Tema lidhur me shpërblimin apo ndëshkimin për gjithçka që bëjmë në këtë jetë është një temë mjaft e rëndësishme në kuran. Shumë pjesë flasin lidhur me veprat e mira të besimtarëve ose lidhur me veprat e këqija të jobesimtarëve, dhe gjithashtu ka një surprizë të vogël kur vëzhgon rezultatin e tyre. Gjërat vështirësohen kur kërkojmë të dimë se çfarë mëson kurani lidhur me veprat e mira e atyre që e mohojnë islamin.
Pra kushdo që bën vepra të mira ndërkohë që është besimtar (i islamit), përpjekjet e tij nuk do të hidhen poshtë. Veprat e tij shënohen në librin e veprave të tij.
Surja 21:94
- Atij që bën vepra të mira dhe është besimtar, përpjekja nuk do t’i mohohet. Dhe këtë Ne ia shënojmë atij.
Jo besimtarët, d.m.th. ata që hedhin poshtë mesazhin e Muhamedit, nuk mund të shpresojnë që veprat e tyre të mira do të marrin ndonjë shpërblim nga Zoti:
Surja 9:17
- Nuk u takon idhujtarëve të përkujdesen për faltoret e Allahut, përderisa edhe ata vetë dëshmojnë se janë mosbesimtarë. Të kota do të jenë vepra e tyre dhe në zjarrin e Xhehenemit do të qëndrojnë përgjithmonë.
Surja 9:6969. (Ju hipokritë jeni) si ata që kanë qenë para jush! Ata kanë qenë më të fortë se ju, kanë pasur më shumë pasuri dhe fëmijë. Ata janë kënaqur me pjesën e vet të kësaj bote, por edhe ju po kënaqeni me pjesën tuaj siç janë kënaqur edhe ata; edhe ju jeni dhënë pas të këqijave, ashtu siç ishin dhënë ata. Veprat e tyre do të zhduken në këtë botë dhe në tjetrën; ata janë të shkatërruar.
Vargu në vazhdim thotë diçka të ngjashme, por kësaj here konteksti u referohet atyre myslimanëve që largohen nga islami. Duket sikur nuk është e rëndësishme nëse këta që mohojnë islamin më vonë bëhen politeist, ateist apo i Krishterë.
Surja 2:217217.Të pyesin ty për muajin e shenjtë, për luftën në të. Thuaju: “Luftimi në atë kohë është gjynah i madh, por pengimi i njerëzve prej udhës së Allahut, mohimi i Tij, pengimi i njerëzve nga vizita e Xhamisë së Shenjtë dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë gjynah më i madh tek Allahu. Kurse adhurimi i idhujve është gjynah më i madh se vrasja.” Ata vazhdimisht do të luftojnë kundër jush, që të mund t’ju kthejnë nga besimi juaj. Ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, – veprat e tyre (të mira) do të humbasin në këtë botë dhe në tjetrën. Ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
Në krahun tjetër, duke ju referuar ditëve të fundit dhe gjykimit të njerëzimit nga Zoti surja 99 thotë:
Surja 991. Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj (të fundit),2. kur të nxjerrë barrët nga brendia e saj3. e njeriu të thotë: “Ç’po i ndodh asaj?!”4. Atë Ditë ajo do të tregojë lajmet e saj,5. sepse Zoti yt e ka frymëzuar atë.6. Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t’u tregohen veprat e tyre:7. kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë,8. e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.
E gjitha kjo sure thotë që kushdo që ka bërë të mira qoftë sa dhe një thërrmijë do ta shohë atë dhe kjo gjë me siguri që nënkupton dhe ndonjë lloj shpërblimi. Pjesa flet për të gjithë njerëzimin. Ky premtim i përgjithshëm konfirmohet dhe nga surja 4:40
Surja 4:4040.Vërtet, Allahu nuk dëmton askënd asnjë grimë, por, nëse (dikush) bën mirësi, Allahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh.
Meqenëse surja 99:7 dhe 4:40 flasin qartësisht për të gjithë njerëzimin, ato kundërshtojnë ata pjesë ku veçanërisht thuhet që nuk do të këtë shpërblim për çfarëdo lloj vepre të mirë të jobesimtarëve.
Përveç këtyre citimeve te përgjithshme që gjenden tek surja 99:7 dhe 4:40 kurani gjithashtu u jep Hebrenjve dhe të Krishterëve një premtim të qartë që do të shpërblehen për veprat e tyre të mira:
Surja 2:6262.Ata që besojnë, hebrenjtë, të krishterët dhe sabi’inët – kushdo prej tyre që beson Allahun dhe jetën tjetër, dhe bën vepra të mira do të shpërblehen nga Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen!
Kjo pjesë u premton edhe më shume se kaq. “Nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen” nënkupton vetëm që ata do të shkojnë në Parajsë dhe jo në Ferr, që është më shumë se një shpërblim i caktuar për veprat e mira.
Ashtu si janë shumë mysliman të cilët besojnë dhe nuk jetojnë sipas rregullave të islamit, po kështu ka shume njerëz të cilët janë Hebrenj dhe të Krishterë por nuk besojnë tek mësimet e Biblës apo jetojnë sipas standardit të morali që Bibla mëson. Për këtë premtimi më sipër merr kuptim pasi plotësohen disa specifika si : ( 1 ) të besosh tek Allahu. ( 2 ) te besosh në jetën tjetër, dhe ( 3 ) të besh vepra të mira. Kushdo që i plotëson këto tre kritere ndërmjet atyre që janë ose mysliman, Hebrenj, të Krishterë apo Sabinë, ata do të kenë shpërblimin e tyre për veprat e tyre të mira. Madje akoma më tepër, ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen në lidhje me jetën që i pret.
Vargu i mësipërm në mënyrën se si është i formuluar pre supozon që :
—- sipas kuranit—- Hebrenjtë dhe të Krishterët besojnë në të njëjtin Zot që besojnë dhe Myslimanët. Kontradiktat (1)-(3) thjesht theksojnë që ky premtim vlen vetëm për ata që janë serioz lidhur me fatin e tyre dhe jetojnë sipas mësimeve të shkrimeve të tyre. Njerëz nga besime që adhurojnë zota të tjerë nuk përfshihen. Kësaj gjëje i shtojmë citimet specifike:
Surja 29:4646. Diskutoni me ithtarët e Librit vetëm me mënyrën më të mirë, por jo me keqbërësit e tjerë. Dhe thoni: “Ne besojmë në atë që na është zbritur neve dhe në atë që ju është zbritur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është një – dhe ne Atij i nënshtrohemi si myslimanë”.
Pra Hebrenjtë dhe të Krishterët të cilët në të vërtetë besojnë dhe ndjekin shkrimet e tyre plotësojnë dy kushtet e para të përcaktuara në surenë 2:63, meqenëse Bibla mëson qartësisht që do të këtë jetë tjetër dhe që Zoti do të gjykojë në Ditën e Fundit gjithë njerëzimin. (Joeli 3 1-3, 11-13; Psalmi 62:12, 96:13, 98:9; Isaia 40:10, 62:11; Jeremia 17:10; Mateu 25:31-46; Veprat 10:42, 17:30-31; Romakëve 2:5-6, 16, 14:10; 2 Korintasve 5:10; 2 Thesalonikasve 1:5-10; Zbulesa 20:11-15)
Gjithsesi, kurani gjithashtu i quan Hebrenjtë dhe të Krishterët idhujtarë. Fjala për jobesimtar vjen nga termi “kafir”, i cili i referohet dikujt që bën “kufr”. Sipas kuranit, Hebrenjtë dhe të Krishterët (sidomos të dytët) përfshihen nën këtë kategori të ”mushrik” dhe “kafir”:
Surja 9:28-3328. O besimtarë! Në të vërtetë, idhujtarët janë të papastër, prandaj të mos i afrohen më Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti. Dhe mos kini frikë nga varfëria, sepse, po deshi, Allahu ju bën të pasur me dhuntitë e veta. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
29. Luftojini ata që nuk besojnë në Allahun e as në Ditën e Kiametit, që nuk e marrin për të ndaluar atë që e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe ata, midis atyre që u është dhënë Libri, që nuk e pranojnë fenë e vërtetë, derisa të japin xhizjen (taksën) me dorën e tyre, duke qenë të përulur.
30.Hebrenjtë thonë: “Uzejri është i biri i Allahut”, të krishterët thonë: “Mesihu është i biri i Allahut”. Këto janë fjalët e tyre, nga goja e tyre, i imitojnë fjalët e jobesimtarëve të mëparshëm. I vraftë Allahu! Si po shmangen!
31.Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre, si dhe Mesinë, të birin e Merjemes, ndërkohë që janë urdhëruar të adhurojnë vetëm një Zot, përveç të Cilit nuk ka tjetër që meriton të adhurohet. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë.
32.Ata dëshirojnë ta fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu ka vendosur vetëm që ta përsosë dritën e Vet, edhe sikur mohuesit ta urrejnë këtë gjë.
33. Është Ai që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhërrëfimin dhe fenë e së vërtetës, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe sikur idhujtarët ta urrejnë këtë gjë.
Pjesa më sipër pretendon që jo vetëm të Krishterët janë idhujtarë (ose nga ata që i shoqërojnë partnerë Zotit) dhe blasfemues (ose jobesimtarë), por dhe Hebrenjtë janë të tillë. Hebrenjtë dhe të Krishterët klasifikohen si të papastër!
Surja 5:1717. Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes!” Thuaj: “Kush mund ta pengojë Allahun, nëse Ai dëshiron ta zhdukë Mesihun, të birin e Merjemes dhe nënën e tij, si dhe gjithçka që gjendet në Tokë?” Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve, Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet midis tyre. Ai krijon çfarë të dojë dhe është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Surja 5:72-7372.Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes!”, sepse vetë Mesihu ka thënë: “O bijtë e Izraelit, adhuroni Allahun, që është Zoti im dhe Zoti juaj! Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës.
73. Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është njëri prej Trinisë!” Nuk ka veçse një Zot të Vetëm të vërtetë! Nëse nuk heqin dorë nga ato që thonë, patjetër që jobesimtarët nga mesi i tyre do t’i godasë një dënim i dhembshëm.
Duke i përmbledhur kurani bën citimet e mëposhtme:
- Të Krishterët do të kenë shpërblim për veprat e tyre të mira dhe nuk duhet të kenë frikë për jetën pas vdekjes(surja 2:62)
- Të Krishterët janë “mushriks” dhe “kafira” (surja 9:28-33; 5:17; 5:72-73)
- “Mushrik-ët” nuk do të kenë shpërblim dhe do të përfundojnë në ferr në përjetësi (surja 9:17)