Pages

A adhurojnë të njëjtin Zot apo zota të ndryshëm?

Sipas suresë 109 të kuranit, Muhamedi dhe jo besimtarët nuk adhurojnë të njëjtën Qenie:
Surja 109
  1. 1. Thuaj: “O ju mosbesimtarë!
  2. Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni
  3. dhe ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj.
  4. Unë nuk do të jem kurrë adhurues i atyre që ju i adhuroni
  5. dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj!
  6. Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time!”
Problemet që kjo sure ka duhet ti jenë të qarta kujtdo që është i njohur si me kuranin dhe me traditën islame.
  • Problemi i parë: Saktësisht kujt i referohet kjo sure?
  • Njerëzve të Librit (Hebrenjve, të Krishterëve, apo ndoshta Sabinëve)?
  • Idhujtarëve Mekas?
Kurani nuk e sqaron se kujt i adresohet me këtë varg Muhamedi.
  • Problemi i dytë: Cilado qoftë nga mundësitë e mësipërme, -a ose -b, surja 109 kundërshton pjesë të tjera të kuranit të cilat citojnë që të dy grupet e sipërpërmendura adhuronin të njëjtin Zot si dhe myslimanët.
Pjesë që citojnë që grupi –a adhuron të njëjtin Zot si dhe myslimanët:
Surja 2:62
  1. Ata që besojnë (në Kuran), hebrenjtë, të krishterët dhe sabi’inët – kushdo prej tyre që beson Allahun dhe jetën tjetër (sipas Kuranit), dhe bën vepra të mira (sipas Islamit), do të shpërblehen nga Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen!
Surja 2:139
  1. Thuaj: “A mos doni të haheni me ne për Allahun, kur Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj?! Ne jemi përgjegjës për veprat tona, kurse ju për tuajat. Ne vetëm Atij i përkushtohemi.”
Surja 3:64
  1. Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!”
Surja 29:49
  1. Diskutoni me ithtarët e Librit vetëm me mënyrën më të mirë, por jo me keqbërësit e tjerë. Dhe thoni: “Ne besojmë në atë që na është zbritur neve dhe në atë që ju është zbritur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është një – dhe ne Atij i nënshtrohemi si myslimanë”.
Pjesë që citojnë që grupi –b adhuron të njëjtin Zot si dhe myslimanët:
Surja 29:61-63
  1. Nëse ti (Muhamed) i pyet ata se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe kush i ka nënshtruar (të rrotullohen) Diellin e Hënën, – me siguri që ata do të të thonë “Allahu!” Atëherë, si po largohen (nga rruga e drejtë)?
  2. Allahu, ia zgjeron furnizimin kujt të dojë nga robërit e Tij, e dikujt ia zvogëlon. Allahu është vërtet i Dijshëm për çdo gjë.
  3. Nëse ti i pyet ata se kush e zbret ujin nga qielli dhe nëpërmjet tij e gjallëron tokën pas vdekjes së saj, – me siguri që ata do të të thonë “Allahu!” Thuaj: “Qoftë lëvduar Allahu!” Por, shumica e tyre nuk mendojnë.
Surja 16:35
  1. Ata që i shoqërojnë Allahut zota të tjerë, thonë: “Sikur të donte Allahu, as ne, as të parët tanë nuk do të adhuronim gjë tjetër, përveç Tij dhe, nuk do të kishim ndaluar asgjë, pa dëshirën e Tij.” Kështu kanë vepruar edhe popujt para këtyre. Për të dërguarit s’ka tjetër detyrë, veç të shpallin qartë.
Në pjesën e mësipërme, paganët në thelb po përsërisin atë që supozohet se Allahu i thotë Muhamedit:
Surja 6:107
  1. Sikur të donte Allahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. Ne nuk të kemi bërë ty rojtar të tyre e as që je përgjegjës për ta.
Përfundimisht:
Surja 39:3
  1. Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë. Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: “Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu”, Allahu me siguri që do t’i gjykojë për mospajtimet që kanë patur. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues.
Në pjesën më sipër shohim që drejtimi KRYESOR i adhurimit të paganwve ishte Allahu, që zotat e tjerë ishin vetëm ndërmjetësues/ndërmjetës me qëllim që ti afronin me Allahun! Pra Allahu nuk ishte vetëm një nga zotat e tyre, por ishte kryesori dhe më i larti i zotave të tyre.
Në fakt, emri që emërtohet mëkati më i madh në islam është “SHIRK”, që do të thotë “shoqëri”. Çfarë të shoqërosh (zota të tjerë) me KË? Me Allahun pa dyshim! Emri i këtij mëkati nuk do të kishte kuptim nëse zotat e tyre do të ishin të gjithë të dallueshëm nga Allahu. Kjo pre supozon që Allahu është një nga zotat e tyre.
Është dhe një pjesë tjetër i cili i referohet individëve të pa emëruar të cilët besuan tek Allahu si Krijuesi i të gjitha gjërave:
Surja 31:25
  1. Nëse ti (o Muhamed) i pyet ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën?”, me siguri që do të të thonë: “Allahu!”. Atëherë ti thuaju: “Qoftë lavdëruar Allahu!” Por, shumica e tyre nuk dinë.
Kujtdo që ti adresohet kjo pjesë, grupit –a apos grupit –b, ose edhe të dyve njëkohësisht, është e qartë që kurani pre supozon që bashkëkohësit e Muhamedit e njihnin dhe besonin tek Allahu.
Për të përmbledhur pjesën e mësipërme:
  1. Thuhet që Hebrenjtë dhe të Krishterët adhurojnë Allahun.
  2. Paganët dhe idhujtarët gjithashtu adhuronin Allahun, pavarësisht se adhuronin dhe një grup të zotëve të tyre.
Kjo na rikthen tek çështja e pretenduar në surenë 109 që jo besimtarët nuk adhuronin atë që adhuronte Muhamedi?
Kjo është një kontradiktë e qartë.
Por dhe sikur myslimanët të thonë që i referohet idhullit që paganët gabimisht adhuronin nuk e zgjidh çështjen meqenëse:
  1. Si mund ta dinë myslimanët që kjo i referohet paganëve? Ku citohet ky fakt?
  2. Edhe sikur ti referoheshin paganëve, a nuk thotë kurani që paganët e njihnin dhe e adhuronin Allahun, detyrimisht ishin adhurues të asaj që adhuronte dhe Muhamedi?
Mund të jetë e vërtetë që Muhamedi nuk adhuronte (pjesën më të madhe ) zotat e tyre, por si Muhamedi dhe paganët adhuronin Allahun dhe detyrimisht PAGANËT ADHURONIN ATË QË MUHAMEDI ADHURONTE, në kontradiktë të plotë me surenë 109:3.
Për shembull, kurani ka thënie të Muhamedit i cili thotë që ai nuk adhuron atë që paganët adhurojnë përveç Allahut:
Surja 10:104
  1. Thuaj: “O njerëz, nëse ju dyshoni në fenë time, unë nuk do t’i adhuroj ato, që ju i adhuroni përveç Allahut, por do të adhuroj vetëm Allahun, i Cili do t’ju bëjë të vdisni. Unë jam urdhëruar të jem nga ata që besojnë.
Surja 40:66
  1. Thuaj (o Muhamed!): “Mua më është ndaluar të adhuroj atë që adhuroni ju, përveç Allahut, pasi më kanë ardhur prova të qarta prej Zotit tim e më është urdhëruar që t’i nënshtrohem Zotit të botëve”.
Këto pjesë nënkuptojnë që paganët adhuronin Allahun, bashkë me një mori nga zotat e tyre. Pra, Muhamedi mbase nuk ka adhuruar gjithë morinë e zotave të paganëve, por pa dyshim që ata adhuronin Allahun.
Ka disa përkthime të cilat e vendosin 109:3 në kohën e ardhme në vend të së tashmes, duke e kthyer në një profeci, në vend të një citimi rreth situatës reale.
Por kjo nuk është se e zgjidh situatën. Surja 109 është një sure e hershme Mekase. Shumica e banoreve të Mekës ishin pagan në atë kohë, dhe shumica e komentuesve janë të bindur që Muhamedi i adresohet idhujtarëve Mekas. Paganët e Mekës, gjithsesi nuk e braktisën kurrë adhurimin e tyre ndaj Allahut që do të kishte qenë e nevojshme për ta bërë surenë 109:3 në një profeci të vërtetë. Fillimisht Mekasit ishin mjaft armiqësor ndaj islamit , dhe kur Muhamedi pushtoi Mekën dhe gati të gjithë qytetarët u konvertuan në islam me pasojën e vetme që Allahun nuk ishte një nga zotat e tyre, por i vetmi objekt adhurimi. Cilës do kohë që ti referohet, para apo pas konvertimit të tyre, banoret e Mekës GJITHMONË “adhuruan atë që Muhamedi adhuroi”. Surja 109:3 është e gabuar sido që të interpretohet.
Disa mund të pretendojnë që adhurimi këtu i referohet një praktike fetare, d.m.th. që Muhamedi nuk u ngatërrua në praktikat fetare të paganëve dhe anasjelltas. Kjo gjë është e gabuar për të paktën dy arsye. Teksti nuk citon që jobesimtarët “nuk adhurojnë ashtu si unë adhuroj”, ose “në kuptinim që unë adhuroj”, por që “as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj!”
Është mjaft e qartë që i referohet objektit të adhurimit dhe jo mënyrës së adhurimit (d.m.th. praktikave fetare). Gjithsesi, dhe nëse supozojmë që ka të bëj me këtë gjë përsëri është e gabuar pasi paganët në atë kohë respektoni katër nga pesë shtyllat kryesore të islamit.