Zanafilla 17:8
8 Dhe ty dhe pasardhësve të tu pas teje, do t’u jap vendin ku ti banon si një i huaj: tërë vendin e Kanaanëve, në pronësi për gjithnjë; dhe do jem Perëndia i tyre”.
Eksodi 3:8, 17
- Kështu zbrita për ta çliruar nga dora e Egjiptasve dhe për ta çuar nga ky vend në një vend të mirë dhe të hapur, në një vend ku rrjedh qumështi dhe mjalti, në vendin ku ndodhen Kananejtë, Hitejtë, Amorejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë.
- …….. dhe kam thënë: Nga shtypja e Egjiptit do t’ju çoj në vendin e Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë”.
4 Kam caktuar gjithashtu besëlidhjen time me ta, duke u premtuar se do t’u jap vendin e Kanaanit, vendin ku qëndruan si të huaj. Bazuar në këto thënie të qarta të Biblës se Shenjte, për disa lexues mund të jete e çuditshme kur zbulojnë që kur’ani në të vërtetë mëson që Toka e Premtuar që Izraeli duhej të trashëgonte ishte Egjipti. Përpara se të paraqesim provat për këtë me përpara duam të përmendim që fjalët Kanaan, Izrael(toka, jo njerëzit), Judea apo Jerusalem nuk shfaqen kurrë në kur’an, i cili është vërtete Shumë ngatërruese dhe e habitshme.
Kur kur’ani flet për trashëgiminë e Izraelit thjesht i referohet si vendi apo qyteti të cilin ZOTI u dha. Për shembull:
Surja 5:20-26
- Kujto kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im! Kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush, kur prej jush bëri profetë, bëri sundimtarë dhe ju dha atë që nuk ia kishte dhënë asnjë populli para jush!
- O populli im! Hyni në Tokën e shenjtë që Allahu e ka caktuar për ju dhe mos u ktheni prapa, se atëherë do të ktheheni të humbur!”
- Ata thanë: “O Musa! Në atë tokë gjendet një popull i fortë dhe ne nuk do të hyjmë pa dalë ata e, nëse ata dalin, në atëherë, me siguri do të hyjmë në të”.
- Dy burra nga ata që i frikësoheshin Allahut dhe që Ai i kishte pajisur me mirësi, thanë: “Hyni në portën e qytetit! Kur të kaloni nëpër të, me siguri do të jeni fitues. Në qoftë se jeni besimtarë, atëherë mbështetuni tek Allahu!”
- Ata thanë: “O Musa! Kurrsesi nuk do të hyjmë atje, derisa aty të gjenden ata. Kështu që shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se në do të rrimë këtu”.
- Musai tha: “O Zoti im! Unë nuk kam fuqi për askënd tjetër veç vetes dhe vëllait, prandaj na veço neve prej këtij populli të pabindur!”
- Allahu tha: “Ajo (toka e shenjtë) u është ndaluar atyre për dyzet vjet. Ata do të bredhin të çoroditur nëpër tokë, por ty mos të të vijë keq për atë popull të pabindur”.
(Surja 5:20 ka një anakronizëm trashanik sepse është Moisiu që flet për sundimtare (mbretër) të Izraelit kur në fakt Izraeli nuk kishte mbretër apo sundimtare për Shumë shekuj deri në kohen e Samuelit.)
Numrat 13:1-3, 17-33
1 Zoti i foli Moisiut, duke i thënë: 2 “Dërgo njerëz të këqyrin vendin e Kanaanit që unë po u jap bijve të Izraelit. Do të dërgoni një nga çdo fis i etërve të tyre; të gjithë të jenë nga princat e tyre”. 3 Kështu Moisiu i nisi nga shkretëtira e Paranit, simbas urdhrit të Zotit; të gjithë këta ishin krerë të bijve të Izraelit.
17 Moisiu, pra, i dërgoi për të vëzhguar vendin e Kanaanit dhe u tha atyre: “Ngjituni që këtej në Negev dhe pastaj në krahinën malore, 18 për të parë si është vendi, në qoftë se populli që banon aty është i fortë apo i dobët, i pakët në numër apo i shumtë; 19 si është vendi ku banon, i mirë apo i keq, si janë qytetet në të cilat jeton, a ka kampe ose vende të fortifikuara; 20 dhe si është toka, pjellore apo e varfër, në rast se ka pemë ose jo. Bëhuni trima dhe sillni frytet nga ky vend”. Ishte koha kur kishte filluar të piqej rrushi. 21 Ata u ngjitën, pra, dhe vëzhguan vendin e Tsinit deri në Rehob, duke hyrë në të nga ana e Hamathit. 22 U ngjitën përmes Negevit dhe shkuan deri në Hebron, ku ishin Ahimani, Sheshai dhe Talmai, pasardhës të Anakut. (Hebronin e kishin ndërtuar shtatë vjet para Tsoanit në Egjipt). 23 Arritën pastaj deri në luginën e Eshkolit, ku prenë një degë me një vile rrushi, që e mbanin që të dy me një purtekë; dhe morën gjithashtu shegë dhe fiq. 24 Ky vend u quajt lugina e Eshkolit, për shkak të viles së rrushit që bijtë e Izraelit prenë aty. 25 Mbas dyzet ditësh ata u kthyen nga vëzhgimi i vendit, 26 dhe shkuan të takojnë Moisiun, Aaronin dhe tërë asamblenë e bijve të Izraelit në shkretëtirën e Paranit, në Kadesh; para tyre dhe tërë asamblesë paraqitën një raport dhe u treguan pemët e vendit. 27 Kështu para tij raportuan duke thënë: “Ne arritëm në vendin ku na dërgove; aty rrjedh me të vërtetë qumësht dhe mjaltë, dhe këto janë pemët e tij. 28 Por populli që banon në këtë vend është i fortë, qytetet janë të fortifikuara dhe shumë të mëdha; dhe aty pamë edhe pasardhësit e Anakut. 29 Amalekitët banojnë në krahinën e Negevit; Hitejtë, Gebusejtë dhe Amorejtë banojnë përkundrazi në krahinën malore, ndërsa Kananejtë banojnë pranë detit dhe gjatë Jordanit”. 30 Atëherë Kalebi e qetësoi popullin që murmuriste kundër Moisiut dhe tha: Le të ngjitemi menjëherë dhe ta pushtojmë vendin, sepse këtë mund ta bëjmë me siguri”. 31 Por njerëzit që kishin shkuar me të thanë: “Nuk mund të sulemi kundër këtij populli, sepse është më i fortë se ne”. 32 Kështu i paraqitën një informacion të keq për vendin që kishin vëzhguar duke thënë: “Vendi që kemi përshkuar për ta vëzhguar është një vend që i ha banorët e tij; dhe të gjithë njerëzit që kemi parë në të janë njerëz me shtat të lartë. 33 Përveç kësaj aty pamë gjigantë (pasardhësit e Anakut rrjedhin nga gjigantët), përballë të cilëve na dukej se ishim karkaleca, dhe kështu duhet t’u dukeshim atyre”.
Nëse i qëndrojmë korrekt kuranit dhe marrim në konsiderate të gjitha referencat tek Eksodi i Izraelit bëhet e qartë që autori (apo autorët) e kuranit kanë menduar që toka që u dha Izraeliteve nuk ishte Jerusalemi apo Kanaani por Egjipti.
Surja 26:52-59
- Pastaj, në i shpallëm Musait: “Ti udhëto natën me robërit e Mi, por do të jeni të ndjekur”.
- Dhe Faraoni dërgoi nëpër qytete lajmëtarë
- (Për të thënë:) “Këta janë një grup i vogël që
- na kanë provokuar,
- por në jemi kurdoherë të gatshëm!”
- Kështu, në i bëmë ata të lënë kopshtijet dhe lumenjtë,
- thesaret e pallatet e mrekullueshme.
- Kështu ndodhi, dhe në ia dhamë të gjitha këto bijve të Izraelit.
Surja 7: 129-130
- Ata i thanë: “Ne kemi vuajtur para se të vish ti dhe ende po vuajmë”. Musai tha: “Ndoshta Zoti juaj do ta zhdukë armikun tuaj dhe do t’ju bëjë sundimtarë në tokë, për t’ju parë se si do të veproni”.
- Dhe në e goditëm popullin e Faraonit me thatësi, me vite zie, që të zinin mend.
- Kështu, në u hakmorëm dhe i fundosëm në det, ngaqë ata i mohuan shenjat Tona dhe nuk ua vunë veshin.
- Ndërsa popullit të përndjekur në i dhamë në zotërim viset lindore dhe perëndimore të tokës që kishim bekuar. Kështu u përmbush premtimi i bukur i Zotit tënd ndaj izraelitëve, për
Kur i marrim si të vazhduara këto vargje (qe do ta shohim që janë pjese e të njëjtit kontekst) përfundimi është që Izraelit u dha pjesa lindore dhe perëndimore e Egjiptit. Izraeli u be drejtues i tij. Citimet e mëposhtme na japin vërtetësinë që autori (autorët) e kuranit supozojnë gabimisht që Izraeli e morri Egjiptin.
Surja 28:2-6
- Këto janë vargjet e Librit të qartë!
- në do të të tregojmë ty pjesë nga historia e Musait me Faraonin, ashtu siç ka qenë me të vërtetë, për njerëzit që besojnë.
- Me të vërtetë që Faraoni madhështohej në Tokë dhe banorët e saj i kishte përçarë në grupe; disa prej tyre i përndiqte, ua vriste fëmijët meshkuj, ndërsa femrat ua linte gjallë. Ai ka qenë vërtet keqbërës.
- Por vullneti Ynë ishte që t’u jepnim mirësi atyre që qenë të shtypur në tokë, t’i bënim prijës e trashëgimtarë,
- t’i forconim ata në Tokë dhe t’u tregonim Faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së tyre atë prej së cilës ata frikësoheshin.
I vetmi interpretim logjik është që Allahu kishte ndërmend që ti vendoste ata në të njëjtin vend që flitet në këto vargje. Nuk ka asnje të dhënë që fjala “toke” i referohet ndonjë vendi apo krahine tjetër. Nuk është se thuhet “dhe ti vendosnim ata në një tjetër vend”.
Më shumë akoma, kurani tek surja 7:110 dhe tek surja 7:123 (ashtu si tek surja 20:57,63) thotë që Faraoni dhe drejtuesit e tij thoshin që Izraelitet do ti nxirrnin Egjiptianët nga vendi.
Surja 7:109-110
- Paria e popullit të Faraonit tha: “Ky qenka vërtet një magjistar i shkathët,
- i cili kërkon t’ju nxjerrë nga toka juaj! Atëherë, çfarë na këshilloni?
- Faraoni tha: “Ju guxoni ta besoni Atë pa lejen time?! Në të vërtetë, ky është një komplot që keni përgatitur, me qëllim që të nxirrni nga qyteti banorët e tij! Keni për ta parë!
- në ia treguam atij (Faraonit) të gjitha shenjat Tona, por ai i mohoi, nuk pranoi (të besonte)
- dhe tha: “O Musa, a ke ardhur që të na nxjerrësh nga toka jonë me magjinë tënde?!
- Njëri prej tyre tha: “Në të vërtetë, këta (Musai dhe Haruni), janë dy magjistarë, që duan t’ju shporrin nga toka juaj me magjitë e tyre dhe të shkatërrojnë fenë tuaj tejet të mirë.
Ne komentimin e tij Ibn Kathir lidh surenë 7:137 me 28:5-6
Surja 7:137
- Ndërsa popullit të përndjekur në i dhamë në zotërim viset lindore dhe perëndimore të tokës që kishim bekuar. Kështu u përmbush premtimi i bukur i Zotit tënd ndaj izraelitëve, për
Surja 28:5-6
- Por vullneti Ynë ishte që t’u jepnim mirësi atyre që qenë të shtypur në tokë, t’i bënim prijës e trashëgimtarë,
- t’i forconim ata në Tokë dhe t’u tregonim Faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së tyre atë prej së cilës ata frikësoheshin.
Kjo i referohet Fëmijëve të Izraelit, të cilët në atë kohe ishin njerëzit me të mirë, edhe pse ky mbret tiran i mposhte duke i bërë që të bënin punët më të ulëta dhe duke i detyruar në pune të detyruar ditë e natë për të dhe për popullin e tij.
Ne të njëjtën kohe, ai po vriste djemtë e tyre duke lënë femrat të gjalla, për ti poshtëruar dhe sepse ai kishte frike që mund të shfaqej në mes tyre një djalë i cili do të ishte shkaku i shkatërrimit të tij dhe të rrëzonte mbretërinë e tij. Pra Faraoni mori masat që kjo gjë të mos ndodhte duke urdhëruar që të gjithë fëmijët meshkuj që u lindnin Izraeliteve të vriteshin, por kjo mase nuk e mbrojti atë nga urdhri Hyjnor, sepse kur urdhrat e Allahut vinë, ato nuk mund të vonohen, dhe për çdo çështje ka një dekret nga Allahu, Allahu thotë:
“Por vullneti Ynë ishte që t’u jepnim mirësi atyre që qenë të shtypur në tokë,”
derisa thotë “prej së cilës ata frikësoheshin”,
dhe Allahu u beri vërtetë këtë gjë atyre, siç ai thotë…..
“dhe në bëmë njerëzit të cilët konsideroheshin të dobët” derisa thotë….
“ata u ngritën”(7:137) dhe Allahu tha….
“Kështu ndodhi, dhe në ia dhamë të gjitha këto bijve të Izraelit.”(K.26:59)
Faraoni shpresoi tek forca dhe fuqia e tij që do të shpëtonte nga Musai, por kjo nuk e ndihmoi. Pavarësisht fuqisë tij të madhe si mbret ai nuk mund të kundërshtonte dekretin e Allahut, që nuk mund të anashkalohet. Në të kundërt drejtimi i Allahut bie poshtë, sepse është shkruar dhe deklaruar nga e kaluara që Faraoni do të takohej me rrënimin e tij nga duart e Musait.
Ne fakt, Ibn Kathir identifikon njerëzit të cilët trashëguan Egjiptin në vargun pasardhës:
Surja 44:24-29
- Lëreni pas detin e hapur, se ata, me siguri, do të fundosen si ushtri”!
- Eh, sa e sa kopshte dhe burime i lanë ata,
- sa ara të mbjella dhe ndërtesa fisnike,
- dhe sa begati, në të cilat kënaqeshin!
- Kështu, në ua lamë trashëgim ato një populli tjetër.
- Nuk i vajtoi ata as qielli, as Toka, as nuk iu dha afat atyre.
(Kështu (ishte)! Ne ua lamë trashëgim ato një populli tjetër.) domethënë Fëmijëve të Izraelit
Këtu po paraqesim pjesën përfundimtare që lidh Egjiptin me Token e Premtuar:
Surja 2:61
- Kujtoni kur i thatë: “O Musa! Ne nuk mund të kënaqemi vetëm me një lloj ushqimi, prandaj lutju për në Zotit tënd të na dhurojë nga ato që jep toka: perime, tranguj, thjerrëza, qepë dhe hudhra!” Ai ju tha: “Vërtet doni të ndërroni atë që është më e mirë me atë që është më e dobët?! Shkoni në Egjipt, atje do të gjeni atë që kërkoni!” Ata i kaploi poshtërimi dhe përulja dhe merituan zemërimin e Allahut. Kjo ndodhi, sepse ata i mohonin shpalljet e Allahut dhe i vrisnin të dërguarit pa asnjë të drejtë.
Këtu problemi është mjaft i qarte. Moisiu nuk u tha njerëzve shkoni në Egjipt por në Kanaan. Në përkthimin Shqip pjesa e mësipërme përkthehet si me poshtë.
- Kujtoni kur i thatë: “O Musa! në nuk mund të kënaqemi vetëm me një lloj ushqimi, prandaj lutju për në Zotit tënd të na dhurojë nga ato që jep toka: perime, tranguj, thjerrëza, qepë dhe hudhra!” Ai ju tha: “Vërtet doni të ndërroni atë që është më e mirë me atë që është më e dobët?! Shkoni në qytet(misran), atje do të gjeni atë që kërkoni!” Ata i kaploi poshtërimi dhe përulja dhe merituan zemërimin e Allahut. Kjo ndodhi, sepse ata i mohonin shpalljet e Allahut dhe i vrisnin të dërguarit pa asnjë të drejtë. Kjo ndodhi, sepse ata kundërshtonin dhe kalonin çdo kufi.(përkthimi Jusuf Ali)
Fjalën Egjipt e gjejmë në vargjet e mëposhtme(Nga kontrollet në Arabisht vërtetohet që fjala në pjesën më sipër është “Egjipt” dhe jo “qytet”. me poshtë kemi përdorim të te njëjtës fjale dhe që përkthehet “Egjipt”
Surja 10:87
- në i shpallëm Musait dhe vëllait të tij: “Ndërtoni shtëpi për popullin tuaj në Egjipt(misra), shndërrojini ato në faltore dhe falni namazin! Dhe sillu lajmin e mirë besimtarëve!”(përkthimi Jusuf Ali)
- Një njeri nga Egjipti(misra) që e bleu, i tha gruas së vet: “Bëja të këndshëm qëndrimin këtu. Ndoshta do të na shërbejë ose do ta birësojmë!” Dhe kështu, në e vendosëm Jusufin në atë tokë të bukur dhe i mësuam shpjegimin e ëndrrave. Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.(përkthimi Jusuf Ali)
- Dhe Faraoni i thërriste popullit të vet: “O populli im! Vallë, a nuk më përket mua sundimi i Egjiptit(misra) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin pranë meje? A nuk shihni?(përkthimi Jusuf Ali)
Surja 5:26
- Allahu tha: “Ajo (toka e shenjtë) u është ndaluar atyre për dyzet vjet. Ata do të bredhin të çoroditur nëpër tokë, por ty mos të të vijë keq për atë popull të pabindur”.
Nuk ka të dhënë për boshllëkun e 40 viteve në të cilën toka ishte i braktisur dhe nuk i përkiste askujt.
Ne fakt, kurani madje shpreh që Izraelitet morën kontrollin e pjesës lindore dhe perëndimore të Egjiptit ndërsa ata ishin akoma duke udhëtuar në shkretëtire, përpara se vici i arte të ndërtohej.
Surja 7:129, 134-142, 148, 150
- Ata i thanë: “Ne kemi vuajtur para se të vish ti dhe ende po vuajmë”. Musai tha: “Ndoshta Zoti juaj do ta zhdukë armikun tuaj dhe do t’ju bëjë sundimtarë në Tokë, për t’ju parë se si do të veproni”.
- E kur i godiste dënimi, ata thoshin: “O Musa, lutju Zotit tënd për ne, meqë ka besëlidhje me ty! Nëse na liron nga kjo vuajtje, patjetër që do të të besojmë ty dhe do t’i lëmë bijtë e Izraelit të ikin me ty”.
- Por, kur i liruam nga vuajtja dhe erdhi afati i caktuar, ata e shkelën menjëherë premtimin.
- Kështu, në u hakmorëm dhe i fundosëm në det, ngaqë ata i mohuan shenjat Tona dhe nuk ua vunë veshin.
- Ndërsa popullit të përndjekur në i dhamë në zotërim viset lindore dhe perëndimore të tokës që kishim bekuar. Kështu u përmbush premtimi i bukur i Zotit tënd ndaj izraelitëve, për shkak të durimit që treguan. Ndërsa ndërtesat dhe kullat e Faraonit dhe të popullit të tij në i shkatërruam.
- në i kaluam bijtë e Izraelit përtej detit, ku ndeshën një popull që adhuronin idhujt e vet. Ata i thanë Musait: “Na bëna edhe neve një zot, ashtu si kanë ata zota”. Musai tha: “Ju qenkeni vërtet një popull i paditur!
- Fenë që ndjekin këta idhujtarë, e pret shkatërrimi dhe ajo që bëjnë, është krejt pa vlerë.
- A mos vallë doni të kërkoj për ju zot tjetër përveç Allahut, që ju ka ngritur mbi të tjerët?!”
- Kujtoni kur në ju shpëtuam nga populli i Faraonit, i cili ju mundonte pa masë: fëmijët meshkuj jua vriste, kurse femrat tuaja jua linin gjallë. Kjo ka qenë sprovë e madhe për ju nga Zoti juaj.
- në i premtuam Musait se do t’i flisnim pas tridhjetë netësh, të cilat ia shtuam edhe me dhjetë të tjera, kështu që takimi me Zotin e tij u bë pas dyzet netësh. Musai i tha vëllait të vet, Harunit: “Më zëvendëso të populli im, mbaj rregull dhe mos ndiq rrugën e ngatërrestarëve!”
- Populli i Musait, pas largimit të tij, filloi të adhurojë një viç të bërë nga stolisjet e tyre të arta. Ai kishte një zë si të lopës. A nuk e shihnin ata se ai as nuk mund t’u fliste, as t’i udhëzonte në rrugë të drejtë?! Ata e zgjodhën këtë viç për adhurim dhe u bënë keqbërës.
- Kur Musai u kthye të populli i tij, i zemëruar dhe i pikëlluar, thirri: “Shumë e keqe është ajo që keni bërë pas ikjes sime! A mos vallë donit të shpejtonit ndëshkimin e Zotit tuaj?” Pastaj i hodhi pllakat dhe, duke e kapur vëllanë për koke, e tërhoqi drejt vetes. Haruni i tha: “O djali i nënës sime! Në të vërtetë, këta njerëz më quajtën për të dobët dhe gati më mbytën. Mos më turpëro para armiqve dhe mos më llogarit ndër keqbërësit!”
Nga vini ata? Ose këta gjigante të pa emërtuar kane hyre në token e Egjiptit pak kohe pasi Allahu e çliroi nga Egjiptianet, dhe përpara Izraeli të kishte mundësinë që të merrte kontrollin e vendit. Ose ata në atë kohe jetonin në Egjipt dhe mbeten pas ndërsa pjesa tjetër e Egjiptianeve ndoqën Izraelitet dhe rrjedhimisht u shkatërruan në det.
Dhe a mundet që këta gjigande të jenë njerëzit që i referohet surja 7:138, ata që Izraelitet panë që adhuronin idhujt e tyre që çuan në bërjen e idhullit dhe për ta?
Faktet Historike.
Te gjithë të dhënat e historisë dhe të arkeologjisë tregojnë që Fëmijët e Izraelit/Judenjtë kanë jetuar në vendin e Izraelit (Kanaan). Kurani kundërshton faktet historike kur pretendon që Zoti u Izraeliteve vendin e Egjiptit.
Kontradikta logjike.
Kurani kundërshton veten e tij kur pretendon në disa pjese që Izraeli morri vendin e Egjiptianëve menjëherë pasi Egjiptianet u munden dhe u mbyten, por tek surja 5:26 thotë që Izraeliteve u duhet të endeshin në shkretëtire për 40 vjet përpara se ata të hynin në token e premtuar.
Problemi teologjik.
Nëse Allahu u premtoi Egjiptin Fëmijëve të Izraelit (siç pretendon kurani), por në fund ata morën Kanaanin (qe është fakt historik), kjo do të thotë që Allahu nuk ishte në gjendje që të përmbushte premtimin e tij.
Thëniet e gabuara mund të jene bërë për arsye të ndryshme: nga injoranca ose me qellim. Pretendimi i kuranit që Toka e Premtuar Izraelit ishte Egjipti është pa dyshim një gabim trashanik. Gjithsesi bëjmë pyetjen: A ishte thjesht nga injoranca e Muhamedit që shkaktoi këtë gabim apo ky pretendim i gabuar është futur qëllimisht?
Analizë:
Pyesim veten: Çfarë mesazhi i komunikohet audiencës kur Muhamedi predikon që “Fëmijët e Izraelit morën token e Faraonit dhe të njerëzve të tij”? Çështja në ketë rast është thjesht: Besimtaret morën token e jobesimtareve. Ky është parimi, dhe qëllimi përfundimtar. Kjo është ajo që Muhamedi praktikoi gjatë gjithë jetës dhe misionit se tij. Ai pushtoi gjithë Arabinë, dhe jobesimtarët ose u përjashtuan ose u skllavëruan, por vendi ra në dore të myslimaneve. Në fakt kurani formulon hapur që Allahu i kthen pronat dhe të mirat materiale e jobesimtareve Muhamedit (duke kuptuar që ato janë plotësisht të tijat), dhe madje dhe habitet thonë që toka i përket (Allahut dhe) Muhamedit.
Ne ketë pjese, mësimet e kuranit, lidhur me faktin që toka e premtuar për ndjekësit e Moisiut është Egjipti nuk është më ndonjë habi e madhe. E parë në ketë këndvështrim kjo çështje merr kuptim. Edhe pse është një fakt historik i gabuar, është thjesht pasqyrimi i parimit të përgjithshëm islamik që besimtarët zotërojnë tokat e jobesimtareve. Faraoni dhe këshilli i tij e mohuan mesazhin e Moisiut. Si pasojë ndjekësit e Moisiut zotëruan token e tyre.
Me ketë studim kemi nxjerrë ne dritë motivimin kryesor për ketë pretendim jo të vërtete në kuran. Pa dyshim që autori(autoret) i kuranit nuk është i interesuar që të mësojë të vërteten, por të abuzoje me historitë e të shkuarës që ti predikojnë audiencës se tij aktuale. Ai rrëmben historinë e ZOTIT dhe e rishkruan për qëllimin e tij. Gënjen për të shkuarën për të justifikuar veprimet e veta. Autori i kuranit e shfaq veten si një manipulator, si një falsifikues i historisë, si një gënjeshtar.