Pages

Dilema islamike


Në surenë 29:46 kurani i urdhëron myslimanëve që ti thotë të Krishterëve Ne besojmë në atë që na është zbritur neve dhe në atë që ju është zbritur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është një – dhe ne Atij i nënshtrohemi”
Surja 29:46
46. Diskutoni me ithtarët e Librit vetëm me mënyrën më të mirë, por jo me keqbërësit e tjerë. Dhe thoni:  “Ne besojmë në atë që na është zbritur neve dhe në atë që ju është zbritur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj  është një – dhe ne Atij i nënshtrohemi”.
Por shumë myslimanë u thonë diçka shumë të ndryshme të Krishterëve. Ata thonë nuk besojmë tek libri juaj sepse është i korruptuar dhe Zoti juaj është një Zot i rremë. Nëse myslimanëve ju është thënë që të besojnë tek ajo na është dhënë neve, perse ata thonë që ata nuk besojnë tek Bibla, tek e vetmja Zbulesë që ne kemi? Dhe nëse u është thënë që Zoti ynë dhe Zoti i tyre është një perse ata, në të kundërt thonë që Zoti ynë është një Zot i rremë?
Mbështetur në Bibël Zoti është TRINITET, NJË në NATYRE apo ESENCE por TRE FIZIKISHT, ATI, BIRI DHE SHPIRTI I SHENJTE.
BIRI hyri në Krijim si Jezusi nga Nazareti.
Jezusi vdiq në kryq për mëkatet tona dhe u ngrit nga të vdekurit. Kurani i mohon që të gjitha këto dhe një mysliman nuk mund të thotë që beson në Bibël apo që allahu dhe ZOTI i BIBLES janë i njëjti Zot. Myslimanët duhet ta mohojnë Biblën, sepse Bibla kundërshton kuranin. Por këtu myslimanët kanë një problem. Kurani deklaron që Torah-ja dhe Ungjijtë u shpallën nga Allahu.
Surja 3:3-4
  1. Ai të ka shpallur ty Librin, me të vërtetën e saktë, duke vërtetuar shpalljet e mëparshme. Ai i ka zbritur Teuratin dhe Ungjillin 
  2. më parë si udhërrëfyes për njerëzit dhe ka zbritur edhe Dalluesin (e së vërtetës nga e pavërteta). Ata që nuk besojnë shpalljet e Allahut, i pret dënim i ashpër; Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim.
Pra allahu shpalli Torah-në dhe Ungjillin si udhërrëfyes. Por miqtë tanë myslimanë na thonë që Allahu nuk mund të mbronte Torah-në dhe Ungjillin dhe të dy këto u korruptuan nga njerëzit. Pa dyshim duhet të dyshojmë kur myslimanët na thonë që Torah-ja dhe Ungjijtë kanë ndryshuar sepse kurani na thotë që askush nuk mund ta ndryshojë fjalën e Allahut.
Surja 18:27
  1. Dhe lexo atë që të është shpallur ty nga Libri i Zotit tënd! Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Tij dhe ti nuk ke për të gjetur kurrfarë strehe, përveçse tek Ai.
Këtu miqtë tanë myslimanë mund të thonë: “së pari kjo do të thotë që askush nuk mund të ndryshoje kuranin”. Por vargu nuk thotë që askush nuk mund të ndryshoje kuranin. Thotë që askush nuk mund të ndryshoje fjalët e allahut. Torah-ja dhe Ungjilli sipas kuranit janë fjalët e Allahut. Pavarësisht se Allahu thotë qartë që askush nuk mund të ndryshojë fjalën e tij, shumë myslimanë pohojnë që Ungjilli është korruptuar nga apostulli Pal ose nga Krishterët e mëvonshëm. Nëse Ungjilli është i korruptuar pyesim veten përse Kurani thotë që të Krishterët e kanë akoma Ungjillin gjatë kohës së muhamedit.
Surja 7:157
  1. dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin104 që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.”
Si munden të Krishterët të gjejnë Muhamedin të përmendur në Ungjill kur supozohej se Ungjilli ishte korruptuar shekuj më parë? Mos thotë allahu që e gjejmë Muhamedin të përmendur në shkrimet tona të korruptuara?
Por ne nuk e gjejmë aspak Muhamedin të përmendur në librat tonë, përveç në një  paralajmërim të përgjithshëm për profet të rremë që vijnë dhe i largojnë njerëzit nga Ungjilli. Dhe nëse e gjejmë Muhamedin të përmendur në shkrimet tona si ta dimë qe kjo nuk është një nga pjesët e korruptuara? Derisa shkrimet tona kundërshtojnë islamin pse duhet ti drejtohet atyre Allahu për të provuar islamin. Por Allahu vazhdon edhe më tej me thënie të tilla. Ai i urdhëron të Krishterët të gjykojnë mbështetur në Ungjill.
Surja 5:47
  1. Le të gjykojnë ithtarët e Ungjillit ashtu siç ka shpallur Allahu në të. Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është keqbërës i vërtetë.
Perse na urdhëron Allahu që të gjykojmë me një libër të korruptuar? I vetmi Ungjill që ne kemi kundërshton islamin. Pra duke iu bindur urdhërimit të Allahut, që të gjykojmë sipas ungjillit, nxjerrim përfundim që islami është i rremë. Allahu vazhdon në të njëjtën linjë në surenë 5:68
  1. Thuaj (o Muhamed): “O ithtarët e Librit! Nuk do të keni asgjë në vijë, derisa t’i përmbaheni Teuratit e Ungjillit dhe asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj (Kurani). Ajo që të është shpallur ty nga Zoti yt, do t’ua shtojë shumicës së tyre mosbindjen dhe mohimin. Por ti mos u hidhëro për  mohuesit.
Pse do të na thoshte Allahu që nuk kemi vend ku të qëndrojmë nëse nuk qëndrojmë të një libër i korruptuar? Nëse Ungjilli është korruptuar a nuk duhet Allahu të na thoshte që ta hiqnim qafe dhe të besonim vetëm tek kurani. Pra kurani pohon qartë që ungjilli është autoritar për të Krishterët, dhe kjo vetëm ka kuptim nëse autori i kuranit besonte që të Krishterët kanë fjalën e Zotit.
Por Ungjilli nuk ishte thjesht autoritar për të Krishterët. Ishte gjithashtu autoritar edhe për vete Muhamedin dhe si pasojë dhe për myslimanët.
Një dite muhamedi filloi të kishte dyshime rreth shpalljeve qe bënte dhe si përgjigje ndaj këtyre dyshimeve Allahu e urdhëron Muhamedin të shkoje tek njerëzit e Librit, Hebrenjtë dhe të Krishterët për konfirmim.
Surja 10:94
  1. Nëse ti (Muhamed) je në mëdyshje për atë që të kemi shpallur ty, pyeti ata që kanë lexuar Shkrimet para teje. Pa dyshim, ty të ka ardhur e Vërteta nga Zoti yt, prandaj mos u bëj kurrsesi  nga ata që dyshojnë.
Myslimanët sot pretendojnë sikur kurani gjykon mbi Biblën dhe meqenëse Bibla kundërshton Kuranin, Myslimanët supozojnë që Bibla duhet të hidhet poshtë. Por bazuar në kuran është plotësisht e kundërta. Bibla gjykon kuranin dhe vete muhamedi mund ti konfirmonte shpalljet e tij vetëm duke kërkuar nëse ato përputheshin me shkrimet e njerëzve të Librit. Përderisa muhamedi vazhdoi të predikonte islamin me sa duket nuk e mori këtë gjë asnjëherë shumë seriozisht. Nëse ai do të shkonte tek njerëzit e Librit që të kërkonte konfirmim ai do të ishte i detyruar që të hidhte poshtë kuranin. Sepse kurani i drejton myslimanët një dilemë të pashmangshme.
Ose të Krishterët i kane Fjalët e Frymëzuara, të ruajtura dhe Autoritare të Zotit ose jo.
Këto janë vetëm dy mundësi.
Nëse ne kemi Fjalën e Frymëzuar, të ruajtur dhe autoritare të Zotit, islami është i pavërtete sepse islami kundërshton atë që ne kemi. Nëse ne nuk e kemi Fjalën e Frymëzuar, të ruajtur dhe autoritare të Zotit islami është i pavërtete sepse kurani konfirmon Frymëzimin, ruajtjen dhe autoritetin e Librit tone.
Ne të dyja rrugët islami është i rremë. Duke konfirmuar shkrimet të cilat kundërshtojnë thelbin e mësimeve të islamit, islami vetë shkatërrohet.
Ju myslimanët që nuk doni të besoni në një fe e cila vetë shkatërrohet ju duhet të gjeni një fe të re. Ti inkurajojmë miqve tanë myslimanë që ti binden Ungjillit si të dyja besimet tona na urdhërojnë.
Për më shumë  “Kuranin apo Biblën duhet të ndjekin Hebrenjtë dhe të Krishterët?”