Pages

Iblisi është xhin apo engjëll?

Në kuran lexojmë vargjet e mëposhtme
– Surja 20.116   
116.Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: “Bëni sexhde ndaj Ademit, ata i bënë, pos Iblisit, i cili nuk deshi”.
– Surja 38 71-74
71.Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj një njeri nga balta
72.Dhe kur ta kem përsosur atë dhe t’i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljuni atij (në sexhde)
73.Engjëjt të gjithë së bashku iu përulën
74.Përveç Iblisit që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve.
–   Surja 7 11-12
11. Ne ju krijuam e pastaj ju dhamë formën; e u thamë engjëjve: “Përuljuni në sexhde Ademit!” – Të gjithë iu përulën, përveç Iblisit. Ai nuk ishte nga ata që u përulën.
12. Allahu tha: “Çfarë të pengoi ty të mos përuleshe, kur të urdhërova?” Ai u përgjigj: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më
krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta”.
–   Surja 18.50
50. (Përkujto) Kur u thamë engjëjve: “Përuluni Ademit, e ata iu përulën përposIblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet”. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?” Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!
–   Surja 16 49-50
49.Vetëm All-llahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej e që është në tokë, e edhe engjëjt, ata nuk bëjnë kryelartësi
50.I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta dhe i përmbahen në përpikëri asaj me çka urdhërohen.
–   Surja 66. 6   
6. O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.
Analizë:
Bazuar ne vargjet e mësipërme shohim disa probleme.
Në baze të sureve 20.116, 38 71-74, 7 11-12 qartësisht thuhet që Allahu u dha urdhër engjëjve qe ti përkuleshin Adamit dhe që iblisi ishte pjese e tyre, pra ishte engjëll.
Bazuar në surenë 18.50 shohim që iblisi është nga xhinët. Pra bie ne kundershim me surete 20:116, 38 71-74, 7 11-12.
Ne suretë 16 49-50 dhe 66.6 theksohet fakti që Allahut i binden te gjithë engjëjt por bazuar ne vargjet 20.116, 38 71-74, 7 11-12 kjo gjë del e pavërtetë pasi iblisi nuk u përkul.
Nëse pranojmë se iblisi nuk ishte engjëll atëherë Allahu nuk kishte arsye perse ta ndëshkonte sepse xhinëve nuk u thuhet gjë qe ti përkulen njerëzve??? Pra Allahu nuk është i drejte sepse dënon pa shkak.