Surja 5:43
- E qysh të drejtohen ata ty për t’i gjykuar, ndërsa e kanë Teuratin, në të cilin është gjykimi i Allahut, e madje edhe pas kësaj shmangen prej teje? Sepse ata nuk janë besimtarë.
Surja 5:46-47
- Pas atyre profetëve, Ne dërguam Isain, të birin e Merjemes, si vërtetues të Teuratit që kishte ardhur para tij. Dhe i dhamë atij Ungjillin, në të cilin ka udhëzim dhe dritë, si përmbushje të asaj që ishte shpallur para tij në Teurat dhe si udhërrëfim e këshillë për ata që i frikësohen Allahut.
- Le të gjykojnë ithtarët e Ungjillit ashtu siç ka shpallur Allahu në të. Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është keqbërës i vërtetë.
Kurani i thotë Muhamedit që të gjykojë me shpalljet që i janë dhënë atij:
Surja 5:48-49
- Ne të kemi zbritur ty (o Muhamed) Librin me të vërtetën, si përmbushës të shkrimeve të mëparshme dhe mbrojtës të tyre. Prandaj gjykoji ata sipas asaj që të ka zbritur Allahu dhe mos ndiq dëshirat e tyre, duke u shmangur kështu nga e Vërteta që të është shpallur. Ne për secilin nga ju kemi sjellë një ligj dhe një rrugë të qartë. Sikur të donte Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai kërkon që t’ju provojë në atë që ju ka dhënë, andaj bëni gara për punë të mira! Të gjithë do të ktheheni te Allahu e Ai do t’ju lajmërojë për çështjet, rreth të cilave kishit kundërshti.
- Prandaj gjykoji sipas asaj që të ka shpallur Allahu e mos ndiq dëshirat e tyre të kota! Ki kujdes që ata mos të të nxisin të largohesh nga një pjesë e asaj që të ka shpallur Allahu! Nëse ata të kthejnë kurrizin e nuk dëgjojnë gjykimin tënd, atëherë ta dish se Allahu do vetëm që t’i dënojë për disa gjynahe të tyre. Në të vërtetë, shumë njerëz janë të pabindur.
Ibn Kathir ka thënë:
…Allahu ka u dërguar ligje të ndryshme të gjithë lajmëtarëve të mëparshëm, por që përputhen në të njëjtën gjë (Teuhid)… Të gjitha ish besimet e profetëve të mëparshëm kanë ligje të ndryshme në lidhje me urdhrat dhe kundërvajtjet (ndalimet). Një gjë mund të jetë e ligjshme në një besim por e jashtëligjshme në një tjetër, dhe anasjelltas. Dhe një ligj mund të jetë i butë në një besim dhe i ashpër në një tjetër. Gjithsesi, sheriati i fundit që u dërgua vulës së profetëve, Muhamedit, ka abroguar të gjitha ligjet dhe besimet e mëparshme, dhe Allahu e ka përshkruar atë njerëzve dhe xhinëve, Arabëve dhe jo Arabëve.
Vargu i Allahut.< Sikur të donte Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai kërkon që t’ju provojë në atë që ju ka dhënë> do të thotë që ai ka urdhëruar ligje të ndryshme në mënyrë që të provojë shërbëtorët e tij në përputhje me atë që ka sjell, dhe të shpërblej apo ti ndëshkoj ata në bazë të veprave të tyre…
(Tafsir Ibn Kathir: Surja An-Nisa’, ayeti 148 to 176, Surja EL-M‘IDE, ayeti 1 to 81, shkurtuar nga Sheik Muhamed Nasib Ar-Rafa‘i [Al-Firdous Ltd., London, 2000: Edicioni i parë], Pjesa 6, f. 182)
Ibn Kathir e pa qartësisht problemin në atë që kurani thekson dhe përpiqet disi që ta zgjidhi dilemën. Por duke u referuar suresë 5:53 dhe 5:57 nuk shohim të thuhet që këto urdhëresa specifike që u janë dhënë Hebrenjve dhe për të Krishterëve të aplikohen për periudhën e kohës përpara ardhjes së Muhamedit, dhe që kurani i Muhamedit ka ardhur që të rrezojë (të abrogojë) këto ligjet të mëparshme. Përkundrazi, ky varg shprehimisht i nxit Hebrenjtë dhe të Krishterët që ti binden Torah-së dhe Ungjillit, pavarësisht nga fakti që kurani tashmë ka ardhur.
Vini re, përsëri, se çfarë thotë në të vërtetë surja 5:43:
- E qysh të drejtohen ATA TY për t’i gjykuar, ndërsa E KANË Teuratin, në të cilin është gjykimi i Allahut, e madje edhe pas kësaj shmangen prej teje? Sepse ata nuk janë besimtarë.
Si rezultat i një pjese tjetër të kuranit të cilën do e paraqesim më poshtë lind një dilemë mjaft e madhe.
Këtë fakt Ibn Kathir e kishte të qartë këtë problem dhe u mundua që ta rregulloj.
Muhamedi u thotë Hebrenjve dhe të Krishterëve që të gjykojnë në bazë të kuranit, dhe që kurani konfirmon shkrimet e mëparshme, duke theksuar Torah-në dhe Inxhilin. Kurani i urdhëron Hebrenjtë dhe të Krishterët që të ndjekin kuranin:
Surja 2:40-41
- O bijtë e Izraelit, kujtoni të mirat që ju kam falur! Përmbushni premtimin që Më keni dhënë, që edhe Unë të përmbush premtimin që ju kam bërë (për t’ju futur në Xhenet). Vetëm prej
- BESONI NË ATË (KURAN) QË KAM ZBRITUR SI VËRTETUES TË SHKRIMEVE TUAJA, e mos u bëni mohuesit e parë të tij! Mos i këmbeni shpalljet e Mia me një vlerë të vogël dhe ruhuni vetëm prej Meje!
- Dhe, kur një Libër QË VËRTETONTE SHKRIMET E TYRE, u erdhi atyre nga Allahu, ndonëse përpara luteshin për ndihmë kundër jobesimtarëve, pra, kur u erdhi ajo që e dinin se është e vërtetë, ata e mohuan atë! Prandaj mallkimi i Allahut qoftë mbi mohuesit!
Surja 5:66-68
- SIKUR ATA T’I PËRMBAHESHIN TEURATIT E UNGJILLIT DHE ASAJ QË U ËSHTË SHPALLUR NGA ZOTI I TYRE, ata do të kënaqeshin me frutet (që rriten) sipër dhe poshtë tyre. Disa prej tyre janë të matur, por shumë prej tyre bëjnë vepra të këqija.
- O i Dërguar! Trego atë që të është shpallur nga Zoti yt! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke përcjellë Mesazhin e Tij; Allahu të ruan ty prej njerëzve. Natyrisht që Allahu nuk i udhëzon njerëzit që nuk besojnë.
- Thuaj (o Muhamed): “O ITHTARËT E LIBRIT! NUK DO TË KENI ASGJË NË VIJË, DERISA T’I PËRMBAHENI TEURATIT E UNGJILLIT DHE ASAJ QË JU ËSHTË SHPALLUR NGA ZOTI JUAJ. Ajo që të është shpallur ty nga Zoti yt, do t’ua shtojë shumicës së tyre mosbindjen dhe mohimin. Por ti mos u hidhëro për mohuesit.
- Së pari: Ka shumë çështje në të cilat kurani nuk konfirmon shkrimet e mëparshme, por i kundërshton qartësisht ato (për shembull kundërshton ligjet në Torah, mesazhin themelor të Ungjillit, duke i shtuar dhe shumë kontradikta të tjera ndërmjet Kuranit dhe Biblës).
- Së dyti: Si mundet Muhamedi të gjykojë Hebrenjtë dhe të Krishterët me anë të kuranit dhe këto grupe të gjykojnë me anë të shkrimeve të tyre dhe jo sipas kuranit? Si munden Hebrenjtë dhe të Krishterët të respektojnë atë që u thuhen në Torah, në Ungjill dhe në pjesën tjetër të shkrimeve të ZOTIT, kur kurani kundërshton shumë nga mësimet dhe urdhrat që gjenden në BIBLËN E SHENJTË? Mbi të gjitha, çfarë ndodh kur një urdhër i kuranit kundërshton një urdhër të drejtpërdrejtë të Torah-së dhe të Ungjillit? Çfarë supozohet se duhet të bëjnë Hebrenjtë dhe të Krishterët në këto raste? A mos duhet të ndjekin ato që thotë kurani, veprim ky që do të kundërshtonte urdhrin e dhënë po nga kurani, që ata duhet të ndjekin urdhrat e Shkrimeve të besimit të tyre? Apo duhet të ndjekin Udhëzimet dhe Dritën e shkrimeve të tyre dhe thjesht ta injorojnë kuranin?
- Së treti: Muhamedi dora vetë urdhërohet që të konsultohet me Shkrimet e mëparshme nëse do të kishte ndonjë dyshim lidhur me vërtetësinë e kuranit:
- Nëse ti (Muhamed) je në mëdyshje për atë që të kemi shpallur ty, pyeti ata që kanë lexuar Shkrimet para teje. Pa dyshim, ty të ka ardhur e Vërteta nga Zoti yt, prandaj mos u bëj kurrsesi nga ata që dyshojnë.
Pra, nëse Muhamedi kishte kaluar gjykimin që kundërshton Torah-në dhe Inxhilin atëherë Hebrenjtë dhe të Krishterët do të ishin të detyruar të hidhnin poshtë vendimet e tij meqenëse kjo është ajo që kurani na urdhëron të bëjmë!
Më poshtë po bëjmë një përmbledhje të problemeve që ngrihen në bazë të mësimeve të kurani për të ndihmuar lexuesit që të shohin më qartë dilemën më të madhe që krijon kurani me udhëzimet që ai përmban:
- Hebrenjve (dhe të Krishterëve) u thuhet që të mos shkojnë tek Muhamedi për vendime, por të ndjekin vendimet e dhëna nga Allahu në Torah/Ligj.
- Hebrenjtë dhe të Krishterët urdhërohen që të ndjekin udhëzimet e Shkrimeve të besimit të tyre, të Torah-së dhe të Ungjillit respektivisht.
- BIBLA përcakton nëse kurani është i vërteta ose jo.
- Muhamedi duhet ti gjykojë Hebrenjtë dhe të Krishterët me anë të kuranit i cili ishte dërguar që të konfirmoj dhe të mbroj shkrimet e mëparshme.
- Hebrenjve dhe të Krishterëve u urdhërohet gjithashtu që të ndjekin udhëzimet e kuranit.
- Kurani dështon në konfirmimin e shkrimeve të mëparshme, Torah-së dhe të Ungjillit, përderisa ai kundërshton plotësisht shumë nga mësimet që gjenden në këto shkrime.
- Kjo shkakton probleme për Hebrenjtë dhe të Krishterët meqenëse kurani i urdhëron ata që të ndjekin udhëzimet e Shkrimeve të tyre , veprim të cilin nuk mund ta bëjnë nëse duhet të ndjekin atë që mëson kurani.
- Kjo do të thotë që Hebrenjtë dhe të Krishterët ose duhet të hedhin poshtë kuranin sa here që kundërshton BIBLËN E SHENJTË, ose të hedhin poshtë BIBLËN E SHENJTË sa herë kundërshton kuranin.
- Por për të hedhur poshtë kuranin në mënyrë që të mbështeten tek urdhërimet e BIBLËS SË SHENJTË do të thotë që të dalin kundër këmbënguljes së kuranit që ata duhet të ndjekin atë.
- Në të njëjtën kohë, po të hedhin poshtë udhëzimet e BIBLËS SË SHENJTË në mënyrë që të mbështeten tek kurani , në mënyrë te drejtpërdrejtë hedhin poshtë atë që kurani u thotë, pra që të ndjekin urdhrat e BIBLËS SË SHENJTË dhe pretendimin e tij që Shkrimet e Hebrenjve dhe të Krishterëve janë kriteri për të përcaktuar vërtetësinë (ose falsitetin) e vetë kuranit.