faraonin dhe këshillin e tij, të cilët përfaqësonin popullin Egjiptian. Nuk ka kujt ti referohet tjetër përemri “ata” në këtë pjese.
Kjo është pa dyshim e gabuar, ashtu siç dihet nga Bibla. Madje dhe vete kur’ani e thotë diku tjetër:
Surja 32:23
  1. në i dhamë Musait Librin (Teuratin) – prandaj mos dysho në takimin me atë – dhe e bëmë atë udhërrëfyes për bijtë e Izraelit.
Nuk duam që të theksojmë që autori i kur’anit ka ndërmend të na mësojë që  Torah-ja u dha për të udhëhequr Egjiptianet. Por vëzhgojmë që kjo pjese është formuluar në një mënyre të ndryshme dhe jep një përshtypje të gabuar dhe krijon një kontradikte logjike në kur’an kur flasim për tekstin e suresë 23:45-49 fjalë për fjalë. Surja 23:49 i referohet fëmijëve të Izraelit, por e dimë këtë gjë sepse e dimë historinë e plote. Diskutimi lidhur me surenë 23:45-49 na rezulton një tjetër kuptim.
Nga kjo mund të mendojmë që autori i kur’anit ka dashur të thotë që Torah-ja si fillim u dha Egjiptasve dhe që fëmijët e Izraelit e trashëguan me vone nga Egjiptasit?
Surja 40 53:54
  1. në i kemi dhënë Musait udhëzimin Tonë dhe u kemi dhënë në trashëgim bijve të Izraelit Librin, si udhërrëfyes dhe këshillë për mendarët.
Pa dyshim, kjo tingëllon si një interpretim i çuditshëm. Por nuk duket shumë i çuditshëm kur mësojmë që kur’ani në të vërtete mëson që Allahu i beri Izraelitet që të trashëgojnë vendin e Egjiptit. Perse të mos trashëgojnë dhe shkrimet e Egjiptianëve se bashku me tokën e tyre?
Surja 26:52-59
  1. Pastaj, në i shpallëm Musait: “Ti udhëto natën me robërit e Mi, por do të jeni të ndjekur”.
  2. Dhe Faraoni dërgoi nëpër qytete lajmëtarë
  3. (Për të thënë:) “Këta janë një grup i vogël që
  4. na kanë provokuar,
  5. por në jemi kurdoherë të gatshëm!”
  6. Kështu, në i bëmë ata të lënë kopshtijet dhe lumenjtë,
  7. thesaret e pallatet e mrekullueshme.
  8. Kështu ndodhi, dhe në ia dhamë të gjitha këto bijve të Izraelit.
Surja 28:2-6
  1. Këto janë vargjet e Librit të qartë!
  2. në do të të tregojmë ty pjesë nga historia e Musait me Faraonin, ashtu siç ka qenë me të vërtetë, për njerëzit që besojnë.
  3. Me të vërtetë që Faraoni madhështohej në Tokë dhe banorët e saj i kishte përçarë në grupe; disa prej tyre i përndiqte, ua vriste fëmijët meshkuj, ndërsa femrat ua linte gjallë. Ai ka qenë vërtet keqbërës.
  4. Por vullneti Ynë ishte që t’u jepnim mirësi atyre që qenë të shtypur në tokë, t’i bënim prijës e trashëgimtarë,
  5. t’i forconim ata në Tokë dhe t’u tregonim Faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së tyre atë prej së cilës ata frikësoheshin.
Analizen lidhur me faktin qe ne kuran toka e premtuar eshte Egjipti dhe jo vendi i Kanaanit (vendi ku aktualisht ndodhen Izraelitët) e gjejme tek Izraeli, kur’ani dhe Toka e Premtuar.