Pages

A është bubullima Engjëll?

Kurani thotë qe bubullima i jep lavdi Allahut:
Surja 13:13
  1. Bubullima e madhëron Atë me falënderim, por edhe engjëjt, nga frika ndaj Tij; Ai i dërgon rrufetë dhe godet me to kë të dojë; – dhe ata përsëri diskutojnë për Allahun, ndërkohë që Ai është i ashpër në ndëshkime.
Normalisht gjithkush supozon që kjo është thjesht një mënyre figurative për të përshkruar se si krijimi i jep lavdi Zotit duke bërë pikërisht atë për të cilën është krijuar. Me fjale të tjera, mund të argumentojmë që autori e personifikon Bubullimën për të vënë në dukje se si i shërben Zotit duke kryer atë për të cilën është krijuar.
Gjithsesi kur shohim të shkrimet islame është e qarte që autori i kuranit besonte që bubullima nuk ishte thjesht një fuqi e papërcaktuar, por një engjëll.
Tafsiri i Ibn Abbas lidhur me këtë tekst thotë:
(bubullima himnizon falënderimin e saj) në urdhrin e Tij, është një engjëll: thuhet gjithashtu: është zëri i qiellit (dhe kështu bëjnë dhe engjëjt), gjithashtu dhe engjëjt madhërojnë lavdërimin e Tij (nga frika e tij), engjëjt kanë frike ndaj Allahut. (Ai nis rrufetë) d.m.th. zjarr (dhe godet me to ata që ai dëshiron). Ai shkatërron me anë të zjarrit cilindo që ai dëshiron, duke u referuar këtu Zaid bin Kajs të cilin Allahu e shkatërroi me zjarr, së bashku me shokët e tij, ‘Amir Ibn al-Tufejlin i cili u vra si pasojë e goditjes me thikë në mes (ndërsa ata kundërshtonin (në dyshim) në lidhje me Allahun) ndërkohë kundërshtonin Muhamedin lidhur me fenë e Allahut, (dhe ai është i fortë në zemërim). Dënimi i tij është i ashpër.
(Reference: http://www.altafsir.com/Tafasir.asp?tMadhNo=0&tTafsirNo=73&tSoraNo=13&tAyahNo=13&tDisplay=yes&UserProfile=0&LanguageId=2)
Tafsir al-Jalalayn lidhur me këtë tekst thotë:
Dhe bubullima – kjo është një engjëll, e cila është në krye të reve, që i drejton ato, [ndërsa ai] vazhdimisht, shpall lavdërimin e Tij, që është, ai thotë, ‘Lavdi i qoftë Perëndisë nëpërmjet lavdërimit të Tij “(subhāna’Llāh wa -bi-hamdihi), dhe gjithashtu engjëjve, shpall lëvdatat e Tij, në frikë ndaj Tij, që është, i Perëndisë. Ai lëshon rrufetë – këto janë një zjarr që del nga retë – dhe me ato godet kë të dojë, kështu që ai digjet [ai person]: kjo është shpallur në lidhje me një njeri për të cilin profeti kishte dërguar dikë për ta ftuar (në islam) dhe i cili tha, ‘kush është i Dërguari i Zotit? Dhe çfarë është Zoti? A është Ai (i bërë) prej ari, apo prej Argjendi, apo prej bakri?, pas të cilës një rrufe u lëshua mbi të dhe i shpërtheu pjesën e sipërme të kokës: ende ata, që janë jobesimtarët, u grindën, duke argumentuar me profetin, rreth Zotin, megjithëse Ai është i madh në fuqi, në pushtet, apo në (ashpërsinë e Tijnë) ndëshkim.
(Refernece: http://www.altafsir.com/Tafasir.asp?tMadhNo=0&tTafsirNo=74&tSoraNo=13&tAyahNo=13&tDisplay=yes&UserProfile=0&LanguageId=2)
Gjithashti tek Tafsir al-Tustari gjejmë te njëjtën gje.
(Reference: http://www.altafsir.com/Tafasir.asp?tMadhNo=0&tTafsirNo=93&tSoraNo=13&tAyahNo=13&tDisplay=yes&UserProfile=0&LanguageId=2)
Perkthyesi i kuranit Dr. Muhamed Taqi-ud-Din shtojnë:
Shkrimtari dhe apologu i hershme i Krishtere ‘Abdullah ‘abd al Fadi citon një tjetër komentues të njohur i quajtur al Baidavi nga përpiluesi i haditheve al-Tarmidhi.
Al Baidavi tha, “Ibn Abbas raportoi që profeti u pyet rreth bubullimes. Ai u përgjigj, ‘Është një engjëll caktuar tek retë. Ai ka ndërthurur copëza zjarri me të cilat ai drejton retë dhe engjëjt, me frikë nga Zoti.’ Një mendim tjetër thotë që përemri “atë” i referohet vetë Bubullimës”Al Tarmidhi solli, duke cituar Ibn Abbas, që “Hebrejte erdhën tek Muhamedi dhe thanë, “Na thuaj për Bubullimen. Cfare është ajo? Ai tha, ‘ Një nga engjëjt që është caktuar me retë. Ai kishte ndërthurur copëza zjarri me anë të të cilave ai drejton retë kudo që Zoti dëshiron.’ Ata u përgjigjën, ‘Çfarë është zhurma që dëgjohet atëherë?’ Ai tha, ‘ është qortimi i tij për retë, që duhet të ndalojnë atje ku janë urdhëruar.’ Ata thanë, ‘Ke folur të vërtetën!’”
(Abd al-Fadi, Is the Qur’an Infallible? [Light of Life, P.O. Box 13, A-9503 Villach, Austria], f. 27)
Problemi me citimet e mësipërme është që bubullima “është zhurma që prodhohet nga shkarkesa elektrike e prodhuar nga diferenca e potencialeve në re duke shkaktuar ngjeshje të ajrit (pra vale zanore) dhe nxehje të ajrit deri në 30000 °C. Pra bubullima vjen si rezultat i vetëtimës (shkarkesës elektrike) dhe jo nga ndonjë qënie e vecantë. Ajo që i drejton retë kur lëvizin është era (lëvizja e rrymave ajrore si pasojë e diferencave të presioneve në atmosferë) dhe jo bubullima.