Ishte (Muhamedi) ai që ndryshoi kursin e mendimit njerëzor larg prej supersticioneve, të jo natyrshmes dhe të pashpjegueshmes, në drejtim të logjikës duke na ilustruar dashurinë për të vërtetën dhe një bote materiale të balancuar… Ishte ai i cili në vend të spekulimeve të pa bazuara, drejtoi njeriun që të përdori logjiken dhe arsyen në observimin themelor, eksperimentimin dhe kërkimin. Ai ishte i vetmi që qartësisht përcaktoi kufijtë dhe funksionet e perceptimit të shqisave, arsyen dhe intuitën.
(Reference: Abul, A’la Mawdudi, Towards Understanding Islam (New York: Islamic Circle of North America, 1986), f. 62.)
Duke lënë mënjanë ekzagjerimet, saktësia shkencore e Muhamedit njihet që është e parëndësishme për këdo që nuk është mysliman. Teknika e përdorur nga apologët myslimanet është (1) të lexosh një varg të thjeshte nga kur ‘anit, (2) të “rrotullosh” dhe të zgjatsh interpretimin e tij derisa të përputhet me shkencën moderne, dhe (3) të pretendosh që nuk ka asnjë mënyre që një drejtues analfabet i shekullit të shtatë ka mundur që të shpallë gjithë këto fakte shkencore pa ndihmën e Zotit.
Pasi dëgjojmë argumente të tille, myslimanet frikësohen. Të tjerë pyesin, “në cilin varg thuhet kjo gjë?” Qëllimi i këtij materiali nuk është që tu përgjigjet të gjitha pretendimeve për saktësinë shkencore në kur ‘an. Por do të tregojmë që pretendimet e myslimaneve për saktësinë shkencore bien poshtë.
Një diskutim i shkurtër lidhur me riprodhimin njerëzor mund të na e tregoje këtë gjë.
- Çfarë thotë muhamedi lidhur me prodhimin e spermës?
- Le të shikoje njeriu se prej çkahit është krijuar?
- Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,
- E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.
Fara e burrit është thelbi i trupit të tij. Prandaj thuhet në mënyre metamorfike që rrjedh nga ijët e tij, nga shpina e tij ndërmjet këllkut dhe brinjëve të tij. Shtylla e tij kurrizore është burim dhe simbol i forcës dhe personalitetit të tij. Në shtyllën e tij kurrizore dhe në tru është energjia udhëheqëse e sistemit nervor qëndror, dhe kjo drejton të gjitha veprimet, organike dhe psikike. Shtylla kurrizore është vazhdim i Medulla Oblongata në tru.
Nuk do të kishim kundërshtime që të interpretonim në mënyrë metamorfike thënie të kur ‘anit. Gjithsesi, një ri interpretim i tillë behet mjaft i vështirë kur myslimanet parashtrojnë argumente lidhur me saktësinë shkencore, dhe kur janë të detyruar që të ri interpretojnë në mënyre radikale disa nga pretendimet e qarta shkencore të kur’ anit.
- A ka farë femra?
“Shkarkimi” i meshkujve (sperma) është i trashe dhe i bardhe dhe “shkarkimi” i femrave është i hollë dhe i verdhë.
Shpesh myslimanët përpiqen që ti interpretojnë këto pjesë duke u referuar materialit gjenetik që ndodhet në vezë. Gjithsesi, një interpretim i tille është i pamundur, meqenëse muhamedi pretendonte që ky material ishte qartësisht i dukshëm (dhe materiali gjenetik brenda në veze nuk është):
Um Saleme tha: “O apostull i Allahut! Allahu nuk shmanget nga e vërteta! A është e detyrueshme për një grua që të bëjë banje pasi ajo pëson natën një “shkarkim”?” Ai tha: “PO, nëse ajo e sheh ujin (shkarkimin).” Um Saleme qeshi dhe tha: “A “shkarkohet” një grua?” Apostulli i Allahut tha: “Atëherë përse një fëmijë i ngjan (nënës se tij)?”
(Referencre: http://muflihun.com/muslim/3/608)
III. Gabrieli shpjegon fertilizimin.
Sipas muhamedit, riprodhimi fillon me një “shkarkim” të bardhe dhe të trashe të mashkullit të përziere së bashku me një “shkarkim” të holle dhe të verdhë të femrës. Shume interesant është fakti që muhamedi pretendon që i ka marre këto njohuri nga engjëlli Gabriel, i cili i ka thënë që ngjashmëria e fëmijës përcaktohet nga prindi që lëshon farën i pari.
Apostulli i Allahut tha: “Gabrieli sapo me tha për përgjigjet e tyre” [Për pyetjet për të cilat ishte pyetur]…..Sa për ngjashmërinë e fëmijës me prindit e tij: Nëse një mashkull ka marrdhenie seksuale me gruan e tij dhe lëshon farën i pari, fëmija do ti ngjaje babait, dhe nëse gruaja lëshon farën e para, fëmija do ti ngjaje asaj.” Për ketë Abdullah bin Salem tha: “Dëshmoj që ti je apostulli i Allahut.”
(Reference: http://muflihun.com/bukhari/55/546)
Ata që kanë mbaruar shkollën e mesme e dinë që ko gjë është komplet e gabuar.
- Muhamedi shpjegon se si përcaktohet gjinia.
[Muhamedi] tha: Substanca riprodhuese e mashkullit është e bardhe dhe ajo e femrës është e verdhë, dhe kur kanë marrëdhënie seksuale dhe substanca e mashkullit mbizotëron mbi substancën e femrës, është një fëmijë mashkull që është krijuar me urdhër të Allahut, dhe kur substanca e femrës mbizotëron mbi substancën e lëshuar nga mashkulli, një fëmijë femër është formuar me urdhër të Allahut.
(Reference : http://muflihun.com/muslim/3/614)
Vini re që kjo pjesë thekson që një fëmijë do të jete mashkull nëse substanca e lëshuar nga babai mbizotëron, por do të jetë femër nëse substanca e lëshuar nga nëna mbizotëron. Kjo është e pavërtete. Gjinia e fëmijës, qofte mashkull apo femër, përcaktohet nga sperma e mashkullit.
Sipas Muhamedit lidhur me riprodhimin, nëse sperma e mashkullit përzihet me spermën e femrës, zhvillimi fillon me ngadalë. Njeriu që po krijohet kalon disa jave si një përzierje “sperme”, pastaj kalon disa jave të tjera si ne formën e gjakut të mpiksur.
Kjo gjë paraqitet në kur ‘an dhe në hadithe.
Surja 22:5
O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen atëherë(mendoni krijim tuaj që) në u krijuam prej dheut, pastaj prej uji, pastaj prej një pike gjaku të ngjizur, pastaj prej një kafshate mishi, që është krijese e formuluar ose e pa formuluar, në mënyrë që t’ju sqarojmë.
Surja 40;67
- Është Ai që ju ka krijuar prej dheut, pastaj prej pikës së farës e pastaj prej droçkës së gjakut. Ai ju bën që të lindni si foshnje, pastaj të arrini moshën e pjekurisë e pastaj të bëheni pleq (ndonëse disa prej jush vdesin më herët), me qëllim që të plotësoni afatin që ju është caktuar të jetoni dhe që të arrini të kuptoni.
- Për Allahun, në krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte.
- Pastaj atë (ajke-balte) e bëmë (e shndërruam) pike uji (fare) në një vend të sigurt.
- Me pas atë pike uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurte e bëmë cope mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijese tjetër (me shpirt). I larte është Allahu, më i miri krijues!
(Reference : http://muflihun.com/muslim/33/6397)
Apostulli i Allahut, i vërteti dhe vërtetë i frymëzuar tha: “(Materiali i krijimit) të qenies njerëzore vendoset se bashku në mitrën e nenës në dyzetë dite, dhe pastaj ai behet një pike gjaku i mpiksur për një periudhe të ngjashme.
(Reference: http://muflihun.com/bukhari/54/430)
[ Muhamedi tha] : Kur dyzetë netët kalojnë pasi fara shkon në mitër, Allahu dërgon engjëllin dhe i jep atij forme. Pastaj ai krijon ndjenjën e dëgjimit të tij, ndjenjën e shikimit, lëkuren e tij, mishin e tij, kockat e tij dhe pastaj thotë: Zoti im, a do të jetë mashkull apo femër? Dhe zoti juaj vendos si ai dëshiron dhe engjëlli i vendos dhe ato po ashtu.
(Reference : http://muflihun.com/muslim/33/6393)
Këto pjesë na japin shumë të dhëna. Muhamedi sugjeron që faza e hershme e zhvillimit njerëzor është “faza e spermës”, e cila zgjat për një periudhe 40 prej ditësh. Faza tjetër është “faza e gjakut të mpiksur”, e cila po ashtu zgjat rreth dyzet ditë. Gjinia e fëmijës përcaktohet pas fazës së parë dhe pasi personit të zhvilluar i janë dhënë dëgjimi, shikimi etj. Kockat formohen përpara mishit. Që të gjitha këto thënie janë pa dyshim të pavërteta. Sperma mund të mbijetojë deri në një jave pasi është lëshuar, dhe sigurisht nuk zgjat për dyzet ditë. Gjatë formimit njeriu nuk është se kalon në ndonjë gjë të ngjashme me atë të “fazës së gjakut të mpiksur”. Gjinia e fëmijës përcaktohet gjenealogjikisht sapo sperma futet në vezë. Kockat nuk formohen përpara mishit. Kërcet (inde kockore kocka me elasticitet të lartë dhe jo shumë të forta) formohen në fillim së bashku më mishin. Por me kalimin e kohës kërcet forcohen dhe formojnë kockat, dhe muskujt në këtë kohë janë formuar.
- Përfundime.
- Duke i përmbledhur të gjitha marrim vizionin e Muhamedit lidhur me riprodhimin e njeriut.
- Sperma formohet ndërmjet shtyllës kurrizore dhe kraharorit-E pavërtetë.
- Pastaj (sperma) bashkohet me farën e femrës- E pavërtetë.
- Dhe partneri qe lëshon farën në fillim përcakton se cilit prind do ti ngjajë fëmija- E pavërtetë.
- Fëmija kalon dyzetë dite si një pikë sperme- E pavërtetë.
- Pastaj fëmija kalon dyzetë dite si gjak i mpiksur- E pavërtetë.
- Me tej fëmija bëhet një cope mishi- E pavërtetë.
- Pastaj fëmija bëhet kockë- E pavërtetë.
- Me tej kockat vishen me mish- E pavërtetë.
- Pasi është përcaktuar forma përfundimtare, Zoti më në fund vendos nëse fëmija do të jetë mashkull apo femër- E pavërtetë.
në të gjitha drejtimet. Zgjidhja e myslimaneve për gjithë këto gabime është interpretimi radikal. Por këtu kemi prova mëse bindëse që argumenti për saktësinë shkencore është i pasaktë. Myslimanet pretendojnë që Muhamedi ishte një profet dhe që ai nuk mund të fliste për gjera të pavërteta. Për këtë ata ndërmarrin që të ri interpretojnë të gjitha pretendimet e pasakta të Muhamedit. Pasi i ri interpretojnë të gjitha pretendimet e Muhamedit që ti përshtatin me shkencën moderne, ata thonë, “A nuk është e mahnitshme që Muhamedi i ka thënë që të gjitha këto gjëra saktë?
Nëse do të kishte ndonjë arsye qe te na detyronte që të besonim që Muhamedi mund të ketë qenë profet, ndoshta do të justifikoheshim me ri interpretonim e këtyre pretendime ashtu siç bëjnë myslimanët. Për shembull, nëse Muhamedi të ishte ngritur nga të vdekurit (siç beri JEZUSI), në do të kishim vulën e ZOTIT për mesazhin e Tij. Por nuk kemi asnjë gjë të ngjashme në islam.