Pages

Qielli apo Toka, kush u krijua me parë?

Surja 2:29
29. Është Ai që për ju ka krijuar çdo gjë që ka në Tokë. Pastaj, i është drejtuar qiellit dhe e ka rregulluar, duke e bërë atë shtatë qiej. Ai është i Dijshëm për çdo gjë.
Surja 41 9-12
9. Thuaj: “Vallë, a me të vërtetë ju e mohoni Atë, i cili e ka krijuar Tokën në dy ditë dhe sajoni zota të barabartë me Atë?!” Ai është Zoti i botëve!
10. Ai krijoi në Tokë male të palëvizshme që ngrihen lart, e beri atë dhe përcaktoi në të furnizimin (për banorët) e saj me masë për katër ditë; ky është shpjegimi për të gjithë ata që pyesin.
11. Pastaj Ai iu kthye qiellit, që ishte në gjendje mjegullire e i tha atij dhe Tokës: “Ejani të dy me hir a me pahir!”. Ata u përgjigjën: “Erdhëm me gjithë dëshirë e të bindur!”
12. Ai krijoi shtatë qiej në dy ditë dhe çdo qielli i caktoi detyrat e tij. Qiellin më të afërm në e zbukuruam me yje të shkëlqyer dhe i vumë roja. Ky është urdhri i të Plotfuqishmit dhe të Gjithëdijshmit.
Surja 79: 27-30
27. Cili është më i vështirë: krijimi i juaj apo i qiellit, të cilin Ai e ndërtoi,
28. ia ngriti lart kupën dhe e përsosi.
29. Netët i bëri të errëta, kurse ditët të ndritshme.
30. Pastaj e shtriu rrafsh Tokën,
Pra në suretë 2:29 dhe 41 9-12 në fillim krijon Tokën e pastaj Qiellin. Ndërsa në surenë 79: 27-30 thotë të kundërtën.