Pages

A punon vetëm Allahu apo ka ndihmës që e përkrahin?

A është Allahu dëshmitari i vetëm kundër njerëzimit.
PO
Surja 5: 116-117
116. Pastaj Allahu do të thotë (në Ditën e Gjykimit): “O Isa, i biri i Merjemes! Ti ishe ai që u the njerëzve: “Adhuromëni mua dhe nënën time si zota krahas Allahut”?! Isai do të thotë: “Qofsh i lartësuar dhe i lavdëruar! Mua nuk më takon të them diçka, për të cilën nuk kam aspak të drejtë! Po ta kisha thënë ndonjëherë, Ti me siguri do ta dije. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, po unë nuk e di çfarë ka në Veten Tënde. Vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat.
117.Unë nuk u kam thënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke urdhëruar Ti: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe, qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë.
Vini re që profetët, përfshi këtu dhe Muhamedin, pretendojnë injorance lidhur me atë që njerëzit pre supozojnë pasi ata nuk janë më në jetë.
JO
Surja 2:143
143. Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju. Ne nuk e kemi bërë kthimin tënd nga Qabeja (o Muhamed) për tjetër arsye, por vetëm për t’i dalluar ata që i shkojnë pas të Dërguarit, nga ata që kthehen nga thembrat (që tërhiqen nga besimi tek ai). Kjo provë ka qenë e rëndë (për njerëzit), por jo për ata që Allahu i ka udhëzuar. Dijeni se Allahu nuk ua humb besimin tuaj (d.m.th. namazin që keni falur nga Kudsi). Në të vërtetë, Allahu është Përdëllimtar dhe i Mëshirshëm me njerëzit.
Muhamedi dhe komuniteti i tij do te jene dëshmitar, fakt që kërkon që ata të kenë njohuri për atë që kombet kanë bërë. Në të kundërt si munden ata të jenë dëshmitar për popullin apo kundra tij?
Ky nuk është i vetmi tekst që flet lidhur me faktin qe muhamedi të jetë dëshmitar mbi njerëzit.
Surja 4:41
41. Si do të bëhet kur prej çdo populli të sjellin dëshmitarë dhe të të sjellin ty (o Muhamed!) për dëshmitar mbi të gjithë ata?!
Muhamedi nuk është i vetmi dëshmitar i cili do dëshmoj në ditën e ringjalljes:
Surja 4:159
159. Të gjithë ithtarët e Librit do t’i besojnë Isait para se ai të vdesë dhe, në Ditën e Kiametit, ai do të jetë dëshmitar kundër tyre.
E rikujtojmë dhe njëherë pjesën e parë kur Jezusi pyetej rreth asaj që njerëzit mendonin në emrin e tij dhe se si ai bënte të paditurin. Por këtu thuhet që ai do të jetë një dëshmitar kundër Hebrenjve dhe të Krishterëve.
A mjafton Allahu si mbrojtës dhe ruajtës i vetëm.
PO
Surja 4:45
45. Allahu i di më së miri armiqtë tuaj. Allahu mjafton si Mbrojtës për ju. Allahu mjafton si Ndihmës për ju.
Surja 4:123
123. (Shpëtimi në jetën tjetër) nuk do të jetë as sipas dëshirës suaj (o myslimanë), as sipas  dëshirës së ithtarëve të Librit. Por kushdo që bën një të keqe, do të ndëshkohet për atë dhe nuk do të gjejë as mbrojtës, as mbështetës tjetër në vend të Allahut.
Surja 5:67
67. O i Dërguar! Trego atë që të është shpallur nga Zoti yt! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke përcjellë Mesazhin e Tij; Allahu të ruan ty prej njerëzve. Natyrisht që Allahu nuk i udhëzon njerëzit që nuk besojnë.
Surja 33:17
17. Thuaju: “Kush është ai, që do t’ju ruajë nga Allahu, nëse Ai dëshiron që t’ju godasë e keqja?! Kush mund ta pengojë Atë, nëse Ai do që t’ju japë mëshirë?!” Ata nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës tjetër, përveç Allahut.
Si për besimtarët dhe për jo besimtarët Allahu mjafton si ndihmës dhe mbrojtës, meqenëse thuhet që nuk ka asnjë tjetër.
Jo
Surja 4:75
75. Ç’keni ju që nuk luftoni në udhë të Allahut dhe për shpëtimin e të shtypurve: për meshkujt e pafuqishëm, gratë dhe fëmijët, të cilët thërrasin: “O Zoti ynë! Nxirrna nga ky qytet, banorët e të cilit janë keqbërës! Na cakto një mbrojtës dhe na dërgo nga ana Jote dikë që të na ndihmojë!”

Mesa duket Allahu nuk është i mjaftueshëm si mbrojtës apo ndihmës meqenëse këta njerëz po ankohen që Allahu tu dërgoj ndonjë njeri tjetër qe ti ndihmojë dhe ti mbrojë.
Surja 5:54-56
54. O besimtarë! Nëse ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe që e duan; të përulur me besimtarët dhe të ashpër me femohuesit; që luftojnë në rrugën e Allahut dhe nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Bujar i madh dhe i Gjithëditur.
55. Miqtë dhe mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zeqatin, duke qenë të përulur (në adhurim) ndaj Allahut.
56. Ata që marrin për mik e mbrojtës Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dinë se) pa dyshim, pala e Allahut do të jetë fituese.
Surja 66:4
4. Nëse ju të dyja ktheheni të penduara tek Allahu, sepse vërtet që zemrat tuaja patën devijuar, Allahu do t’ju falë. Nëse ju të dyja bashkoheni kundër tij, (dijeni se) Allahu është Mbrojtësi i tij, Xhebraili dhe besimtarët e mirë. Veç kësaj, edhe engjëjt e mbështesin atë.

Në pjesën e parë vumë re që thuhet që Allahu ishte i vetmi mbrojtës dhe mëse i mjaftueshëm. Por në këtë pjesë të dytë shohim që ndihma e Allahut nuk është e mjaftueshme.
Për më shume mund te shikoni : A është Allahu i vetmi Vali
A është mirësia dhe bollëku vetëm në dorën e Allahut?
PO
Surja 57:29
29. Dhe le ta dinë ithtarët e Librit, se ata nuk kanë aspak fuqi mbi çfarëdo mirësie të Allahut dhe se mirësia është vetëm në dorën e Allahut. Ai ia jep kujt të dojë. Allahu zotëron mirësi të pakufishme.
JO
Surja 9:59
59. Sikur ata të kënaqeshin me atë që u ka dhënë Allahu dhe i Dërguari i Tij, do të thoshin: “Na mjafton Allahu! Allahu do të na japë nga mirësitë e Veta; edhe i Dërguari i Tij. Ne vetëm tek Allahu i varim shpresat”.
Surja 9:74
74. Hipokritët betohen për Allahun se nuk thanë asgjë (të keqe). Por, në të vërtetë, ata thanë fjalën e mosbesimit, mohuan pas (pranimit të) Islamit dhe synuan të bënin gjëra të paarritshme. Ata u bënë keqdashës, vetëm sepse Allahu dhe i Dërguari i Tij u kishin dhënë (besimtarëve) nga të mirat e Tij. Nëse pendohen, do të jetë më mirë për ta; por, nëse kthejnë shpinën, Allahu do t’i ndëshkojë me dënim të rëndë në këtë jetë dhe në tjetrën dhe ata nuk do të kenë kurrfarë mbrojtësi apo ndihmësi në Tokë.
Në pjesët më sipër Muhamedi bëhet dhënës të mirash dhe pasurish bashkë me Allahun, duke e bërë atë te barabartë në hir hyjnor dhe në bollëk me Allahun.
A është Allahu i vetmi falës mëkatesh?
PO
Surja 2:157
157. Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!
Surja 3:135
135. Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut? – dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë,
Surja 6:40
40. Thuaj: “Mendoni: nëse ju godet dënimi i Allahut apo ju vjen Ora e Kiametit, a do të thërrisnit për ndihmë dikë tjetër, përveç Allahut?! Më tregoni, nëse thoni të vërtetën!”
Allahu lutet për dhe fal ata që kthehen tek ai, duke treguar që besimtarëve nuk u duhet askush përveç atij meqenëse ai është mjaftueshëm për ta. Prandaj ata thërrasin vetëm atë.
JO
Surja 4:64
64. Ne i kemi nisur të dërguarit vetëm me qëllimin që njerëzit, me lejen e Allahut, t’u binden atyre. Dhe në qoftë se ata, kurdo që ta ngarkonin veten (me gjynahe), të vinin te ti për t’i kërkuar falje Allahut dhe i Dërguari t’i lutej Allahut për shfajësimin e tyre, do ta vërenin, se Allahu, me të vërtetë, është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë.
Surja 3:159
159. Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoi falje Allahut për ata dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.
Surja 9:103
103. Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën t’i pastrosh ata dhe t’ua rrisësh veprat e mira! Lutu për ta, sepse lutja jote është vërtet qetësim për ata. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.
Muhamedi është në gjendje që të falë dhe të pastrojë myslimanët, madje dhe duke u siguruar ngushëllim me lutjet e tij!