Muhamedi shpjegon strukturen e universit
Argumenti më i përhapur i islamit në ditët e sotme është “argumenti për saktësinë shkencore”. Myslimanët pohojnë se Muhamedi ka bërë deklarata të shumta shkencore të cilat nuk mund të diheshin në Arabinë e shekullit të shtatë, por të cilat provohen nga shkenca moderne. Problemi kryesor me këtë argument është se pothuajse të gjitha pretendimet shkencore të Muhamedit janë qartësisht të pavërteta. Në këtë pjesë, do të shqyrtojmë pikëpamjen e Muhamedit për kozmosin. Të dhënat do të na tregojnë se kur Muhamedi shpjegoi strukturën e universit dhe natyrën e trupave qiellorë, ai nuk ja kishte absolutisht idenë se për çfarë po fliste.
Surja (kapitulli) 68: 1 në kuran thotë:
“Nûn. Betohem për penën dhe për atë që shkruajnë. . . ”
Fjala ” Nûn ” zakonisht nuk përkthehet në kuran, por i referohet një peshku gjigand ose një balene. Ibn Abbasi, një nga shokët e Muhamedit dhe një nga komentuesit më të mëdhenj të hershëm të kuranit shpjegon fjalën “Nûn” si më poshtë tek “Tanwir al-Miqbas min Tafsir Ibn Abbas”.
Allahu betohet për “Nûn”, që është balena që mban tokat në shpinën e saj e cila e ndodhet në ujë, poshtë të cilit është demi dhe nën demin është shkëmbi dhe nën shkëmb është pluhuri dhe askush nuk e di se çfarë është nën pluhur, përveç Allahut.
(Referencë: Tanwir al-Miqbas min Tafsir Ibn Abbas)
Tek Tafsir al – Tustari gjejmë
‘Nūn Është peshku sipër te cilin qëndron bota …”
Ibn Masud (të cilin muhamedi e zgjodhi si mësuesin më të mirë të kuranit) na paraqet një tablo të ngjashme. Ai ka thënë:
” Allahu krijoi tokat sipër një peshku (të madh), kjo qenie, peshku (Nûn) përmendet nga zoti në kuran: ‘Nûn. Betohem për penën’ Peshku ishte në ujë. Uji ishte mbi shpinën e një shkëmbi (te vogël). Shkëmbi ishte sipër shpinës së një engjëlli. Engjëlli ishte sipër një shkëmbi të madh.”
(Referencë: Tafsir al-Tustari)
Kemi dhe shume referenca të tjera për këtë peshk kozmik tek Ibn Kathir, al Tabari dhe al Qurtubi por çështja është e qartë.
Shokët e muhamedit janë shprehur që surja 68:1 i referohet një peshku i cili mban shtatë tokat( po janë shtatë toka).
“Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka…..”
Një mysliman modern është munduar të bashkërendoj të dhënat e muhamedit për shtate qiejt dhe shtatë tokat me një kuptueshmëri të saktë të universit. Gjithsesi tek Xhami at-Tirmidhi, muhamedi e shpjegon vetë se çfarë përmban kurani. Shtatë qiejt janë shtatë kupola mbi tokë, me nje distance sa një udhëtim prej 500 vitesh ndërmjet njëra tjetrës.
Pastaj[muhamedi] tha: “A e dini se çfarë ka sipër jush?” Ata thanë: “Allahu dhe mesazheri i tij e dinë më mire.”. Ai tha: “ Në të vërtetë është një kulm i ruajtur i kupës qiellore rritja e të cilit është penguar.” Pastaj ai tha: “a e dini se sa largësi ka ndërmjet jush dhe tij?”. Ata thanë: “Allahu dhe mesazheri i tij e dinë më mirë”. Ai tha: “Ndërmjet jush dhe tij [është një distance] prej 500 vitesh.” Pastaj tha: “A e dini se çfarë është sipër tij?” Ata thanë: “Allahu dhe mesazheri i tij e dinë më mirë.” Ai tha: “ Me të vërtetë, sipër tij janë dy Qiej, ndërmjet të cilëve është një distancë prej 500 vitesh”-derisa ai numëroi 7 qiej-“Çfarë është ndërmjet secilit prej këtyre dy qiejve është ajo që është ndërmjet qiellit dhe tokës.”
(Referenca Jami` at-Tirmidhi – Libri 47, Hadithi 3611 )
Kurani na thotë gjithashtu që qielli më i ulet është një lloj substance e prekshme e cila do të binte mbi ne nëse allahu nuk do ta mbante që të mos binte.
65. A nuk e sheh ti, se Allahu ka vënë në shërbimin tuaj gjithçka që është në Tokë dhe anijet që lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij?! Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë; kjo mund të ndodhë vetëm me lejen e Tij. Vërtet, Allahu është i Butë dhe i Mëshirshëm me njerëzit.
(Surja 22:65)
9.Vallë, a nuk shohin ata çfarë ka para tyre e pas tyre në qiell dhe në Tokë? Sikur të donim, Ne do t’i fundosnim ata në tokë ose do të hidhnim mbi ta copa nga qielli. Me të vërtetë, në këtë ka shenjë për çdo rob që kthehet tek Allahu me pendesë.
(Surja 34:9)
Ashtu si janë 7 qiej janë po edhe 7 toka ( me token tonë padyshim sipër të gjithave)
Pastaj [muhamedi] tha: “A e dini se çfarë është poshtë jush?” Ata thanë: “Allahu dhe mesazheri i tij e dinë më mirë.” Ai tha: “ Padyshim është toka.” Pastaj ai tha: “A e dini se çfarë është poshtë saj?” Ata thanë: “Allahu dhe mesazheri i tij e dinë më mirë.” Ai tha: “Me të vërtetë, poshtë është një tjetër tokë, ndërmjet të dyjave është një distancë prej 500 vitesh.” Derisa ai numëroi 7 toka: “Ndërmjet njërës tokë dhe tjetrës është një distancë prej 500 vitesh.”
(Referencë: Jami` at-Tirmidhi – Libri 47, Hadithi 3611)
Sipas kuranit toka është e sheshtë si një tapet.
53. Është Ai që Tokën e ka bërë si një tapet te shtruar për ju, ….
(Surja 20:53- përkthim i Yusuf Ali)
19. Allahu për ju e ka bërë Tokën për ju si një tapet (te shtrire)….
(Surja 71:19 – përkthim i Yusuf Ali)
Një nga komentuesit mysliman më të mëdhenj i të gjitha kohërave shpjegon për surenë 88:20 si më poshtë:
Sa për fjalën “sutihet”( shtruar te sheshtë), kjo ne një lexim të drejtpërdrejtë sugjeron që toka është e sheshtë, i cili është opinioni i shumë studiueseve të ligjit të shpallur, dhe jo një sferë si e paraqesin astronomët, edhe nëse kjo nuk kundërshton asnjë nga shtyllat e ligjit.
(Referencë: Tafsir Al-Jalalayn)
Mësojmë nga shokët e muhamedit që shtatë tokat janë të sheshta. Ibn abbas komenton:
(Allahu është ai qe krijoi shtatë qiejt) një sipër tjetrit si kupolë. (dhe tokat po si ata) shtatë toka por ato janë te sheshta.
Vështirësitë astronomike te muhamedit vazhdojnë më tej.
38. Dielli sillet në drejtimin e vet të caktuar. Kështu e ka paracaktuar i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.
39. Hënës i kemi caktuar faza; ajo përditë hahet e bëhet si rremi i përkulur i hurmës.
40. As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën e as nata nuk mund t’ia kalojë ditës; të gjitha lundrojnë në orbitat e veta.
(Surja 36 :38-40)
Vini re që kurani këtu thotë që trupat qiellorë notojnë se bashku në orbita e tyre. Disa myslimanë e interpretojnë që të duket sikur universi shpjegohet që është sferë dhe që gjithçka “noton” në të, apo që muhamedi vërtetë po flet vërtetë rreth orbitave të planetëve dhe të Hënës. Gjithsesi, padyshim që muhamedi i kishte që te dyja në mendje, si Diellin dhe Henen. Si lexojmë më poshtë:
33. Allahu është Ai, i Cili krijoi natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën; e të gjitha këto lundrojnë në orbitat e tyre.
(Surja 21:33)
Ne e dimë që muhamedi besonte që Dielli lëviz përmes qiellit nga pjesë të tjera të kuranit. Për shembull, vargjet në vazhdim na thonë qe një burrë (Mendohet nga myslimanët të jete Aleksandri i Madh) njëherë arriti vendin ku perëndon Dielli:
Sipas kësaj pjese, Dielli është mjaftueshëm i vogël që të perëndojë në një burim të zi balte. Myslimanët mundohen që ta interpretojnë këtë por vizioni i muhamedit është mjaftueshëm i qartë.
Idenë që Dielli perëndon në një pellg me burim balte apo diçka të tillë e gjejmë edhe tek hadithet
Sunan Abu Dawud/Libri 32/Hadithi 34
Unë isha ulur pas lajmëtarit të Allahut, i cili po ngiste një gomar ndërsa Dielli po perëndonte. Ai pyeti: A e di se ku perëndon ky? Unë u pergjigja: Allahu dhe apostulli i tij e dinë më mirë. Ai tha: Ai perëndon në një burim me ujë të ngrohtë (Hamiyah)
(Referencë:Sunan Abu Dawud)
– Te kërcesh me Yjet
Meqënëse Dielli perëndon në një burim te zi balte, detyrimisht Dielli nuk duhet të jetë shumë i madh. Por dhe trupat e tjerë qiellorë nuk janë shume të mëdhenj. Dhe vërtetë, shumë nga yjet që ne shohim janë mjaftueshëm të vegjël që tu hidhen demonëve sa herë këto shpirtra të këqinj kalojnë kufijtë e tyre. Mbështetur në shumë pjesë në kuran, yjet janë raketa që Allahu përdor për të gjuajtur demonët kur ata përpiqen të përgjojnë në Parajsë. Nëse shohim një yll që bie në Qiell, kjo ndodh sepse Allahu inatoset dhe i hedh një yll demonit. Le te shohim disa pjesë.
5. Ne jua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme dhe i kemi bërë ato si predha për të larguar djajtë, për të cilët kemi përgatitur dënimin me zjarr.
(Surja 67:5)
Abu Katada, një nga shokët e muhamedit komenton për këtë.
Abu Katada përmendi thënien e Allahut: “Ne jua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme…” tha, “Krijimi i këtyre yjeve është për tre qëllime, dhe ato janë: 1) si dekorues për qiellin më të afërt, 2) si predha për të goditur djajtë, dhe 3) si shenja për të drejtuar udhëtarët. Pra, nëse ndonjëri përpiqet të gjeje një interpretim tjetër, po gabon dhe thjesht harxhon forcat e veta dhe e fut veten në telashe me ato që është përtej limiteve të njohurive të tij.”
(Referencë: Sahih al-Bukhari 3198)
Këtu kemi disa gabime shume të qarta. Së pari është shumë e çuditshme të pretendohet që yjet rënës, të cilë janë objekte fizike, do të dëmtojnë shpirtrat e këqinj, te cilët nuk janë fizikë. Se dyti, yjet rënës nuk janë në realitet as yje të vërtetë. Sipas kuranit gjithsesi Allahu i hedh yje demonëve, duke shkaktuar një shirit të ndritshëm përmes qiellit. Kurani i identifikon yjet rënës si yje të vërtetë, gjë që thjesht është e gabuar.
Ne ferme na kishte dhe disa dhi.
Nëse raketat yjore, Dielli që zhytet në pellg, dhe të peshkut të madh që mban tokat nuk janë të mjaftueshëm për të dyshuar mbi saktësinë shkencore të muhamedit, pjesa pasardhëse duhet të mjaftoje:
Transmetuar nga El-Abbas ibn AbdulMuttalib
Isha ulur tek al-Batha ne shoqëri nv mes të të cilëve ishte ulur dhe mesazheri i Allahut, kur një re kaloi mbi ta. Mesazheri i Allahut e pa dhe tha: Çfarë e quani këtë gjë? Ata thanë: “Sabah” Ai tha: “Dhe muzn?” Ata thane: “Dhe muzn.” Ai tha: “Dhe anan?” Ata thane: “Dhe anan.” Abu Davudi tha: “Nuk jam shumë i sigurt lidhur me fjalën anan.” Ai pyeti: A e dini distancën ndërmjet Qiellit dhe Tokës?” Ata u përgjigjën: “Nuk e dimë.” Ai tha: “Distanca ndërmjet tyre është 71, 72, ose 73 vite. Qielli i cili është sipër është me një distance të ngjashme(dhe vazhdoi derisa numëroi 7 qiej). Sipër shtatë qiejve është një det, me distancë ndërmjet sipërfaqes dhe fundit është si ajo nga një qiell në tjetrin. Sipër janë 8 dhi malore me distancë ndërmjet thundrave dhe ijeve sa distanca ndërmjet një qielli dhe një tjetri. Dhe Allahu, i bekuari dhe i lartësuari është mbi të.
( Referenë: Sunan Abu Davud, Libri 41, Nr. 4705 )
Përfundimi.
Myslimanët i drejtohen thënieve të sakta, të mrekullueshme shkencore të Muhamedit si provë për të treguar që islami është i vërtetë. Por çfarë ka thënë saktë ndonjë gjë Muhamedi?
Muhamedi besonte që janë 7 toka, gjë që nuk është e vërtetë. Që të gjitha këto toka janë të sheshta, që përsëri nuk është vërtetë. Të bëra pirg si shtresat e një torte, e pavërtete. Me një distancë ndërmjet tyre, e pavërtetë. Në kufirin e tokës së sipërme është një burim ku perëndon Dielli. Ka gjithashtu shtatë qiej sipër tokave, si kupola të cilat do të binin mbi ne nëse Allahu nuk do ti mbante. Në Qiellin më të ulet janë yjet, të cilat Allahu i përdor që të gjuajë demonët. Dhe gjithë kjo gjë është si një sandviç ndërmjet një peshku gjigand dhe tetë dhive gjigande.
Nëse kjo është prova më e madhe për të provuar që Muhamedi është profet, mund të pyesim veten përse besoni tek islami. Përshkrimi i Muhamedit për universin është i gabuar ne çdo drejtim .
- Një balenë historike.

- Një pirg me toka të sheshta

- Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?!
- Po qiellin, se si është ngritur?!
- Po malet, se si janë vënë të patundur?!
- Po Tokën, se si është shtrirë?!
Një nga komentuesit mysliman më të mëdhenj i të gjitha kohërave shpjegon për surenë 88:20 si më poshtë:
Sa për fjalën “sutihet”( shtruar te sheshtë), kjo ne një lexim të drejtpërdrejtë sugjeron që toka është e sheshtë, i cili është opinioni i shumë studiueseve të ligjit të shpallur, dhe jo një sferë si e paraqesin astronomët, edhe nëse kjo nuk kundërshton asnjë nga shtyllat e ligjit.
(Referencë: Tafsir Al-Jalalayn)
Mësojmë nga shokët e muhamedit që shtatë tokat janë të sheshta. Ibn abbas komenton:
(Allahu është ai qe krijoi shtatë qiejt) një sipër tjetrit si kupolë. (dhe tokat po si ata) shtatë toka por ato janë te sheshta.
Vështirësitë astronomike te muhamedit vazhdojnë më tej.
- Dielli zhytet ne një pellg me llum te zi.
38. Dielli sillet në drejtimin e vet të caktuar. Kështu e ka paracaktuar i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.
39. Hënës i kemi caktuar faza; ajo përditë hahet e bëhet si rremi i përkulur i hurmës.
40. As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën e as nata nuk mund t’ia kalojë ditës; të gjitha lundrojnë në orbitat e veta.
(Surja 36 :38-40)
Vini re që kurani këtu thotë që trupat qiellorë notojnë se bashku në orbita e tyre. Disa myslimanë e interpretojnë që të duket sikur universi shpjegohet që është sferë dhe që gjithçka “noton” në të, apo që muhamedi vërtetë po flet vërtetë rreth orbitave të planetëve dhe të Hënës. Gjithsesi, padyshim që muhamedi i kishte që te dyja në mendje, si Diellin dhe Henen. Si lexojmë më poshtë:
33. Allahu është Ai, i Cili krijoi natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën; e të gjitha këto lundrojnë në orbitat e tyre.
(Surja 21:33)
Ne e dimë që muhamedi besonte që Dielli lëviz përmes qiellit nga pjesë të tjera të kuranit. Për shembull, vargjet në vazhdim na thonë qe një burrë (Mendohet nga myslimanët të jete Aleksandri i Madh) njëherë arriti vendin ku perëndon Dielli:
- Ata (hebrenjtë) të pyesin ty (Muhamed) për Dhulkarnejnin, thuaj: “Unë do t’ju tregoj disa lajme për të.”
- Ne i dhamë atij mundësi në Tokë dhe i dhamë mjete e rrugëpër të arritur çdo gjë,
- kështu që ai u nis në një rrugë.
- Kur arriti në vendin e perëndimit të Diellit, pa se ai po ulej në një burim të zi balte dhe në afërsi të tij gjeti një popull. Ne thamë: “O Dhulkarnejn, mund t’i ndëshkosh ata ose mund t’u bësh mirë atyre.”
Sipas kësaj pjese, Dielli është mjaftueshëm i vogël që të perëndojë në një burim të zi balte. Myslimanët mundohen që ta interpretojnë këtë por vizioni i muhamedit është mjaftueshëm i qartë.
Idenë që Dielli perëndon në një pellg me burim balte apo diçka të tillë e gjejmë edhe tek hadithet
Sunan Abu Dawud/Libri 32/Hadithi 34
Unë isha ulur pas lajmëtarit të Allahut, i cili po ngiste një gomar ndërsa Dielli po perëndonte. Ai pyeti: A e di se ku perëndon ky? Unë u pergjigja: Allahu dhe apostulli i tij e dinë më mirë. Ai tha: Ai perëndon në një burim me ujë të ngrohtë (Hamiyah)
(Referencë:Sunan Abu Dawud)
– Te kërcesh me Yjet
Meqënëse Dielli perëndon në një burim te zi balte, detyrimisht Dielli nuk duhet të jetë shumë i madh. Por dhe trupat e tjerë qiellorë nuk janë shume të mëdhenj. Dhe vërtetë, shumë nga yjet që ne shohim janë mjaftueshëm të vegjël që tu hidhen demonëve sa herë këto shpirtra të këqinj kalojnë kufijtë e tyre. Mbështetur në shumë pjesë në kuran, yjet janë raketa që Allahu përdor për të gjuajtur demonët kur ata përpiqen të përgjojnë në Parajsë. Nëse shohim një yll që bie në Qiell, kjo ndodh sepse Allahu inatoset dhe i hedh një yll demonit. Le te shohim disa pjesë.
5. Ne jua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme dhe i kemi bërë ato si predha për të larguar djajtë, për të cilët kemi përgatitur dënimin me zjarr.
(Surja 67:5)
- Ne kemi krijuar yjësi në qiell dhe e kemi zbukuruar atë për shikuesin.
- Ne e ruajmë atë (qiellin) nga çdo djall i mallkuar,
- përveç ndonjërit që dëgjon vjedhurazi e të cilin arrin një yll i këputur me flakë të dukshme.
- Ne e kemi stolisur qiellin e kësaj bote me shkëlqimin e yjeve,
- mbrojtje nga djajtë kryeneçë.
- (Kështu që) ata nuk e përgjojnë dot Grupin më të Lartë (engjëjt lart në qiej) dhe qëllohen (me meteorë) nga të gjitha anët.
- Pastaj, ashtu të përzënë do të kenë vuajtje të përhershme (në jetën tjetër).
- (Djajtë nuk përgjojnë dot), veç atij që grabit diçka e që e ndjek një yll verbues.