Pages

A është Allahu i vetmi Vali( mbrojtës, ndihmës, shok)?

Kurani thotë që Allahu është vali i besimtareve(mbrojtës, ndihmës, shok etj.)
Surja 4:45
  1. Allahu i di më së miri armiqtë tuaj. Allahu mjafton si (Vali)Mbrojtës për ju. Allahu mjafton si Ndihmës për ju.
Surja 9:116
  1. Njëmend, Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës; Ai e jep jetën dhe vdekjen. Përveç Allahut, ju nuk keni tjetër (Vali) mbrojtës apo përkrahës.
Surja 32:4
  1. Allahu është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet midis tyre, për gjashtë ditë, pastaj është ngritur mbi Fron. Ju nuk keni as (Vali) ndihmës, as ndërmjetësues tjetër përveç Atij. Vallë, a nuk po vini vesh?
Surja 42:28
  1. Është Ai që e zbret shiun, kur ata kanë humbur çdo shpresë dhe përhap  mëshirën e Vet; Ai është (Vali) Mbrojtësi i vërtetë dhe i Denji për falënderim.
Kurani në shumë vende i ndalon qartësisht myslimanet që të kërkojnë shokë dhe mbrojtjeje nga çfarëdo lloj tjetër qenie përveç Allahut, edhe nëse ata janë shërbyes si profetët.
Surja 18:102
  1. Vallë, a mendojnë mohuesit, se do të mund t’i zgjedhin robërit e Mi (si p.sh. engjëjt, profetët, Isai, biri i Merjemes etj.) si mbrojtës, në vendin Tim?! Ne e  kemi përgatitur Xhehenemin si vendbanim për mohuesit.
Tek Tafsit Xhelalein kemi
A e llogarisin jobesimtaret që mund të marrin robërit e mi, domethënë, engjëjt e mi, Jezusin dhe Ezren, si pronar, si zotëri përtej meje? (awliya’a. si padrone (pronar) formon objektin e dytë të foljes yattakhidhu, “që ata mund të marrin”: objekt i dyte i drejtpërdrejte i fjalisë ‘hasiba’, llogarit, është harruar) Kuptimi është: a mos supozojnë që të sipërpërmendurit (si pronare, padronë) nuk do të ndeshen me tërbimin tim dhe nuk do ti ndëshkoj ata për këtë gjë? Jo! Me të vërtete ne kemi përgatitur Ferrin për jobesimtaret, këta(ata të përmendur më sipër) dhe të tjerë, si (një vend) mikpritje. Me fjale të tjera, është përgatitur ashtu si një shtëpi përgatitet për miqtë.
Kurani vazhdon më tej:
Surja 29:41
  1. Rasti i atyre, që zgjedhin mbrojtës të tjerë në vend të Allahut, është si rasti i merimangës që zgjedh rrjetën e vet për shtëpi. Por shtëpia më e dobët është pikërisht rrjeta e merimangës. Veç sikur ta dinin ata!
Surja 42:6
  1. Allahu është Mbikëqyrës mbi ata që zgjedhin mbrojtës përveç Tij, ndërsa ti (o Muhamed) nuk je kujdestar i tyre.
Surja 42:9
  1. Vallë, a mos zgjedhin ata mbrojtës tjetër, përveç Atij?! Sigurisht, vetëm Allahu është (Vali) Mbrojtësi. Ai i ngjall të vdekurit dhe është i Fuqishëm për çdo gjë.
Surja 45:10
  1. Para tyre është Xhehenemi dhe nuk do t’u vijë në ndihmë asgjë nga ato që kanë fituar apo nga ata (idhuj) që i kanë marrë për mbrojtës në vend të Allahut! Ata i pret mundim i madh.
Kurani madje thotë që Allahu nuk ka Vali dhe partnerë në sovranitetin e tij.
Surja 17:111
  1. Thuaj: “Çdo lavd e falënderim i përket Allahut, i Cili nuk ka bir, nuk ka ortak në pushtet dhe nuk është i pafuqishëm, që të ketë nevojë për (Vali) ndihmës” dhe madhëroje Atë, duke ngritur lart madhështinë Tij!”
Por kurani kundërshton veten e tij meqenëse qartësisht thotë që Allahu nuk është i vetmi vali që myslimanet kanë.
Surja 5:55
  1. Miqtë dhe (vali) mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zeqatin, duke qenë të përulur (në adhurim) ndaj Allahut.
Surja 9:71
  1. Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat; falin namazin, japin zeqatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
Ne fakt hadithet thonë që Myslimanet do të kërkojnë mbrojtjen e profetëve si Muhamedi nga zemërimi i Allahut, me Allahun që pranon ndihmën e tyre dhe ndërmjetësimin në emër të besimtareve:
Sahih Al Buhari, volumi 2, Libri 25, Numër 553
Transmetuar nga Abdullah nin Umar
Profeti tha, “Një njeri vazhdon të pyesë të tjerët për diçka derisa ai shkon në ditën e ringjalljes pa asnje cope mishi në fytyrën e tij.” Profeti shtoi, “Ne ditën e ringjalljes, Dielli do të vije afër(njerëzve) në një distance të tille që djersa do të arrije deri në mes të veshëve, pra, kur njerëzit të jene në ketë gjendje, do ti kërkojnë Adamit për ndihme, dhe pastaj Moisiut, dhe pastaj Muhamedit.” një tjetër transmetues shtoi, “Muhamedi do të ndërmjetësoi me Allahun që të gjykoje në mes të njerëzve” Ai do të vazhdoje derisa do të mbaje unazën e derës (te Parajsës) dhe pastaj Allahu do ta lartësoje në Maqam Mahmud(privilegji i ndërmjetësimit, etj.). Dhe të gjithë njerëzit e mbledhur do ti dërgojnë lutjet Allahut.
Sahih Al Buhari, volumi 9, Libri 93, Numër 552s
….’Sigurisht! Allahu fajëson jo vetëm peshën e atomit (apo një milingone të vogël) por nëse ka ndonjë të mire (te bere) ai dyshon për te.’ Profeti shoi, “Pastaj profetët dhe Engjëjt dhe besimtaret do të ndërmjetësojnë, dhe (ne fund të gjithçkaje) i plotfuqishmi(Allahu) do të thotë, ‘Tani të mbeten ndërmjetësit e mi.’ Ai do të mbaje a grusht me zjarr nga e cila do të marre disa njerëz, trupat e të cilëve janë djegur, dhe do të hidhen në një lume në hyrje të Parajsës, i quajtur uji i jetës…..
Këto heditë kundërshtojnë qartësisht surenë 18:102 që kërcënon ata që marrin (aulija, shumësi i fjalës vali) ndihmës.
Kurani me tej thotë që Allahu madje ka mjaft (vali apo auliya) ndihmës
Surja 4:75
  1. Ç ‘keni ju që nuk luftoni në udhë të Allahut dhe për shpëtimin e të shtypurve: për meshkujt e pafuqishëm, gratë dhe fëmijët, të cilët thërrasin: “O Zoti ynë! Nxirrna nga ky qytet, banorët e të cilit janë keqbërës! Na cakto një mbrojtës dhe na dërgo nga ana Jote dikë që të na ndihmojë!”
Veç kësaj, thuhet se Muhamedi të ndaje me Allahun autoritetin meqenëse toka i është dhënë atij:
Surja 59:6-7
  1. Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) prej tyre, është prej mirësisë së Tij. Ju nuk hipët mbi kuaj e as mbi deve për ta fituar atë, por Allahu i jep pushtet të dërguarve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
  2. Çfarëdo që Allahu i riktheu të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) nga popujt e vendbanimeve, i takon: Allahut, të Dërguarit, të afërmve të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve të mbetur rrugës, në mënyrë që ajo të mos qarkullojë vetëm në duart e të pasurve nga mesi juaj. Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu, dënon vërtet ashpër. (përkthimi Shakir)
Thuhet që Allahu i riktheu qytete dhe prona Muhamedit, me nënkuptimin që i riktheu ato që në të vërtete dhe plotësisht i përkisnin atij. Ky këndvështrim mbështetet nga transmetimi me poshtë:
Sahih Al Buhari, volumi 4, Libri 53, Numër 392
Transmetuar nga Abu Hureira:
Ndërsa ishim në xhami, profeti erdhi dhe tha, “Le të shkojmë tek Hebrenjtë.” në u nisem derisa arritëm Bait ul Midras. Ai u tha atyre, “Nëse ju përqafoni islamin, do të jeni të sigurte. Duhet ta dini që toka i përket Allahut dhe apostullit të tij, dhe unë dua t’ju dëboj nga kjo toke. Pra, nëse dikush nder ju zotëron disa prona, atij i lejohet që ti shesë, në të kundërt duhet të dini që toka i përket Allahut dhe apostullit të tij.
Sahih Al Buhari, volumi 9, Libri 85, Numër 77
Transmetuar nga Abu Hureira:
Ndërsa ishim në xhami, apostulli i Allahut erdhi tek në dhe tha, “Le të nisemi për të Hebrenjtë.” Kështu në shkuam bashke me të derisa arritëm Bait-al-Midras (një vend ku lexohej Torah-ja dhe të gjithë Hebrenjtë e qytetit mblidheshin). Profeti u ngrit dhe u drejtua atyre, “O asamble e Hebrenjve! Përqafoni islamin dhe do të jeni të sigurte!” Hebrenjtë u përgjigjen, “O Aba-l-Qasim! Ti na ke transmetuar mesazhin e Allahut.” Profeti tha, “Kjo është ajo që dua (nga ju).” Ai e përsëriti formulimin e pare për here të dyte dhe ata thane, “ti ke transmetuar mesazhin e Allahut, o Aba-l-Qasim.” Pastaj ai tha për të treten here dhe shtoi, “duhet ta dini që toka i përket Allahut dhe apostullit të tij, dhe unë dua që t’ju dëboj nga kjo toke, pra kushdo në mes jush që ka disa prona, mund ti shesë, në të kundërt duhet të dini që toka i përket Allahut dhe apostullit të tij.”
Është mjaft e qarte që Muhamedi besonte që ai kishte pjese në sovranitetin dhe pronat e Allahut.
Myslimaneve gjithashtu u ndalohet qartësisht të miqësojnë jobesimtaret, në veçanti Hebrenjtë dhe të Krishterët:
Surja 3:28
  1. Besimtarët të mos i marrin për miq e mbrojtës mohuesit, në vend të besimtarëve. Ata që veprojnë kështu, nuk kanë çfarë të shpresojnë tek Allahu, vetëm nëse këtë e bëjnë (me gojë e jo me zemër) për t’u ruajtur nga ata. Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij, sepse të gjithë do të ktheheni tek Allahu.
Surja 5:51
  1. O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit.
Surja 5:57
  1. O besimtarë! Mos i bëni miq ata që fenë tuaj e marrin për tallje dhe lojë, qofshin ata prej atyre që u është dhënë Libri para jush apo prej mohuesve; frikësojuni Allahut, nëse jeni besimtarë!
Surja 5:81
  1. Sikur ata t’i besonin Allahut, të Dërguarit dhe asaj që i është shpallur atij, nuk do t’i merrnin jobesimtarët për miq. Por, shumica prej tyre janë të pabindur.
Përsëri Muhamedi theu mësimet e veta meqenëse ai kishte kërkuar mbrojtjen dhe ndihmën e drejtueseve të Krishtere të Abisinisë. Si Abdullah Jusif Ali ka nënvizuar në komentimin e tij të surese 5:82:
Kuptimi nuk është që ata thjesht ta quanin veten të Krishterë, por që ata të jene të Krishterë të sinqertë, ti vlerësojnë virtytet myslimane, siç bënë Abisinianët, tek të cilët myslimanet shkuan për tu strehuar gjate persekutimit në Meke. Ata duhet të thonë: ‘Është e vërtete që në jemi të Krishtere, por në kuptojmë pikëpamjet tuaja, dhe e dimë që ju jeni njerëz të mire.’ Ata janë mysliman në zemër, çfarëdo përkatësie që mund të kenë.” (Ali, kurani i shenjte, faqe 268)
Kështu, myslimanet nuk kishin problem që të kërkonin mbrojtjen dhe ndijën e jobesimtareve kur ishte e përshtatshme për ta!