Pages

Allahu, Adami dhe Engjejt

Allahu, Adami dhe Engjejt


Kurani ka mjaft për të na treguar rreth marrëdhënies së Allahut, Adamit, engjëjve dhe satanit. Disa informacione që kurani thotë lidhur me këta personazhe ngrenë disa pyetje dhe komentime. Ky është rasti tipik i Suresë 2:30-38 që do të citojmë më poshtë.
Surja 2:30-38
30. Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) në tokë”, ata thanë: “A do të vësh atje dikë që do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak në të, ndërkohë që Ne të madhërojmë, të lavdërojmë dhe të lartësojmë ashtu si të takon Ty?!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini”.
31. Allahu ia mësoi Ademit emrat e çdo gjëje, pastaj ua paraqiti engjëjve dhe u tha: “Më tregoni emrat e tyre, nëse ajo që thoni është e vërtetë!”
32. “Qofsh i lavdëruar! – thanë ata – Ne dimë vetëm atë që na ke mësuar Ti. Në të vërtetë, Ti je i Gjithëdituri, i Urti.”
33. “O Adem, – tha Ai – ua trego atyre emrat e gjërave!” Kur ai ua tregoi emrat e tyre, Allahu tha: “A nuk ju kam thënë se vetëm Unë i di fshehtësitë e qiellit e të Tokës dhe vetëm Unë e di çfarë tregoni haptazi dhe çfarë fshihni?!”
34. Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk deshi, u tregua mendjemadh dhe u bë mosbesimtar.
35. Ne thamë: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty hani sa të doni e kur të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se ndryshe do të bëheni të padrejtë”.
36. Shejtani i shtyu të gabojnë e i nxori nga lumturia ku ishin. “Zbritni – u thamë Ne – do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Në Tokë do të qëndroni, do të keni furnizim e do të jetoni deri në një kohë të caktuar”.
37. Ademi mësoi disa fjalë (se si të kërkonte falje) nga Zoti i tij, kështu që Ai ia pranoi pendimin. Sigurisht, Ai i pranon shumë pendimet, Ai është Mëshirëploti.
38. Ne u thamë: “Zbritni të gjithë prej Xhenetit! Kur t’ju vijë udhërrëfimi Ynë, ata që do t’i përmbahen atij, nuk do të kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohen.
Pjesa e mësipërme ngre disa pyetje.
  • E para: nga e dinin engjëjt se cila do të ishte primare për njeriun? Ku e morën ata idenë që njeriu do të ishte një krijesë e dhunshme? Kush ua tha? Teksti nuk thotë asnjë gjë lidhur me faktin që Allahu ua ka dhënë këtë informacion. A janë engjëjt parashikues?
  • E dyta: Allahu e mëson Adamin fshehurazi emra të pa përcaktuar në mënyrë që ti mbyllte gojën engjëjve që po ankoheshin lidhur me njeriun.
A nuk është diçka e pa drejtë nga ana e Allahut, që i mëson Adamit këto emra dhe me tej i sfidon engjëjt që ti thonë këto emra? A i duhet Allahut të mashtrojë dhe të gënjejë në mënyrë që ti japë të drejtë vetes së tij, lidhur me akuzat që i behën kundër Adamit nga ana e engjëjve (Akuza të cilat rezultojnë se janë të vërteta)? A nuk është e qartë që Adami do të ishte po aq injorant sa dhe engjëjt lidhur me këto gjëra nëse Allahu nuk do t’ia kishte treguar? Çfarë lloj përligjjeje është kjo, kur shikon që Adami i dinte këto gjera sepse Allahu ia mësoi, ndërsa engjëjt ishin injorant sepse Allahu nuk i kishte mësuar për këto gjëra?
Dhe si ka mundësi që emërtimi i sendeve justifikon krijimin e njeriut lidhur me gjithë të këqijat dhe dhunën që ai do të bëj? Mbi të gjitha, nëse njeriu ka ndonjë vlerë superiore që e justifikon krijimin e tij, së bashku me dhunën dhe sjelljen mëkatare te tij, ajo duhet të theksohej qartë në vend që të përdoren mënyra mashtruese që nuk tregojnë superioritet të njeriut. Allahu mund ti kishte mësuar ndonjë emër kujtdo. Mësimi i njeriut nga ana e Allahut, për të emërtuar gjithçka nuk siguron një arsye të mjaftueshme se përse njeriu duhej të krijohej me gjithë faktin që ata do të derdhnin gjak dhe do të ishin të dhunshëm. Allahu thjesht mund tua kishte mësuar ato emra engjëjve, dhe ndonjë prej tyre do ti dinte (nëse do të ishte objektiv), pa qenë e nevojshme gjakderdhje. Pra ku është thelbi i kësaj historie?
  • E treta: Pasi Allahu mashtroi për ti mbyllur gojën engjëjve vazhdon më tej duke i urdhëruar engjëjt që të adhurojnë njeriun.
Ky urdhër për ta adhuruar ishte padyshim rezultat i emërtimit të gjërave nga ana e njeriut, ato gjëra të cilat ja mësoi Allahu personalisht. Për këtë arsye bëjmë pyetjen, perse ti bësh engjëjt që të adhurojnë Adamin meqenëse ishte në gjendje që të emërtonte gjërat ndërsa ata nuk ishin në gjendje ta bënin këtë gjë, kur njeriu i dinte këto gjëra si rezultat i mësimit të Allahut? Dhe përse i urdhëron Allahu ata që ti përkulen Adamit, një krijese, kur është absolutisht e ndaluar që kjo gjë të behet në islam? Nëse biem dakord që përkulja tregon respekt dhe jo adhurim atëherë perse respekte të tilla ndalohen sot në islam? Është e qartë që Allahu, jo si ZOTI i VËRTETË i BIBLES, ndërron vazhdimisht mendjen dhe urdhëron si ti vij për mbarë.
  • E katërta: Iblisi apo satani fajësohet që nuk adhuron Adamin edhe pse urdhri u dha engjëjve.
Sipas kuranit, Iblisi nuk është një engjëll, por thuhet që ai është një xhin.
Surja 18:50.
50. Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit. Ai ishte një nga xhindet dhe nuk iu bind urdhrit të Zotit të vet. Atëherë, a do t’a merrnit atë dhe pasardhësit e tij për mbrojtës në vendin Tim, edhe pse ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar që është ky për keqbërësit!
Më pas Maulana Muhammad Ali shkroi në përkthimin e tij të kuranit:
50a.Iblisi është një nga xhinët apo shpirtrat e keq, dhe është një gabim që ta pranosh atë si një engjëll apo shpirt të mirë. Shpirti i keq është gjithmonë rebel, dhe kundrejt këtij që paralajmërohet njeriu, që ti rezistojë çdo tendence të keqe.
Përse e fajëson Allahu Iblisin që nuk u bind një komande që u dha engjëjve, dhe jo xhinëve?
Myslimanët lidhur me këtë fakt mund të shtojnë:
Historia e Adamit dhe e Iblisit përmendet në kuran në disa pjesë në të cilat Allahu thotë, “Ne u thamë engjëjve përkuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit”
Kjo gjë përmendet tek
Surja 2:43
Surja 7:17
Surja 15:28-31
Surja 17:61
Surja 20:116
Surja 38:71-74

Por tek surja 18:50 kurani thotë:
50. Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit. Ai ishte një nga xhindet dhe nuk iu bind urdhrit të Zotit të vet.
Rregulli arab i Tagleb-it
Përkthimi i pjesës “Ne u thamë engjëjve përkuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit”, na jep përshtypjen që iblisi ishte një engjëll. Kurani u shpall në Arabisht. Në gramatikën Arabe është një rregull i njohur si “Taglib”, sipas të cilit, nëse i drejtohemi shumicës, automatikisht përfshihet dhe pakica. Nëse p.sh. i drejtohemi një klase e cila përmban 100 nxënës, nga të cilët 99 janë djem dhe vetëm një është vajzë, dhe nëse them, në Arabisht, që djemtë duhet të ngrihen, përfshinë po ashtu dhe vajzën. Nuk është e nevojshme që ti drejtohem në mënyrë të veçantë.
Po kështu në kuran , kur Allahu i drejtohet engjëjve, i pranishëm ishte dhe Iblisi, por nuk është e nevojshme që ti drejtohet në mënyrë të veçantë atij. Pra, bazuar në këtë fjali, Iblisi mund të jetë engjëll ose mund të mos jetë, por nga surja 18:50 shohim që thuhet që Iblisi ishte xhin. Në asnjë vend kurani nuk thotë që Iblisi ishte një engjëll. Prandaj nuk ka asnjë kontradiktë në kuran.
Për të treguar se përse ky shpjegim është mjaft i vaket, të marrim një shembull analog dhe ti bëjmë disa ndryshime. Nëse për shembull, i drejtohem të njëjtës klase me 100 nxënës, ku 99 janë djem dhe vetëm një është vajzë, dhe gjithashtu të pranishëm janë dhe prindërit me fëmijët e tyre, dhe në Arabisht u them që të gjithë djemtë të ngrihen në këmbë dhe asnjë nga prindërit nuk ngrihet. Unë nuk mund ti bëj fajtor ata meqenëse nuk është se u drejtova atyre drejtpërdrejtë. Të supozojmë gjithashtu që në këtë klasë, janë të pranishëm si drejtori dhe zëvendës drejtori i shkollës të cilët po ashtu nuk u ngritën në këmbë pasi thashë, “të gjithë djemtë të ngrihen në këmbë”. A mund ti fajësoj ata sepse nuk u bindën urdhrit tim? Sigurisht që jo, meqenëse ata nuk janë në kategorinë e nxënësve. Nëse kërkoj që të dyja palët, si prindërit dhe drejtuesit e shkollës, të ngriheshin po ashtu si nxënësit, do ta kisha të nevojshme që ti bëja thirrje dhe atyre, ashtu si i bëra thirrje nxënësve, që të ngrihen.  Rasti i mësipërm, i paraqitur nga myslimanët, shërben si analogji vetëm në rastin kur Iblisi i përket të njëjtës kategori qëniesh (krijesash) si dhe engjëj. Pra të jete engjëll. Pa dyshim që vajza në analogjinë e mësipërme i përkasin të njëjtës kategori, pra janë nxënës. Kuptohet pra që duke ju referuar djemve përfshijmë dhe atë, meqenëse nuk është e nevojshme që ta përmendim në këtë rast. (Por edhe kjo duhet të nxirret nga konteksti në të cilën fjala përdoret, meqenëse mund të kemi një klasë të përberë plotësisht nga djem) Thirrja që u behet djemve në këtë kontekst do të ishte një citim i përgjithshëm dhe që nënkupton një grup të rinjsh dhe nxënësish. Pra në këtë rast termi i përdorur përfshin të gjithë personat e një kategorie të caktuar, pavarësisht gjinisë.
Në kuran nuk ka asnjë të dhënë që na trego që xhinët i përkasin të njëjtës kategori krijesash me engjëjt, apo që kane të njëjtën natyrë. Në fakt, në tekstin më poshtë, myslimanët mund të shohin që xhinët nuk janë engjëj, meqenëse në këtë pjesë në një lloj mënyrë tregohet që xhinët dhe engjëjt janë krijuar nga element të ndryshëm, dhe që thuhet që engjëjt i binden gjithmonë, ndërsa xhinët mund të mos binden ose të paktën të bëjnë zgjedhje.
Surja 16:49-50
49. Allahut i përulet në sexhde çdo gjallesë, në qiej dhe në Tokë, edhe engjëjt, të cilët nuk janë kryelartë.
50. Ata i frikësohen Zotit të tyre lart mbi ta dhe bëjnë atë, që u urdhërohet.
Surja 66:6
6. O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.
Surja 6:128-130
128. Ditën kur Ai do t’i tubojë të gjithë, do të thotë: “O tog I xhindeve! Ju keni mashtruar shumë njerëz!” – Ithtarët e tyre midis njerëzve do të thonë: “O Zoti ynë! Ne u kënaqëm me njëri – tjetrin dhe arritëm në afatin tonë, të cilin na e pate caktuar Ti”. Allahu do të thotë: “Zjarri është vendbanimi juaj. Atje do të qëndroni përherë, veç nëse Allahu dëshiron ndryshe. Zoti yt është vërtet i Urtë e i Gjithëdijshëm.
129. E kështu, Ne u japim pushtet disa keqbërësve mbi të tjerët, si dënim për veprat e tyre të këqija.
130. “O tog i xhindeve dhe i njerëzve, a nuk ju patën ardhur të dërguar nga mesi juaj, për t’ju treguar shpalljet Tona dhe për t’ju paralajmëruar takimin me këtë ditë?” Ata do të thonë: “Ne dëshmojmë kundër vetes sonë”. Vërtet, jeta e kësaj bote i mashtroi ata, kështu që ata do të dëshmojnë kundër vetes se kanë qenë mohues.
Surja 7:179
179. Ne kemi paracaktuar për Xhehenemin shumë xhinde dhe njerëz, sepse ata kanë zemra, por nuk kuptojnë, kanë sy, por nuk shohin dhe kanë veshë, por nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtitë, madje edhe më zi. Pikërisht këta janë të shkujdesurit.
Surja 55:39
39. Atë Ditë njerëzit dhe xhindet nuk do të pyeten për gjynahet e tyre.
Një problem madhor me myslimanët është që, edhe pse ka të dhëna që thonë që xhinët janë të krijuar nga zjarri: (si më poshtë)
Surja 15:27
27. kurse para tij kemi krijuar xhindet nga zjarri pa tym.
Surja 55:15
15. ndërsa xhindet i krijoi prej flakës së zjarrit.
Kurani nuk thotë asnjë gjë lidhur me krijimin e engjëjve, d.m.th. nëse ata janë krijuar nga ndonjë lloj tjetër elementi të ndryshëm nga ai i xhinëve dhe detyrimisht të jenë një kategori tjetër krijesash, apo nëse janë krijuar nga i njëjti material si dhe xhinët. Por shumica, për të mos thënë që të gjithë, e myslimanëve besojnë që engjëjt dhe xhinët janë krijesa të ndryshme.
Gjithashtu në situata të caktuara vetëm gjysma e klasës duhet të ngrihet në këmbë. Nëse mendojmë që në klase janë 300 djem dhe 10 vajza. Mësuesi thotë që djemtë duhet të ngrihen në këmbë. A nënkupton kjo që duhet të ngrihen të gjithë nxënësit? Por është dhe mundësia që ai kur thotë “djemtë” nënkupton vetëm djemtë dhe jo vajzat. Për shembull, nëse djemtë duhen të ngrihen që te shkojnë në ofiçinë për orën e teknologjisë së makinave, ndërsa vajzat duhet që të qëndrojnë në klase për të mësuar se si te qepin, apo diçka të ngjashme. Pra, nuk është rregulli, por konteksti që i jep kuptim urdhrit.
Nëse kurani do të thoshte që Allahu urdhëroi qeniet qiellore, apo banoret e Qiellit që të adhuronin Adamin do të ishte plotësisht diçka tjetër. Në këtë rast do të përfshihej dhe Iblisi, duke supozuar pa dyshim që kjo ngjarje ndodhi në Parajsë dhe që ai ishte një krijese i Parajsës që ju kundërvu një krijese tokësore. (Kjo e fundit nuk është e nevojshme meqenëse ai mund të shkonte në Parajsë pasi u krijua në toke. Në fund të fundit kjo është e mundur pasi Iblisi, edhe pse një xhin, është një krijesë tokësore meqenëse për xhinët thuhet që janë në tokë dhe jo në qiell.)
Për ta sqaruar më shume këtë pikë po japim një tjetër shembull. Supozojmë se në Qiell ka pasur engjëj, xhin, njerëz, dhe kafshë kur Allahu zgjodhi të ndaje një njeri, Adamin, që ti japë ndere të veçanta dhe bekime. Supozojmë se Allahu kishte urdhëruar që të gjithë engjëjt ti përkuleshin Adamit, veprim që ata e bën, por asnjë nga njerëzit e tjerë, xhinët apo kafshët nuk e bën këtë gjë. A mund ti dënojë Allahu ata që nuk u përkulën Adamit, pavarësisht faktit që ai nuk specifikoi asnjë nga këto grupe krijesash siç beri me engjëjt? Pa dyshim përgjigja është jo.
Pra siç thamë argumenti i myslimaneve lidhur me këtë fakt lë mjaft për të dëshiruar dhe shumë pak bindës.
  • E pesta: Thuhet që Adami/Burri do të  ishte mëkëmbësi/zëvendësi në tokë i Allahut, dhe gjithashtu thuhet që u krijua nga balta, pluhuri, argjila etj.
Surja 3:59
59. Rasti i Isait për Allahun është si rasti i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha: “Bëhu!” – dhe ai u bë.
Surja 15:26
26. Ne e kemi krijuar njeriun prej një balte të thatë të marrë nga balta e zezë pa formë,
Surja 30:20
20. Një prej shenjave të Tij është që Ai ju krijoi prej dheut, pastaj ja, tashmë ju jeni njerëz të shpërndarë në të gjitha anët.
Adamit dhe gruas së tij u tha që të hynin në kopsht bashkë, që nënkupton që ky kopsht ndodhej në tokë. Por surja 2:36 thotë diçka të ndryshme:
Surja 2:36
36. Shejtani i shtyu të gabojnë e i nxori nga lumturia ku ishin. “Zbritni – u thamë Ne – do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Në Tokë do të qëndroni, do të keni furnizim e do të jetoni deri në një kohë të caktuar”.
Pjesa më sipër duket sikur e vendos Kopshtin në Qiell përderisa Adamit dhe Evës u thuhet që të shkojnë e të banojnë në tokë.
Jusuf Ali lidhur me surenë 2:35.
A ishte kopshti i Edenit një vend në tokë? Padyshim jo. Në vargun 36 më poshtë, i cili ishte pas rënies, u shqiptua fjalia: “Në Tokë do të qëndroni”. Përpara rënies, duhet të supozojmë se njeriu ka qenë i plotësuar me lumturi, pafajësi, besim, ekzistencë shpirtërore, jo armiqësor, dëshirues i besimit dhe pa të keqe. Mbase koha dhe hapësira nuk ekzistonin, dhe kopshti është alegori po ashtu si dhe pema. Pema e ndaluar nuk ishte pema e njohurisë sepse njeriu ishte në gjendje perfektë me më shumë njohuri seç është sot.  Ishte pema e së keqes, për të cilën i ishte mohuar jo vetëm që të hanin, por edhe ti afroheshin. . (Ali, Kur’ani: Text, përkthimi dhe komentet nga [Tahrike Tarsile kur’an, Inc., Elmhurst NY, Paperback edition], f. 25, fn. 50)
Maulana Muhammed Ali pajtohet me të:
35a. Kopshti për të cilën flitet në këtë varg ishte në këtë tokë, ashtu siç ishte në tokë dhe njeriu. Pa dyshim që nuk ka qenë Parajsa në të cilën njerëzit shkojnë pas vdekjes, dhe prej së cilës nuk do të përjashtohen kurrë (15:48)…
Por kjo ka një problem lidhur me faktin se Adami është krijuar nga balta, pluhuri etj., ndërkohë që është në Parajsë. Mos po supozojmë që Parajsa, një vend shpirtëror, i përmban këto element, të cilët janë element fizik?
Ndokush mund të supozojë që Adami dhe Eva u krijuan në Tokë, por më vonë shkuan në Parajsë për të banuar në të. Kjo gjë mbështet dhe nga surja 2:35 e cila citon si më poshtë:
35. Ne thamë: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty hani sa të doni e kur të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se ndryshe do të bëheni të padrejtë”.
Urdhri i cili u thotë që të banojnë në Kopsht mund të pre supozojë  (por jo detyrimisht) që në fillim Adami dhe Eva ishin diku tjetër. Kështu, myslimanët mund të thonë që Allahu pasi i kishte krijuar ata në Tokë dhe nga toka, më vonë i vendosi ne Kopshtin në Parajsë. (Por siç e përmendëm më sipër, kur thuhet që u krijua diku tjetër jo detyrimisht nënkupton diku tjetër veçse në Tokë. Ata mund të jenë krijuar në ndonjë vend tjetër të Tokës, të ndryshëm nga vend ndodhja Tokësore e Kopshtit)
Shpjegimi i mësipërm përsëri ka një problem kur shpjegon se përse Adami ishte në Parajsë kur ishte krijuar që të banonte në Tokë, si mëkëmbës i Allahut. Ai nuk ishte krijuar që të banonte në Qiell (të paktën si fillim jo meqenëse kurani thotë që të gjithë besimtarët e vërtetë do të shkojnë në Parajsë). Përsëri, përse ishte në Parajsë Adami kur Allahu e kishte krijuar atë që të banonte në Tokë?
Ndonjë tjetër mund te thojë që citimi ne surenë 2:36 nuk është se nënkupton një zbritje nga një vend ndodhje më e lartë në një më të ulët. Me saktë, i referohet një zbritje në pozicion dhe në nder. Pra që Adami dhe Eva u ulen në grada dhe në prestigj. Kjo nënkupton që citimi që thekson se Toka do të jetë vendbanimi i tyre do të thotë që në vend që të shijonin luksin dhe bollëkun e një Parajse tokësore, çifti do të jetë i detyruar që të punojë për të siguruar ushqimin dhe veshjet e tij.
Problemi me këtë shpjegim është që injoron faktin që urdhri për të zbritur nuk i drejtohej vetëm Adamit dhe Eves, por gjithë palëve të përfshira, pra dhe Satanin.
Siç ka theksuar Jusuf Ali:
Urdhri i Zotit është si rezultat i veprimit të njeriut. Vihet re që përkthimi në Arabisht nga numri njëjës ne ii.33, tek dyshi ne ii.35, dhe shumësi këtu (2:36), të cilin unë e kam shënuar ne Anglisht si “të gjithë ju njerëz”. Qartësisht Adami është modeli i gjithë njerëzimit, dhe sekset shkojnë paralel në çështjet shpirtërore. Për më tepër, përjashtimi që u bë Adamit, Eves, dhe Satanit, dhe shumësi në Arabisht është i përshtatshëm për çfarëdo numri me të madhe se dy. (Ibid., f. 26, fn. 53)
Satani ishte ulur në gradë tashmë, duke u bërë i mallkuar për refuzimin e tij që të adhuronte Adamin:
Surja 7:11-18
11. Ne ju krijuam e pastaj ju dhamë formën; e u thamë engjëjve: “Përuljuni në sexhde Ademit!” – Të gjithë iu përulën, përveç Iblisit. Ai nuk ishte nga ata që u përulën.
12. Allahu tha: “Çfarë të pengoi ty të mos përuleshe, kur të urdhërova?” Ai u përgjigj: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta”.
13. Allahu i tha: “Atëherë, zbrit prej andej (Xhenetit)! Ti nuk ke të drejtë që të krenohesh në të! Shporru, me të vërtetë, ti je prej të poshtëruarve”.
14. Iblisi tha: “Më jep afat deri në ditën kur ringjallen njerëzit!”
15. Allahu i tha: “Ti je nga ata që u është dhënë afati”.
16. Ai tha: “Për shkak se Ti më flake tej, unë do t’u zë pritë njerëzve në rrugën Tënde të drejtë
17. e do t’u qasem atyre nga përpara dhe nga mbrapa, nga e djathta dhe nga e majta, e kështu Ti do të vëresh se shumica prej tyre nuk të janë mirënjohës!”
18. Allahu i tha: “Dil prej andej i përbuzur dhe i përjashtuar! Pa dyshim, Xhehenemin do ta mbush me ty dhe me të gjithë ata që shkojnë pas teje!”
Surja 15:28-44
28. Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një njeri prej baltës së thatë të marrë nga balta e zezë pa formë.
29. Kur t’i jap formën dhe t’i fryj prej shpirtit Tim159, ju t’i përuleni atij në sexhde”,
30. Të gjithë engjëjt së bashku iu përulën atij në sexhde,
31. Përveç Iblisit. Ai nuk pranoi t’u bashkohej atyre që bënë sexhde.
32. Allahu i tha: “O Iblis, ç’pate ti që s’u bashkove me ata që u përulën?”
33. Iblisi tha: “Unë nuk i përulem një vdekatari që Ti e ke krijuar nga balta e thatë e marrë prej baltës së zezë pa formë”.
34. Allahu tha: “Atëherë, dil prej Xhenetit! Ti je vërtet i mallkuar!
35. Le të jetë mallkimi mbi ty deri në Ditën e Kiametit”!
36. Iblisi tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën kur ata do të ringjallen!”
37. Zoti tha: “Sigurisht që do të të jepet afat deri në një ditë të caktuar.
39. Iblisi tha: “Zoti im, për shkak se më çove në humbje, unë do t’ju zbukuroj atyre (njerëzve) rrugën e gabuar në Tokë dhe të gjithë do t’i shpie në mashtrim,
40. përveç robërve të Tu të sinqertë”.
41. (Allahu) tha: “Kjo është rruga Ime e drejtë.
42. Në të vërtetë, ti nuk do të kesh pushtet mbi robërit e Mi, përveçse mbi të humburit, që të pasojnë ty.”
43. Pa dyshim, Xhehenemi është vendi i premtuar për të gjithë ata.
44. Ai ka shtatë dyer e për çdo derë do të ketë një pjesë të caktuar.
Surja 38:71-8571. Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një njeri prej balte.
72. Kur t’i jap trajtë dhe t’i fryj prej shpirtit Tim, përuljuni në sexhde atij!”,
73. të gjithë engjëjt së bashku u përulën në sexhde,
74. përveç Iblisit; ai u bë mendjemadh e një nga mohuesit.
75. Zoti tha: “O Iblis, ç’të pengoi ty që të mos përuleshe në sexhde para atij që e kam krijuar Vetë me duart e Mia? A mos u bëre mendjemadh apo mendon se je nga të lartët?”
76. Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar prej zjarrit, kurse atë prej balte”.
77. Allahu tha: “Atëherë dil prej Xhenetit! Me të vërtetë, ti je i mallkuar
78. dhe mallkimi Im do të jetë mbi ty deri në Ditën e Gjykimit”.
79. Ai tha: “O Zoti im, më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen ata!”
80. Zoti tha: “Në të vërtetë, ty do të të jepet afat
81. deri në një ditë të caktuar (kur i fryhet Surit për herë të parë)”.
82. Ai tha: “Betohem në madhërinë Tënde se unë do t’i mashtroj ata të gjithë,
83. përveç robërve të Tu të sinqertë!”
84. Zoti tha: “E vërteta është – dhe Unë them vetëm të vërtetën
85. se, do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me të gjithë ata që të pasojnë ty”!
Kjo pra tregon që zbritja nuk ishte vetëm në grade apo pozicion. Zbritja ishte në kuptimin e parë të fjalës, pra që u nxor  jashtë nga një pozicionim i lartë (Kopshti ne Qiell) në një më të ulët (poshtë në tokë)
Por kjo na drejton në vështirësi të tjera. Pjesa më sipër thotë që Allahu përjashton Satanin nga Parajsa sepse refuzoi që të adhuronte Adamin. Atëherë, kur ishte jashtë parajsës, si arriti në Parajsë ku tundoi Adamin dhe Evën? Për më shumë, pasi e përjashtoi dhe e uli në pozitë Satanin, Allahu betohet që ti japë atij (Satanit) afat deri në Ditën e Ringjalljes, që nënkupton që nuk do të vuante ndëshkimin deri në Ditën e Gjykimit. Pra si mundet Satani të përjashtohet nga Parajsa dhe të  ulet në grade për herë të dytë? Mos Allahu nuk i qëndroi fjalës së tij?
  • E gjashta: Mëkati i Adamit implikon qartësisht të gjithë brezat e ardhshëm të njerëzimit meqenëse si tek Surja 2:36 dhe tek 2:38 përdoret shumësi (më shume se dy).
Surja 2:37-38
37. Ademi mësoi disa fjalë nga Zoti i tij, kështu që Ai ia pranoi pendimin. Sigurisht, Ai i pranon shumë pendimet, Ai është Mëshirëploti.
38. Ne u thamë: “Zbritni të gjithë prej Xhenetit! Kur t’ju vijë udhërrëfimi Ynë, ata që do t’i përmbahen atij, nuk do të kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohen.
Tashmë e pamë se si shumësi tek 2:26 ka te beje me Satanin, por këtu tek 2:38 shumësi nuk mund ti referohet Satanit meqenëse ai qëndron i dënuar në ferr dhe nuk do të ndjek udhëzimet të cilat do të vinë nga Allahu. Për këtë, është e qartë që shumësi i adresohet të gjithë racës njerëzore, prej të cilëve njerëzimi vuajti përjashtimin.
Surja 7:2424. Allahu tha: “Zbritni! Ju do të jeni armiq me njëri-tjetrin. Në Tokë do të banoni dhe do të jetoni deri në një kohë të caktuar.
Ibn Kathir citon lidhur me surenë 2:38-39:
Allahu e informoi Adamin lidhur me paralajmërimet e tij, gruan e tij dhe Satanin, pasardhësit e tyre, kur i urdhëroi ata që të zbrisnin nga Parajsa. Ai tha që ai do tu dërgojë lajmëtarë me Shkrimet, shenja dhe prova….  (Tafsir Ibn Kathir, Pjesa 1, Surah Al-Fatiah Surah Al-Baqarah, ayat 1 to 141, Përmbledhur nga Sheik Nasib Ar-Rafa‘i [Al-Firdous Ltd., Londër : Edicioni I Dyte 1998], f. 109-110)
Këtu  është dhe komenti i tij mbi surenë 7:24
<Zbrit poshtë> , u adresua Adamit, Eves, Iblisit dhe gjarprit. Disa studiues nuk e përmendin gjarprin, dhe Allahu e di më mirë.
Pa dyshim që në këtë pikë lind një pyetje: Çfarë gjarpri? Ku e përmend kurani gjarprin në gjithë këtë kontekst? Në kuptueshmërinë e Biblës gjarpri i referohet Satanit, në komentimin e mësipërm, duket sikur janë qenie të ndryshme. Komentimi i Ibn Kathir, në lidhje me gjarprin është problematik edhe me faktin se çfarë bën një gjarpër në Kopshtin në qiell? Kjo presupozon që kopshti ishte në Tokë, që na rikthen në të gjitha problemet që përmendëm me sipër. Por fakti që Ibn Kathir përmend Iblisin dhe gjarprin, së bashku me Adamin dhe me Evën, presupozon që teksti i adresohet më shumë se dy individëve.
Është e qartë që shumësi në të dy rastet, si në surenë 2:38 dhe në surenë 7:24, i referohet Adamit dhe pasardhësve të tij. Më vonë, Muhamed Asad, argumenton në të njëjtën linje duke thënë që historia e Adamit dhe e Evës nuk është asgjë më shume se sa një alegori rreth shoqërisë njerëzore. Ai lidhur me surenë 7:24 shkroi:
16 Sc., “nga kjo gjendje bekimi dhe pafajësie”. Ashtu si në rastin paralel të kësaj parabole të rënies në surenë 2:25-26, mënyra e dyfishtë e adresimit ndryshon në këtë fazë në shumës, kjo e lidhur përsëri me vargun 10 dhe fillimin e vargut 11 të kësaj sureje, duke bërë qartësisht  historinë e Adamit dhe e Evës, në të vërtetë, një alegori të fatit njerëzor. Në gjendjen e tij të mëparshme të pafajësisë njeriu ishte i panjohur me ekzistencën e së keqes, si pasojë, e nevojës gjithnjë të pranishme për të bërë një zgjedhje ndërmjet mundësive të shumta të veprimit dhe të sjelljes: me fjalë të tjera, ai jetonte, si gjithë kafshët e tjera, vetëm nën dritën e instinkteve të tij. Duke qenë, gjithsesi, se kjo pafajësi ishte vetëm një gjendje e ekzistencës së tij dhe jo një virtyt, ai i dha jetës së tij një cilësi statike dhe në këtë mënyrë e përjashton atë nga zhvillimi moral dhe intelektual. Rritja e vetëdijes-simbolizuar nga veprimi i paramenduar i mosbindjes ndaj urdhrit të Zotit-e ndryshoi gjithçka. Kjo e transformoi atë nga një qenie instiktive e pastër në një njerëzore plotësisht të zhvilluar ashtu siç ne e njohim- një qenie njerëzore i aftë për të dalluar ndërmjet te mirës dhe të keqes kështu për të zgjedhur rrugën e tij të jetës. Në këtë kuptim, alegoria e rënies nuk përshkruan një ngjarje regresive që ndodh por, përkundrazi, një faze të re të zhvillimit njerëzor: një hapje e dyerve ndaj konsideratës së moralit. Duke e ndaluar atë “që ti afrohej pemës”, Zoti bëri të mundur për njeriun që të veproje gabim-dhe për këtë, të veproje po ashtu dhe mirë: dhe kështu njeriu u pajis me lirinë morale e cila e dallon atë nga gjithë qëniet e ndjeshme.-Lidhur me rolin e Satanit – apo Iblisit – si një tundues i përjetshëm i njeriut, shih shënimin 26 tek 2:24 dhe shënimin 31 tek 15:41.
Në thelb ai përsërit këtë në komentin e tij tek 2:36:
30 Me këtë fjali, adresimi ndryshon nga deri tani – nga formë e dyfishtë në shumës: një tregues më shumë që morali i historisë lidhet me racën njerëzore në tërësi…
Gjithashtu po japim komentin e Jusuf Ali mbi 2:36 të cilën e cituam më sipër:
…Vihet re kalimi në Arabisht nga numri njëjës tek ii. 33, në dysh tek ii.35, dhe shumës këtu (2:36), të cilën unë e kam diktuar në Anglisht me “Të gjithë ju njerëz.” Qartësisht Adami është modeli i gjithë njerëzimit, dhe gjinitë shkojnë së bashku në të gjitha çështjet shpirtërore. Për më tepër, përjashtimi i bërë Adamit dhe Evës dhe Satanit dhe shumësi në Arabisht është i përshtatshëm për çdo numër më të madhe se dy.
Kurani bie dakord në thelb me BIBLËN E SHENJTË që Adami i shkaktoi të gjithë pasardhësve të tij që të përjashtoheshin nga KOPSHTI. Ne nuk jemi të vetmit që e shohim në këtë mënyrë; të dhënat myslimane në vijim e kanë parë këtë gjë në të njëjtën mënyrë:
Është treguar nën autoritetin e Abu Hureira dhe Hudhaifa që mesazheri i Allahut (paqja qoftë  mbi të) tha: Allahu, i bekuari dhe i lartësuari, do të mbledhë njerëzit. Besimtarët do të qëndrojnë deri sa Parajsa do të sillet afër tyre. Ata do të vinë tek Adami dhe do të thonë: O ati ynë, hape për ne Parajsën. Ai do të thotë: Ajo që ju nxori nga Parajsa ishte mëkati i  atit tuaj Adamit. Unë nuk jam në pozitën për ta bërë këtë gjë;…
Referencë: Sahih muslim, Libri 001, Numer 0390
Transmetoi Abu Hureira:
Profeti tha, “ Adami dhe Moisiu diskutuan me njeri tjetrin. Moisiu i tha Adamit. ‘ O Adam! Ti je ati ynë që na zhgënjeu dhe na nxori nga Parajsa.’ Pastaj Adami i tha atij, O Moisi! Allahu të ka favorizuar me të folurën e tij (ka folur me ty drejtpërdrejtë) dhe ai shkroi (Torah-në) për ty me duart e tij. A më fajëson mua për veprime të cilat Allahu i kishte shkruar në fatin tim dyzetë vite përpara krijimit tim?” Kështu Adami e ngatërroi Moisiun, Adami e ngatërroi Moisiun,” profeti shtoi, duke e përsëritur citimin tre herë
Referencë: Sahih al Buhari, Libri 82, Hadithi 20
Abu Hureira raportoi që lajmëtari i Zotit tha për Adamin dhe për Moisiun që patën një diskutim në prani të Zotit të tyre dhe Adami ishe më i mirë se Moisiu në argumente. Moisiu tha, “Ti je Adami të cilin Zoti e krijoi me Duart e Tij, në të cilin Ai fryu frymën e Tij, për të cilin bëri që engjëjt që ti binden, dhe të cilit Ai e bëri të banojë në kopsht; pastaj për shkak të mëkati tënd i shkaktoi njerëzimit të vij poshtë në tokë.” Adami u përgjigj, “Dhe ti je Moisiu të cilin Zoti e zgjodhi për të dorëzuar mesazhin e Tij dhe ti drejtohen, të cilit Ai i dha pllakat në të cilat ishte shpjeguar gjithçka, dhe të cilin Ai e solli afër si njeri të besuar. Sa kohë përpara se unë të isha krijuar zbulove që Zoti kishte shkruar Torah-në? Moisiu tha, “Dyzet vite”. Adami u përgjigj, “A gjete në të, ‘Dhe Adami nuk u bind Zotit te tij dhe gaboi’?” Duke dëgjuar atë që bëri, ai tha, “Atëherë a më fajëson mua që bëra një veprim të cilin Zoti e kishte dekretuar, që unë duhet ta bëja dyzet vite më përpara se Ai të më krijonte?”. Mesazheri i Zotit tha, “Kështu Adami doli më mirë se Moisiu në argument.” Myslimi e transmetoi këtë.
Referenë: Mishkat Al-Masabih English Translation With Explanatory Notes nga Dr. James Robson, Volumi I [Sh. Muhammad Ahsraf Publishers, Booksellers & Exporters, Lahore-Pakistan, Reprint 1990], f. 23
Jahja në lidhje me mua nga Maliku nga Abu’z-Zinad nga el-Araj nga Ebu Hurejra se i dërguari i Allahut, Allahu e bekoftë dhe i siguroftë paqe, tha, “Adami dhe Musai argumentuan dhe Adami doli më mirë se Musai. Musai e qortoi Adamin, ‘Ti je Adami i cili i coi njerëzit në rrugë të gabuar dhe i nxori jashtë Kopshtit.’ Adami i tha, ‘Ti je Musai të cilit Allahu i dha njohuri mbi gjithçka dhe të cilin ai e zgjodhi mbi njerëzit me mesazhin e tij.’ Ai tha ‘Po.’ Ai tha, ‘Atëherë a më kritikon mua për një çështje e cila ishte dekretuar për mua përpara se unë të isha krijuar?’”
Referencë: Malik’s Muwatta, Libri 46, Numri 46.1.1)
Ky ajet përmend nderin e madh që Allahu i dha Adamit, dhe Allahu i mbajti mënd pasardhësit e Adamit për këtë çështje. Allahu i urdhëroi engjëjt ti bënin sexhde Adamit, siç ky ajet dhe shumë hadithe dëshmojnë, si hadithi rreth ndermjetesimit për të cilën ne diskutuam. Është një hadith rreth lutjeve të Musait, “O Zoti i! Më trego Adamin i cili na shkaktoi ne dhe vetes së tij të hidheshim jashtë Parajsës.” Kur Musai takoi Adamin, ai i tha, “A je ti Adami të cilin Allahu e krijoi me duart t tij, fryu jetë në të dhe urdhëroi engjëjt që të përkulen përpara tij?” Iblisi ishte në mes të atyre të urdhëruarve që të përkuleshin përpara Adamit, megjithëse ai nuk ishte një engjëll.
Referencë: Ibn Kathir mbi surenë  2:34
Këto tregime e ndërlikojnë më tej çështjen. Ai fajëson mëkatin e Adamit dhe dëbimin e mëvonshëm mbi një dekret të paracaktuar të Allahut. Pra mbi një dekret që Allahu e kishte paracaktuar që Adami do të binte nga respekti. Po japim më poshtë komentimin e Ibn Kathir lidhur me surenë 2:37:
…Transmetoi Sufian Thauri duke përmendur ‘Abd al-‘Aziz Ibn Rafi’ që dikush dëgjoi Maxhahid duke përmendur ‘Ubeid Ibn Umair duke thënë që Adami tha: “Zoti im, është mëkati që unë kam bërë që ishte përcaktuar për mua përpara se Ti të më krijoje apo është diçka që unë i bëra vetes?” Allahu u përgjigj: “Unë e paracaktova këtë mbi ty përpara se të krijoja.” Adami tha: “Zot më fal ashtu si kishe paracaktuar atë mbi mua”. Transmetuesi tha, në vazhdim vargun <Pastaj Adami mori fjalë nga Zoti i tij, dhe Zoti i tij u zbut ndaj tij.>. Transmetoi al-‘Aufi, Said Ibn Jubair, Said Ibn Ma’bad dhe al-Hakim duke përmendur Ibn ‘Abbas: Adami i tha Allahut: A nuk më ke krijuar me duart e tua?” Përgjigja ishte po. Pastaj ai pyeti: “Dhe ti ke fryrë në mua nga shpirti yt?”. Përgjigja ishte përsëri po. Ai shtoi: “Dhe ti dekretove për mua që të bej këtë gjë?” Po ishte përgjigja që ai mori. Ai tha: “Nëse unë pendohem, a do të më rikthesh në parajsë?” Allahu tha: “Po.”
Referencë: Tafsir Ibn Kathir, shkurtuar nga Sheik Muhamed Masib Ar-Rafa’i, f.106
Për sa më sipër nënkuptohet që Allahu e kishte paracaktuar që Adami do të përfundonte në tokë duke mëkatuar ndaj urdhrit të Allahut, duke mundësuar përjashtimin e tij nga Kopshti!